Konkurrentet shfaqën kostume mahnitëse, duke veshur rroba banje të mrekullueshme dhe në fund iu përgjigjën disa pyetjeve, duke diskutuar çështje të botës moderne përfshirë ndryshimin e klimës dhe mediat sociale. Zozibini iu përgjigj pyetjes së saj të fundit, "Cila është gjëja më e rëndësishme që duhet të mësoni vajzat e reja sot?" me lehtësi, hir dhe intelekt. Duke folur nga përvoja e saj, ajo tha: 'Gjëja më e rëndësishme që duhet t'u mësojmë vajzave të reja është udhëheqja. Diçka që mungon tek vajzat dhe gratë e reja për një kohë të gjatë, jo sepse ne nuk duam, por për shkak të rolit që shoqëria i ka dhene.