Kulmi i kësaj larmie gjenetike ka qenë në vitet 27 para erës sonë dhe 300 të erës sonë, kur perandoria romake përfshinte 70 milionë banorë nëpër Britani, Afrikë dhe Lindjen e Mesme. “Roma ishte si Nju Jorku sot, një përqendrim njerëzish me origjina të ndryshme që jetonin bashkë”, thotë shkencëtari Guido Barnujani për “Science”. Shenjat e kësaj larmie ADN-je nisën të zbehen kur Perandoria Romake shpalli kryeqytetin e dytë në Kostandinopojë.