1/3
Amityville - Kjo është ndoshta historia më e famshme në Amerikë përsa i përket fantazmave. Në vitin 1974, Ronald Defeo Jr. u dënua për vrasjen e të ëmës, të atit dhe katër fëmijëve në shtëpinë e tyre në Amityville, New York. Gjatë hetimeve u vu re se arma e Ronald- it nuk kishte silenciator dhe se brenda shtëpisë nuk kish’ patur asnjë zënkë, çka krijoi asokohe një paqartësi të madhe përsa i përket ngjarjes në fjalë. Kështu, pasi shtëpia doli në shitje, një vit më vonë u ble nga familja Lutzes, të cilët jetuan më pak se një muaj. Gjatë kësaj kohe ata dëgjonin zëra në shtëpi, vajza nisi të bisedonte vazhdimisht me një derr të kuq imagjinar, shtëpia u mbush me miza dhe thuhej se mobiliet lëviznin gjatë natës. Familjarët punësuan dy dedektivë të historive paranormale, Ed dhe Lorrene Warren, të cilët deklaruan se në bodrum u ndeshën me një forcë të mbinatyrshme. Shtëpia gjendet ende sot dhe pronarët shprehen se nuk ka asgjë paranormale brenda saj. Rreth historisë në fjalë janë shkruar libra dhe realizuar filma.