8. Forma e dobët fizike: Dukej sikur të gjithë lojtarët gjermanë kishin pasur probleme para nisjes së turneut. Në fakt kjo u pa që në ndeshjet miqësore para nisjes së Botërorit, por gjermanët menduan se do të ndryshonte gjithçka sapo gjërat të bëheshin serioze. Nuk ndodhi kështu.