Studimi: “Nuk jua skuq klori sytë në pishina”

23/07/2016 00:00

Një njoftim i Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA arrin në
përfundimin se, ndryshe nga ç’mendohej, nuk është klori ai që bën të
skuqen sytë nëpër pishina.

Vetëm kur përzihet me lëndë trupore si urina apo djersa, klori krijon një lëndë të quajtur “kloraminë” që del në sipërfaqe dhe shkakton acarime të syve, e madhe edhe të lëkurës ose të rrugëve të frymëmarrjes.

Qendra amerikane për parandalimin e sëmundjeve thotë se për ta shmangur këtë, pishinat duhet të vënë tabela për t’i nxitur vizitorët të përdorin banjat para se të futen në ujë, ose edhe të shpëlahen në dushe.

Ngaqë kloraminat çlirohen në formë gazi, qarkullimi i ajrit nëpër pishina të mbyllura është gjithashtu shumë i rëndësishëm.

Top Channel