E enjte, 16 Tetor 2025
22:19
Vodhi një automjet, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë, në makinë i gjendet…

Reagimi i shpejtë i shërbimeve të Policisë së Lezhës bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin brenda pak minutash të një 38-vjeçari, i dyshuar për vjedhjen e një automjeti në lagjen “Nënë Tereza”.

22:05
“Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja, në konflikt”, Spahiu: Përplasja tregon krizë brenda sistemit të drejtësisë. Çështja që përfundoi në Venecia…

Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Top Story”, komentoi përplasjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë lidhur me mandatin e një prej anëtarëve të Kushtetueses.

21:55
“Nuk ishte rastësi, por gjueti shtrigash”/ Votimi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese, Muça: Të dy kishin nota ekselence

Analisti Flogert Muça foli në “Top Story” për shpalljen e pavlefshme të votës së Naureda Llagamit për vendin vakant për anëtarësimin në Gjykatën Kushtetuese.

21:45
Falsifikimi për anëtarin e Kushtetueses/ “Kryetari u thotë gjyqtarëve të qepin gojën”, Curri shpërthen kundër Sadushit: Llahtari

Analisti Arjan Curri, i ftuar në ‘Top Story’ foli për falsifikimin për anëtarin në Gjykatën Kushtetuese dhe audion bashkë me procesverbalin e mbledhjes së posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator, ku ishin të pranishëm 15 anëtarë për të votuar kandidatët.

21:34
“U dhunova nga ushtria izraelite”, aktivistja e njohur Greta Thunberg tregon provat tronditëse

Aktivistja e njohur, Greta Thunberg, ka rrëfyer për herë të parë përvojën tronditëse gjatë pesë ditëve të ndalimit nga ushtria izraelite, pasi u kap në anijen humanitare për Gazën.

21:26
Rrezik për gjallesat e detit, aktivistët shpëtojnë breshkën detare të ngecur në rrjeta

Një breshkë deti është shpëtuar mesditën e sotme në zonën bregdetare të jugut, pasi kishte ngecur në rrjetat e peshkatarëve të hedhura shumë afër bregut, një praktikë e ndaluar që po kthehet në rrezik serioz për gjallesat detare.

21:22
Erion Braçe kujton Dritan Hoxhën, mesazhi prekës për themeluesin e Digitalb: Një vizionar që bashkoi shqiptarët përmes gjuhës dhe teknologjisë

Në një kohë kur media dhe teknologjia po ndryshojnë me ritme të shpejta, Erion Braçe ndalet për të reflektuar mbi figurën e një prej vizionarëve që ndikoi rrënjësisht në mënyrën si shqiptarët komunikojnë dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, Dritan Hoxhën, themeluesin e Digitalb, Top Media dhe Top Channel.

21:20
Si u shpall e pavlefshme vota e kandidates për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Spahiu zbulon detajet në “Top Story”: U kërkua sigurimi i padisë, konflikti…

Analisti Kreshnik Spahiu zbuloi në “Top Story” se si u shpall e pavlefshme vota e kandidates Naureda Llagami gjatë zgjedhjes së anëtarit për Gjykatën Kushtetuese.

21:02
Aksident i pazakontë në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë–Orikum, pranë fshatit Radhimë.

20:54
Kremlini: Putin paralajmëroi Trump për Tomahawk, mund të dëmtojë procesin e paqes

Kremlini njoftoi se presidenti rus, Vladimir Putin, e paralajmëroi presidentin amerikan Donald Trump gjatë telefonatës së tyre të sotme se furnizimi i Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk nga SHBA do të kishte pasoja të rënda për marrëdhëniet dypalëshe dhe për procesin e paqes në Ukrainë.

20:46
Fiks Fare/ Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s treshe nga i njëjti burrë. Si i detyroi të bënin gjëra të paimagjinueshme…

Emisioni Fiks Fare ka vijuar sot me denoncimin e dy grave që shantazhoheshin dhe detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale në grup.

20:43
Pavarësisht lidhjeve me naftën ruse, SHBA dhe Britania vazhdojnë blerjet e naftës së rafinuar nga India

Edhe pse SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë ndaluar importet e drejtpërdrejta të naftës ruse, ato vazhdojnë të blejnë produkte të rafinuara nga India, e cila përpunon naftë bruto të importuar nga Rusia në sasi të mëdha.

20:19
Kryeministri i Hungarisë reagon pas njoftimit të Trump: Jemi gati për takimin me Putinin në Budapest

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka mirëpritur lajmin për takimin e paralajmëruar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, që pritet të mbahet në Budapest.

20:01
1 në 2 gra në Shqipëri përjeton dhunë, mjekët dhe infermierët do të kenë detyrim ligjor për raportimin e rasteve

1 në 2 gra në Shqipëri raportohet të ketë përjetuar një formë të dhunës.

19:46
Ankohet Lista Serbe: Jemi kundër zgjedhjes së Rashiç si nënkryetar i Kuvendit. I dërgon letër Kushtetueses

Lista Serbe është ankuar përsëri në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kësaj radhe është kontestuar zgjedhjen e Nenad Rashiçit si nënkryetar i kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

19:33
Në garë për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ftesë qytetarëve për bashkim: Kur të votojmë, të mendojmë për fëmijët tanë

Florjan Binaj, kandidati i pavarur për garën në Bashkinë e Tiranës, i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në këto zgjedhje lokale.

19:32
Fushata për zgjedhjet në Tiranë, Ogerta Manastirliu vijon takimet me qytetarët, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të fushatës së Ogerta Manastirliut në Tiranë, e cila ka vijuar të takojë qytetarët.

19:25
Trump konfirmon takim me Putinin në Hungari: Synimi, t’i jepet fund luftës ‘të palavdishme’ në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet me homologun rus, Vlamdimir Putin në Hungari.

19:14
Netanyahu ceremoni për viktimat e 7 tetorit, kryeministri i Izraelit paralajmëron: Lufta do të vazhdojë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit të 7 tetorit 2023, theksoi angazhimin e qeverisë për të siguruar kthimin e trupave të pengjeve të vdekur që mbeten ende brenda Gazës.

19:05
Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të paktën dy fëmijë

Presidenti i Polonisë ka firmosur një reformë të re tatimore që synon të lehtësojë barrën financiare për familjet dhe të nxisë rritjen ekonomike. Ligji i ri parashikon taksë zero mbi të ardhurat personale për të gjithë prindërit që rrisin të paktën dy fëmijë, duke përfshirë edhe kujdestarët ligjorë apo prindërit kujdestarë.

18:45
Përplasjet në Kuvend, shtyhet ngritja e komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale/ Rrëzohet rezoluta kundër gjenocidit serb

Vendimi i kryeparlamentarit Niko Peleshi solli tension, fyerje e debate të forta në orët e pasdites të seancës plenare, duke çuar në shtyrjen e votimit për ngritjen e komisioneve hetimore për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

18:35
Projekti i “Asllan Rusit”, shpallet fituese kompania arkitekturore holandeze

Pas shumë orë diskutime juria ndërkombëtare, si projektin më të mirë për transformimin e “Asllan Rusit” zgjodhi kompaninë arkitekturore holandeze MVRDV.

18:26
Para takimit me Zelenskyn, Trump bisedon me Putin, paralajmëron publikimin e përmbajtjes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të enjten se është duke e zhvilluar një bisedë të gjatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, një ditë para se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar më shumë mbështetje në luftën kundër Rusisë.

18:21
Rusia godet infrastrukturën e gazit në Ukrainë, Zelenskyy takohet me Trump në Uashington për raketat Tomahawk

Një sulm masiv me dronë dhe raketa nga Rusia ka goditur objektet energjetike dhe të gazit në Ukrainën lindore, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, udhëtoi drejt Uashingtonit për t’u takuar me Donald Trump dhe për të diskutuar furnizimin e Kievit me raketa Tomahawk nga Shtetet e Bashkuara.

18:20
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Presidentit Begaj: Mandati i Sonila Bejtajt mbaron brenda vitit 2025

Gjykata Kushtetuese ka shpallur zyrtarisht vakancën për mandatin e anëtares Sonila Bejtja, i cili përfundon në vitin 2025.

18:10
Shkarkimi i Erion Veliajt/ Argumentet e Qeverisë për Kushtetuesen: U propozua nga Këshilli Bashkiak, ne finalizuam procedurën (Dokumenti)

Në një kohë kur bashkia më e madhe në vend, Tirana, ndodhet në ngërç për datën e zgjedhjeve, për shkak të pezullimit të 9 nëntorit nga Gjykata Kushtetuese pas ankimit të Erion Veliajt, qeveria sqaron edhe njëherë se vendimi për shkarkimin e tij ishte i drejtë.

18:07
“Forcojmë projektet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë”, Spiropali takim me zv. kryeministrin e vendit fqinj: Forcojmë projektet e përbashkëta

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.

18:05
Revolucioni financiar në Premier League, gati kufiri i pagave që do të ndëshkojë gjigantët e futbollit anglez

Në botën magjike të Premier Ligës, përtej spektaklit, ritmit të çmendur të ndeshjeve dhe atmosferës unike, një nga komponentët kryesorë të çdo sezoni është mjedisi ekonomik i garës.

17:59
“Kuvendi është marrë peng”, Gjekmarkaj: Parlamenti s’është i PS-së, fikja me dhunë e debatit…

Seanca e sotme plenare ishte e mbushur me tensione, debate dhe ofendime mes deputetëve të PD dhe PS.

17:58
Mjeti i parkuar në korsinë e emergjencës, gjendet i vdekur një burrë në Vlorë, në sediljen e parme

Një burrë është gjendur i vdekur në makinën e parkuar në xhepin e emergjencës në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Bishan.

17:38
“Kurrë nuk ka pasur Kuvendi kryetar kaq të paaftë”/ Bardhi: Skenari i përjashtimit të opozitës ishte ndërtuar para se Niko Klouni ta shpallte

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas largimit nga Kuvendi, reagoi ashpër për veprimet e kreut të Kuvendit, Niko Peleshi.

17:34
Analiza/ Ilir Demalia: Kur Tirana dhe Prishtina nuk veprojnë si komb

Nga Ilir Demalia

17:24
E rëndë në Shëngjin, punonjësi bie nga lartësia e një pallati, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Shëngjinit.

17:10
“Ke bërë dialog ti dhe Balla! Nuk ke për ta zgjatur”, Strazimiri-Peleshit: Ki parasysh ti Niko që…

Gent Strazimiri është përfshirë një debat me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi gjatë seancës së sotme plenare.

16:57
E kapi duke e tradhtuar me një grua, ish-bashkëshorti i Britney Spears zbulon detajet tronditëse: Ajo qëndronte mes këmbëve të saj dhe ato po…

Kevin Federline, ish-bashkëshorti i Britney Spears, ka bërë disa zbulime të bujshme në librin që pritet të publikohet më 21 tetor “You Thought You Knew”.

16:48
Bardhi refuzon të dalë nga salla, deputeti i PD-së ‘përplaset’ me Peleshin/ Miratohet propozimi i Ballës, kalohet direkt në votim të projektrezolutave

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin, ndërsa vëmendjen i ka tërhequr edhe deputetit demokrat Klevis Balliu.

16:38
Vrasja makabër e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, dënohet me burg përjetë bashkëshorti i saj Eduard Danaj

Shqiptari Eduar Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi.

16:22
Mbi 1.5 mln euro në muaj, Topi i Artë pritet të sjellë rritje page për Ousmane Dembele

Topi i Artë që Ousmane Dembele fitoi në 22 shtator në Paris pritet të shoqërohet edhe me një rritje të ndjeshme të pagës së futbollistit nga Paris Saint Germain.

16:19
Bardhi refuzon të largohet nga salla pasi u përjashtua nga Kuvendi, Peleshi ndërpret seancën

Është ndërprerë sërish seanca e Kuvendit, pasi Gazment Bardhi nuk ka pranuar të lerë seancën pasi u përjashtua për punimet e sotme.

16:13
Takimi i orkestrave të harqeve, në Elbasan mbahet për të 10-in vit eventi me muzikën e dhomës

Në teatrin Skampa të Elbasanit është mbajtur për të 10 vit me radhë Takimi Mbarëkombëtar i Orkestrës së harqeve, Muzika e Dhomës dhe Krijimtaria e saj.

16:03
“Një tjetër periudhë e shkëlqyer për Kombëtaren”, Sylvinho pas dy fitoreve radhazi: Vazhdojmë me shpirt dhe zemër, forca Shqipëri

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka reaguar pas dy fitoreve të fundit të kuqezinjve: 0-1 ndaj Serbisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe 4-2 ndaj Jordanisë në miqësoren e zhvilluar së fundmi në Tiranë.

16:02
EMRAT/ Akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv, SPAK dërgon për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shtetas të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.91/1 të vitit 2022, në ngarkim të pesë të pandehurve, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të organeve të drejtësisë,

15:54
Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës për ndalimin e monopatinave, Ristani: Nuk ka qenë vendim i bashkisë

Ndonëse që prej ditës së hënë është ndaluar qarkullimi i monoptinave elektrike në vendin tonë, mjete të tilla shihen ende në qarkullim.

15:53
Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi, paralajmëron Balliun

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin, ndërsa vëmendjen i ka tërhequr edhe deputetit demokrat Klevis Balliu.

15:49
I preferuari i Antonio Contes, Napoli merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Amir Rrahmanit

Amir Rrahmani do të vazhdojë aventurën e tij me Napolin edhe për disa vite të tjera.

15:43
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin. Ilir Meta mbetet në burg

Ilir Meta do të vijojë masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-presidentit.

15:40
Regjistrimi si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme lokale, PD dorëzon kërkesën në KQZ

Partia Demokratike ka dorëzua ditën e sotme  kërkesën për tu regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme lokale pranë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

15:39
“Kemi bërë marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve”, Balliu i ndërpreu fjalën, Balla: O e nxirrni përjashta, ose unë nuk mund të vazhdoj…

Me replika dhe ndërprerje fjale është shoqëruar seanca e sotme plenare, e cila ka nisur prej orës 10:00 të kësaj të enjteje.

15:35
Shtohen shërbimet elektronike në e-Albania, risi nënshkrimi elektronik me pagesë, bizneset me tarifa të reja të caktuara

Për të gjithë qytetarët të cilët nënshkrimet dorazi duan t’i kalojnë edhe eletronikisht, platforma qeveritare e-Albania do të ofrojë edhe këtë shërbim.

15:31
Nga biçikleta, te një telefon, një prostitutë dhe një grabitje/ Nata që përfshiu në flakë karrierën e ish-futbollistit Drame

Një histori që duket si e shkëputur nga një film i errët, por është reale dhe ndodhi brenda pak minutash – dhe mjaftoi të shkatërronte karrierën e një futbollisti profesionist.

15:27
Pa pensionet 40% e popullsisë e varfër, ekspertët: Nuk shërbejnë si politika mbështetëse por mbijetese

Nëse nuk do të jepeshin përfitimet sociale si ndihma ekonomike pensione pleqërisë dhe ato familjare  rreth 4 në 10 shqiptar do të rrezikohej nga varfëria.

15:25
“E kam ngrënë për vite të tëra”/ Wanda Nara hedh batuta me ish-partnerin që e tradhtoi me Icardin: Pak i papjekur do të thoja

Rikthimi i spektaklit “MasterChef Celebrity” në Argjentinë po tërheq vëmendje të madhe, jo vetëm për garën në kuzhinë, por edhe për dinamikat mes personazheve të njohur.

15:20
Çfarë po i thotë Berisha Eno Bozdos? Ministrja “përgjon” Toni Gogun. Fotot pikante nga seanca

Prej orës 10:00 deputetët në Kuvend, u përplasën për kërkesat e opozitës lidhur me mocionet me debat për programin e qeverisë, rezolutën ndaj Kosovës, apo edhe fondet e IPARD.

15:19
IQOS x Seletti: Kur dizajni takohet me inovacionin në zemër të Tiranës

Në mbrëmjen e 8 tetorit, “ATY” tek Piramida e Tiranës u shndërrua në një hapësirë arti dhe dizajni, ku u prezantua bashkëpunimi më i ri mes IQOS dhe markës italiane Seletti. Një event që ndërthurte teknologjinë me estetikën, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri edicionin e limituar IQOS ILUMA i x Seletti.

15:04
Inteligjenca britanike ngre alarmin, shefi i MI5: Spiunazhi kinez është rrezik konstant për vendin tonë

Operativët shtetërorë kinezë paraqesin një kërcënim të përditshëm për sigurinë kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, tha kreu i MI5, Sir Ken McCallum.

15:03
Donnarumma: Italia shkon në Botëror, titullin këtë vit e fiton Milani

Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester City-t, Gianluigi Donnarumma, ka dhënë një mesazh të fortë besimi para ndeshjeve vendimtare të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

15:00
PD nuk merr pjesë në protestën pro liderëve të UÇK, Berisha: Ka nuanca kundër qeverisë së Kosovës, Rama do fliste 60 minuta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për protestën që do të zhvillohet nesër në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.

14:56
Nga Colorado në Kaliforni, ylli i NBA nënshkruan me Sacramento Kings

Russell Westbrook do të vijojë karrierën e tij në kampionatin amerikan të basketbollit në Kaliforni teksa ka nënshkruar një kontratë me Sacramento Kings.

14:42
Carlo Ancelotti nuk fshihet, italiani kërkon Kupën e Botës me Brazilin: Ndodhem te skuadra më fituese në histori

Carlo Ancelotti është një prej trajnerëve më të mëdhenj një historinë e futbollit botëror me trajnerin italian që ka fituar trofe pafund në karrierën e tij.

14:37
Prokuroria nis hetime lidhur me pretendimet se në Junik votuan persona të komunave të tjera

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve se në Komunën e Junikut, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor votuan persona që nuk janë banorë të kësaj komune.

14:36
“Mendova se do të vdisja ditën tjetër”/ Selena Gomez tregon frikën pas martesës, në vend që të shijoja momentin…

Këngëtarja e njohur, Selena Gomez, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e çështjeve të shëndetit mendor, ka hapur zemrën duke rrëfyer reagimin e saj të papritur pas martesës me producentin Benny Blanco.

14:32
“Opozita pa zë në Kuvend”, Agron Gjekmarkaj denoncon mazhorancën: Kjo nuk është Shqipëri europiane, por Arnautistan

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka denoncuar mazhorancën në seancën e kësaj të enjte të Parlamentit.

14:15
FSHF publikon kalendarin e Kategorisë së Parë për pesë javët e ardhshme, “luksi” për ndryshimin e orarit i takon Skënderbeut

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar axhendën e Kategorisë së Parë për pesë javët e ardhshme, deri në pauzën që do të shkaktohet nga angazhimet e ekipeve kombëtare.

14:14
Video/ Jennifer Lopez tregon për katër ish-partnerët e saj: Nuk është se nuk më donin, por nuk ishin të aftë…

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez, ka folur së fundi për marrëdhëniet e saj dhe nëse ka qenë ndonjëherë vërtetë e dashuruar.

14:03
Aksident i rëndë në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, drejtuesi humb kontrollin dhe del nga rruga, dy të plagosur

Një aksident me dy të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në dalje të tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë.

14:02
Barcelona me synime të qarta në merkato, katalanasit kërkojnë të zëvendësojnë Lewandowskin me sulmuesin serb

Sipas raportimeve nga Italia, Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Juventusit, Dusan Vlahovic, si zëvendësues potencial për Robert Lewandowskin, i cili mund të largohet nga Camp Nou në fund të kontratës së tij këtë verë.

14:02
Parandalohet ngjarja kriminale në Shkodër, arrestohet 56-vjeçari dhe djali i tij

Qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, në fshatin Trush, për të kanosur fqinjin e tyre, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 56-vjeçari dhe djali i tij. Shpallet në kërkim djali tjetër i 56-vjeçarit.

13:55
Shkaktoi aksidentin e frikshëm të Marc Marquez, MotoGP penalizon pilotin italian

Fundjava në ndalesën e radhës së Botërorit të MotoGP në Phillip Island do të jetë shumë e vështirë për Marco Bezzecchi.

13:50
Kokaina nga Amerika Latine/ FBI-ja angleze zbarkon në Ballkan. Hetime “çunave të Londrës” edhe në Shqipëri

Një operacion i gjerë ndërkombëtar do të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, me qëllim goditjen e rrjeteve të trafikut të kokainës që veprojnë nga Amerika Latine drejt Europës.

13:49
“Saliu është dhëndri i mirë i Serbisë, i ka shërbyer”/ Kërkesat e opozitës në Kuvend, i përgjigjet Balla: Pse thërrisnin emrin e tij tifozët serbë në Leskovac?

Kreu i grupit të PS Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në këtë seancë plenare iu përgjigj edhe një herë kërkesës së opozitës për debat me mocion dhe ribërjen e seancës kur u miratua programi qeverisës, dhe kur opozita braktisi seancën he nuk votoi.

13:48
“Trump po bën bllof për raketat drejt Ukrainës”, këshilltari i Putin: Europa nuk është gati për luftë, e vërtetuan incidentet e fundit me dronë

Këshilltari i Putin, Dimitry Suslov tha se presidenti amerikan, Donald Trump po bën bllof rreth raketave Tomahawk drejt Ukrainës.

13:44
“Buzëqesh” Armando Broja/ Pas golit dhe asistit kundër Jordanisë, sulmuesi shqiptar merr lajmin e mirë edhe nga skuadra angleze

Pas një periudhe të vështirë me kritika dhe mungesë minutash, Armando Broja është rikthyer me forcë.

13:36
Vetëdorëzimi i autorit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë, reagon policia

Vetëdorëzohet shtetasi Kamber Sulçaj, autor i dyshuar i vrasjes për motive të dobëta, të shtetasit italian, Edoardo Sarchi, trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025.

13:35
U ndëshkua me karton të kuq për festën pas golit kundër Liverpool, ja sa ndeshje do t’i mungojë stolit të Chelsea-t Enzo Maresca

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, është dënuar me një ndeshje pezullim nga pankina, pas kartonit të kuq që mori në fitoren dramatike ndaj Liverpoolit në Premier League.

13:25
Dita në nder të Dritan Hoxhës/ Ditëlindja e revolucionarit që transformoi shoqërinë shqiptare përmes medias

16 tetori është një ditë e veçantë për Top Median dhe Top Channel, është dita e lindjes së themeluesit të saj, Dritan Hoxha, vizionarit që nisi revolucionin më të madh të shndërrimit social në Shqipëri nëpërmjet medias që krijoi.

13:24
“Liria ka emër, drejtësi për çlirimtarët”/ Balluku thirrje qytetarëve për protestën në mbështetje të liderëve të UÇK-së: Bashkohemi në Tiranë për drejtësi

Zv.kryeministrja Belinda Balluku u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën për lirinë e liderëve të UÇK-së.

13:23
Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale.

13:17
U divorcua nga “gruaja më e bukur në botë”, rrëfehet për herë të parë ish-sulmuesi i Italisë: Po përshtatem me jetën e re në Dubai

Ish-sulmuesi i njohur italian Graziano Pellè ka folur për herë të parë mbi jetën e tij pas divorcit nga modelja e famshme hungareze Viktoria Varga, e cilësuar shpesh si “gruaja më e bukur në botë”.

13:16
Oficerë britanikë zbarkojnë në Ballkan: “Gjueti” trafikantëve të qenieve njerëzore!

Forca britanike të sigurisë kufitare janë dërguar në Ballkan si pjesë e një tentative të re për të goditur trafikantët e qenieve njerëzore, e pohuar kjo nga sekretarja e brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood.

13:16
Ndryshime në policinë e Korçës, zbulohen emrat që ‘lëvizëm’ postet

Nisin lëvizjet në policinë e qarkut Korçë.

13:14
Qeveria franceze i mbijeton me vështirësi votës së mosbesimit, kryeministri i sapoemëruar ia del të qëndrojë në pushtet

Qeveria franceze e Sebastian Lecornu, që u emërua më pak se një muaj më parë kryeministër nga Emmanuel Macron pas shkarkimit të Bayrou i ka mbijetuar ngushtë një vote mosbesimi.

13:08
“Autokolona e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shkuar në Mitrovicën e Veriut”, reagon policia e Kosovës dhe FSK: Kanë hyrë gabimisht

Mediat lokale serbe në Veri të Mitrovicës gjatë ditës së sotme raportuan se një autokolonë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kishte shkuar në Mitrovicë të Veriut.

13:07
Rikthehet Kategoria Superiore, FSHF përcakton kalendarin për 5 javët e ardhshme

Pas ndeshjeve të kombëtares, skuadrat e Kategorisë Superiore do të zbresin sërish në fushën e lojës.

13:01
Tragjike në Laç, gjendet i vetëvarur në banesë 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Laç.

13:00
Zyrtare/ Dështoi të kualifikohej në Botëror, shkarkohet nga stoli i përfaqësueses aziatike ikona e Holandës

Federata e Futbollit të Indonezisë ka njoftuar sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me Patrick Kluivert, i cili nuk do të vazhdojë më si trajner i kombëtares. Legjenda e Barcelonës, Ajaxit dhe Holandës, 49 vjeç, kishte marrë drejtimin e skuadrës në janar me një kontratë dyvjeçare.

12:52
Gjermania nis Eurofigher në Poloni, Putin “tallet”: Europa nuk e përballon dot luftën!

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, njoftoi se vendi i tij do të rrisë kontributin në mbikëqyrjen e hapësirës ajrore mbi krahun lindor të NATO-s.

12:39
Votimi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese/ Zbulohet audio, censurohen zërat kundër. Si e shpalli kancelarja të pavlefshme votën për Naureda Llagamin

Pikëpyetjet për përzgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses vazhdojnë. Top Channel ka siguruar audion dhe procesverbalin e mbledhjes së posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator, ku ishin të pranishëm 15 anëtarë për të votuar kandidatët, materiale të cilat nuk përputhen plotësisht.

12:39
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e fazës së 1/8-ave, ekipet e Superiores mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Kupa e Shqipërisë ka hyrë në një fazë interesante, pasi janë përcaktuar skuadrat që kalojnë në turin e dytë, duke plotësuar kështu edhe çiftet për 1/8-at e finales. Tashmë edhe ekipet e Kategorisë Superiore e dinë se cilët mund të jenë kundërshtarët e tyre në fazën e ardhshme.

12:29
Vranë Ramazan Matajn për nderin e motrës, prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq 2 vëllezërit Arjon dhe Klinsman Hasaj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezër, Arjon dhe Klinsman Hasaj, të akuzuar për pesë vepra penale.

12:25
Vrasja në Tepelenë e biznesmenit italian, vetëdorëzohet autori i dyshuar i krimit, dorëzon armën

Dorëzohet Kamber Sulçaj, 48-vjeçari nga fshati Mesaplik i Vlorës i dyshuar si vrasësi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi.

12:19
Më në fund qetësi për Antonio Conten, ja kur do të rikthehet në fushë Romelu Lukaku

Kanë kaluar 63 ditë nga miqësorja e 14 gushtit në Castel di Sangro, kur Romelu Lukaku pësoi një dëmtim të rëndë në muskulin e kofshës së majtë gjatë ndeshjes kundër Olympiacos. Që prej asaj dite, sulmuesi belg i Napolit nuk është rikthyer më në fushë.

12:18
“Unë jam UÇK”, nesër protestë në Tiranë me pjesëmarrje nga Shqipëria dhe Kosova

Protesta e të premtes me moton “Unë jam UÇK” mbështet nga të gjitha shoqatat në Shqipëri dhe Kosove.

12:07
Vrasja makabër e modeles italiane, policia jep detajet për 30 minutat e terrorit kur ndodhi ngjarja: Pamela po i lutej në gjunjë, u gjet me 24 plagë thike

Vrasja e modeles 29-vjeçare italiane, Pamela Genini nga bashkëshorti i saj tronditi Italinë.

12:04
FOTOT/ “Çohu se do flasë doktori”, deputetët e PS lexojnë shkrimin për Diellën në revistën italiane, çfarë nuk u pa nga seanca e Kuvendit

Për më shumë se dy orë deputetët në Kuvend, u përplasën për kërkesat e opozitës lidhur me mocionet me debat për programin e qeverisë, rezolutën ndaj Kosovës, apo edhe fondet e IPARD.

11:54
EMRAT/ Të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje, SPAK dërgon për gjykim policin bashkiak dhe bashkëpunëtorin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.62 të vitit 2025 ndaj të pandehurve Besmir Cani dhe Ahmet Mashollari.

11:53
“Po dëgjojmë këtu që liderët e UÇK akuzohen për gjenocid ndaj Serbisë”, Berisha përplaset me deputetin e PS: Turp të të vij Ardit Bido, o falsifikator

Kreu i PD-së, Sali Berisha u përplas në seancë me deputetin socialist, Ardit Bido teksa po diskutohej rezoluta për Kosovën.

11:43
Debate në Kuvend/ Noka i ndërpret fjalën nga vendi, Balla: O Sali po pse e shpon Flamurin sa herë flas për Hashimin?

Me debate dhe replika është zhvilluar seanca e sotme plenare, mes opozitës dhe mazhorancës.

11:33
“Ua, ç’është kjo paçavure”/ Zegjineja ‘qorton’ deputetët e opozitës: Mos përdorni fjalor rruge, kujtohuni ku jeni

I ashpër ishte reagimi i deputetes Zegjine Çaushi ndaj deputetëve të opozitës për fjalorin e përdorur sot në Kuvend.

11:27
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

Aksident me vdekje në Fushë-Krujë.

11:21
“Do jem ku të jetë Kosova”, Mediu replikon me Ballën, kreu i PR: Duhet të flisni më shumë për genocidin serb

Në seancën e sotme të Kuvendit, opozita dhe mazhoranca kanë debatuar në lidhje me kërkesë e kësaj të fundit për rezolutë për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.