Milan, Amorim bën prezantimin: Ndihem në shtëpi, jam këtu për të fituar jo për të evituar humbjet 08/07 22:07
Milani ka nisur kontaktet fillestare me Diego Coppola me synimin për ta afruar te Rossonerët në janar.
Mbrojtësi i ri i Brighton ka pasur hapësira të kufizuara loje në Premier League, çka e bën një largim të mundshëm, ndërsa Milani e sheh atë si një profil të përshtatshëm për të forcuar repartin defensiv në prag të garës për titullin e Scudettos.
Interesi për Coppan nuk mungon, pasi Torino, Genoa dhe Fiorentina po ashtu po ndjekin situatën e tij dhe mund të hyjnë në garë për shërbimet e mbrojtësit.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Diego Coppola, me Milanin që po përpiqet të sigurojë një avantazh në negociata.
Top Channel