E martë, 21 Maj 2024
14:02
Gjeorgjiani i Valencias në fokusin e klubit të Premier League, gati 41 milionë euro

Newcastle kërkon më shumë garanci mes shtyllave për sezonin e ardhshëm dhe ka vendosur nën shënjestër portierin e Valencias, Giorgi Mamardashvili. Gjeorgjiani, ka spikatur në sezonet e fundit dhe është shndërruar në një nga pikat kryesore të spanjollëve.

14:00
Ndryshon renditja, Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP. Emrat që përfitojnë me pikëzimin e ri për dy institucionet e drejtësisë

Pesë muaj pas përfundimit të afatit ligjor Kuvendi pritet të nisë procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civile për plotësimin e 3 vendeve vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 3 vendeve vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

13:53
Kërkesa e GJNP për Netanyahun, Ministri i Mbrojtjes: Tentim që t’i mohohet Izraelit e drejta për t’u vetëmbrojtur

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, e ka akuzuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) se po përpiqet t’ia mohojë Izraelit të drejtën për t’u vetëmbrojtur, pasi kryeprokurori i saj njoftoi se po kërkon fletarrestime për liderët e Izraelit dhe ata të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

13:48
Greqi/ Shoferi shqiptar përdhunon punonjësen 27 vjeçe në autobus! Dëshmia e vajzës: Hoqi pantallonat, më tha që të…

Një shqiptar i cili mbahej i arrestuar për përdhunimin e një 27-vjeçareje në Greqi është liruar. Shqiptari 46-vjeç punonte si shofer autobusi në një kompani në Aspropyrgos, ku punonte edhe 27-vjeçarja.

13:41
Një i vdekur dhe 30 të plagosur në Singapore Airlines/ Rreziku nga turbulencat, incidentet më të rënda në ajër

Një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e turbulencave të forta në një avion të Singapore Airlines, që fluturonte nga Londra në Singapor.

13:39
Balluku inspekton punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës: 70% e volumit të punëve të kryera! Rijetëzojmë këtë sektor, të tjera projekte do të vijojnë

Puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza”, po vijon me ritme të shpejta.

13:33
Në një muaj i skeduar për 5 vjedhje, policia procedohen adoleshentin në Durrës

Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Lately”, si rezultat i të cilit nisi procedimi penal për shtetasin D. A., 17 vjeç, banues në Durrës.

13:27
“Kam ëndërr të…”/ Bëri 30 herë seks me nxënësin 17-vjeçar, mësuesja dënohet me 13 vite burg

Mësuesja Heather Hare është dënuar me 13 vjet burg në SHBA për marrëdhënie seksuale me një student 17-vjeçar, ku një nga takimet u zhvillua ndërsa ai ishte në një udhëtim me shokët e tjerë të klasës në Uashington.

13:25
Kush ishte vajza që u përdor si karrem për të ekzekutuar “të fortin”? Gazetarja: E futën si Helenën e Trojës për të njohur Durim Bamin

Gazetarja Dorjana Bezat ka dhënë detaje të reja mbi megaoperacionin e SPAK, “Metamorfoza 2”, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste, për personat e botës së krimit në Shqipëri.

13:24
Katër pijet që qetësojnë sistemin nervor

Çajrat bimorë kanë një efekt shumë terapeutik për shpirtin dhe mendjen që rëndom sulmohen nga ankthi, stresi apo edhe depresioni.

13:21
“Allegri, tekniku më inteligjent”, Danilo: Tani i kuptoj mësimet e Guardiolës

Massimiliano Allegri është përshëndetur me Juventusin teksa e mbylli këtë aventurë të dytë me bardhezinjtë në mënyrë të shëmtuar duke përfunduar i shkarkuar pas episodeve shumë të tensionuara në finalen e Kupës. Megjithatë, mes lojtarëve, Allegri ka qenë një personazh i dashur dhe së fundmi është Danilo që livornezin e cilëson si ndër trajnerët më inteligjentë.

13:19
E bujshme/ Real Madrid jep njoftimin, Toni Kroos “var këpucët në gozhdë” pas Euro 2024

Euro 2024, do të jetë turneu i fundit në të cilin do të shohim Toni Kroos në fushë në rolin e futbollistit. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, klubi i Real Madrid bëri të ditur vendimin e mesfushorit gjerman që do të “varë këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare.

13:12
Pas aksionit policor në veri të Kosovës, reagon Banka serbe e Kursimeve: Paratë e klientëve janë të sigurta

Paratë e të gjithë klientëve të Bankës Kursimore të Postës janë të sigurta dhe nuk do të dëmtohen pas aksionit policor të autoriteteve kosovare në veri të Kosovës, ka thënë të martën banka serbe.

13:05
Emrat/ Vranë 25-vjeçarin shqiptar në Athinë, arrestohen në Korçë pas 16 vitesh dy bashkautorët

Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari u ndaluan nga policia e Korçës, pasi dyshohet se kanë vrarë Arjan Xhambazi në vitin 2008 në Athinë.

12:48
Astronauti i parë me ngjyrë prek hapësirën në moshën 90-vjeçare!

Kandidati i parë për astronautin me ngjyrë të Amerikës, Ed Dwight, më në fund ka prekur hapësirën në moshën 90-vjeçare.

12:46
“Do vish në Itali ose…. ”, 17 vite burg për vjehrrën tutore, si e trafikoi nusen e saj për prostitucion, bashkëpunoi edhe i biri

Një grua është dënuar me 17 vite burg nga Prokuroria e Beratit, pasi dyshohet se në bashkëpunim me djalin e saj ka trafikuar për prostitucion nusen në Itali.

12:41
“Nuk je te mëhalla jote”, Shalsi debat me Agron Shehajn te Komisioni i Ekonomisë: Do kërkoj përjashtimin tënd!

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, kryetari Eduart Shalsi dhe anëtari Agron Shehaj kanë pasur një debat mes tyre.

12:30
FOTOT/ Molotov, vezë dhe sherr mes protestuesve, Rithemelimi tubim përballë Bashkisë së Tiranës. “Harrohet” heqja e gardhit metalik

Disa anëtarë dhe mbështetës të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë janë mbledhur sërish këtë të martë para bashkisë së Tiranë për të protestuar dhe për të kërkuar që kreu i kësaj bashkie të largohet.

12:27
“Para perëndimi”, drama ku interpreton Alfred Trebicka, Elia Zaharia, Yllka Mujo dhe Genc Fuga! Mesazhi: Liria e individit triumfon

Një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar.

12:25
Hapet muzeu i Musine Kokalarit, por shtëpia e disidentes ende e rrënuar në Gjirokastër! Të afërmit: Muret janë të mbushura me shënimet e saj

Në Gjirokastër sapo është çelur muzeu kushtuar Musine Kokalarit, një qendër komplekse që përkujton jetën e një prej simboleve të disidencës shqiptare nën diktaturë.

12:23
Kërkesa për fletarrestime ndaj liderëve të Izraelit dhe Hamasit, Franca dhe Belgjika përkrahin GJNP

Franca dhe Belgjika kanë thënë të martën se e mbështesin kërkesën e kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), për lëshimin e fletarrestimeve për liderët e Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

12:17
Panik në ajër! Avioni me fluturim nga Londra goditet nga turbulencat, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një pasagjer është vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur në një fluturim të Singapore Airlines nga Londra në Singapor, pasi u godit nga turbulenca të forta.

12:14
“Mos më prek”! Shkelma e grushte, shënohen incidente para Bashkisë së Tiranës, dy gra konfliktohen me protestuesit

Disa incidente kanë ndodhur në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës.

12:11
GJKKO rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin për revokimin e masës së sigurisë, bie edhe kërkesa për përjashtimin e gjyqtares

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për ndryshimin e masës së arrestit të shtëpisë, si dhe për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

11:50
Vendimi është marrë dhe i është komunikuar lojtarit, Dybala jashtë Kupës së Amerikës

Argjentina nuk do të grumbullojë për Kupën e Amerikës, Paulo Dybalën.

11:42
“Ai do të bëjë tatuazh buzët e mia, ndërsa unë…” Ilnisa tregon planin romantik me Meritonin

Ilnisa Agolli, gazetarja dhe njëkohësisht ish-banorja e këtij edicioni të “Big Brother VIP 3”, ishte e ftuar në studion e “Wake Up”. 

11:33
FOTOT/ Protesta e 8-të përpara Bashkisë së Tiranës, zvogëlohet mbështetja ndaj Rithemelimit. Pamjet nga lart

Anëtarë dhe mbështetës të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, janë mbledhur sot para Bashkisë së Tiranës, në protestën e tyre të tetë.

11:32
“Ty ta ka marrë mendjen Trejsi Sejdini”, gazetarja tregon komunikimet e Leonard Dukës me Ervis Martinajn: Si në vrasjen e Hekuran Billës, femrat janë përdorur për…

E ftuar në “Zona Zero” në Top News ka qenë gazetarja Aida Topalli e cila ka folur për megaoperacionin e SPAK në kuadër të të cilit u lëshuan 50 urdhër arreste.

11:30
Vrasja e Artan Santos, ish-prokurori Hajdari zbardh të pathënat për hetimet e dosjes

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News me gazetarin Milaim Zeka, shprehet se beson që çështja e Artan Santos do të zbardhet dhe se autorët dhe organizatorët e kësaj vrasje do të dalin para drejtësisë.

11:18
“Shpresoj që opozita ta gjejë rrugën”, Escobar: Uroj që drejtimin e saj të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija në vitet ’90

Ndihmës Sekretar i Shtetit, Gabriel Escobar deklaroi se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin, por ka përparuar që nga vitet 90′ dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në çështje ndërkombëtare, si anëtare e NATO.

11:16
10-vjeçari tenton të shpëtojë motrën e mitur nga duart e pedofilit që donte ta përdhunonte, rrëzohet nga shkëmbi

Një pedofil në Angli tentoi të vriste një djalë 10-vjeçar, i cili u përpoq ta ndalonte së abuzuari me motrën e tij.

11:12
EMRI/ Bllokohet llogaria bankare me mijëra euro e të riut nga Fieri, 30-vjeçari dyshohet se i përfitoi nga aktiviteti kriminal

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka ekzekutuar vendimin e Prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive mbi një llogari bankare me 30 000 euro që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale të kryera nga 30-vjeçarI Armando Bregasi.

11:02
FOTO/ Ngjarja e rëndë në Kavajë! E bija rrëfeu abuzimin seksual te psikologia e shkollës, çfarë deklaroi 48-vjeçari në polici pas arrestimit

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me rastin e rëndë në Golem të Kavajës, ku një 15-vjeçare ka denoncuar të atin për abuzim seksual prej 4 vitesh.

10:58
EMRAT + FOTO/ Shpërndanin kokainë në kryeqytet, kush janë dy të rinjtë që ranë sot në prangat e policisë

Ardi Shehu 32 vjeç dhe Brisea Kallushi 34 vjeç ranë në pranga sot pasi shpërndanin sasi kokaine në kryeqytet.

10:49
Sherr me thikë në Gjirokastër, arrestohet 45-vjeçari, dy të tjerë përfundojnë në spital

Një 45-vjeçar ka rënë në pranga pasi në një konflikt çasti, plagosi me thikë 2 persona. 

10:42
U kap me armë në Kukës, Fjolla Morina zbulon të vërtetën: Ka qenë e Fisnik Sylës, më ka mashtruar! M’u lut të pranoja fajin sepse…

Fjolla Morina ka qenë e ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News me gazetarin Milaim Zeka.

10:39
Emri/ Kush është babai i katër fëmijëve që prej vitesh abuzonte seksualisht me vajzën e mitur, 15-vjeçarja e denoncoi vetë në polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem të Kavajës ku një 48-vjeçar është vënë në pranga pas denoncimit të bërë nga vajza e tij për incest.

10:31
Puthja e parë në mes të detit dhe surpriza në 5 të mëngjesit… Kledi Hysa flet për herë të parë për lidhjen dhe shtatzëninë e Evit

Në një rrëfim mes emocionesh, Kledi Hysa ka rrëfyer në “Ftesë në 5” gjithë përjetimet e momentit më të bukur në jetë, së bashku me partneren e tij, Evi Reçi.

10:30
“Më jep 4 mijë euro!”/ Kanosi pronarin e një mobilierie, 55-vjeçari arrestohet në flagrancë teksa merrte paratë

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas denoncimit të një 50-vjeçari, se kanosej nga 2 shtetas, për t’iu dhënë 4000 euro, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan kryen një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mobilieri ”, duke vënë në pranga autorin.

10:24
“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Në mëngjes kërkojnë drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit

Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, e ftuar në “Zona Zero”, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në histori.

10:17
Livia tregon arsyen pse u nda nga Mevlani: Kam dalë me një futbollist shqiptar…

Livia ish-e dashura e Mevlanit ka qenë e ftuar në “Procesin Sportiv” në Top Channel, ku ka treguar se sa tifoze e zjarrtë është ndaj futbollit.

10:12
Kush do ta zëvendësojë ish-presidentin Raisi? Irani përballet me vështirësi, nesër do të mbahen zgjedhjet e reja presidenciale

Vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, ka bërë që Republika Islamike të hasë në vështirësi të mëdha për ta gjetur një zëvendësues të tij menjëherë. Vdekja e tij ka shkaktuar po ashtu implikime afatgjate për udhëheqësinë klerikale.

10:04
Rama e quan “Mamica”, ajo Skënderbe/ Spiropali: Lojë fjalësh mes nesh dhe Benet Becit në Shkodër

Elisa Spiropali e ftuar në “Zonën Zero” ka shpjeguar disa fjalë që Milaim Zeka nuk i ka kuptuar gjatë deklaratave që ajo apo kryeministri kanë bërë.

10:03
E rëndë në Kavajë! Arrestohet babai 48-vjeçar, kryente marrëdhënie me vajzën e tij të mitur prej 4 vitesh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kavajë, ku një 48-vjeçar dyshohet se prej katër vitesh kryente marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur.

10:00
Sterilizimi/ Mazhoranca dhe opozita nuk gjejnë dakordësi për shtrirjen e hetimit, por pajtohen për vizitat në disa spitale dhe listën e dëshmitarëve

Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur ende dakordësi për shtrirjen e periudhës së hetimit prej vitit 2009 e këtej.

09:53
Tragjedia me mbi 600 viktima në brigjet greke, dalin sot para gjykatës 9 të akuzuarit, ambienti “blindohet” nga forcat e sigurisë

Νë qytetin e Kalamatës në Greqi fillon sot gjyqi për anijen e mbytur në 14 qershor të vitit të kaluar në ujërat ndërkombëtare në brigjet jugperëndimore të Greqisë pranë Pilios, ku gjetën vdekjen rreth 600 emigrantë.

09:44
Ministrja gjermane vizitë të paparalajmëruar në Kiev, bën thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare për mbrojtjen ajrore

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, mbërriti në Kiev mëngjesin e së martës në një vizitë befasuese, për ta mbështetur Ukrainën.

09:29
Për ju që konsumoni ose jeni të ekspozuar ndaj duhanit, ja cilat ushqime pastrojnë mushkëritë nga nikotina

Rreth 30 miligramë nikotinë mund të jetë vdekjeprurëse.

09:27
Me kokainë gati për shitje, dy të arrestuar në Tiranë, në pranga edhe një 34-vjeçare

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, një djalë dhe një vajzë, të cilët janë kapur me kokainë, në kuadër të operacionit “Tempulli 3”.

09:20
Joe Biden studentëve: I dëgjoj protestat për Gazën

Studentëve të diplomuar, presidenti amerikan Joe Biden u tha se ai mbështet “protestën e tyre paqësore, jo të dhunshme” mbi “krizën humanitare në Gaza”.

09:00
“Është kriminel dhe mashtrues, ma shkatërroi jetën”, Fjolla Morina për Fisnik Sylën: Përfundova në psikiatri, më ka dhunuar! Premtoi që do i jepte para…

Fjolla Morina ka folur për herë të parë në “Zonën Zero” për arrestimin e saj në Kukës pasi iu gjet një armë në makinë, për ndarjen me Fisnik Sylën dhe se si ia ka shkatërruar jetën ky njeri.

08:55
Analiza e DW/ Njohja e Palestinës, shtetet e BE me presion ndaj Izraelit

Spanja dhe Irlanda janë dy shtete që kanë nxitur iniciativën e njohjes së Palestinës si shtet nga vende të tjera të BE.

08:38
Brazili zgjeron listën e futbollistëve para Kupës së Amerikës

Brazili zgjeron listën e futbollistë të ftuar përpara Kupës së Amerikës.

08:29
Gjyqi ndaj Trump, avokatët mbrojtës i kërkojnë gjykatësit të rrëzojë akuzat

Avokatët e ish Presidentit Donald Trump të hënën i kërkuan gjykatësit që po drejton gjyqin mbi një pagesë për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, të ndalë kalimin e çështjes tek juria dhe të rrëzojë akuzat pasi prokurorët përfunduan paraqitjen e provave.

08:19
Temperatura deri në 30 gradë! Në disa zona mund të ketë stuhi me breshër, si do jetë moti për sot

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.

08:14
Argjira i jep fund keqkuptimeve me Gracianon, e konfirmon live nga “Procesi Sportiv”: Është në Gjirin e Lalzit me mua

Në një lidhje direkte me “Procesin Sportiv” ka qenë Argjira Spanca e cila ka njoftuar për nisjen e rubrikës “She’s on top” në E Diell.

08:12
VIDEO/ “Vizitohet nga e gjithë bota” , Rama publikon pamje përrallore nga Saranda!

Kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga Saranda ku shihet bregdeti fantastik dhe anijet që i japin detit një pamje përrallore.

08:03
Netanyahu dënon kërkesën e GJNP-së për urdhër-arrest ndaj tij: Një përpjekje për t’i mohuar Izraelit të drejtën themelore për vetëmbrojtje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dënoi të hënën vendimin e prokurorit të krimeve të luftës, që kërkon arrestimin e tij, duke e quajtur atë një “turp” dhe sulm ndaj ushtrisë izraelite dhe gjithë Izraelit.

07:50
E rëndë/ Po xhironte një video live, reperi adoleshent qëlloi gabimisht veten me armë në kokë dhe vdes

Rylo Huncho, një reper amerikan, vdiq javën e kaluar në një mënyrë tragjike pasi qëlloi veten në kokë në një video live, sipas mediave amerikane.

07:43
Fustane me shuma marramendëse? Si qëndron e vërteta pas veshjeve luksoze të Françeskës në BBV?!

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Françeska Murati, ish-banorja e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

07:31
Vdekja e presidentit Raisi, iranianët gëzim dhe festa ditën e varrimit të tij! Shpërndajnë ëmbëlsira nëpër rrugë

Protestuesit iranianë kanë shprehur “gëzim” për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, i cili u quajt “Kasapi i Teheranit”.

07:25
Një tjetër Mbappe braktis PSG-në, bëhet shok skuadre me Zhegrovën

Pas Kylian edhe Ethan Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë.

07:13
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferimin e armëve amerikane në Ukrainë, ndërsa Kievi përballet me një nga momentet e tij më të vështira të mbrojtjes nga sulmet e reja të Rusia.

07:03
SHBA kritikon ashpër mbylljen e degëve të bankës serbe në veri të Kosovës

Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e Kosovës të gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”.

E hënë, 20 Maj 2024
23:21
“Mos ma prek Bubulinën”, Auron Tare polemizon me Vehbiun e Kocollarin për heroinën arvanitase të Revolucionit grek

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Laskarina Bubulina, e konsideruar si “Heroinë Kombëtare” në Greqi, vinte nga familje ku flitej shqip, ka shkaktuar debate dhe reagime të shumta.

23:08
“Përshkrimi i Shullazit nga të tjerët, paradoksal”, gazetarja: Ervis Martinaj tha ‘ky doli jashtë loje’, kur…

Gazetarja e TCH Anila Hoxha, e ftuar në Top Story për dosjen “Metamorfoza 2” që zbuloi lidhjet mes personave të botës së krimit, tregoi fakte të reja për disa prej tyre.

22:59
“Arben Ndoka iku një ditë para operacionit të SPAK”, gazetarët japin detaje: Nuk pritën duarkryq, i keni në Dubai! TIMS thotë se nga Shqipëria kanë dalë…

Gazetari Flamur Veizi dhe gazetarja Anila Hoxha, duke folur për dosjen e SPAK “Metamorfoza 2” thanë se shumica e grupeve kriminale janë jashtë shtetit, kryesisht në Dubai.

22:58
VIDEO/ Bologna-Juventus ndajnë pikët, Montero debuton me barazim në krye të “bardhezinjve”

Paolo Montero debuton me barazim në krye të Juventus-s, me transfertën e Bologna-s që u mbyll me rezultatin 3-3, me tekniku uruguaian që mori përkohësisht drejtimin e “Zonjës së Vjetër” pas shkarkimit të trajnerit Massimiliano Allegri.

22:48
“Sekuestrime si kurrë më parë”, Karamuço: 1 kg drogë kap policia, ku janë tonelatat? Do zbulohen…

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço paralajmëroi në “Top Story” se së shpejti priten sekuestrime asetesh të botës së krimit si asnjëherë më parë.

22:40
Fletë arresti për Netanyahun, reagon ashpër Biden: Skandaloze!

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërkoi lëshimin e fletarresteve për kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe për liderët kryesorë të Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

22:32
“Çfarë është ky SKY, ku i gjetët provat?”/ Avokati përplaset me gazetaren: I shohim ne si janë bërë dosjet! Ia kthen Hoxha: S’jemi në gjyq

Grupet kriminale që goditi Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion gjatë megaoperacionit “Metamorfoza 2” dhe mënyra si ka hetuar kjo prokurori u bënë temë debati sonte në studion e “Top Story”.

22:26
“Shullazi jepte urdhra për vrasje nën regjimin 41 biss”, gazetari: Përdorte SKY ESC, mesazhet tregonin që…

Gazetari Flamur Veizi, në një lidhje live për “Top Story”, për dosjen e SPAK “Metamorfoza”, pjesë e së cilës është edhe Emiljano Shullazi, tha për këtë të fundit se komunikonte në SKY ESC nga regjimi ’41 biss’. 

22:26
Një diferencë moshe me bashkëshortin? Françeska sqaron thashethemet në rrjet rreth lidhjes së saj

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Françeska Murati, ish-banorja e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, bëri një analizë të lojës së banorëve dhe për rrugëtimin e saj.

22:09
“Shkundet” Napoli! Regjistrohet tërmeti më i fortë i 40 viteve të fundit në zonën Campi Flegrei

Një tërmet me magnitudë 3.5 u ndje në Napoli në zonën Campi Flegrei mbrëmjen e kësaj të hëne, që u pasua nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.4 ballë

22:06
Çfarë është Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit e Izraelit dhe Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, më shumë se shtatë muaj pas luftës midis dy palëve, bazuar në një kërkesë të kryeprokurorit të gjykatës.

22:02
Film dokumentar nga stilisti i njohur, protagonist modeli shqiptar

Modeli me origjinë shqiptare, Elton Ilirjani, lajmëron filmin dokumentar të modës të krijuar nga Malan Breton në Paris gjatë muajit mars të këtij viti.

21:59
“Grupet kriminale aty kanë qenë”, avokati në “Top Story”: Duhet të dilnin përgjimet nga SKY që të kuptoheshin grupet kriminale?!

Avokati Gentjan Rumano, i pyetur për megaoperacionin “Metamorfoza”, u shpreh se grupet kriminale kanë qenë gjithnjë aktive, por vetëm përgjimet e nxjerra nga SKY EncroChat arirtën t’i nxirrnin në dritë.

21:49
“Paratë e krimit gjenerohen nga bastet”, gazetari: Pse nuk mori pjesë Operacionalja? Karamuço: Do hapet kutia e pandorës…

Gazetari Julian Kasapi, i ftuar në “Top Story” ka ngritur pyetjen sepse ‘Operacionalja’ nuk mori pjesë në operacion, por RENEA.

21:45
Ish-kreu i 69 vjeçar i Google, takohet me gruan në festë, pasi i ka dhuruar $100 mln të dashurës 30-vjeçare (fotot)

69 vjeçari Eric Schmidt, shihej së fundmi me ish-gruan e tij Wendy në një darkë të mbushur me fytyra milionerësh, disa javë pasi i dha një kompani me vlerë 100 milionë dollarë të dashurës së tij 30 vjet më të re.

21:43
“Metamorfoza 2 nuk kishte asgjë të re”, gazetarja: Uniforma e policisë është bërë pis në këtë dosje, ja sa euro vlente jeta e Durim Bamit

Gazetarja Dorjana Bezat, e ftuar në “Top Story”, analizoi dosjen “Metamorfoza 2”, një megaoperacion i SPAK që zbuloi dhe arrestoi kokat e krimit.

21:30
“Shkova për t’i pastruar shtëpinë, por tentoi të më përdhunonte”, grekja tregon makthin që përjetoi nga shqiptari: Më grisi rrobat, për 20 euro…

Një 53-vjeçare shqiptare në Greqi ka përjetuar momente tmerri, pasi është sulmuar nga pronari i një apartamenti në Petralonë, me origjinë shqiptare, i cili tentoi ta përdhunonte.

21:25
Paralajmëron Karamuço: Shumë shpejt “Metamorfoza” do nxjerrë politikanë dhe policë të tjerë! Prokurorit i fotografuan vajzën…

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço paralajmëroi se operacioni “Metamorfoza” që po godet grupet kriminale, së shpejti do të nxjerrë emra të politikanëve dhe policëve të tjerë.

21:24
“Policia dhe SHISH në shërbim të krimit”/ Trondit gazetarja: Qytetari denoncoi, efektivi e ‘demaskoi’ si spiun

Gazetarja Anila Hoxha, në një diskutim në “Top Story” për megaoperacionin e SPAK, “Metamorfoza”, u shpreh e tronditur për lidhjet e kriminelëve me policinë dhe institucionet e tjera të drejtësisë.

21:05
“I kemi rënë në qafë njëri-tjetrit”/A ka pasur miqësi të vërteta Françeska Murati në BBV?

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në TAR ishte Françeska Murati, ish-banorja e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

21:02
Triumfon në transfertën e Salernitana-s, Verona shpëton sezonin një java para mbylljes së Serie A

Verona siguroi këtë të hënë qëndrimin në Serie A, në sfidën në transfertë ndaj Salernitana-s që ishte e vlefshme për raundin e 37-të ose thënë ndryshe për javën e parafundit të kampionatit italian.

20:50
Pas kërkesës për fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit, reagojnë politikanë nga mbarë bota: Nuk ndihmon në arritjen e një armëpushimi…

Pas njoftimit të prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) që synon lëshimin e fletarrestimeve ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe liderëve të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka pasur reagime të ndryshme nga politikanë nga e mbarë bota.

20:45
“Bëhu finalist i rritur, trego që je bob”, debat i ashpër mes Romeos dhe Julit: Do të të tregoj çfarë ke bërë për finale?

Romeo dhe Juli janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

20:40
Mori 7 milionë lekë për rindërtimin e shtëpisë, por nuk bën asgjë! Fiksi zgjidh problemin, inxhinieri kthen paratë

Emisioni “Fiks Fare” solli disa ditë më parë rastin e një zonje nga Lezha, e cila ishte mashtruar nga inxhinieri i një firme ndërtimi, njëherësh pronari i firmës, pasi kishte marrë përsipër të rindërtonte shtëpinë e shembur nga tërmeti.

20:30
Jo vetëm Mourinho, turqit duan edhe një kampion bote

Jose Mourinho mund të riniset nga Turqia. Në fillim u fol për Fenerbahcen, ndërkohë që ditët e fundit ka dalë në skenë Besiktasi si e ardhmja e teknikut nga Setubali.

20:16
Etapa e parë e turit çiklistik, triumfon sportisti nga Serbia

Edicioni i 81-të i Turit të Shqipërisë në Çiklizëm nisi këtë të hënë me etapën e parë.

20:14
“U martuam me fjalën e Zotit”/ Kurorëzimi i dy vajzave në Tiranë, flet Alba Ahmetaj: Do ta ndjekim çështjen ligjërisht, e çojmë deri në Strasburg

Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT.

20:08
“Do vish të rrish te shtëpia ime?”, Heidi refuzon Romeon: Çfarë thua?

Ditën e sotme teksa qëndronin në oborr, Romeo dhe Heidi kanë biseduar rreth jetës së tyre pasi të mbarojë ‘BBV3″.

19:56
Zgjedhjet në universitete/ Shumica e kandidatëve janë në garë të pa sfiduar nga rivalë

Zgjedhjet në universitete nuk pritet të kenë surpriza. Në 14 institucionet publike pjesa më e madhe e drejtuesve rikandidojnë ose nuk kanë kundërshtarë. Kryeqyteti që ka edhe numrin më të lartë të studentëve, ka edhe interesin e shtuar.

19:56
Mbyllja e filialeve të Bankës Postare Kursimore në veri të Kosovës, Serbia dënon aksionin!

Zyrtarët në Serbi kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës ndaj objekteve të Bankës Postare Kursimore të Serbisë në Kosovë.

19:50
Sfidat e bizneseve në BE Kompania “Straife”, konferencë për përfitimet nga procesi i Integrimit

Liderë industrish, ligjvënës dhe ekspertë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Evropa u mblodhën në konferencën që trajtonte sfidat dhe veprimet që biznesi dhe politika në Shqipëri duhet të ndërmarrin për të përfituar nga procesi i integrimit evropian.

19:34
Ekskluzive/ Dosja britanike e Berishës “non-grata”. Zbulohen lidhjet korruptive të ish kryeministrit me bosin hasian në Londër dhe…

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken publikisht më 19 maj 2021 shpalli ish presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha person “non grata” për korrupsion madhor dhe minim në demokracisë. Një vit më pas me 19 korrik 2022 jo publikisht të njëjtin vendim mori edhe Britania e Madhe.

19:17
Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca (fotot)

Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e avionëve në historinë e vendit.

19:10
Kamioni del nga rruga në Shkodër, drejtuesi përfundon në spital

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve. […]

19:04
Mbrojtja e lumit Vjosa, Rama: Radha të dëgjojmë komunitetet lokale, ja se ku dhe kur do të mbahen takimet! Për të gjithë ata që i fryjnë një tymi pa zjarr…

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar në një postim në Facebook se një hap tjetër do të merret për mbrojtjen e lumit të Vjosës. 

18:53
“Do e lidh në karrige”, te Bologna nuk dorëzohen për Thiago Mottën

Bologna do të rikthehet në luajë në Champions League pas plot 60 vitesh. Ekipi emilian zhvilloi një sezon të mrekullueshëm, duke merituar plotësisht kualifikimin në turneun e më të fortëve.