E hënë, 08 Shtator 2025
22:46
Video/ Super-Kosovë, “Dardanët” marrin fitoren historike përballë Suedisë dhe ngjiten në vendin e dytë të Grupit B

Kosova ka arritur një fitore historike, duke mundur 2-0 në Prishtinë skuadrën e Suedisë, e vlefshme për Grupin B të Kualifikueseve të Botërorit 2026.

22:19
Letra që po trondit Uashingtonin/ Demokratët publikojnë urimin e Trump për Epstein, çfarë i ka shkruar presidenti?

Demokratët në Kongresin amerikan kanë publikuar një shënim që thuhet se Presidenti Donald Trump ia kishte dërguar Jeffrey Epstein për ditëlindjen e tij të 50-të.

22:11
Top Story/ Goditja e snajperistit që shpëtoi Veriun e Kosovës, historia e patreguar nga përplasja në Banjskë

Mbrëmjen e sotme Top Story sjell pamje ekskluzive nga zemra e veriut, e po ashtu rrëfimet nga ministra dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

22:08
Trump rikthehet në New York në 11 shtator, nga ceremonia në Pentagon te ndeshja e Yankees

Presidenti Donald Trump do të marrë pjesë në ndeshjen e bejsbollit midis New York Yankees dhe Detroit Tigers, e cila do të zhvillohet më 11 shtator në stadiumin Yankee në New York.

21:55
Top Story/ “U tha ejani pas meje”, Sveçla përlotet për efektivin Bunjaku: Dha jetën për të mbrojtur shokët, gjaku i tij nuk falet

Një kapitull i ri po shkruhet në historinë e Kosovës. Veriu nuk është më i ndarë mes frikës dhe strukturave paralele serbe. “Top Story” sjell pamje ekskluzive nga zemra e veriut. Rrëfimet ekskluzive nga ministra dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

21:52
Gjykata Supreme e SHBA-së vendos në favor të administratës Trump, lejon bastisjet e imigracionit në Los Angeles

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur që bastisjet gjithëpërfshirëse të imigracionit në Los Angeles mund të vazhdojnë për momentin.

21:50
Kushtetuesja i përgjigjet Kurtit/ E quajti hije të opozitës, gjykata: Deklaratë e pamatur e zyrtarëve shtetërorë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i është përgjigjur Albin Kurtit, pas kritikave që kryeministri në detyrë lëshoi në adresë të saj.

21:48
“Çdo ditë të jetë një sekret i mrekullueshëm”, demokratët publikojnë letrën që Trump dyshohet se i dërgoi Jeffrey Epstein për ditëlindje

Një shënim i supozuar i nënshkruar nga Donald Trump për Jeffrey Epstein është bërë publik nga Demokratët në Kongresin amerikan, duke shtuar tensionet politike dhe polemikat mbi lidhjet e dikurshme të ish-presidentit me financierin famëkeq.

21:40
Protestë në tribunat e ndeshjes Izrael-Itali, tifozët italianë vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës

Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Izraelit dhe Italisë, e zhvilluar në Debrecen të Hungarisë, nisi me tensione – jo në fushë, por në tribuna.

21:32
Pasagjeri i avionit të linjës Tiranë-Londër shfaq simptoma të rënda në udhëtim, ndërhyrja e mjekut shqiptar i shpëton jetën

Një ngjarje e pazakontë, por me përfundim të lumtur, ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Londrës.

21:27
Ofensiva e Izraelit, Netanyahu ultimatum banorëve të Gazës: Largohuni menjëherë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netnyahu, u tha banorëve të Qytetit të Gazës që të evakuohen menjëherë, teksa ushtria e tij po përshkallëzon sulmin ndaj qendrës më të madhe urbane në territorin palestinez.

21:27
Top Story/ “Ministër na vranë”, Sveçla tregon telefonatën që e zgjoi: Serbia donte të na ripushtonte

Një kapitull i ri po shkruhet në historinë e Kosovës. Veriu nuk është më i ndarë mes frikës dhe strukturave paralele serbe. “Top Story” sjell pamje ekskluzive nga zemra e veriut. Rrëfimet ekskluzive nga ministra dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

21:18
Nga Downing Street te paratë e mëdha, Guardian: Si Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private

Një dosje e madhe e zbuluar në mënyrë ekskluzive nga The Guardian, e njohur si “Boris Files”, sjell në dritë shkelje të etikës dhe mundësi lobimi nga ish-kryeministri britanik.

21:16
Top Story/ “Pavarësia e Dytë, Veriu i Kosovës”… Grida Duma ekskluzivisht në Banjskë, prapaskenat e sulmit terrorist të serbëve

Një kapitull i ri po shkruhet në historinë e Kosovës. Veriu nuk është më i ndarë mes frikës dhe strukturave paralele serbe.

20:50
Fiks Fare/ Investim i dështuar, 625 mijë euro për rindërtimin e shkollës Pojan në Pezë. Mbyllet pas 3 vitesh

Tre vjet më parë qeveria investoi për rindërtimin e shkollës 9- vjeçare “Rufan Hakrama” në Pojan të Pezës, pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti i nëntorit 2019. Rindërtimi i  kësaj shkolle i kushtoi buxhetit të shtetit 625 mijë euro.

20:45
Aksidenti në Has, një i vdekur dhe dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Golaj të Hasit, ku një drejtues mjeti ka humbur jetën si pasojë e daljes së automjetit nga rruga.

20:43
Tjetër humbje për Kombëtaren Shpresa, një autogol në fund sjell disfatën për Shqipërinë U21 në miqësoren me Zvicrën

Shqipëria U21 nuk ia doli të rikthehej te rezultatet pozitive, duke u mundur me rezultatin 2-1 nga Zvicra, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në transfertë.

20:42
Kryeparlamentarja Spiropali ‘dhuron’ zërin për nxënësit që nuk shikojnë, lexon Hamletin për nismën “Dhuro Zërin”

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ishte pjesë e nismës së veçantë “Dhuro Zërin”, e cila synon të sjellë përmes zërit të figurave publike pasazhe nga letërsia botërore për Institutin e nxënësve që nuk shikojnë.

20:32
Shkoi për të takuar të dashurin e saj, zbulohet gabimi që i kushtoi 25 vite heqje lirie studentes që ëndërronte të bëhej juriste

Një studente britanike e drejtësisë, 23-vjeçarja Mia O’Brien, është dënuar me 25 vite burg në Dubai, pasi u kap me 50 gramë kokainë në banesën e saj në tetor të vitit të kaluar.

20:20
“Policia, hape derën”/ Dalin pamjet nga aksioni antidrogë në Elbasan, sekuestrohen kokainë e armë. Si u zbulua rrjeti kriminal

Policia e Elbasanit ka bërë publike pamjet nga aksioni antidrogë, ku u vunë në pranga dhjetëra persona si dhe u sekuestruan armë, drogë e municione.

19:53
Tragjedi në Meksikë, treni përplaset me autobusin, 8 të vdekur dhe 45 të plagosur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së hënës në veriperëndim të Meksikës, ku një tren është përplasur me një autobus me dy kate, duke lënë të paktën 8 persona të vdekur dhe 45 të plagosur.

19:52
ABA STEM hap dyert në Tiranë/ American British Academy është e para shkollë që aplikon metodologjinë “STEM”

American British STEM Academy hapi dyert për nxënësit e ciklit të ulët dhe të mesëm arsimor për vitin e ri shkollor 2025-2026.

19:48
“Nuk bazohemi te ndeshja e Shqipërisë me Gjibraltarin”, trajneri i Letonisë flet para duelit me kuqezinjtë: Besoj se mund të bëjmë mirë

Kombëtarja e Letonisë zhvilloi të hënën në mbrëmje stërvitjen zyrtare dhe konferencën për shtyp në Tiranë, në prag të përballjes ndaj Shqipërisë, që do të luhet më 9 shtator, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës FIFA 2026.

19:42
Ndarja me partnerin dhe planet për martesë, Amber hap zemrën në “Ftesë në 5”: Dy fjalë për Gjestin

Ka nisur këtë të hënë “Ftesë në 5” në ekranin e Top Channel. Një studio e re, plot drita, shkëlqim dhe elegancë.

19:41
Sulmi rus ndaj qeverisë ukrainase, ambasadorja e BE në Kiev: Putini e di saktësisht çfarë po bën

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Ukrainë, Katarina Mathernova, ka deklaruar se Rusia ka goditur qëllimisht një ndërtesë qeveritare në Kiev me raketë balistike Iskander, e cila përmbante municion thërrmues, një lloj armësh të ndaluara gjerësisht për shkak të rrezikut ndaj civilëve.

19:11
Dikur punonjëse s*ksi, sot në Parlament, rrëfehet deputetja: Nuk më vjen turp, e kaluara ime më formoi si politikane

Deputetja finlandeze Anna Kontula, një nga figurat më të njohura të majta në Parlamentin e Finlandës, ka rrëfyer publikisht për herë të parë se ka punuar si eskortë për gati dy dekada para se të futej në politikë.

19:01
Rrëzohet qeveria franceze, deputetët votojnë për shkarkimin e kryeministrit

Kryeministri francez François Bayrou ka humbur votëbesimin që kërkoi në qeverinë e tij.

18:34
Foto/ U përfolën për një ndarje pas 13 ditësh lidhje, sulmuesi i Spanjës zbulon të vërtetën rreth Yamal dhe këngëtares argjentinase

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, duket se ka hedhur poshtë thashethemet për një ndarje të mundshme me këngëtaren Nicki Nicole, pasi ai dha një paraqitje fantastike në fitoren 6-0 të Spanjës ndaj Turqisë, të dielën më 7 shtator, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës FIFA 2026.

18:30
“Unë u dënova vetëm se denoncova krimin”, Salianji për autorin e vrasjes në Shkodër: Krimineli me 1.3 kg drogë, antiplumb e maska silikoni bëri vetëm 1 vit burg

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjes së rëndë kriminale ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku dy persona u vranë me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

18:24
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Ecim, pa ndalim

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara publike në rang vendi.

18:22
Të “dënuar” me fitore/ Të martën në mbrëmje Shqipëri-Letoni, na duhen vetëm tri pikët

Kombëtarja shqiptare do të luajë të martën ndaj Letonisë, duel i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Sfidë kjo që do të startojë në orën 20:45 dhe që trasmetohet ekskluzivisht në DigitAlb.

18:03
Shkon në 15 numri i kombëtareve të kualifikuara në Botëror, skuadra afrikane pret biletën për në Kupën e Botës 2026

Tunizia ka siguruar zyrtarisht një vend në Kupën e Botës FIFA 2026, pas një fitore dramatike 1-0 ndaj Guinesë Ekuatoriale, në një ndeshje elektrizuese të zhvilluar të hënën mbrëma.

17:57
Izraeli shpall një “zonë të re humanitare” në jug të Gazës, mes paralajmërimeve për zhvendosje masive

Ushtria izraelite ka shpallur një tjetër “zonë humanitare” në jug të Rripit të Gazës, në një pjesë të vogël të Al-Mawasi, pranë Khan Younis, duke urdhëruar civilët palestinezë që të evakuohen atje “për sigurinë e tyre”.

17:56
Trump humbet betejën, gjykata vendos 83 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje ndaj gazetares Carrol

Një gjykatë federale e apelit mbështeti të hënën dëmshpërblimi prej 83.3 milionë dollarësh nga gjykata kundër Presidentit Donald Trump për shpifjen ndaj gazetares së revistës E. Jean Carroll.

17:47
Anuela Ristani inspekton përfundimin e rrugës te Shkolla “Kosova”: Do ndërhyjmë edhe në 20 rrugë të tjera

Dita e sotme shënjoi hapjen e procesit mësimor për nxënësit e kryeqytetit. Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ishte sot në shkollën “Kosova”, për të uruar nxënësit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, teksa inspektoi përfundimin e rrugës te Shkolla te Kosova, që do jetë një fasilitet i shtuar për fëmijët.

17:47
“Sillet si i fortë”, zbardhet dëshmia e autorit të krimit në Shkodër: Objektiv kisha Erogen Vason, kemi një problem personal

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, për shkak të një problemi personal me të”, është kjo deklarata në polici e Ragip Gila pas arrestimit.

17:45
Franca në krizë politike/ Kush do të jetë kryeministri i ri pas dështimit të Bayrou dhe çfarë do të bëjë Macron?

Pas dështimit të kandidaturës së François Bayrou si kryeministër konsensual, Presidenti francez Emmanuel Macron përballet me një dilemë të madhe politike: a do të dorëzojë postin e kryeministrit tek e majta, e cila doli blloku më i madh në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024?

17:45
VIDEO/ Top Channel siguron momentin e arrestimit të autorit të masakrës Shkodrës, detaji që ‘tradhtoi’ vrasësin

Skafanderi që mbante në tokë teksa ende drejtonte makinën, ‘tradhtoi’ autorin e masakrës së Shkodrës, ndodhur këtë mëngjes ku u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

17:34
Në prag të mbledhjes së Parlamentit, zbulohet lëvizja e PD. Berisha thërret në seli Kryesinë

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, që do të mbahet më 12 shtator, lëvizjet duket se kanë nisur edhe në kampin blu.

17:31
Aksioni antidrogë në Elbasan, të arrestuarit transferohen drejt Tiranës nën forca të shumta sigurie

Një operacion i gjerë antidrogë u zhvillua mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, me rezultat arrestimin e 39 personave.

17:18
Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë në Shkodër, dalin pamjet kur autori largohet nga vendngjarja

Ky është momenti kur autori Ragip Gila ndodhet në lagjen “Serreq” dhe largohet në drejtim të lagjes Skënderbeg, me mjetin tip BMË që ia ka marrë me forcë një qytetari pasi kreu krimin.

17:14
“Me Letoninë, një finale për në Botëror”/ Sylvinho i shmanget pyetjes për të ardhmen: Kemi bërë ndeshje të mira, por gabimet paguhen shtrenjtë

Shqipëria do të ndeshet me Letoninë në Tiranë, në kuadër të Kualifikueseve të Botërorit 2026, të martën e 9 shtatorit.

17:02
Rama takim me komandantin e Forcave Detare të SHBA në Europë e Afrikë: Shqipëria po ndërmerr hapa për rilindjen e industrisë ushtarake

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch.

16:50
Video pak çaste pas masakrës së Shkodrës në mes të lokalit, klientët largohen të tmerruar

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën mëngjesin e kësaj të hëne ku si pasojë e një atentati mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

16:46
Nëntë viktima në nëntë muaj, atentatet mafioze që tronditën Shkodrën këtë vit

Nëntë vrasje kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës gjatë këtij viti teksa ngjarje të tilla ndikojn në sigurinë në qytet.

16:46
“Ky është shansi i fundit për të shkuar në Botëror”/ Gjimshiti para sfidës me Letoninë: Gabuam në ndeshjen e parë, do japim 100% për tri pikët

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, foli në një konferencë për mediat përpara takimit me Letoninë.

16:30
Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër/ U vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi 

Erogen Vaso ishte shënjestra e atentatit mafioz të ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në një lokal në mes të Shkodrës.

16:29
Kosova përforcon mbrojtjen ushtarake me teknologji amerikane, pranon dronë nga SHBA

Javën e kaluar, Kosova ka pranuar fluturake pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të blera nga Shtetet e Bashkuara, njoftoi ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

16:28
Si nisi viti i ri shkollor në të gjithë vendin? 26 mijë nxënës në klasë të parë

Nxënësit e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri shkollor 2025-2026.

16:14
“Nuk është vetëmbrojtje, është shfarosje”/ Kryeministri i Spanjës shpall masa të forta kundër Izraelit për luftën në Gaza

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka ashpërsuar kritikat ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza, duke akuzuar qeverinë e Benjamin Netanyahut për “shfarosje të një populli të pambrojtur” përmes bombardimeve mbi spitale dhe “vrasjes së fëmijëve të pafajshëm nga uria”.

15:53
Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli, do të strehohen nëpër kazerma

Qeveria britanike po shikon mundësinë që në të ardhmen, azilërkuesit të strehohen më shumë nëpër kazerma ushtarake e të largohen prej hoteleve.

15:46
Mbyllet shkolla në Polenë sepse s’ka më regjistrime, në qarkun Korçë ka 780 nxënës më pak këtë vit

Në shkollën e fshatit Polenë ku dikur kishte qindra nxënës tani nuk ka më asnjë. 

15:43
Takimi i Dumanit në DASH/ SPAK zbardh bisedën: Bashkëpunim në goditjen e organizatave kriminale e trafikun e lëndëve narkotike

Bashkëpunimi në goditjen e organizatave kriminale, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave ishte në fokus të vizitës së kryeprokurorit të posaçëm, Altin Dumani, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

15:37
Viti i ri shkollor/ Fëmijët mes emocionesh nisin mësimin, rregullat e reja për nxënësit dhe mësuesit

Nisi viti i ri shkollor. Shkollat pritën 345 mijë nxënës në sistemin parauniversitar shqiptar, mes tyre mbi 26 000 fëmijë ishin në emocionet e klasës së parë.

15:20
“Shkodra në dorën e krimit”, kryetari i PD: Personat e përfshirë në krim, ka informacione se u përdorën në fushatë

Atentati në kryeqendrën e veriut për Sali Berishën është tregues që Shkodra është në duart e krimit.

15:14
Begaj dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi ironizon: Shqipëria nuk ka President, por një ministër të Ramës në Presidencë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ironizon presidentin e Republikës, Bajram Begaj, i cili pak më parë nxori dekretin për mbledhjen e seancës së parë plenare të Legjislacionit XI.

14:47
Legjislatura e XI e Parlamentit/ Begaj thërret seancën e parë në 12 shtator: Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE

Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025, në orën 10:00, njoftoi presidenti Bajram Begaj, që dekretoi sot seancën e parë.

14:42
Protesta kundër qeverisë në Nepal, 16 viktima dhe dhjetëra të plagosur pas përleshjeve të policisë me turmën

Të paktën 16 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Katmandu të Nepalit, gjatë një shtypjeje të dhunshme të protestave për ndalimin e mediave sociale, e cila u shndërrua në një protestë masive kundër autoritarizmit dhe korrupsionit të qeverisë nepaleze.

14:33
Izraeli breshëri raketash në Gaza pas paralajmërimit të ministrit të Mbrojtjes: Sulmet do vazhdojnë deri sa Hamasi të dorëzohet

Një seri sulmesh ajrore u kryen ndaj ndërtesave në Gaza të hënën në mëngjes, pa ndonjë deklaratë zyrtare të menjëhershme nga IDF, sipas Times of Israel.

14:28
“Si mund ta hedhë dikush në plehra dashurinë?”/ Habit Flor Mumejesi me postimin e audios me zërin e Elvana Gjatës

Kantautori i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej disa kohësh është larguar nga skena dhe projektet e reja muzikore.

14:21
SHBA dhe europianët gati sanksionet e reja për Moskën, reagon Kremlini: Nuk na kanë pasur absolutisht asnjë efekt

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar rrjedhën e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, theksoi se këto masa nuk kanë arritur të ndikojnë në vend.

14:21
Vrasja e Kristian Kolës/ Babai i viktimës paralajmëron vetëdrejtësi: Atentatorët i qëlluan në pabesi, në Shkodër ka vrasës me pagesë që…

Qyteti i Shkodrës u trondit mbrëmjen e së enjtes nga një atentat mafioz.

13:58
Autori i masakrës në Shkodrës la motorin ndezur dhe grabiti me forcë “BMW”, rrugës përplasi dy makina

Ragip Gila dështoi të arratisej pas atentatit mafioz që tronditi Shkodrën mëngjesin e kësaj të hëne.

13:44
Lufta në Ukrainë/ Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu

Sot ose nesër, liderët europianë do të vizitojnë Shtetet e Bashkuara për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

13:40
U dënua me 5 vite/ Zbardhet vendimi, si autori i masakrës së Shkodrës fitoi lirinë para kohe

Ragip Gila, 29-vjeçari i arrestuar për masakrën e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ishte emër i njohur për policinë.

13:34
Trump “nuk heq dorë” nga Gaza: Marrëveshja së shpejti, do lirojmë pengjet

Pasi i lëshoi Hamasit atë që e cilësoi “si paralajmërimin e fundit” për grupin islamik, presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohet se një marrëveshje për

13:28
“Hëna e përgjakur”, eklipsi “mahniti” botën: Të gjithë më sytë nga qielli

Eklipsi spektakolar i Hënës, që e veshi atë në ngjyrë të kuqërremtë duke bërë që të mbiquhet si “Hëna e përgjakur”, u ndoq me kërshëri të madhe në shumë pjesë të botës.

13:20
Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do bllokohen

Policia e Shtetit ka publikuar plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit “Shqipëri – Letoni” që do të zhvillohet më datë 9 shtator 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë.

13:14
Mbrëmja e Yamal në Turqi: Fillimisht dy asistet, më pas pasaporta e humbur

Një mbrëmje që Lamine Yamal me siguri do ta ketë të vështirë ta harrojë: fitorja e Spanjës së tij, e thellë dhe bindëse, 6-0 kundër Turqisë me dy asistime të regjistruara prej tij, ishte vetëm prologu i një sërë të papriturash dhe peripecish.

13:05
“Anëtarësimi në BE është mundësi reale”, Gonzato vlerëson SPAK: Bashkëpunim shembullor, Shqipëria po godet rrjetet kriminale

Ambasadori i BE-së në Shqipëri mori pjesë në një panel të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme ku foli për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

12:59
Delegacioni shqiptar në Rambuje/ Zbulohet letra që i dërgoi Rexhep Meidani: Barrë të madhe keni marrë mbi supe, shqiptarët iu mbështesin

Teksa delegacioni shqiptar i Kosovës ndodhej në Rambuje të Francës për të negociuar një marrëveshje me Serbinë, në praninë edhe të ndërkombëtarëve, Presidenti i asaj kohe i Shqipërisë, Rexhep Meidani i është drejtuar përfaqësuesve shqiptarë me një letër ku i përgëzonte për kohezionin dhe profesionalizmin e treguar gjatë bisedimeve.

12:54
Humb jetën 58-vjeçari nga Maliqi/ Policia raporton se u godit nga kali, familjarët ngrenë akuza: E goditi një person nga Pogradeci

Një 58-vjeçar nga fshati Rëmbec i Maliqit, i cili ndodhej në gjendje të rëndë në QSUT, pasi sipas policisë u godit nga kali, ka humbur jetën, ndërkohë që familjarët ngrenë pretendime për ngjarje kriminale.

12:43
Fier/ 2000 nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës, programi “Art, zeje, sport” zgjerohet me 16 institucione të tjera publike

Viti shkollor 2025-2026 në qarkun e Fierit fillon në të të gjitha institucionet arsimore, ku vetëm në klasat e para janë regjistruar rreth 2000 nxënës.

12:28
KQZ i kthen përgjigje kompanisë postare: Tërhiq “presionin”për kamatvonesat, nuk paguajmë pa vërtetuar nëse e keni kryer shërbimin

Pak ditë pasi DHL i kujtoi Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve se nuk e kishte paguar për shërbimin e kryer që mundësoi votën e diasporës, ka ardhur dhe përgjigja e kryekomisionerit  Ilirjan Celibashi.

12:05
Franca në krizë politike, Bayrou përballet me votëbesim, cila do jetë lëvizja e radhës nga Macron nëse shkarkohet kryeministri i tij i katërt?

Ishte një pyetje e famshme e bërë nga udhëheqësi i Francës në kohën e luftës dhe ish-Presidenti Charles de Gaulle: “Si mund të qeverisë dikush një vend me 246 lloje djathi?” Më shumë se 60 vjet më vonë, përgjigjja duket se është askush.

12:00
Aksident pranë Portit të Jahteve në Orikum, makina përmbyset në mes të rrugës, lëndohet shoferi

Një aksident rrugor është regjistruar sot pranë Portit të Jahteve në Orikum, ku një automjet tip Audi A3 është përmbysur në mes të rrugës.

11:50
“Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit”, Berisha reagon për atentatin mafioz me dy viktima: Qytetin po e sundojnë bandat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas atentatit mafioz me dy viktima dhe dy të plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

11:50
E harroi ndezur pas krimit, pamjet e motorit që përdori autori i masakrës së Shkodrës

Ky është motomjeti që përdori autori i masakrës së Shkodrës pasi vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë në një lokal në qendër të Shkodrës.

11:39
FOTO/ Ky është viktima e dytë e atentatit mafioz sot në Shkodër, shoqërues i Erogen Vasos

Personi në foto është Liridon Kraja, shoqërues i Erogen Vasos. Ai mbeti i vrarë sot gjatë atentatit mafioz në mes të Shkodrës.

11:25
Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Ilir Metën

Edhe gjykata e apelit vendosi lënien në fuqi të arrestit në burg të ish-presidentit Ilir meta nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

10:59
Pesë të vrarë dhe nëntë të plagosur gjatë një sulmi me armë në Jerusalem, autorët hapën zjarr drejt stacionit të autobusit

Pesë persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me armë nga persona të armatosur palestinezë në Jerusalem, ka bërë të ditur policia.

10:57
“Në diasporë kemi profesionistë të jashtëzakonshëm”, Rama i kërkon ambasadorëve ngritjen e një databaze: E papranueshme të mos e dimë ku janë

Kryeministri Rama nuk është kursyer vetëm te aspekti i diplomacisë ekonomike për të kritikuar ambasadorët gjatë takimit 3 ditor që po mbahet në Tiranë.

10:50
U ekzekutua me armë zjarri/ Kush është Armando Pali, ish-punonjës i IMT në Shkodër

Armando Pali mbeti viktimë e sulmit me armë zjarri të ndodhur sot në Shkodër, ku u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

10:44
“Zgjohuni më herët dhe flini më vonë”, Rama batuta me ambasadorët: E di që e keni të vështirë të luftoni me rutinën tuaj dhe thoni ‘ehu sa kemi parë ne’

Në fund të fjalës së tij gjatë konferencës 3 ditore me ambasadorët, kryeministri përmes batutave u ka kujtuar diplomatëve shqiptarë nëpër botë borxhin ndaj atyre që kanë dhënë jetën për të parë Shqipërinë në BE, por edhe detyrimin ndaj brezit të ri.

10:07
“Diplomacia ekonomike, hallka jonë më e dobët”, Rama kritika ambasadorëve: Rezultati lë për të dëshiruar

Për kryeministrin Edi Rama diplomacia ekonomike është pika më e dobët e bilancit të ambasadave tona nëpër botë.

10:03
Policia e Shkodrës reagim zyrtar për masakrën me dy të vrarë e dy të plagosur

Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht lidhur me masakrën e ndodhur sot në mes të qytetit me dy të vrarë dhe dy të plagosur.

10:00
Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë, ja kush është autori i masakrës së Shkodrës

Ragip Gila është arrestuar në zonën e njihur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes.

09:55
“Kreditet e Shqipërisë sot më të larta se asnjëherë”, Rama me ambasadorët e Shqipërisë: Këto katër vite, nuk duhet humbur asnjë ditë

Për tre ditë me radhë, ambasadorët e Shqipërisë nëpër botë do të mblidhen në Tiranë për të për të përcaktuar prioritetet dhe për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.

09:52
Masakër në mes të Shkodrës/ Vriten dy vetë, por jo shënjestra! Kapet autori i atentatit mafioz, si tentoi t’i ikte policisë me skafandër në kokë

Dy të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci tragjik nga një atentat mafioz i ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një lokal në qendër të Shkodrës.

09:28
Ajola Xoxa në SPAK, zbaton masën “detyrim paraqitje”

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

09:22
Dy të vdekur dhe dy të plagosur në mes të Shkodrës, një i arrestuar/ Pas ngjarjes u largua, por u aksidentua

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në mes të qytetit.

08:55
Rritet numri i viktimave në Shkodër, dy të vdekur dhe dy të plagosur, mes tyre një kameriere

Dy të vdekur dhe dy të plagosur, është ky bilanci tragjik nga të shtënat me armë mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër.

08:53
Dy të vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri në Shkodër, pamjet nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hënë në Shkodër.

08:45
Të shtëna me armë zjarri në qendër të Shkodrës, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri raportohen pak çaste më parë në Shkodër.

08:38
Investigimi/ Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës

Faqja online e Institutit të Kërkimeve Shkencore për Kimi të Aplikuar të Rusisë (NIIPH) ka shumë fotografi të fishekzjarrëve dhe njërës prej pajisjeve që e prodhon: fishekzjarrë në pako të zbukuruara me vizatime të një peme festive, një figurë të babagjyshit dhe fëmijë e krijesa të lezetshme.

08:19
OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

Një në tetë vetë vuan nga çrregullime psikike, pavarësisht nga mosha, prejardhja ose seksi. Pasojat personale dhe shoqërore janë dramatike. Të prekurit në shumicën e rasteve nuk marrin ndihmën e duhur.

08:03
Gjykata e Lartë në Izrael: Të burgosurit palestinezë po vuajnë nga uria

Gjykata e Lartë e Izraelit ka deklaruar se autoritetet izraelite nuk po sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për të burgosurit palestinezë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për përmirësimin e kushteve të tyre ushqimore.

07:51
“Vrasësja me kërpudha” dënohet me 3 burgime përjetë/ Helmoi familjarët e burrit gjatë një dreke në Australi!

Erin Patterson, 50-vjeçarja nga Australia që helmoi me qëllim tre anëtarë të familjes së ish-bashkëshortit të saj me kërpudha vdekjeprurëse gjatë një dreke në shtëpinë e saj, është dënuar me tre burgime të përjetshme dhe 33 vite pa të drejtë lirimi me kusht.

07:31
345 mijë nxënës nisin sot vitin e ri shkollor 2025-2026, ja ndryshimet në sistemin arsimor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

Këtë të hënë nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës.

07:20
Alternime vranësirash dhe reshje shiu në zonat malore, si parashikohet moti këtë të hënë

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.