E shtunë, 07 Shtator 2024
08:57
Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd, shoferi përplas 24-vjeçarin që po udhëtonte me motomjet dhe arratiset 

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 24-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan-Librazhd.

08:43
Dy pika kufitare me Serbinë vijojnë të mbyllura, njëra e bllokuar për qytetarët nga Kosova, Gërvalla: Policia e Vuçiçit po mbështet këtë përshkallëzim racist

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdarja dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të mbyllura.

08:22
Përfundojnë investimet në shkollën e re “Naim Frashëri” në Fier, Rama: Gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga shkolla e re “Naim Frashëri” në Fier.

08:05
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se dita e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me vranësira të konsiderueshme.

07:48
Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël. I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve

Marklen Haka është ndër personazhet e botës së krimit më të spikatur në zonën e Niklës, i njohur për aleancat por edhe hasmëritë e krijuara në po të njëjtin territor.

07:47
Shqiptari kërcënoi policët gjermanë me hanxhar, çfarë zbuluan autoritetet: U motivua…

Një 29-vjeçar, i armatosur me hanxhar dhe thikë, shkoi në një stacion policor në perëndim të Gjermanisë, ku i kërcënoi me vrasje oficerët dhe bërtiti në gjuhën arabe “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi), thanë hetuesit gjermanë të premten.

07:31
Hungaria i çon emigrantët në Bruksel/ Qeveria e Orban kundër gjobave të BE: Meqë i duan, po ua nisim ne falas

Qeveria e Hungarisë dha sinjale se e ka seriozisht planin për t’u ofruar azilkërkuesve udhëtim falas drejt Brukselit, një masë që synon të bëjë presion ndaj Bashkimit Evropian që të heqë dorë nga gjobat e rënda kundër vendit për politikat e tij kufizuese të azilit.

E premte, 06 Shtator 2024
23:00
Serbët bllokojnë rrugët/ Kërcënojnë se do të vazhdojnë protestën deri sa t’u plotësohen kërkesat

Nisur nga ora 18:00 e mbrëmjes së të premtes, qytetarët serbë, bllokuan rrugët që të çojnë nga Serbia në Kosovë.

22:52
Kosova e nis me humbje, Dardanët mposhten në shtëpi 3-0 nga Rumania

Kosova e fillon me humbje aventurën e Ligës së Kombeve, në përballjen me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

22:45
Shpresat mundin Zvicrën/ Kombëtarja kuqezi fiton 2-1 në transfertë, Pajaziti e Lilo protagonistë

Kombëtarja shqiptare e U21 merr një fitore të rëndësishme në transfertë në kualifikueset e Euro 2025.

22:33
Shtyhet shpallja e aktgjykimit ndaj Trumpit deri pas zgjedhjeve

Shpallja e aktgjykimit kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në rastin penal për blerjen e heshtjes, është shtyrë deri pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

22:08
Maliq/ Aksident në afërsi të fshatit Rëmbec, lëndohet shoferi dhe pasagjerja

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

21:58
Taktika e re e Kremlinit, nxjerr në pah përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet amerikane

Rusia prej kohësh ka bërë përpjekje për të shpërndarë dezinformata për të ndikuar në debatin politik në Shtetet e Bashkuara. Së fundmi ajo po përdor një metodë të re: Duke paguar amerikanë për t’i shërbyer këtij objektivi.

21:49
Nuk dihet ende fati i Donald Trump, vendimi për gjyqin shtyhet pas zgjedhjeve presidenciale

Shpallja e aktgjykimit kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në rastin penal për blerjen e heshtjes, është shtyrë deri pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

21:45
Hungaria thotë se ‘do të dërgojë emigrantët me autobus’ drejt Brukselit (fotot)

Hungaria ka përsëritur sot idenë e saj për të dërguar emigrantët me autobus drejt Brukselit në protestë ndaj rregullave të BE për pranimin e azilkërkuesve.

21:38
EURO Sllovaki 2025/ Shqipëria U-21 triumfon në Lozanë, mund Zvicrën 2-1

Kombëtarja shqiptare U-21 regjistroi një fitore fantastike në transfertë ndaj Zvicrës me rezultatin 2-1.

21:26
Videolajm/ U përballën në Drejtorinë e Tiranës, çfarë i tha Marklen Haka nën pranga Tonin Vocajt?

Kur Marklen Haka, këmbëzbathur dhe nën pranga, ka mbërritur në Drejtorinë e Tiranës sot, është përballur me kryepolicin, Tonin Vocaj, që po dilte nga ndërtesa.

20:53
Kërcënoi policët gjermanë me hanxhar dhe thikë, arrestohet shqiptari! Bërtiti “Allahu Akber” para tyre

Një 29-vjeçar, i armatosur me hanxhar dhe thikë, shkoi në një stacion policor në perëndim të Gjermanisë, ku i kërcënoi me vrasje oficerët dhe bërtiti në gjuhën arabe “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi), sipas hetuesve gjermanë të premten.

20:36
“Në Laprakë, ta vrasin rrugës”, mesazhet që Shullazi i dërgonte Marklen Hakës për të vrarë Durim Bamin: Ta kapim ditën e hënë, ka shkuar te…

Në komunikimet e zbardhura në dosjen e prokurorisë, më datë 1.07.2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Hakën në lidhje me vrasjen e Durim Bamit.

20:18
Debati pa media në Këshillin e PD/ Murrizi: Bardhi e Gjekmarkaj diversantë, të votohen. I përgjigjet Noka: Kanë bërë betejë në Parlament kundër Ramës

Myslym Murrizi dhe Flamur Noka janë përfshirë në një debat në mbledhjen e Këshillit të PD me dyer të mbyllura.

20:03
Murrizi përplaset me Nokën e Palokën në Këshill: I keni fryrë Berishës në vesh për listat, gjysma e këtyre që do bëhen deputetë do të përjashtojnë ty Flamur

Vijimi i mbledhjes së Këshillit Kombëtar të demokratëve me dyer të mbyllura pas fjalës së mbajtur online nga kryetari i partisë, Sali Berisha, nuk ka qenë aq i qetë sa dukej teksa lideri I PD-së fliste.

19:56
Zelensky kërkon armë! Takimi me Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në bazën Ramstein në Gjermani

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky u takua sot në Gjermani me udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësues të tjerë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ku kërkoi më shumë mbështetje ushtarake nga aleatët perëndimorë.

19:34
Zbardhet debati me dyer të mbyllura, anëtarët e Këshillit të PD sfidojnë drejtuesit politikë: Pranoni sfidën dhe qëndroni poshtë në lista. Alizoti largohet nga Berati

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të PD nuk kanë munguar as debatet mes të pranishmëve.

19:33
Në shkollën në verilindje të Francës, celularët e nxënësve mbahen në dollapë (fotot)

Në shkollën e mesme Auguste Brizeux në Lorient në verilindje të Francës, nxënësit gjatë gjithë kohës lënë celularët e tyre në dollapë për t’u shkëputur nga rrjeti gjatë kohës së mësimit.

19:23
Berisha sulmon SPAK dhe shpall strategjinë e PD: Deri tani ishim në mbrojtje, këto nëntë muaj vetëm protesta dhe në sulm

Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj SPAK gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Kombëtarë të PD-së.

19:10
Serbët bllokojnë kufirin në Kosovë, nuk lejojnë kalimin e automjeteve

Serbët kanë bllokuar kufirin në Jarinje në Kosovë, duke mos lejuar automjetet të kalojnë.

18:48
Kamionistët kolumbianë nënshkruajnë për mbylljen e grevës së çmimit të karburanteve me qeverinë (fotot)

Sindikatat e transporteve dhe qeveria e Kolumbisë nënshkruan sot marrëveshjen për t’i dhënë fund grevës së çmimeve të karburanteve në vend.

18:47
I përshirë në grup kriminal, rrjeti “Sky” e nxori zbuluar! Akuzat që rëndojnë mbi Marklen Hakën, “të fortin e Niklës”

Marklen Haka i arrestuar sot në Nikël, është ndër personazhet e njohur të botës së krimit, i njohur kryesisht, për tetativën për të vrarë mikun e tij, Durim Bamin.

18:22
Burri me qesen me droga i kërkon policisë ta testojë ‘mos janë të kontaminuara’ (fotot)

Një burrë i ndaluar për një grabitje banese në SHBA i bëri gjërat edhe më keq për veten e tij kur u ankua në polici se ‘metamfetamina e tij mund te ishte e skaduar’ dhe i kërkoi ta testonin, sipas hetuesve në Florida.

18:16
Pas skandalit me të dashurën në Ministrinë e Kulturës, pranohet dorëheqja e ministrit në Itali! Emërohet menjëherë pasuesi i Gennaro Sangiuliano

Dorëheqja e ministrit të Kulturës në Itali është pranuar nga presidenti i Republikës, Sergio Mattarella.

18:09
“Me e rrjep, me e torturu”, si Marklen Haka informonte Shullazin për lëvizjet e Durim Bamit

Sipas dosjes së SPAK, Marklen Haka ka patur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e shtetasit Durim Bami me qëllim vrasjen e tij.

17:52
Kërcënimi i bombës detyron avionin drejt Frankfurtit në ulje emergjence në Turqi (fotot)

Një avion pasagjerësh i linjave indiane Vistara që fluturonte drejt Gjermanisë ka bërë një ulje të detyruar në Turqi sot për një kërcënimi të pashpjeguar për bombë.

17:49
Sylvinho në prag të ndeshjes me Ukrainën: Grup i vështirë, jemi pa Ajetin dhe Gjimshitin, por kemi lojtarë të fortë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka dhënë një konferencë për media, në prag të ndeshjes me Ukrainën, në Ligën e Kombve.

17:48
Plagosje me thikë në Fier! Arrestohet autori 15-vjeçar, dyshohet se mes tyre ka pasur…

Një 39-vjeçar është plagosur në fshatin Luar të Fierit, nga një 15-vjeçar.

17:36
Princi Hisahito bëhet mashkulli i parë ‘mbretëror’ në 4 dekada që arrin moshën e rritur në Japoni (fotot)

Familja mbretërore e Japonisë ka njoftuar se Princi Hisahito ka mbushur 18 vjeç, duke u bërë mashkulli i parë mbretëror në gati katër dekada që arrin në moshë të pjekurisë.

17:30
“Udhëtime e koncerte me paratë e buxhetit të shtetit”/ Skandali i ministrit të Kulturës në Itali, e dashura publikon ‘faktet’! Meloni nuk pranon dorëheqjen e Sangiulianos

Ministri i Kulturës në Itali, Gennaro Sangiuliano është kthyer në temën e nxehtë të ditës pas daljes në dritë të marrëdhënies së tij jashtëmartesore me Maria Rosaria Boccia, një personazh i njohur në rrjetet sociale në vendin fqinj.

17:29
E rëndë në Tiranë! Rrëzohet nga skela teksa punonte, ndërron jetë 66-vjeçari

Një person ka ndërruar jetë këtë të premte, pasi është rrëzuar nga skela ku po punonte.

17:17
Turqia dënon vrasjen e qytetares së saj nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor (fotot)

Qytetarja turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi është qëlluar për vdekje nga forcat izraelite në një protestë kundër kolonive të reja në tokat palestineze, në territorin e pushtuar Nablus të Bregut Perëndimor.

17:05
Me një karrierë të gjatë në radhët blu, kush është Sokol Bizhga, drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit

Sokol Bizhga, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, do të marrë detyrën e kryetarit të Policisë së Shtetit, pasi Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen.

17:03
Ndodhej në oborrin e shtëpisë, policia vrapon për ta kapur! Momenti i arrestimit të Marklen Hakës dhe disa të tjerëve (VIDEO)

Tashmë është bërë publike momenti i arrestimit të Marklen Hakës dhe disa të tjerëve në Nikël të Krujës.

16:53
Kina thotë se po ndalon adoptimet nga të huajt duke ngritur shqetësime te amerikanët (fotot)

Diplomatët amerikanë raportohet se po kërkojnë sqarime për qindra familjet që janë në proces të adoptimeve ndërkombëtare.

16:46
VIDEO/ I prangosur dhe zbathur, momenti kur Marklen Haka shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

Marklen Haka është vënë në pranga pasditen e sotme, teksa  tashmë ka mbërritur në Drejtorinë Policore Tiranë nën masa të rrepta sigurie.

16:46
Dënohet me 7 vjet burg Thanas Bako nga Saranda, pastronte paratë e trafikantëve ndërkombëtarë

Dënim me 7 vjet burg ka dhënë një Gjykatë në Roterdam për 53-vjeçarin nga Saranda, Thanas Bako, i cili dyshohet si bankier kriminal i nëndheshëm i qindra milionë eurove.

16:33
Qyteti italian ndalon sportin e kriketit pas ankesave ndaj emigrantëve (fotot)

Nën diellin e nxehtë të bregdetit Adriatik të Italisë, një grup emigrantësh nga Bangladeshi luajnë sportin e tyre të preferuar, kriketin, në një fushë të vogël betoni.

16:27
Paralajmërimi i fortë i Iranit për Rusinë: Mos anashkaloni Azerbajxhanin në mosmarrëveshjen kufitare

Qeveria e re reformiste e Iranit ka paralajmëruar Rusinë që të mos anashkalojë Azerbajxhanin në një mosmarrëveshje kufitare.

16:27
Ministri turk, mesazh Prishtinës: Kujdes gylenistët, kërcënim për Kosovën

Nga Prishtina ku ndodhet për një vizitë zyrtare, ministri i jashtëm turk Hakan Fidan, përcolli mesazhin e qartë se Ankaraja pret nga autoritetet atje të ndërmarrin veprime kundër lëvizjes Hizmet të klerikut Fetullah Gulen, që Turqia i referohet me akronimin FETO dhe të njëjtën e ka shpallur organizatë terroriste.

16:11
Qëllohet për vdekje aktivistja amerikane në Bregun Perëndimor, dyshohet se u vra nga trupat izraelite

Një amerikane 26-vjeçare është qëlluar për vdekje në Bregun Perëndimor gjatë një proteste.

15:50
Përfundojnë punimet për ndërtimin e Qendrës së Monitorimit të Trafikut, Rama: Do vendosen 150 kamera në akset kryesore të vendit

Kanë përfunduar punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, përmes së cilës akset kryesore rrugore të vendit do të monitorohen 24 orë në javë, nëpërmjet 150 kamerave që do të vendosen.

15:48
Operacion “blic” në Nikël, arrestohet Marklen Haka! 33-vjeçari u ka shpëtuar dy atentateve

Ka rënë në pranga Marklen Haka, 33-vjeçari i cili shpëtoi nga një atentat që iu bë në Nikël dy vjet më parë.

15:35
Finlanda shfaq interes për Kosovën, ministrja e Jashtme në Prishtinë: Ka të gjithë mbështetjen tonë

Finlanda është e gatshme t’i ofrojë Kosovës të gjithë mbështetjen e saj për integrimin euroatlantik dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

15:29
Ukraina përdor dronin zjarrvënës kundër ushtrisë ruse që lëshon metal të shkrirë mbi pyje, pozicione e banesa (foto-video)

Ushtria e Ukrainës në fushatën e saj kundër forcave ruse thotë se ka improvizuar zgjidhje sulmuese ekonomike, duke prezantuar pamje të një droni zjarrvënës që lëshon copa të shkrira metali mbi objektivat e tij.

15:24
Rritet numri i trafikantëve shqiptarë të drogës në Gjermani, raporti: Shumica prej tyre kanë kërkuar azil

Numri i shqiptarëve të përfshirë në krimin e organizuar në Gjermani është rritur, e theksuar kjo në raportin më të fundit të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA, për vitin 2023.

15:18
Hapen 5 shkolla të reja në Tiranë, Veliaj: T’i japim fund mësimit me dy turne! Hapim qendrën më të madhe në Ballkan për fëmijët me spektrin autik

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar hapjen e 5 shkollave të reja në kryeqytet me fillimin e vitit të ri shkollor ditën e hënë.

15:17
Ambasada amerikane merr pjesë me ekspertë në komisionin e posaçëm “Xhafaj”, mbështet SPAK: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

Ambasada amerikane do të angazhohet në punën e ngritur nga komisioni i posaçëm në Kuvend për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin.

15:16
“Udhëtova me ministrin e Kulturës, me shpenzimet e ministrisë”/ Skandali në Itali, Boccia: Sangiuliano po shantazhohet! Në bisedat tona ka mesazhe pikante, regjistrova…

Marrëdhënia jashtëmartesore e ministrit italian të Kulturës, Gennaro Sangiuliano, është bërë kryefjalë e mediave në Itali, por edhe jashtë vendit.

15:16
Të huajt mund të qëndrojnë më gjatë/ Po përgatitet ligji i ri që lehtëson qëndrimin në Shqipëri të shtetasve të BE

Për të ndikuar më tej në hapjen e rrugëve të migracionit të rregullt për punësim dhe menaxhimit të hyrjeve të të huajve në kontekstin e turizmit në rritje, por edhe për përmbushjen e një prej detyrimeve të procesit të integrimit europian, Ministria e brendshme ka hedhur për konsultim publik projektligjin për të huajt.

15:13
Krimet në familje, psikologët: Shkak janë bërë problematikat brenda familjes shqiptare

Lajmet ku fëmija vret babanë apo bashkëshorti vret nënën e fëmijëve janë shtuar në shoqërinë tonë çka tregon një realitet të hidhur të familjeve shqiptare.

15:05
I shpallur në kërkim, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, i dënuar për…

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për “mashtrim” është kapur në Tiranë.

15:00
“Valë” dorëheqjesh, largohet nga detyra kreu i Drejtorisë së Përgjithshme Detare

Në “valën” e dorëheqjeve, këtë fillim shtatori është larguar nga detyra edhe kreu i Drejtorisë së Përgjithshme Detare me seli në Portin e Durrësit, Paulin Ndreu.

14:55
“Shkundet” Policia e Shtetit! Ministri i Brendshëm zyrtarizon ndryshimet, ikën Rrumbullaku dhe zgjidhet pasuesi i tij, hapet gara edhe për drejtuesit e 12 qarqeve

Ngjarjet e rënda të ndodhura gjatë muajve të verës pasuan me “furtunë” në Policinë e Shtetit.

14:54
“Të më sulmojnë me Ritën, është e ulët”/ Roza Lati flet për jetën personale dhe tregon sesi i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV3

Roza Lati ishte sot e ftuar në emisionin “Në shtëpinë Tonë” ku bëri një intervistë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

14:43
“Mirë se ju gjeta”/ Ambasadori i ri britanik jep mesazhin e parë pas ardhjes në Tiranë: Jam këtu për të çuar partneritetin tonë në nivel tjetër

Nicholas Abbott, ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, ka dhënë mesazhin e tij të parë mas marrjes së detyrës.

14:15
“U shkarkua me ceremoni”/ Largimi i Rrumbullakut nga drejtimi i Policisë, Salianji:  E detyruan sepse…

Sipas deputetit të PD-së, Ervin Salianji, largimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga posti ka qenë i detyruar, duke theksuar se “ai është shkarkuar me ceremoni”.

14:11
CNN publikon videon me dron, rusët ekzekutojnë tre ushtarë ukrainas të kapur rob gjatë luftimeve

CNN ka transmetuar sot një video ku ushtarët rusë ekzekutojnë në mes të ditës tre ushtarë ukrainas të kapur rob në luftime.

13:58
Argëtim me paratë e buxhetit të shtetit, ministri italian në lupën e Gjykatës së Audituesve: Hetim i mundshëm për dëm tatimor

Skandali që ka përfshirë ministrin e Kulturës, Gennaro Sangiuliano, përballë akuzave të të dashurës, influenceres Maria Rosaria Boccia rrezikon të kthehet edhe në një çështje gjyqësore.

13:47
Begaj vizitë në Estoni: Mbështesim njëri-tjetrin në sfidat e përbashkëta, forcojmë marrëdhëniet mes dy shteteve

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Estoni, zhvilloi takime të veçanta me Kryeministrin, z. Kristen Michal, Kryetarin e Parlamentit, z.Lauri Hussar, dhe me autoritete të tjera, me të cilët bisedoi për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e aleancës si vende të rreshtuara në anën e duhur të historisë në përballjen me sfidat e përbashkëta për garantimin e sigurisë, paqes dhe zhvillimit.

13:33
“SPAK të hetojë skandalin e TIMS”, Salianji: U rrezikua siguria e vendit, persona privatë morën akses në të dhëna

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se SPAK duhet të bëjë një hetim të shpejtë për skandalin e sistemit TIMS, për shkak se aty morën të drejtën e aksesit edhe persona jashtë policisë së shtetit.

13:27
Djegia e mandateve, Meta shigjeton sërish Kryemadhin: si mund ta bënte gruaja pa dijeninë e burrit? Asnjë nuk çoi një mesazh për…

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk i ka kursyer “shigjetat” drejt ish bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

13:01
Artan Fuga: Gabimi elementar i Albin Kurtit dhe mësimet e nxjerra prej tij

Nga Artan Fuga

12:53
Protestë para Bashkisë, Këlliçi kritikon ambasadorin e BE/ Deputetët injorojnë thirrjen e Flamur Nokës

Demokratët u mblodhën sërish poshtë zyrës se Erion Veliaj me te njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryebashkiakut te Tiranes për aferën 5 D.

12:28
Djali vrau dhe hodhi në pus babanë në Shënavlash/ Zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit: Më dha 20 mijë lekë që të hidhja trupin…

Dëshmia e 25-vjeçarit të arrestuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e 62-vjeçarit Enver Balla nga djali i tij ka hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen makabër të Shënavlashit.

12:20
Të hënën nis shkolla, policia plan masash për sigurinë e nxënësve

Policia e Tiranës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024 – 2025, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, drejtuesit e shkollave të qarkut të Tiranës, stafet pedagogjike dhe oficerët e sigurisë në shkolla, njofton se ka ndërmarrë një sërë masash, për garantimin e fillimit të vitit të ri shkollor dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për çdo nxënës.

12:14
I djeg stallat e kushëririt në Kavajë, arrestohet autori i zjarrit të qëllimshëm

I vuri zjarrin një stalle bagëtish, në Golem, për motive të dobëta, arrestohet 25-vjeçari.

12:04
Bandë gjobvënësish në Athinë dhe Mykonos! 4 në pranga, mes tyre drejtuesi shqiptar

Policia greke ka vënë në pranga një grup kriminal, i cili kryente gjobvënie ndaj bizneseve në Athinë dhe ishullin e Mykonos me pretekstin e mbrojtjes.

11:46
Ish-kryeministrja Brnabiq njoftoi tërheqjen nga Marrëveshja e Ohrit, Lajçak pas takimit me Bislimin: Serbia bëri një hap pas, pakti është i vlefshëm

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin ka bërë të ditur se janë dakorduar për takimin e radhës në Bruksel po nuk ka njoftuar datën se kur do t’i presa palët.

11:32
“Më jep 200 mijë euro ose…”/ Ishte shpallur në kërkim pasi kërcënoi një person, vetëdorëzohet 32-vjeçari në Elbasan

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim, i cili akuzohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, 1 vit më parë, kanosën një 34-vjeçar, është vetëdorëzuar.

11:14
Ekzekutimi i Elis Rroshkodolit me 14 plumba në Shkodër, arrestohet njëri nga autorët! Në Tiranë zbulohet “baza” ku fshihnin…

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se një person është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes se Elis Rroshkodolit, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.

11:01
Drejtimi i LSI nga Monika Kryemadhi kur lanë mandatet, Meta: E nisën si idealistë dhe e përfunduan si patronazhistë

Presidenti i Partisë së Lirisë, që dikur quhej Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, uron të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e partisë në 20-vjetorin e themelimit.

10:54
Jep dorëheqjen drejtori i RTSH-së, Alfred Peza! Zbulohet shkresa drejtuar Këshillit Drejtues

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtori të RTSH-së.

10:47
“E panë të vdiste ngadalë, por nuk e ndihmuan”/ Avokati që mori përsipër rastin e vdekjes së Denisit në ShBA: Ngjarja më e rëndë që kam ndjekur ndonjëherë

Vdekja tragjike e një studenti shqiptar tronditi Shtetet e Bashkuara 5 vite më parë. I tradhëtuar nga miku i tij i ngushtë, 21 vjeçari Denis Preka, u helmua dhe u xhirua në çastet e tij të fundit të jetës në video që bënë xhiron e rrjeteve sociale.

10:23
“S’e kisha menduar ndonjëherë që do isha ministër i Brendshëm”, Ervin Hoxha: Uroj që Drejtori i ri i Policisë…

Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm në detyrë prej 1 gushtit, njoftoi sot një mori me ndryshime në Ministrinë që drejton, pas ngjarjeve të rënda të gushtit, ku kishte disa vrasje, plagosje apo dhunë.

10:18
Hapet konkursi për drejtues të rinj në qarqe dhe strukturat kyçe të Policisë së Shtetit, ministri Hoxha: Kriter vetëm merita dhe integriteti, ftoj këdo…

Hapet gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit dhe për drejtuesit e 12 qarqeve dhe strukturave kyçe të policisë.

10:15
Dorëheqja e Rrumbullakut, ministri Hoxha: Është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish

Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm në detyrë prej 1 gushtit, njoftoi sot një mori me ndryshime në Ministrinë që drejton, pas ngjarjeve të rënda të gushtit, ku kishte disa vrasje, plagosje apo dhunë.

10:06
Greqi, gjeorgjianët sherr me shqiptarin në spital, dy persona në pranga

Trazira janë shkaktuar në Spitalin Atikon në Haidari të Athinës, kur tre persona janë përleshur në ambientet e tij duke bërë që të thirret me urgjencë policia.

10:00
Publikimet e bisedave private të ministrit të Kulturës me të dashurën e tij, “dridhet” qeveria italiane!

Ministri Gennaro Sangiuliano shpreson që me intervistën e djeshme, lotët, deklaratat bankare të valëvitura para kamerës, historia e tij dhe e Maria Rosaria Boccia -s të harrohen shpejt.

09:41
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, del ekspertimi mjeko-ligjor! Ja çfarë e shkaktoi vdekjen e 42-vjeçarit

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42 vjeçarin Egli Proga,i cili u rrah për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.

09:10
“Mooos Majlinda”, momenti tronditës kur polici i thotë nënës shqiptare se humbi të birin: Denisi nuk jeton më

Top Story solli dje ekskluzivisht nga Detroit të Shteteve të Bashkuara rrëfimet e familjes, miqve dhe autoriteteve për vrasjen e studentit shqiptar, Denis Preka.

09:04
“Pamje mizore, as në filma s’janë të tilla”/ Detaje ekskluzive nga vrasja e studentit shqiptar në SHBA, shokët i dhanë substancën vdekjeprurëse dhe e tallën

Top Story  solli ekskluzivisht nga Detroit të Shteteve të Bashkuara rrëfimet e familjes, miqve dhe autoriteteve për vrasjen e studentit shqiptar, Denis Preka, ngjarje që tronditi Amerikën.

09:00
Qytetarët gjermanë duan një politikë tjetër ndaj refugjatëve

Pakënaqësia e qytetarëve me qeverinë gjermane ka arritur një nivel rekord. Vetëm 16 përqind e gjermanëve janë të kënaqur me koalicionin e përbërë nga SPD, të Gjelbërit dhe FDP.

08:40
Ministri i ri i Brendshëm mbledh sot vartësit e tij/ Pritet të hapet gara për kreun e ri të Policisë, ndryshime edhe në ministri

Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të mbledhë këtë të premte paradite të gjithë vartësit e tij, ku pritet të njoftojë ndryshime të thella në ministrinë që drejton.

08:28
14-vjeçari vrau katër njerëz dhe plagosi nëntë! Arrestohet edhe babai i të miturit, akuzat që rëndojnë ndaj tij

Babai i adoleshentit të dyshuar për të shtënat në një shkollë në Xhorxhia u v u në pranga nga autoritetet.

07:59
“U fsheha kur pashë videot që tregonin si i morën jetën”, njerku i Denisit: Ishin 3 minuta të tmerrshme

Videoja që shokët i bënë studentit ekselent shqiptaro-amerikane në Detroit të Shteteve të Bashkuara, në çastet e tij të fundit, pasi e kishin helmuar tronditi këdo që pa çastet tragjike teksa shpërndaheshin në rrjetet social.

07:37
Prova të reja në padinë ndaj Donald Trump për zgjedhjet/ Gjykata akuzon avokatët e ish-presidentit: Po pengojnë publikimin e hetimeve para 5 nëntorit

Një gjykatëse akuzoi të enjten avokatët e ish-Presidentit Donald Trump se po përpiqeshin të pengonin bërjen publike para 5 nëntorit të provave potencialisht të dëmshme lidhur me çështjen ndaj tij për përpjekje për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve të 2020, edhe pse ajo pranoi se gjyqi për këtë rast nuk do të fillojë para ditës së votimeve.

07:15
Djali i Presidentit Biden pranon fajësinë mbi akuzat për evazion fiskal

Hunter Biden pranoi fajësinë për akuzat për mospagim taksash, për të shmangur një tjetër gjyq, disa muaj pasi u shpall fajtor në një tjetër proces nën akuzat për shkelje të ligjit të armëmbajtjes.

07:05
Vranësira në të gjithë vendin, reshje në zonat malore! Parashikimi i motit për sot

Këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

02:54
Forbes publikon sondazhin e fundit, Harris kryeson me dy pikë ndaj Donald Trump

Zëvendëspresidentja Kamala Harris mposht ish-Presidentin Donald Trump në të paktën 11 sondazhe të kryera pas Konventës Kombëtare Demokratike, duke zgjeruar avantazhin e saj ndaj Trump që nga korriku – megjithëse përmasat e epërsisë së saj mbetet e pandryshuar nga përpara konventës.

E enjte, 05 Shtator 2024
23:53
Cristiano Ronaldo i pandalshëm, shënon golin e 900-të në karrierë kundër Kroacisë

Gjuajtje, top në rrjetë dhe festë ikonike. Gjithçka normale për Portugalinë që mundi 2-1 Kroacinë në Ligën e Kombeve, sepse shënon gjithmonë Cristiano.

22:44
Intervista e plotë/ “Do merrte dy diploma”! Detaje ekskluzive nga vrasja e studentit shqiptar në SHBA, njerku i tij: Ishte djalë shembullor

Top Story solli ekskluzivisht nga Detroit të Shteteve të Bashkuara rrëfimet e familjes, miqve dhe autoriteteve për vrasjen e studentit shqiptar, Denis Preka, ngjarje që tronditi Amerikën.

22:33
Aksident me vdekje në Mjull Bathore, humb jetën 52-vjeçarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mjull Bathore në Tiranë.

22:30
Fitorja e parë në histori, njihuni me Kombëtaren që nuk kishte asnjë triumf zyrtar deri tani

Moment historik për kombëtaren e San Marinos që arriti suksesin e parë në ndeshjet zyrtare duke mposhtur 1-0 Lihtenshtejnin në Ligën e Kombeve.