E shtunë, 22 Shkurt 2025
15:23
Lirohen gjashtë pengje të tjera izraelite, dhjetëra qytetarë të pranishëm në dorëzimin e tyre

Grupi militant Hamas liroi 6 pengje të tjera izraelitë të shtunën në këmbim të qindra të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin për t’i dhënë fund luftës dhe pasi u konfirmua se trupi i Shiri Bibas iu dorëzua forcave izraelite.

15:01
Trump “shokon” sërish: Zelensky e Putin, të bëhen bashkë! Ne mineralet do i marrim

Donald Trump befasoi me një tjetër pohim të papritur: Përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan përcolli bindjen e tij se Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin do të duhet “të bëhen bashkë” për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë.

14:55
Po planifikonin një vrasje, arrestohen pesë të dyshuar në Pejë

Pesë anëtarë të dyshuar të një “grupi të organizuar kriminal”, të cilët kishin planifikuar kryerjen e veprës penale “vrasje” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” ndaj dy viktimave në Pejë, janë vënë në pranga.

14:39
Shkëlqim Hajdari nderohet me titullin e lartë “Ambasador i Paqes” në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari është nderuar me titullin e lartë “Ambasador i Paqes”, në vlerësim të kontributit të tij për paqen, drejtësinë dhe vlerat humane.

14:32
Sherr me pronarin e lokalit, mori armën për ta qëlluar! Kapet 54-vjeçari në Shkodër

Një 54-vjeçar u vu në pranga pas një konflikti në Shkodër.

14:25
“Të fuqizojmë institucionet demokratike”/ Spiropali në Konferencën e Këshillit Global për Rinovimin e Politikës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e pranishme Konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës, që po mbahet në Bruksel, theksoi rëndësinë për fuqizimin e institucioneve demokratike.

13:44
Colturi në vend të gjashtë! Skiatorja kuqezi befason Italinë me paraqitjet e saj në sllallomin gjigant

Lara Colturi ka dhënë një tjetër kohë të mirë në Kupën e Botës në Sestriere të Italisë.

13:28
Legjenda e futbollit Shvevchenko në Tiranë: E disata herë që vij dhe jam dëshmitar i ndryshimit të madh që keni bërë!

Një nga yjet e futbollit më të mëdhenj evropian dhe botëror, Andriy Shevchenko ishte i ftuari special i kësaj fundjave në Shtëpinë tonë të Futbollit”, një vizitë e tij zyrtare nisur edhe nga statusi që ka si president i Federatës së Futbollit të Ukrainës.

13:14
Qep dhe ruan motivet e kostumeve popullore në Kukës, valltari dhe koreografi Ali Kingji: Do të qep deri sa të kem frymë

Një histori frymëzuese vjen nga qyteti i Kukësit, koreografi, valltari e rrobaqepësi i kostumeve popullore Ali Kingji edhe pse ka 78 vite mbi supe vijon të qepë veshjet e krahinës së Kukësit e Hasit madje asiston edhe tek rrobaqepësit e rinj për ruajtjen e motiveve të kostumit popullor.

13:13
Plagosën rëndë një 52-vjeçar, arrestohet një nga autorët, vijon puna për kapjen e tjetrit

Arrestohet një nga autorët e plagosjes së një 52-vjeçari në Sarandë.

13:06
Trump i vendos ultimatum Europës?/ Eurodeputetja: Na ka dhënë tre javë kohë të nënshkruajmë dorëzimin e Ukrainës!

Një anëtar i Parlamentit Europian pretendon se Donald Trump i ka dhënë Evropës tre javë kohë për të nënshkruar “dorëzimin” e Ukrainës.

13:01
Asteroidi drejt tokës! Inteligjenca artificiale: Ka 6 përqind mundësi që të godasë tokën në 2032

Parashikimet që një asteroid “shkatërrues i qyteteve” po vjen drejt Tokës kanë vënë në alarm agjencitë hapësinore në mbarë botën.

12:59
Promovoi diversitetin në radhët e ushtrisë, si e shkarkoi presidenti amerikan Gjeneralin CQ Brown

Gjenerali CQ Brown duhet të shkarkohet për shkak të fokusit të tij ‘të tepërt’ te diversitet, barazia dhe programet e përfshirjes në ushtri, u shpreh Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth, që para se të merrej vendimi për Gjeneralin.

12:58
Zbulohet Covid i dytë, vjen nga lakuriqët e natës dhe transmetohet tek njeriu

Një koronavirus i ri është zbuluar në Kinë dhe e veçanta e tij është frikësuese.

12:57
Rama, bisedë telefonike me Zelenskyn! Presidenti ukrainas: Thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

12:49
Pasiguria në internet, raporti: Raste të shumta të përndjekjes dhe kërcënimeve online

Është publikuar raporti kombëtar për sigurinë në internet të fëmijëve nga platforma iSIGURT.al.

12:34
Bujqësi me fruta ekzotike, fermeri nga Divjaka gjen sekretin e eksporteve të sigurta me çmime të mira: Më favorizojnë ndryshimet klimatike!

Divjaka është zona që njihet për prodhimet bujqësore dhe që zë vendin kryesor për eksporte në të gjithë Europën.

12:30
Bujqësi me inteligjencë artificiale, eksperienca ndërkombëtare në ndihmë për zhvillimin e bujqësisë shqiptare

Këto pamje duhet t’i përkasin bujqësisë së shkuar.

12:21
18% e turistëve qëndruan në hotel, pjesa tjetër përdori Shqipërinë si tranzit

12 milionë turistë dhe 4.5 miliardë euro të ardhura, e renditën 2024 si një ndër vitet më të mira të turizmit. Por shifrat tregojnë se të paktë ishin ata që zgjodhën të pushojnë në Shqipëri.

12:17
Turizëm dhe në dimër! Shërbimi hotelier plotëson nevojat për punëtorë me emigrantë aziatikë në Vlorë

Vlora tashmë e kthyer në një destinacion turistik për vendas dhe të huaj, ka gjithnjë e më shumë nevojë për punëtorë.

12:10
Pushuesit e pranverës! Prenotime nga austriakë e izraelitë në Durrës, tërhiqen deti dhe natyra

Prenotimet për pushime në Durrës kanë nisur më herët këtë vit, duke e afruar industrinë e turizmit me synimin e saj, për një sezon turistik gjithëvjetor.

12:06
Pjesë e grupit kriminal për prodhimin e lëndëve narkotike, kapet 48-vjeçari në kryeqytet (Emri)

Një 48-vjeçar, që dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal për prodhimin e lëndëve narkotike, është arrestuar këtë fundjavë në Tiranë.

11:59
Tentoi të qëllonte ndaj efektivëve, gjykata e Vlorës vendos masën “arrest në burg’ për Endrit Sadedinin!

Gjykata e Vlorës ditën e sotme ka vendosur masën e sigurisë” Arrest në burg” për Endrit Sadedinin.

11:59
“Ti meriton lapidar për së gjalli”/ Rama kundërshton banorin në kantierin e Rrugës së Kombit: As për së vdekmi jo! Do e lë me shkrim

Përfundimi i Rrugës së Komanit ka qenë prej vitesh kërkesë e banorëve të zonës.

11:32
Rama inspekton punimet në “Rrugën e Komanit”: Do t’i japë një hov të ri turizmit të zonës

Rruga e Komanit është kantieri më i ri i hapur në bashkinë e Vaut të Dejës, në Shkodër.

11:17
“Vëllai i tij i drejtoi armën babait tim”/ Plagosi me armë kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, gjykata lë në burg pa afat Sebastian Muçmatën

Këtë të shtunë ka dalë para togave të zeza autori i dyshuar i ngjarjes së datës 19 shkurt Sebastian Muçmata, ku ngeli i plagosur 29-vjeçari Elvis Halilaj kushëriri i kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj.

10:54
Zgjedhjet parlamentare/ Top Channel zbardh 3 skenarët e Celibashit për votimin elektronik, topi në fushën e Rregullatorit

Zbulohen skenarët për përdorimin e votimit dhe numërimit elektronit për zgjedhjet e 11 majit.

10:46
“Mbaje mend se çfarë do të bëj”/ Zbardhen mesazhet dhe arsyeja pse “Ben Qimja” kërcënoi gjyqtarin e Fierit

Arben Isufaj, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka kërcënuar gjyqtarin e Gjykatës së Fierit.

10:37
EMRI/ I dënuar me 21 vite burg për pjesëmarrje në një organizate kriminale, arrestohet 52-vjeçari, pritet ekstradimi

Shtetasi Artur Sallaku, 52 vjeç, është arrestuar këtë të shtunë në Tiranë.

10:27
VIDEO/ Shembet çatia në një qendër tregtare, 3 të vdekur dhe 74 të plagosur

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 74 të tjerë u plagosën, pasi çatia e një qendre tregtare u shemb në Peru.

10:12
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Spanjës

Shtetasi Elion Vathi (Kaci) i shpallur në kërkim për vrasje nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Tiranë.

10:05
“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj nxjerr videon me pamjet e Tiranës ndër vite: Punuam me këmbëngulje

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu, ku ndodhet që prej gati dy javësh.

10:03
Armëpushimi në Gaza, Hamasi liron dy pengje izraelitë

Grupi ekstremist palestinez Hamas dorëzoi sot dy pengje të tjera izraelite në Kryqin e Kuq në Gaza.

09:57
Bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të organizuar dhe drogës, kreu i Policisë Ilir Proda takon homologun italian

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit zhvilloi një vizitë zyrtare në Romë, Itali.

09:52
Rama në podkastin “Flasim” me dy artistët amerikanë: Transformuam ish-Kinostudion në rezidencë për njerëzit e artit!

Dy artistët, Pamela Cederquist dhe Philip Gilin, të cilët kanë themeluar qendrën e tyre të trajnimit për talentet e reja ‘Catalyst Store Institute’ ishin të ftuar në podcastin ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama.

09:33
“Franca dhe Britania nuk kanë bërë asgjë për t’i dhënë fund luftës”, Trump: Jemi afër një marrëveshjeje me Ukrainën për mineralet

Shtetet e Bashkuara janë afër një marrëveshjeje me Kievin për mineralet e Ukrainës, tha Donald Trump, ndërsa akuzoi Britaninë dhe Francën se “nuk kanë bërë asgjë” për t’i dhënë fund luftës.

09:17
Artistët amerikanë në podkastin e kryeministrit Rama: Shqipëria duhet të shndërrohet në qendër të industrisë së filmit!

Pamela Cederquist dhe Philip Gilin, dy themeluesit e Catalyst Store Institute ishin të ftuar në podkastin e radhës së kryeministrit Edi Rama.

09:06
Investimet në mbrojtje, pa SHBA-në Evropa ka nevojë për 300 mijë ushtarë shtesë

Nëse SHBA-ja tërhiqet nga Evropa, evropianëve do t’u duhen 300.000 ushtarë më shumë si dhe 250 miliardë euro shtesë në vit.

08:49
Problemet ekonomike dhe inflacioni/ Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani, si do të do votojnë emigrantët?

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani rreth 7 milionë votues kanë origjinë të huaj.

08:26
“Shihemi në gjykatë”/ Agravon debati mes Trump guvernatorit të Maine për atletët transgjinorë (VIDEO)

Guvernatori i Maine pati një debat të ashpër me Donald Trump në lidhje me urdhrin presidencial që përjashton atletet transgjinore nga ekipet e femrave.

08:02
“Topi është i imi”/ E pazakontë në ndeshjen e Seria A, lojtari zihet me shokët e skuadrës për penalltinë! Shënon, por…

Një skenë e pazakontë ndodhi në stadiumin ‘Via del Mare’, në Lecce, në ndeshjen e Seria A.

07:48
Nesër mbahen zgjedhjet në Gjermani, analiza e DW: Arsyet pse janë të rëndësishme për Europën!

Gjermania shkon në këto zgjedhje më e polarizuar se katër vjet më parë.

07:31
Analiza e VOA: Nga strategjia e trysnisë maksimale, te taktikat e negociatave, skenarët për arritjen e paqes në Ukrainë

Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për një zgjidhje paqësore të luftës në shkallë të plotë tashmë trevjeçare të Rusisë në Ukrainë.

07:24
Kthjellime dhe vranësira, temperaturat zbresin në -5 gradë! Parashikimi i motit për sot

Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

07:15
Presidenti Trump shkarkon shefin e shtabit, Gjeneralin CQ Brown, ja kush pritet ta zëvendësojë

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar papritur Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin CQ Brown, duke larguar kështu një pilot dhe oficer të respektuar, në kuadrin e lëvizjeve për të larguar nga strukturat drejtuese të forcave të armatosura drejtuesit ushtarakë që mbështesin lëvizjen për barazi dhe shumëllojshmëri në radhët e tyre.

07:04
Sllovakia “vlon” nga protestat kundër afrimit me Rusinë, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Fico

Mijëra persona u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë dhe bënë thirrje që kryeministri Robert Fico, të japë dorëheqje.

E premte, 21 Shkurt 2025
23:06
U dërgua për kurim falë bujarisë së qytetarëve! Amelia del ‘live’ nga spitali në nisje të sezonit të dytë të “Për Shqiptarët”: S’kam më dhimbje

Në sezonin e parë të emisionit “Për shqiptarët”, qytetarët me zemër të madhe u solidarizuan me rastin e Amelias 7-vjeçare, duke mbledhur shumën prej 95 mijë dollarësh, që duhej për kurimin e saj jashtë vendit.

23:00
Pas Panamasë, Kosta Rika dhe Hondurasi strehojnë përkohësisht të dëbuarit nga SHBA

Një grup familjesh dhe fëmijësh nga Uzbekistani, Kina, Afganistani, Rusia dhe vende të tjera zbritën nga avioni, në kryeqytetin e Kosta Rikës të enjten, fluturimi i parë me në bord të dëbuar nga vende të tjera, të cilët Kosta Rika ka pranuar që t’i mbajë në qendra ndalimi ndërsa administrata e Presidentit Trump bën organizimet e nevojshme për t’i kthyer ata në vendet e origjinës.

22:35
Gjykatësi federal “i hap rrugën” Presidentit Trump, lejon administratën e re të “çmontojë” USAID-in

Një gjykatës federal ka lejuar administratën Trump të fillojë “çmontimin” e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

22:33
Stafi në sezonin e ngarkuar të regjistrimit të taksave, por Agjencia amerikane e Taksave shkarkon nga puna 6.000 punonjës!

Një zyrtare e lartë e agjencisë amerikane e taksave (IRS) i tha personelit të enjten se rreth 6,000 punonjës do të pushohen nga puna, sipas një personi me dijeni për këtë çështje.

22:30
Armëpushimi në Gaza, Hamasi do të lirojë 6 pengje izraelite në këmbim të 600 te burgosurve palestinezë

Hamasi ka publikuar emrat e gjashtë pengjeve izraelite që do të lirojë ditën e shtunë sipas kushteve të armëpushimit.

22:25
Për Shqiptarët/ Historia e dhimbshme e Blerimit, humbi shikimin dhe më pas bashkëshorten, surprizohet në studio nga i biri

Një tjetër histori e dhimbshme u përcoll në “Për Shqiptarët”, ku Blerimi, i cili që i vogël humbi shikimin e tij, tregon historinë e tij të trishtë.

22:15
Angazhohej me fushata aktiviste në emër të së birit, ndahet nga jeta nëna e The Notorious BIG

Nëna e The Notorious BIG, Voletta Wallace, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

21:53
Zyrtare! Humbja me përmbysje ndaj Bylisit e mbushi “kupën”, Partizani shkarkon trajnerin serb: Rezultatet të papranueshme

Partizani ka shkarkuar trajnerin Aleksandar Veselinović, menjëherë pas humbjes ndaj Bylisit.

21:41
“Nuk e mora kurrë në krahë”/ Nëna tregon historinë e dhimbshme gjatë lindjes së vajzës, Melisa do të vazhdojë kurimin në Itali

Edicioni i dytë i “Për Shqiptarët” ka nisur me historinë prekëse të një nëne gjatë lindjes së vajzës së saj.

21:39
Plagosi me thikë një person pranë memorialit të Holokaustit në Berlin, arrestohet autori

Autori, që dyshohet se plagosi me thikë një person në Berlin është vënë në pranga.

21:35
Arrestimi i Safet Bajrit dhe akuza për vrasjen e Fatbardh Licit, si u ekzekutua me breshëri automatiku 53-vjeçari në lokalin në Shkodër

Është vënë në pranga ditën e sotme me urdhër të Gjykatës së Posaçme, Safet Bajri, i njohur ndryshe si i “forti i Shkodrës”.

21:30
Arrestimi i “të fortit” të Shkodrës, saga e vrasjeve dhe hakmarrja mes dy fiseve! Si ra në pranga Safet Bajri

Me urdhër të Gjykatës së Posaçme GJKKO, është arrestuar këtë të premte në Shkodër Safet Bajri, një emër i njohur i botës së krimit dhe i akuzuar për grup kriminal.

21:25
“Më paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore”/ Rama i përgjigjet Berishës: U shfaqa si djalli që ia mbylli rrugën bufit, zhabave e zhapikëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të bëra sot nga kryedemokrati Sali Berisha ndaj tij.

21:01
Beteja me pneumoninë dhe infeksionin e mushkërive/ Papa Françeskut i shtohet qëndrimi në spital dhe ilaçet

Gjendja e Papa Françeskut nuk konsiderohet kërcënuese për jetën, por ai nuk është jashtë rrezikut, thotë ekipi i tij mjekësor që po ndjek terapinë intensive të papës për të luftuar pneumoninë dhe një infeksion kompleks të mushkërive.

20:50
Fiks Fare/ Zgjeron biznesin në bulevardin e Pogradecit, prish shatërvanin, bashkia nuk di si të përgjigjet: E kemi në inventar

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari i cili ankohet për zënien e hapësirës publike në bulevardin i cili ndodhet në qytetin e Pogradecit.

20:46
“Vogëlushët u vranë nga duart e terroristëve”/ Netanyahu reagon pas ekspertizës mjekoligjore të trupave të pajetë: Do ta paguajnë

Izraeli ka akuzuar Hamasin për vrasjen e vëllezërve Ariel dhe Kfir Bibas, pasi ushtria izraelite kreu një ekspertizë mjekoligjore pas dorëzimit të trupave, ndërsa eshtrat e nënës së tyre janë ende të pagjetura.

20:33
Nga PRC në Kina, DASH ndryshon emërtimin për shtetin aziatik në faqen on line

Departamenti amerikan i Shtetit në faqen e tij të internetit, ku jep faktet kryesore mbi Kinën, ka zëvendësuar shkurtesën ‘PRC’ që i referohej emrit zyrtar të shtetit Republika Popullore e Kinës me emërtimin Kina.

20:18
Braktisën gomonet/ The Times zbulon mënyrat si hyjnë në Angli shqiptarët, reklama në TikTok me këngë tropojane

Gazeta prestigjioze britanike The Times të cilës i referohet Top Channel, përmes një investigimi tregon mënyrat e reja se si shqiptarët mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

20:11
Sfidat me të cilat po përballet gjuha shqipe/ Gjuhëtarët: E rëndësishme ruajta e dialekteve, duhet terminologji e njehsuar Shqipëri-Kosovë

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, të shpallur 23 vite më parë nga UNESCO për të promovuar diversitetin gjuhësor dhe edukimin shumëgjuhësh, studiues dhe gjuhëtarë diskutuan në Tiranë sfidat me të cilat përballet sot gjuha shqipe.

20:00
E rëndë në Gjermani, një burrë plagoset me thikë në memorialin e Holokaustit në Berlin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berlin, ku një burrë është plagosur me thikë në memorialin e Holokaustit, pranë Ambasadës Amerikane.

19:49
Akuza dhe ‘mea culpa’/ Replikat e Berishës me NYT! Gazetari hodhi poshtë pretendimin se është paguar nga Rama, tërhiqet kryedemokrati: U keqkuptova

Strategu i fushatës elektorale të Donald Trumpit, Chris LaCivita, pohoi pak ditë më parë në një intervistë për prestigjiozen “New York Times” se do të jetë në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ku do të asistojë Partinë Demokratike dhe liderin e saj.

19:47
Studentëve u “humbasin” notat, problemet teknike në sistemin digjital u rrezikojnë përfundimin e vitit studimor

Me digjitalizimin tashmë regjistrat fizikë janë jashtë mode. Ashtu si në arsimin parauniversitar, edhe arsimi i lartë përdor sistem informatik për regjistrimin në provime apo për listën e notave.

19:34
Zgjedhjet, BE dhe Britania pro SPAK/ Ndërkombëtarët mbështesin prokuroritë për bashkëpunimin me KQZ

E ndërsa aktorët kryesor në garën elektorale të 11 Majit kanë shprehur rezerva për strategjinë e “Parandalimit të  Krimit Zgjedhor” publikuar nga SPAK, vinë reagimet e para prej ndërkombëtarëve.

19:34
Zbulohet oferta ruse për Ukrainën, Moska ofron 300 miliardë dollarë nga asetet e ngrira që të përdoren për rindërtim

Rusia mund të pranojë që asetet e ngrira në Evropë, në vlerë prej 300 miliardë dollarë, të përdoren për “rindërtimin e Ukrainës”, në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme për paqe, njofton “Reuters”.

19:18
Më e bukura në botë, xhamia Ballies në Elbasan fiton çmimin si “Ndërtesa e Vitit 2025”

E ndërtuar në vitin 1608 Xhamia e Ballies në Elbasan ka fituar çmimin “Arkitektura më e Bukur Fetare e Vitit”.

19:08
Anuloi konferencën për shtyp pas takimit me Zelenskyn, reagon i dërguari i SHBA-së: Bisedimet ishin pozitive dhe gjithëpërfshirëse

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për luftën në Ukrainë Keith Kellogg tha të premten se kishte zhvilluar diskutime “të gjera dhe pozitive” me Presidentin Volodymyr Zelenskiy.

18:52
Nga Putin te kritikat për Zelenskyn/ Reagon Trump: Bisedë e këndshme me presidentin rus, Vlodymyr nuk është aq i rëndësishëm për…

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk i ka kursyer kritikat ndaj homologut të tij Volodymyr Zelensky.

18:44
Celibashi kërkoi bllokimin e nismës për burgjet e hapura, Kuvendi ankimon vendimin

Kuvendi i Shqipërisë ka ankimuar vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që pak ditë më parë kërkoi bllokimin e nismës ‘për burgjet e hapura’.

18:38
Aksion në shtëpinë e një shqiptari në Greqi, kapet me drogë dhe armë 24-vjeçari

Një shtetas shqiptar 24-vjeçar është arrestuar mesditën e së mërkurës në një shtëpi në qendër të Lamisë, Greqi, nga efektivë të Policisë së Narkotikëve me drogë dhe armë.

18:31
Porti i Durrësit, Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e opozitës: Menaxhimi i hapësirave publike nga investitori strategjik, në varësi të pushtetit vendor

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar për herë të dytë padinë e deputetëve të opozitës për Portin Turistik të Durrësit.

18:14
Aksident i frikshëm në Librazhd! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen dy persona

Një aksident ndodhi në fshatin Dragostunjë në Librazhd pasditen e të premtes.

18:03
“Nuk e shes Ukrainën”/ Marco Rubio dhe JD Vance kritikojnë fjalët e Zelenskyt: Në takim tha ndryshe

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka mbështetur Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, i cili ka akuzuar Volodymyr Zelensky se është tërhequr nga marrëveshja e mineraleve të rralla.

17:34
“Ukraina nisi luftën me Rusinë”/ Udhëheqësit evropianë kundërshtojnë presidentit Trump: Agresori është vetëm një!

Jehona e kritikave të Presidentit Donald Trump ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdon ende.

17:12
Ndryshimi drastik i Ariana Grandes, fansat në panik për gjendjen shëndetësore të artistes: Ajo po vdes dhe askush nuk po e shikon

Ariana Grande është rikthyer dhje njëherë në vëmendjen kryesore të mediave, pas filmit të saj më të fundit “Wicked”, që është gjithashtu dhe kandidat për çmim “Oscar”.

16:52
U shemb çatia teksa po punonte, vdes 19-vjeçari shqiptar në Santorini

Një punëtor 19-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën në Santorini të Greqisë pasi u shtyp për vdekje nga shembja e çatisë teksa po kryente punime ndërtimi në një pronë të shpellës në Imerovigli.

16:36
Arrestimi i Safet Bajrit, akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër

Safet Bajri, që dyshohet se planifikoi dhe organizoi vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër, u arrestua pasi ndaj tij ishte caktuar masa arrest me burg në mungesë.

16:25
Fitorja e Kanadasë përballë SHBA-së në hokej, kryeministri Trudeau nuk i kursen “kunjat” ndaj Trump: Nuk mund të merrni as vendin e as lojën

Kryeministri kanadez Justin Trudeau nuk mundi t’i rezistonte të hidhte “kunja” ndaj Presidentit Donald Trump disa momente pasi ekipi kanadez i hokejit mbi akull mundi SHBA-në në një finale të fortë.

16:23
Një kaubojs si Sali Berisha, kryedemokrati me paraqitje të re në takimin me biznesmenët shqiptaro-amerikanë

Kryedemokrati Sali Berisha u shfaq me një kapele kaubojsi në një takim që zhvilloi në zyrë me disa biznesmenë shqiptaro-amerikanë.

16:18
NATO-ja i kërkoi SHBA-së të tërheqë trupat nga krahu lindor? Kremlini e mohon!

Kremlini ka mohuar raportimet se zyrtarët rusë i kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara të kërkojnë tërheqjen e trupave të NATO-s nga shtetet afër apo në kufi me Rusinë.

15:55
Zgjedhjet në Gjermani, test për reformën që ndryshoi numrin e deputetëve në Budenstag

Zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit në Gjermani, do të prodhojnë një Bundestag ndryshe nga ai i mëparshmi.

15:44
Përurimi i Spitalit të Pediatrisë në QSUT, Rama: Do të rriten pagat për mjekët dhe infermierët

Spitali i Pediatrisë së Specialiteteve tashmë ka hapur dyert për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë duke ofruar shërbimet me pajisjet dhe standardet bashkëkohore.

15:36
“Bandat e Shkodrës”, mbi 20 viktima nga përplasja mes fiseve Bajri dhe Lici

Pas më tepër se 6 vitesh nga transmetimi në Inside Story në Top Channel që për herë të parë trajtoi serinë e lidhur të atentateve Bajri-Lici, vihet në pranga Safet Bajri, nën dyshimet për vrasjen e Fatbardh Licit.

15:32
Pas procedurave në drejtorinë e Policisë së Tiranës, Safet Bajri dërgohet në Bllokun e Sigurisë

Safet Bajri është dërguar në Bllokun e Sigurisë, pas kryerjes së procedurave në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

15:27
BE do të pezullojë sanksionet ndaj Sirisë, synohet rindërtimi i vendit pas regjimit të Bashar al-Assad

Bashkimi Evropian do të pezullojë javën e ardhshme sanksionet ndaj sistemit bankar të Sirisë, sektorëve të energjisë dhe transportit, thanë diplomatët.

15:17
Tuneli i Murrizit hapet më 14 Mars/ Zv.kryeministrja Balluku inspekton punimet për ndërtimin e tunelit në rrugën e Arbrit

Tuneli i Murrizit në Rrugën e Abrit është në ditët ë fundit para përfundimit të ndërtimit të tij. Punimet janë inspektuar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

15:14
Abuzimet me tendera dhe shpërdorim detyre, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2024, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar 4  masa sigurie për punonjësit e policisë si më poshtë vijon;

14:50
Mbyllen qendrat serbe në veri/ Aksioni i policisë së Kosovës: Shkelën vullnetin e votuesve

Katër objekteve të qendrës për punë sociale në Mitrovicën e Veriut janë mbyllur në mesin e dyshimeve se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

14:39
FOTOLAJM/ Momenti kur “i forti i Shkodrës” sillet nga forcat RENEA në drejtorinë e policisë së Tiranës, Safet Bajri shfaqet i buzëqeshur dhe me humor

Ky është momenti kur Safet Bajri mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, nën pranga dhe i shoqëruar nga efektivë të RENEA.

14:23
Përurohet Spitali i Pediatrisë së Përgjithshme në QSUT, Rama: Miqtë izraelitë sollën shërbimin e shkollës së pediatrisë

pitali i pediatrisë së specialiteteve tashmë ka hapur dyert për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë duke ofruar shërbimet me pajisjet dhe standardet bashkëkohore.

14:05
“Është me Taulant Ballën”/ Basha i përgjigjet Berishës: Dr. Pazari ka zgjedhur koalicionin anti-SPAK, unë atë…

Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

13:57
Kryeparlamentarja Spiropali pret Sekretarin e Përgjithshëm të KiE në Tiranë: Mbështetje për Shqipërinë dhe sundimin e ligjit!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alain Berset, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

13:47
Zbulohen detajet pas arrestimit të Safet Bajrit, dyshohet se bashkëpunoi me Asmer Bilalin për vrasjen e…

Të tjera detaje zbulohen pas arrestimit të Safet Bajrit këtë të premte.

13:35
Kreu tre vjedhje në një javë, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

Një 43-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Durrës.

13:26
“Survejimi i partive politike, lajthitje”/ Kreu i SPAK për deklaratën e Ramës: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë…

“Askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese”.