E mërkurë, 03 Prill 2024
20:13
Gol spektakolar në shtesë, Dinamo mposht Teutën dhe merr vendin e katërt (VIDEO)

Një gol spektakolar në kohën shtesë, i shënuar nga braziliani Denisson, i dha tri pikët Dinamos në ndeshjen e prapambetur ndaj Teutës, duke ngjitur “nëndetësen blu” në vendin e katërt të renditjes.

20:01
Konferenca për Lirinë e medias, ambasadori i BE bën thirrje për shtyp të lirë

Pavarësia e medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve ishin disa nga shqetësimet e ngritura në tryezën e organizuar këtë të mërkurë në Tiranë nga organizata reporterët pa kufij.

20:00
Nderimet e fundit për Ali Osekun, homazhe për piktorin që u shua pas një sëmundjeje të rëndë

Piktori i mirënjohur dhe personaliteti i artit shqiptar Ali Oseku u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare.

19:49
U dënua me 13 muaj burg në Britani pas tentativës për t’i ikur policisë, 19 vjeçari shqiptar pritet të deportohet drejt Shqipërisë

Një emigrant shqiptar që mbërriti në Britaninë e Madhe me gomone në vitin 2022, pritet të deportohet drejt Shqipërisë pasi u dënua me 13 muaj burg.

19:49
Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, Gjykata e Shkodrës jep dënimin për italianin Davide Pecorelli

Gjykata e Shkodrës  ditën e sotme ka dënuar me 4 vite burg italianin që inskenoj vdekjen e tij, Davide Pecorellin.

19:38
Dortmundi kërkon të blejë kartonin e Sanchos, por sulmuesi ka një “aleat” në Manchester

Jadon Sancho, 23 vjeç, u kthye në janar te Borussia e Dortmundit në formë huazimi nga Manchester United, pas një ndarjeje të hidhur me trajnerin Erik ten Hag.

19:33
Kompromisi për amnistinë/ Të enjten opozita bashkon votat, përfitojnë 700 të burgosur dhe 2 mijë në shërbim prove

Kompromisi për të miratuar amnistinë penale të enjten  në Parlament është gjetur. Përjashtimi i zyrtarëve të lartë që janë  hetuar nga SPAK dhe  falja e protestuesve opozitarë pa dallim janë dy pika për të cilat është negociuar dhe është arritur  dakordësia.

19:31
Mijëra protestojnë në qytetin turk Van pas skualifikimit të kryetarit të zgjedhur pro-kurd (fotot)

Mijëra njerëz protestonin sot në qytetin Van në Turqinë lindore, në mbështetje të partisë pro-kurde DEM, pas deklaratës së do të kontestonte anulimin e fitores së kandidatit të saj nga autoritetet zgjedhore.

19:21
Synimi i Kosovës për anëtarësim në KiE, ambasadorët e QUINT-it, takohen me Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën

Ambasadorët e vende të QUIN-it u takuan të mërkurën pasdite me krerët e shtetit të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, njoftoi Presidenca.

19:18
Policia bastis zyrat e ish kryeministrit francez Edouard Philippe, dyshime për korrupsion

Policia franceze kontrolloi të mërkurën zyrat e kryebashkiakut Edouard Philippe në qytetin Le Havre, si pjesë e një hetimi paraprak për korrupsion të mundshëm dhe shpërdorime financiare, tha një burim i gjyqësorit. Zoti Philippe ka shërbyer në postin e kryeministrit të Francës gjatë mandatit të parë të Presidentit Macron.

19:10
‘Kenioni i kokainës’ në Kolumbi, objekt i tensioneve të vjetra mes rebelëve e qeverisë (fotot)

Plantacionet e kokas veshin të gjithë zonën malore të kenionit Micay në pyjet e Kolumbisë qendrore, ku guerrilasit e majtë raportohet se kanë një komunitet apo mini-shtetin e tyre.

19:05
Tragjike në Lushnjë, familjarët gjejnë të vdekur 22 vjeçarin në oborrin e banesës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 18:10 të mbrëmjes së sotme (3 prill) në fshatin Pluk të Lushnjës.

19:04
A duhet të qëndrojë Sylvinho pas Europianit? Ja çfarë thotë Inteligjenca artificiale

Shanset që Sylvinho të qëndrojë në krye të kombëtares shqiptare edhe pas europianit janë të mëdha, por asgjë nuk është e sigurt për sa kohë nuk është zyrtarizuar rinovimi kontratës që përfundon në fund të qershorit.

19:02
Mazhoranca pranon propozimet e Rithemelimit për amnistinë, ministri Manja: U vonua si asnjëherë tjetër nga agjenda politike të turbullta

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pasi grupi parlamentar i PD vendosi të mbështesë amnistinë.

18:50
FOTOT/ Pasi Besi konfirmoi ndarjen, Xhensila bën ndryshimin në pamje: Për të gjithë ju që më pyesni…

Pasi Besi konfirmoi zyrtarisht ndarjen që përflitej prej kohësh, Xhensila Myrtezaj ka bërë një ndryshim të rrallë në pamje.

18:44
Mbrojtja nga sulmet kibernetike, Balluku: Ndryshim thelbësor në më pak se 2 vite, mburojat tona janë më të fuqishme

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte e pranishme në një tryezë të organizuar për simulimin e menaxhimit të një krize kibernetike.

18:38
Për 20-vjeçarët është e vështirë në SHBA, por doktorët i lëndojnë më shumë me qetësues ‘të shpejtë’, thotë psikologia (fotot)

“Ka një krizë shëndeti mendor te të rinjtë në SHBA … shumë njëzet-vjeçarë kanë një kulturë mungese identiteti, nuk janë të sigurtë çfarë të mendojnë apo çfarë të bëjnë, thotë psikologia Dr. Meg Jay për rrjetin vendas ThePost.

18:37
U kërcënuan me jetë/ KLP zgjat mbrojtjen e dy prokurorëve, njëri prej tyre hetoi grupin e Laert Haxhisë

KLP zgjat dhe për tre muaj të tjerë mbrojtjen e prokurorit Ridvan Suka dhe prokurores së pezulluar nga KPK Merita Selimi.

18:29
Hajduti shqiptar me shije të shtrenjta, grabit 150 mijë euro bizhuteri ‘Cartier’, por…

Një 45-vjeçar shqiptar ka arritur të grabisë një “thesar” të vërtetë… bizhuteri të firmës së njohur ‘Cartier’, që kapin vlerën 150 mijë euro.

18:19
Finlanda nënshkruan pakt 10-vjeçar të sigurisë me Ukrainën! 188 milionë euro ndihmë ushtarake për Kievin

Ditën e sotme (3 prill), Finlanda nënshkroi një pakt sigurie 10 vjeçare me Ukrainën për t’i dërguar asaj një ndihmë ushtarake prej 188 milionë eurosh.

18:04
“Po shiten nëpër shkolla 9-vjeçare”/ Gazetari Artan Hoxha ngre alarmin: Drogat sintetike po vrasin të rinjtë! Janë më të rrezikshme se kokaina

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur alarmin se në Shqipëri po përhapet fenomeni problematik i trafikimit dhe përdorimit të dograve sintetike.

18:01
Do të mungojë në “El Classico” përballë Realit? Merret vendimi për sulmuesin kryesor të Barcelonës

Sikurse pritej, Komiteti i Garave e dënoi Robert Lewandowskin me vetëm një ndeshje për shkak të akumulimit të kartonëve të verdhë.

17:53
“Struktura paralele me SPAK”, Basha sulmon Rithemelimin: U bënë pazare mes palëve për Reformën Zgjedhore

Lulzim Basha, kryetari i PD zyrtare, mbajti sot një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se janë bërë pazare mes palëve për Reformën Zgjedhore, teksa shtoi se po krijohen struktura paralele me SPAK.  

17:52
Iftari i mbajtur nga Biden pritet me bojkot dhe protesta jashtë Shtëpisë së Bardhë (fotot)

Një darkë iftari nga presidenti amerikan Joe Biden për të celebruar muajin e shenjtë musliman të Ramazanit u prit mbrëmë me bojkot nga grupet muslimane të cilët protestuan jashtë Shtëpisë së Bardhë kundër mbështetjes së administratës Biden ndaj rrethimit dhe luftës brutale të Izraelit në Gaza, shkruan rrjeti turk Anadolu.

17:51
“Ka shtetas të huaj që kanë hapur një biznes si mbulim dhe veprojnë nga këtu”, gazetari Hoxha zbulon si funksionon trafiku i klandestinëve në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetaren Juli Xhokaxhi në Top Channel, ka folur mbi trafikun e klandestiënve të huaj që kalojnë ilegalisht në Shqipëri me qëllim mbërritjen në kufijtë e vendeve të Bashkimit Europian.

17:50
Propozimi i PS për komisionin parlamentar kundër dezinformimit, Gjekmarkaj paralajmëron votën kundër: Tentativa e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias

Agron Gjekmarkaj e ka quajtur “tentativë për të ndërhyrë në lirinë e medias” kërkesën e PS për krijimin e një komisioni të posaçëm për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

17:43
“Zona problematike është Shkodra”, gazetari Artan Hoxha për kultivimin e kanabisit: Fuqia punëtore po ikën në Spanjë! Ata që dënohen…

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar në nisje të ‘sezonit’ të mbjelljes së kanabisit se këtë vit problematike do të jetë zona e Shkodrës.

17:38
Çelet Qendra e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, Peleshi: Faqe e re e modernizimit të FA

U zhvillua sot ceremonia e hapjes së Qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. I pranishëm në këtë ceremoni Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministra të kabinetit, deputetë dhe drejtues të lartë të FA vizitoi mjediset e kësaj qendre, ku u njoh me funksionet e secilës prej godinave.

17:23
Fansat e serialit ‘Friends’ tronditen nga fakti i rrallë për moshën e Courteney Cox e David Schwimmer (fotot)

Megjithse kanë kaluar shumë kohë që kur seriali është shfaqur për herë të fundit, dashamirësit e filmit komik i ruajnë ende të freskëta kujtimet e batutave dhe mund të habiten me disa fakte per moshën e aktorëve të grupit të famshëm nga New York.

17:14
“A je e lumtur që e bëre Meritonin përndjekës”/ Ilnisa dhe Egla debate me tone të larta: Ti je një shpifarake, gabove sot

Egla dhe Ilnisa, banoret e skualifikuara nga gara e BBV që ndodhen në Dhomën e Bardhë, nuk i kanë ndalur debatet që prej mbrëmjes së djeshme.

17:10
“Godasim armiqtë tanë në gjithë Lindjen e Mesme”, Izraeli paralajmëron: Do eleminojmë rreziqet që u kanosen hebrenjve

Izraeli ka paralajmëruar se do të zgjerojë sulmet kundër armiqëve në rajonin e Lindjes së Mesme.

17:05
VIDEO/ Ndodh e papritura, Meritoni i shkon Eglës te krevati dhe e përqafon, shikoni si reagon Ilnisa

Një përqafim ka ndodhur mes Meritonit dhe Eglës këtë mëngjes.

16:54
Pas rritjes së interesit për kulturën Etiopia kërkon kthimin e thesareve të vjedhura nga ish-kolonizatorët (fotot)

Rritja e interesit kulturor për Etiopinë – duke përfshirë për herë të parë dhe një seksion të veçantë në Bienalen e Venecias dhe fama e yjeve vendase si Ruth Negga apo ‘The Weeknd’, thirrjet e vendit për kthimin e veprave aritstike të epokës koloniale, nuk mund të injorohen më, thotë poeti dhe autori Lemn Sissay.

16:51
Zgjedhjet presidenciale 2024, krimi ndër shqetësimet kryesore për votuesit amerikanë

Krimi është një ndër çështjet kryesore për votuesit amerikanë ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

16:49
VIDEO/ “E bëj për kamerat”, Pep Guardiola flet për veprimet ndaj Grealish pas ndeshjes me Arsenalin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i cili është i njohur për mënyrën e tij të sjelljes me lojtarët duke u bërë kritika për ndeshjen edhe kur është para kamerave, ka folur së fundmi për një rast që pati me sulmuesin Jack Grealish pas barazimit pa gola përballë Arsenalit.

16:40
Plagosën me thikë dy vëllezër në aksin “Llogara-Palasë”, procedohet 46-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij

Policia e Vlorës ka proceduar një 46 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, pasi një ditë më parë, pas një sherri, kanë plagosur me thikë dy vëllezër.

16:34
​Nesër takimi i radhës në Bruksel, optimizëm për marrëveshjen e dinarit

Një ditë para takimit të radhës të kryengociatorëve në Bruksel ka optimizëm se do të arrihet një zgjidhje për çështjen e dinarit.

16:30
Nën vëzhgimin e City-t dhe Liverpool, Xabi Alonso tenton të bindë Writz të qëndrojë

Florian Wirtz po shkëlqen këtë vit në Bundesliga me Bayer Leverkusen.

16:27
Zhvillimi i FA, zbulohet plani i qeverisë, Rama: Brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës “Made in Albania”

Gjatë fjalës së tij në inagurimin e qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama foli për planin e qeverisë mbi zhvillimin afatgjatë të Forcave të Armatosura.

16:18
Botsvana ‘kërcënon’ të dërgojë 20,000 elefantë në Gjermani pas polemikave për botën e egër (fotot)

Presidenti i Botsvanës kërcënonte sot të dërgonte 20,000 elefantë në Gjermani, pas një debati për politikat mes zyrtarëve të dy vendeve për gjuetinë dhe mbrojtjen e botës së gjallë.

16:10
“Hipoteza haluçinante”, Rama refuzon interpelancën e kërkuar nga Bardhi: Të presë SPAK-un të na ndriçojë! Padia nr.22 po bëhet gati për në gjykatë

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar kërkesën urgjente të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit për interpelancë lidhur me akuzat për përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Rama në laboratorin e drogës në Xibrakë.

16:04
Hapja e qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rama: Do jetë vatër e nxitjes dhe zhvillimit teknologjik! Rrisim çdo vit pagat për Forcat e Armatosura

Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm sot në inagurimin e qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes që do të hapë një faqe të re në modernizimin e Ushtrisë Shqiptare.

15:34
Kampet e refugjatëve/ Nis puna për ndërtimin e qendrës së pritjes në portin e Shëngjinit

Pas Gjadrit, zbatimi i projektit të marrëveshjes me Italinë për refugjatet nga vendet e treta ka nisur edhe në Shëngjin.

15:27
Burri ‘më i pafat në botë’ mbulohet nga llava në ishull, më pas i bie makina nga trageti (fotot)

Matais foli në stacionin vendas të radios për të thënë se ishte pronari i makinës luksoze që shihej të binte nga trageti në brigjet e Tenerife

15:03
Grupi Parlamentar i PD mbështet amnistinë, cilat janë tre propozimet

Grupi Parlamentar i PD ka vendosur të mbështesë amnistinë, por ka tre propozime.

14:58
Ngritja e komisionit kundër dezinformimit, Nikolla fton zyrtarin e lartë amerikan: Përvoja juaj na ndihmon në përpjekjet kundër ndikimeve të huaja malinje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dërguar një letër zyrtarit të lartë të DASH, James Rubin pas ngritjes së Komisionit të Dezinformimit.

14:40
Një tërmet i ri godet Malin e Zi, ja sa u regjistrua shkalla Rihter

Një tërmet i ri prej 4.7 shkallësh të Rihterit goditi sot Malin e Zi.

14:33
VIDEO/ Kosha nga mesfusha, gara e pabesueshme mes dy “yjeve” të NBA-së

Stepf Curry dhe Luka Doncic, dy “yje” të NBA-së, pak para se të niste ndeshja mes Golden State Warriors dhe Dallas Mavericks, teksa ishin duke bërë nxehjen, vendosën të bënin një garë me njëri-tjetrin: ata provuan gjuajtjet nga mesi o fushës.

14:33
Aksident në punë/ Rrëzohet nga godina ku po punonte në kantier ndërtimi, ndërron jetë 55-vjeçari

Një punonjës 55-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të mërkurë pas një aksidenti në vendin e punës.

14:30
PD kërkoi më shumë kohë, PS ngre me shumicë votash Komisionin Parlamentar kundër Dezinformimit

Komisioni Parlamentar kundër Dezinformimit u miratua këtë të mërkurë, vetëm me votat e maxhorancës në Konferencën e Kryetarëve.

14:29
Goditet grupi kriminal i kokainës/ Trafik droge Amerikë Latine-Evropë, 20 të arrestuar, mes tyre 7 shqiptarë! Kush ishte ‘koka’

20 persona ranë në pranga në Itali, nën akuzën e trafikut të kokainës.

14:28
Alarm për bombë në Parlamentin e Norvegjisë! Bllokohen rrugët përreth, policia merr masa

Parlamenti i Norvegjisë mori një kërcënim për bombë ditën e sotme, ndërsa policia forcoi masat e sigurinë rreth ndërtesës, duke bllokuar rrugët pranë.

14:25
Qytetarët me faturave të prapambetura të energjisë, skema të reja lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve nga OSHEE

OSHEE Group prezanton skema të reja lehtësuese për barrën e faturave të papaguara të energjisë elektrike për klientët tanë familjarë dhe jo familjarë, buxhetorë ose jo buxhetorë.

14:17
“Ukrainasit kanë nevojë për drejtësi”, Kievi nis regjistrimin e dëmeve të luftës online

Kievi ka hapur online Regjistrin e Dëmeve dhe u ka bërë thirrje ukrainasve “të kërkojnë kompensim për dëmet apo shkatërrimin e pronave të banimit” që janë shkaktuar gjatë pushtimit rus të Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022, bëri të ditur ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

14:08
Arrestohet pas 25 vitesh në arrati shqiptari! I kërkuar nga Italia, 54-vjeçari ishte i përfshirë në sulmin në masakrën e Krishtlindjeve në Udine

Një 54-vjeçar shqiptar është arrestuar në Kosovë pas 25 vitesh në arrati. 

13:57
Vuani nga problemet me stomakun? Ky është lëngu me tre përbërës që i jep fund dhimbjeve

Në kërkimin e një zgjidhjeje natyrale për problemet me stomakun, si urthi gastriti dhe çështjet me tretjen, një kombinim i veçantë i lëngjeve mund të ofrojë ndihmë të çmuar.

13:54
Dështon mbledhja e komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi, PS nuk paraqitet: Vokshi caktoi datën pa u konsultuar

Mbledhja e komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi dështoi këtë të mërkurë.

13:49
Nën masa të rrepta sigurie, Kurti vizitë në komunat me shumicë serbe, përuron pllakën përkujtimore të policit të vrarë Enver Zymberi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka vizituar komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës.

13:40
FOTO/ Qëlloi për vdekje me thikë të dashurën para komisariatit, detaje nga vrasja në Greqi: Nga të rrahurat abortoi fëmijën

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Athinë, ku një 28-vjeçare është masakruar për vdekje me thikë jashtë komisariatit, nga ish-partneri i saj.

13:39
VIDEO/ Arrestohet ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, pak pasi zbret nga avioni

Luis Rubiales, ish-president i Federatës Spanjolle të Futbollit, u arrestua mëngjesin e kësaj të mërkurë në aeroportin Barajas, në Madrid, sapo u kthye në Spanjë nga Republika Domenikane, ku ndodhej kur u kryen kontrollet e Federatës disa ditë më parë dhe në shtëpinë e tij.

13:35
Debat në Konferencën e Kryetarëve për mandatin e Xhaçkës/ Ja kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve

Mbledhja e Këshillit të Mandateve do të zhvillohet të hënën për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

13:20
Përndiqte një 38-vjeçare dhe e kërcënonte se do i publikonte foto intime, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë

Një 21-vjeçar është vënë në pranga për përndjekje dhe kërcënime përmes telefonit një 38-vjeçare.

13:14
“Më lanë vetëm në Durrës dhe u larguan”, Lidi për prindërit e Heidit: U theva, po të kishin probleme pse nuk e…

“Vëllai” fals i Heidit Lidi në një bisedë me Rozën dhe Julin vazhdon të mbajë sekretin e Vëllait të Madh dhe flet sikur të ishte vërtet vëllai i saj.

13:10
E rëndë në Fier! 60-vjeçarja ndërron jetë, dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë

Një 60-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë.

13:04
Aksidenti tragjik në Këlcyrë me tetë viktima, AMP verifikon veprimet e policisë! I gjetën të vdekur rreth 3 orë pasi i kishin konstatuar dhe ndjekur

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka verifikuar veprimet e policisë lokale pas aksidentit tragjik në Këlcyrë, ku humbën jetën 7 emigrantë nga Pakistani dhe shoferi i makinës, nga Shkodra.

12:59
SHBA-ja i kërkon NASA-s të krijojë një standard kohor për Hënën

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ka udhëzuar Administratën Kombëtare amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) për të krijuar një standard kohor për Hënën dhe trupat e tjerë qiellorë, përderisa qeveritë dhe kompanitë private po intensifikojnë garën hapësinore.

12:37
Autizmi flet! Sibora, vogëlushja 10-vjeçare që shprehet përmes pikturës

Sibora është 10 vjeçe dhe sot pasionin dhe ndjenjat e saj i shpreh përmes pikturës.

12:33
Aksidenti me tetë viktima në Këlcyrë, policia identifikon tre organizatorët nga Shkodra. Dy në pranga tjetri në kërkim! Do t’i transportonin kundrejt pagesës

Policia dhe prokuroria e Gjirokastrës ka vijuar me veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur ditën e djeshme, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 emigrantë.

12:30
Ndërroi jetë nga sëmundja e rëndë, mbahen homazhe për piktorin Ali Oseku

Ditën e djeshme piktori i njohur Ali Oseku, një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit, ka humbur jetën.

12:25
Krimi ekonomik “mbyt” Gjermaninë! Të prekura, mbi një e treta e të gjitha kompanive

Për autoritetet gjermane, situata është shqetësuese.

12:22
Rekord në Kalanë e Gjirokastrës! Gjatë muajit mars e vizituan mbi 5 mijë turistë

Qyteti muze i Gjirokastrës është kthyer padyshim në një nga atraksionet turistike më të vizituara në vendin tonë.

12:21
Shkup, kandidatët për president premtojnë zgjedhje të drejta! Nuk i besojnë njëri-tjetrit

Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut firmosën në Shkup kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike, që do të mbahen në dy raunde zgjedhore: më 24 prill dhe 8 maj të këtij viti.

12:14
Grupi i Krizave: Pakica serbe në Kosovë, kyçe për normalizimin dypalësh

Pakica serbe në Kosovë është sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave element kyç për afrimin mes Prishtinës e Beogradit.

12:06
“Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin nuk është për përdorim të brendshëm”, Çuçi: Shqipëria nuk është imune nga ndërhyrjet e huaja

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, ka folur në mbledhje e Konferencës së Kryetarëve për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

11:56
Historia e 28-vjeçares që do i japë fund jetës në maj përmes eutanazisë në Holandë! Tregon arsyen e vendimit

Një 28-vjeçare nga Holanda ka vendosur t’i nënshtrohet eutanazisë muajin e ardhshëm për shkak të problemeve të rënda psikologjike që ajo thotë se po ia bëjnë jetën të padurueshme.

11:42
Kërkesa e Bardhit, Spiropali: Akuzat, shpifjet apo trillimet nuk i parashikon neni për interpelancat parlamentare

Elisa Spiropali ka kundërshtuar kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi për vendosjen në rend dite të interpelancës me kryeministrin Edi Rama.

11:38
Digjet makina e një efektivi të policisë në Mitrovicën e Veriut

Një pjesëtarit të policisë kufitare të Kosovës, mëngjesin e 3 prillit, i është djegur makina në Mitrovicë të Veriut.

11:37
Benfica përgatit “yllin” e radhës, tre klube angleze pas mesfushorit 19-vjeçar

Joao Neves është talenti radhës i Benfica-s që është pranë transferimit në Premier League.

11:36
Vrau me kallashnikov kunatin dhe motrën, arrestohet në Itali shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, kapet dhe vihet në pranga një 55-vjeçar, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Verdikti”. Operacioni, rezultat i informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të shkëmbyer me Policinë e Materas, Itali, me koordinimin e Zyrës së Interforcës […]

11:27
Aksident në Maliq, automjeti del nga rruga, plagoset pasagjeri

Një aksident ka ndodhur në Maliq, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”.

11:19
Bardhi i kërkon Nikollës të fusë në rend dite interpelancën me Ramën, Çuçi: Kërkesa s’ka lidhje me veprimtarinë e Kryeministrit

Në Konferencën e Kryetarëve, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ka bërë kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, të fusë në rend të ditës interpelancën me kryeministrin Edi Rama, për akuzat për përfshirjen e vëllait të tij në çështjen e drogës në Xibrakë.

11:17
Xhamat e mobilerisë të thyer, pamje nga shpërthimi i lëndës plasëse në një biznes në Durrës. Kamerat kanë kapur një person që…

Këto janë pamjet nga shpërthimi i lëndës plasëse në një mobileri në Durrës.

11:05
Parashikimi i frikshëm i Nostradamus për mbretin Charles në 2024-ën: Ja kush do e drejtojë mbretërinë

Një filozof i shekullit të 16-të parashikoi se mbretërimi i mbretit Charles mund të marrë një fund të parakohshëm këtë vit pas lajmit shokues të kancerit të tij dhe të Kate Middleton.

11:00
Komisioni parlamentar për dezinformimin, PS nxjerr emrat e dy deputetëve që mund ta drejtojnë

Është mbledhur Konferenca e Kryetarëve në kryesinë e Kuvendit.

10:57
Bardhi përplaset me Nikollën/ Zbardhet debati pa media, kreu i grupit të PD: Fusni në rend dite interpelancën me Ramën. Ja si i përgjigjet kryeparlamentarja

Në Konferencën e Kryetarëve, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ka bërë kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, të fusë në rend të ditës interpelancën me kryeministrin Edi Rama, për akuzat për përfshirjen e vëllait të tij në çështjen e drogës në Xibrakë.

10:55
Fotot/ Pas sherrit dhe divorcit me Princ Lekën, Elia Zaharia i rikthehet skenës me rolin në shfaqjen “Para Perëndimit”

Aktorja Elia Zaharia i është rikthyer skenës së teatrit pas sherrit dhe çështjes së divorcit me Princin Leka.

10:53
Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet një 60-vjeçar në Tiranë

Një 60-vjeçar është vënë në pranga për abuzim seksual në Tiranë.

10:51
Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, ja kush e zëvendëson

Dashamir Shehi vendosi të largohet nga drejtimi i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”.

10:51
7 muaj në provë, si zgjidheshin spikeret në kohën e Enver Hoxhës! Ja si jepej programi dikur në televizion 

E ftuar në “Galeri” të ‘E diell’ ishte prezantuesja e famshme e RTSH, Iva Hoxha.

10:49
Sezon fantastik, City dhe United në garë për holandezin e Leverkusen

Jeremie Frimpong po zhvillon një edicion fantastik, ashtu si edhe Bayer Leverkusen.

10:46
Kërkoi shuarjen e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Alqi Bllakos për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg me një masë më të butë lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij për korrupsion pasiv për inceneratorin e Tiranës. Bllako iu drejtua gjykatës me argumentin se kanë tejkaluar afatet e informacionit dy mujor të prokurorisë për […]

10:45
Foto/ Po drejtonte Ferrarin me 200km/orë pas koncertit në Itali, kush është Dj shqiptar që humbi jetën tragjikisht

Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, është Dj shqiptar që humbi jetën në Itali, kur po kthehej në shtëpi, pasi kishte performuar gjithë natën në Jukebox në Sion të Zvicrës.

10:44
Tajvani përballet me tërmetin më të fuqishëm në 25 vite! Konfirmohen 7 të vdekur, mbi 700 të plagosur nga lëkundjet 7.4 ballë

Tajvani është goditur nga tërmeti më i fortë në 25 vjet të mërkurën, një lëkundje me magnitudë 7.4 që tronditi bregun lindor të ishullit, duke rrëzuar shumë ndërtesa, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe duke vrarë të paktën katër persona.

10:44
“Kur i lindën fëmijët…”, Heidi indiferente ndaj vëllait të saj, Romeo i shqetësuar: S’është e bukur, ç’janë këto muhabete

Vëllai i Madhi i ka dhënë Heidit një mision sekret, ku duhet të bëjë të gjithë banorët të besojnë se Lidi Deila është vëllai i madh i Heidit.

10:41
Sherr me thikë mes adoleshentëve në Elbasan, arrestohet një 17 vjeçar, dy të tjerë nën hetim

Policia e Elbasanit ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit për motive të dobëta midis disa adoleshentëve, rreth orës 20:30 të ditës së djeshme.

10:20
“Hera e tretë që më sulmohet biznesi”, i vunë lëndë plasëse në mobilerinë e tij në Durrës, pronari: Nuk kam konflikte me askënd

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një mobileri në Durrës.

10:09
Ekskluzive/ Futen në 41 biss të dënuarit Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha! Dyshohet se mbajnë lidhje me njerëz të krimit jashtë burgut

Të dënuarit Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha janë futur në regjimin e posaçëm ’41 biss’.

10:07
Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e pasurive të Argita dhe Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e pasurive të Argita dhe Jamarbër Malltezit.

10:03
Pamje apokaliptike në Tajvan pas tërmetit 7.4 ballë/ Momentet kur pallatet lëkunden, banorët largohen nga frika

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Tajvanin, me shtatë të vdekur, 736 të plagosur dhe 77 persona të bllokuar nën rrënja.

09:49
Media e njohur franceze: Tirana, epiqendra e një Shqipërie në lulëzim

Një qytet i rilindur dhe epiqendra e Shqipërisë e cilëson Tiranën e përditshmja franceze “La provence”.