Egnatia shpërthen ndaj Tiranës, Vora surprizon Dinamon. Renditja pas javës së parë
PSG hyri në garë për Nico Williams dhe… hyri me gjithçka.
Në “luftën” me Barcelonën për të siguruar anësorin e Athletic Bilbaos, parizienët janë gati për t’i ofruar kushte më të mira lojtarit se “Blaugranat”.
Parizienët mund të devijojnë rrugën e së ardhmes së anësorit të Bilbaos, të kërkuar nga Barcelona
Sipas “Catalunya Ràdio”, anësori 22-vjeçar dhe klubi katalan tashmë i kanë kushtet e dakorduara, thjesht duke paguar klauzolën prej 60 milionë euro, megjithatë ndërhyrja e PSG-së kërcënon marrëveshjen, pasi francezët pranojnë të dyfishojnë pagën që ofron Barcelona.
Pavarësisht deklaratave të fundit të presidentit të katalanasve, Joan Laporta, që dëshmojnë për gjendjen e mirë financiare të klubit për të përmbushur dëshirat e tij në këtë treg transferimi, do të jetë e pamundur të konkurrohet PSG për shumë që i ofron futbollistit.
Top Channel