17:52
“Anëtarësim në BE pa veto”, shtypi gjerman: Debati po shkon në drejtimin e duhur!
Raportues i grupit parlamentar për çështjet e zgjerimit të BE-së, deputeti gjerman i CDU-së David Preisendanz, është bërë zëri më i fundit që ngrihet në debatin mbi mënyrat e zgjerimit të bllokut europian, pas përfshirjes aty të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kreut të Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestag, Anton Hofreiter.