Shiu në disa qytete të vendit ul temperaturat, si parashikohet të jetë moti këtë të shtunë Deti ka përparuar në zonën bregdetare në veri të qytetit të Durrësit, duke shkaktuar dëmtime në argjinaturën e rrugës që lidh hidrovorin me Bishtin e Pallës.
Pas dallgëve të forta të ditëve të fundit, gurët mbrojtës janë zhvendosur, ndërsa segmenti rrugor paraqet rrezik për dëmtime të mëtejshme.
Fenomeni i erozionit në zonën e Porto Romanos e më tej ka qenë i vazhdueshëm ndër vite, por episodet e fundit e kanë përshpejtuar procesin gërryes. Këto ditë, ndërmarrja Rruga ka kryer ndërhyrje emergjente me hedhje gurësh për të siguruar qëndrueshmërinë dhe qarkullimin në rrugë.
Edhe brezi i rërës është ngushtuar ndjeshëm në zonë. Krahas faktorëve natyrorë, ndikim kanë pasur edhe ndërhyrjet e pakontrolluara ndër vite.
Për të shmangur rrezikun ndaj infrastrukturës dhe mjedisit, kërkohet nje projekt i qëndrueshëm për mbrojtjen e kësaj zone bregdetare.
Top Channel