E mërkurë, 24 Korrik 2024
22:19
Shira të dendura gjatë pasdites/ Rrëshqitje dherash në segmentin rrugor Hadroj-Gjegjan-Mirditë

Rrebeshi i shirave të pasdites së të mërkurës shkaktoi rrëshqitje masive dherash përgjatë segmentit rrugor kryqëzim Hadroj-Gjegjan-Mirditë.

22:10
“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor”, Bardhi: Formula për shpërndarjen e mandateve më efektive se herësi i vitit 2021

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi theksoi se formula për shpërndarjen e mandateve është më efektive se herësi i vitit 2021.

21:58
Melsi Qirici emërohet Drejtoreshë e Teatrit të Kukullave dhe Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë

Melsi Qirici, një figurë e njohur dhe me përvojë të gjatë në fushën e medias dhe kulturës, është emëruar si drejtoreshë e re e Teatrit të Kukullave dhe Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë (QKKF).

21:47
Autori i përgatitur, u informua për vrasjen e Kenedit para atentatit ndaj Trump! Drejtori i FBI-së zbulon detajet

Autori i atentatit ndaj ish Presidentit Donald Trump besohet të ketë kërkuar në internet një javë para sulmit të dhëna mbi vrasjen e presidentit amerikan John Kennedy, tha gjatë dëshmisë së tij të mërkurën drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

21:40
Asambleja e KOKSH-it e pavlefshme, Gjykata e Tiranës refuzon njohjen e vendimeve

Gjykata e Shkalles së parë të rrethit gjyqësor Tiranë, ka refuzuar njohjen dhe rrjedhimisht regjistrimin e Asamblesë së Zakonshme që ky organ mbajti në mënyrë të paligjshme në datën 29 maj të këtij viti.

21:39
Shkalla e litarit ‘më e frikshme në botë’ mban alpinistët varur në 1000 metra lartësi … ti a do ta provoje? (fotot)

Dikujt i trazon stomakun, kurse të tjerë thonë se ‘u rrit adrenalinën’, por kjo shkallare spektakolare mes maleve të Norvegjisë i mban frekuentuesit e saj në ankthin e 1000 metrave lartësi dhe panoramës madhështore të natyrës së egër.

21:31
Babai qëlloi me armë djalin që e dhunoi/ Flet për Top Channel xhaxhai: Dëgjuam që po qanin, mund të kenë pasur konflikte, por…

Xhaxhai i 47-vjeçarit, që u plagos nga i ati këtë mbrëmje në Pogradec, flet i tronditur për ngjarjen.

21:29
Fiks Fare/ 30 vjet në kemp, prej tre muajsh ia ndërpresin. Dosja fle në sirtarë, kryetari i komisionit mjekësor nuk do ta shqyrtojë

Isa Yzeiraj 54 vjeç person me aftësi të kufizuar banor i fshatit Varibop Njësia Administrative Cakran i trajtuar me kemp  prej 30 vitesh, prej 3 muajsh i është ndërprerë.

21:13
FOTO/ Partnerja e Kanye West nuk njeh limite, Bianca Censori trondit sërish rrjetin me veshjen e saj provokuese

Partnerja e Kanye West, Bianca Censori, duket se nuk njeh aspak limite me veshjet e saj provokuese.

20:59
Mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës pas reshjeve të rrëmbyera të shiut, ndihmohen 7 turistët

Punonjësit e Policisë ndihmuan 7 turistët nga Polonia dhe Gjermania, që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës, për shkak të reshjeve të rrëmbyera të shiut.

20:43
U plagos me çifte nga babai, momenti kur 47-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës në Tiranë

47-vjeçari i cili u plagos në Pogradec nga babai i tij me çifte, është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

20:30
Përfundon kontrolli i banesës së Beqajt/ Oficerët e SPAK dalin me dosje dhe shkresa në duar, në derë vendoset shiriti “Mos kalo”

Oficerët e SPAK kanë përfunduar kontrollet në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në Lungomare.

20:04
Kryeministri i Izraelit drejt Kongresit Amerikan, mijëra njerëz protestojnë përpara Kapitolit: Nuk kemi mbaruar

Mijëra protestues janë mbledhur pranë ndërtesës së Kapitolit përpara një fjalimi të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu para anëtarëve të Kongresit.

19:58
Ekspozita e neorealizmit/ Psikologjia shqiptare në artet pamore, ekspozohen punimet e fillimit të shekullit XX

Fillimshekulli i XX, në artet pamore ishte koha e arratisjes nga tradita, e stileve të rinj, kubizmit, surrealizmit, ekspresionizmit abstrakt.

19:53
Video/ Sheshi fundor te “Bulevardi i Ri”, 200 vende parkimi, lulishte dhe shëtitore! Publikohet planprojekti

Sheshi fundor te “Bulevardi i Ri” është investimi më i ri në kryeqytet, që do t’u ofrojë qytetarëve një tjetër hapësirë rikrijimi dhe çlodhjeje.

19:46
Babai qëllon me armë djalin pas sherrit/ Pamje nga vendngjarja, çiftja ende në oborr, rrethohet zona

Gjatë një konflikti për motive banale, djali ka goditur fizikisht të atin, ndërsa ai ka marrë çiften dhe e ka plagosur në fshatin Stropckë të Pogradecit.

19:45
Gjobë dhe paralajmërim, UEFA dënon Shqipërinë një muaj pas Europianit

Një muaj pas ndeshjes së fundit të Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë, UEFA ka mbyllur hetimet për kuqezinjtë, duke dënuar Federatën me gjobë dhe një paralajmërim.

19:44
Mblidhet komiteti kundër pastrimit të parave! Shqipëria pret një vlerësim të ri nga “Moneyval”

Është mbledhur komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave me përfaqësues nga shumë institucione shtetërore, ministri dhe agjenci që luftojnë pastrimin e parave.

19:40
“PS po injoron Kushtetutën”, Bardhi: Moszbatimi i vendimit të GJK-së për Xhaçkën, vepër penale. Të veprojë SPAK

Mbrojtja politike që socialistet vijojnë ti japin Olta Xhaçkës, duke mos dërguar mandatin e saj në Kushtetuese solli reagimin e ashpër te demokratëve.

19:33
Babai plagos me çifte të birin në Pogradec pas sherrit, niset me urgjencë drejt Traumës! 47-vjeçari e dhunoi në gjendje të dehur, i moshuari shoqërohet në komisariat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Pogradec, ku babai qëlloi me armë djalin pas sherrit.

19:32
Mandati i Xhaçkës shkon në Venecia! Çuçi për vendimin e Kushtetueses: Deputetëve nuk mund t’ju imponohet se si duhet të votojnë

Kreu grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi shprehu rezerva për vendimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka si dhe shpjegoi se ku do të gjendet zgjidhja.

19:23
Stuhia ‘Gaemi’ kthen në lumenj rrugët e kryeqytetit të Filipineve (fotot)

Grupe ndihme e shpëtimi ishin dislokuar sot në kryeqytetin e Filipineve, Manila, ku një stuhi e fortë reshjesh ka përmbytur shtëpitë e dyqanet e ulëta, ndërsa shumë rrugë ishin kthyer në lumenj nga pasojat e tajfunit Gaemi.

19:20
E çuditshme, por e vërtetë/ Ndodh në Lojërat Olimpike, arbitri anulon golin me VAR dy orë pas përfundimit të ndeshjes

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Lojërat Olimpike, të cilat ngritën siparin me futbollin, ku takimi që solli më shumë emocione ishte ai mes Argjentinës dhe Marokut.

19:20
Nga Julia Roberts, tek Leonardo DiCaprio dhe Angelina Jolie/ Si duken sot aktorët më të bukur të të gjithë kohërave

Hollivudi është një industri plot me personazhe të bukur, por vetëm disa prej tyre janë zgjedhur për të qenë pjesë e  numrit më të bukur të njerëzve të revistës People .

19:11
Shefi i FBI-së merret në pyetje lidhur me atentatin ndaj Trump: Po bëjmë çmos që…

Drejtori i FBI-së Christopher Wray u tha ligjvënësve amerikanë të mërkurën se institucioni i tij “do të bëjë të gjitha përpjekjet” për të zbuluar se çfarë e shkaktoi dështimin e autoriteteve për të parandaluar atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump.

19:07
Synoi të cenonte Lojërat Olimpike, arrestohet në Paris spiuni rus që punonte si kuzhinier

Një 40-vjeçar rus u arrestua në Paris, pasi dyshohej se ishte spiun, i cili kishte si synim të cenonte Lojërat Olimpike. Ky person, i cili punonte si kuzhinier, aktualisht ndodhet në paraburgim.

19:01
Gjykata Kushtetuese e Bosnjës pezullon përkohësisht Ligjin për Zgjedhjet të Republikës Sërpska

Gjykata Kushtetuese e Bosnje-Hercegovinës e ka pezulluar Ligjin për Zgjedhjet të Republikës Sërpska, njërin prej dy entiteteve në këtë vend.

19:00
Basha dorëzon amendamentin për hapjen 100% të listave: Vazhdojmë betejën, nuk pranojnë me kokën ulur pazarin Rama-Berisha

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një deklaratë për media bëri të ditur se ka dorëzuar në Kuvend amendamentin që parashikon lista të hapura.

18:49
Kapet në Turqi i dyshuari për atentatin e sotëm me bombë në Moskë (fotot)

Ministria e brendshme turke publikonte sot pamjet e arrestimit të një qytetari rus të dyshuar për një atentat të rëndë në Moskë ku u plagosën një zyrtar i ushtrisë ruse dhe bashkëshortja e tij.

18:39
Aktori me famë botërore ‘thyen’ zemrat e shumë vajzave, pranon publikisht orientimin e tij seksual

Aktori i njohur italian Giancarlo Commare ka vendosur të tregojë publikisht orientimin e tij seksual.

18:29
Netanjahu mban fjalim në Kongresin Amerikan, në përpjekje për të forcuar mbështetjen ndaj luftës së Izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mban të mërkurën një fjalim para Kongresit amerikan, gjatë të cilit do të përpiqet të forcojë mbështetjen për luftën e Izraelit kundër Hamasit.

18:24
ZYRTARE/ Nga Egnatia në Serie A, klubi i njohur italian prezanton Alen Sherrin: Fizik imponues dhe i guximshëm në ajër

Cagliari ka prezantuar pasditen e kësaj të mërkure afrimin e Alen Sherri. Portieri shkodran ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Serie A, duke bërë hapin e madh të karrierës.

18:24
Meta fshin 63,000 llogari në Instagram për të shmangur mashtrimet seksuale e romantike në rrjet (fotot)

Kompania e teknologjisë Meta tha sot se ka eliminuar mijëra llogari të dyshimta me bazë në Nigeri në një reagim ndaj mashtrimeve romantike e financiare që janë raportuar nga vendi.

18:22
Gjiknuri: 1/3 të jetë listë e fiksuar, pjesa tjetër e hapur për konkurrim! Bylykbashi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar ngërç

Bashkëkryetari demokrat i Grupit të Dialogut, Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri diskutuan në Komisionin e Ligjeve projektligjin për Kodin Zgjedhor. 

18:08
Emri/ Dënohet shqiptari pjesë e trafikut me “taksitë” e La Manshit, nga Franca në Angli (Foto)

Një shqiptar është burgosur për gati dhjetë vjet për transportimin e emigrantëve nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet Kanalit të Le Manshit.

18:01
“Shqetësim ndërhyrja dhe presioni në sistemin gjyqësor”, raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë: Sfidë, numri i madh i çështjeve të pazgjidhura

Raporti i Komisionit Evropian për sistemin e drejtësisë në Shqipëri thekson se vijon të jetë shqetësim ndërhyrja në sistemin gjyqësor.

17:46
Emiratet e Bashkuara burgosin 57 bangladeshas për solidaritet me protestat në vendin e tyre (fotot)

Një gjykatë në Emiratet e Bashkuara Arabe ka dënuar me burg 57 emigrantë nga Bangladeshi për organizimin e një demonstrate në vendin e Gjirit Persik, në solidaritet me lëvizjen e protestave të ashpra studentore në vendin e tyre.

17:41
I burgosur për abuzim me fondet/ SPAK kontroll në banesën e ish-ministrit Ilir Beqaj në Lungomare (Pamjet)

SPAK ka mbërritur në Vlorë dhe po ushtron kontroll në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja në zonën e Lungomares në Vlorë.

17:28
Komisioni i Ligjeve/ Alibeaj kundër paktit: Po i dhurohet mandati i katërt PS-së! Bushka: Më shumë justifikuat humbjet, se sa argumentuat

Komisioni i Ligjeve po diskuton projekt ligjin për Kodin Zgjedhor.

17:27
VIDEO/ Më provokuese se kurrë, Rihanna zbulon të brendshmet teksa ecën në rrugët e Nju Jorkut

Rihanna vazhdon të jetë një nga artistet me më shumë influencë në botë, teksa vazhdon të qëndrojë më seksi se kurrë.

17:15
Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese $1 milionë të klientit në SHBA (fotot)

Punonjësi i dyqanit të një karburanti në shtetin amerikan të Tennessee, është regjistruar nga kamerat e sigurisë duke i vjedhur klientit një biletë fituese lotarie me vlerë 1 milionë dollarë, ndërsa tentonte ta bindte se nuk kishte fituar.

17:11
Kamala Harris kryeson ndaj Trump! Sondazhi i Reuters: Kandidatja demokrate ka më shumë mbështetje se ish-Presidenti

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka një avantazh prej dy përqind më shumë se republikani Donald Trump, pasi Presidenti Joe Biden hoqi dorë nga gara, sipas një sondazhi nga Reuters/Ipsos.

17:04
Kënduan këngë raciste për Francën, himni i Argjentinës pritet me vërshëllima në Lojërat Olimpike të Parisit

Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë nisur me disa sporte, njëra prej tyre edhe futbolli, ku një nga ndeshjet hapëse është ajo mes Argjentinës dhe Marokut.

16:51
Shpërthimi gjigant i ujit termal tmerron turistët e parkut të famshëm natyror në SHBA (video-fotot)

Një shpërthim i mahnitshëm hidro-termal në ujërat e parkut natyror të Yellowstone në perëndim të SHBA ka kaluar fatmirësisht pa të lënduar, ndërsa masa e ngritur e ujit mahniti turistët vendas e të huajt që vizitojnë kompleksin e famshëm natyror.

16:49
PS paditi KQZ/ Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendos miratimin e disa karakteristikave të fletës së votimit për zgjedhjet në Himarë

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendosi miratimin e disa karakteristikave të fletës së votimit për zgjedhjet në Himarë, pasi PS paditi KQZ.

16:27
“Ajo i shkruante vetë në Facebook”, u arrestua për abuzim seksual ndaj 16-vjeçares, flet kunata e Marselit: Ai i thoshte nuk të dua…

Kunata e Marsel Baçit, i cili u arrestua pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare në Maliq, e ka mbrojtur 26-vjeçarin.

16:24
Banorët i bashkohen ecjeve të kryebashkiakut ‘obez’ të qytezës italiane, për të rënë në peshë (fotot)

Luciano Fregonese kryen tashmë ecje e tij të shpeshta bashkë me popullin e qytezës, pas fitores së zgjedhjeve në qershor.

16:15
Zjarr masiv pranë Gjirokastrës, dyshohet i qëllimshëm. Banorë dhe zjarrfikës në luftë me flakët

Një tjetër zjarr masiv i dyshuar si i qëllimshëm u pikas nga vrojtuesit mbi kodrat e fshatit “Arshi Lengo” në Gjirokastër rreth orës 14:40

15:56
Top Channel siguron draftin e përbashkët të PD-PS për reformën zgjedhore, listat 1/3 të mbyllura, bie pragu i 7 mijë votave

Top Channel ka siguruar draftin e përbashkët të PS-së dhe PD-së për Reformën Zgjedhore.

15:51
Abuzimi seksual ndaj 16-vjeçares në Korçë, xhaxhai i një prej të arrestuarve: Djali e donte! Nuk është fajtor

Pas arrestimit të dy personave në Korçë, nën dyshimin se kanë abuzuar seksualisht me një 16- vjeçare, kanë reaguar edhe familjarë të tyre.

15:48
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, shoqërohet në Komisariat 32-vjeçari

Rreth orës 04:15, në fshatin Melgushë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit J. M., 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër. Shtetasi J. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po […]

15:34
Skandali te Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat për 6 të dyshuarit për korrupsion

Të gjashtë të hetuarit tanimë nga SPAK, për skandalin e Onkologjikut kërkuan shfuqizim të masave që kishte vendosur gjykata e Tiranës, por kërkesa e tyre u refuzua prej gjyqtarit antikorrupsion.

15:31
Atentati me bombë ‘hedh në erë’ komandantin e Putin në Moskë (fotot)

Video të shpërndara në rrjet tregonin sot momentin e shpërthimit të frikshëm të një automjeti ku një komandant i ushtrisë ruse pësoi dëmtime të rënda në tentativën kundër jetës së tij.

15:19
Berisha me Metën, Dulen e Ndokën, koalicion përballë PS-së në 4 gusht në Himarë

Partia Demokratike ka bërë kërkesë në KQZ për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e Himarës, që do të mbahen më datë 4 gusht. 

15:13
Detaje të rënda nga abuzimi seksual në Maliq, flet nëna e 16-vjeçares: E ka kërcënuar, më tha do mbytem

Detaje të rënda janë zbuluar nga abuzimi seksual në Maliq, ku viktima është një 16-vjeçare.

15:12
“Janë 50 të sëmurë që presin ndërhyrje”, mjeku i Onkologjikut kërkesë GJKKO, Gashi: Ma hiqni masën! Dua të rikthehem në punë

Mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi ka dalë sot para trupës së GJKKO, për t’u njohur me masën e sigurisë, së bashku dhe me të pandehurit e tjerë që akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

15:11
Video/ Momentet e tmerrit kur avioni përplaset në pistë pak pas ngritjes, shpëton vetëm piloti (fotot)

Një video e pazakontë tregonte sot një avion që çuditërisht përplaset në tokë pak pas ngritjes nga një aeroport në Nepal, duke vrarë të gjithë stafin ajror përveç pilotit kryesor.

14:55
“PS nuk pranon hapjen e listave me 100%”, Bardhi: Do të shtyjmë sa të mundemi! Orët në vijim, vendimtare

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes, në një deklaratë për media tha se mazhoranca nuk pranon hapjen e listave me 100%, e propozuar nga opozita për Kodin Zgjedhor.

14:33
“Pagesë shtesë vetëm ekspertët, jo deputetët”, Salianji liston gjetjet kryesore për TIMS-in: Emërimet e drejtorëve janë bërë në mënyrë fiktive

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar të TIMS Ervin Salianji, në një reagim të bërë në Facebook, sqaron se nuk ka pasur asnjë pagë shtesë për asnjë prej deputetëve të këtij komisioni.

14:22
“Pazari Rama-Berisha për mbylljen e listave”, Basha: Puç Kushtetues kundër interesave të qytetarëve për të mbajtur gjallë tranzicionin korruptiv

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se dhe pak orë na ndajnë nga formalizimi me votë i pazarit të radhës mes kryeministrit Edi Ramës dhe kreut të PD, Sali Berishës për mbylljen e listave.

13:56
“Rekomandoni udhëtimet tona… dhe fitoni 500€”, goditen bandat shqiptare! Reklamonin kalimet për në Britani, fshihen 12 mijë postime nga rrjetet sociale

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) e Anglisë ka hequr 12 mijë reklama në media sociale, të cilat tërheqin emigrantët të kalojnë ilegalisht kufirin, duke iu ofruar 100% garanci.

13:55
Zgjedhjet në Francë, Macron: Nuk do ta emërojë qeverinë e re deri pas Olimpiadës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se nuk do ta emërojë Qeverinë e re deri pas përfundimit të Lojërave Olimpike të Parisit.

13:48
200 mijë persona u abuzuan/ Përdhunime dhe punë të detyruar! Ishin nën kujdesin e shtetit në Zelandën e Re

Rreth 200,000 fëmijë, të rinj dhe të rritur kanë pësuar abuzime gjatë 70 viteve të fundit, ndërsa ndodheshin ne kujdesin shtetëror dhe besimin në Zelandën e Re.

13:36
Lutje për fitoren e Kamala Harris! Priftërinjtë hindu në Indi i ofrojnë ëmbëlsira Perëndeshës së Drejtësisë

Zoti i së Vërtetës dhe Drejtësisë është në anën e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA.

13:35
Çuçi bën bilancin në mbyllje të sesionit, vlerësime për Veliajn: Ka sjellë ndryshim historik për Tiranën

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Blendi Çuçi, ka vlerësuar punën e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.

13:31
Detajet/ Piloti i vetëm i mbijetuar i rrëzimit të avionit të Nepalit, 18 persona ndërruan jetë

Të paktën 18 persona u vranë pasi një aeroplan i vogël rrëshqiti nga pista në kryeqytetin e Nepalit Katmandu të mërkurën, thanë zyrtarët lokalë.

13:30
I dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, pronat e sekuestruara të Radoiçiç i kalojnë Policisë së Kosovës

Me ndryshim-plotësimet e një udhëzimi administrativ, të miratuara të mërkurën nga Qeveria e Kosovës, pronat e sekuestruara të biznesmenit serb nga veriu i Kosovës, Millan Radoiçiç, do t’i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Brendshme të Kosovës, përkatësisht Policisë së Kosovës.

13:23
“Shqipëria, një vend me fshatra magjepsës”, media gjermane: Nga Alpet në Butrint, në një javë mund të eksploroni të gjitha pikat turistike

“Shqipëria po lulëzon dhe numri i turistëve në vend po rritet me shpejtësi. Ne vizituam vendin ballkanik dhe zbuluam fshatra të vegjël magjepsës e një ndjenjë autentike për jetën”, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen gjermane “Blick”.

13:03
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës nën akuzë për herë të dytë, SPAK: Fatos Tushe fshehu pasurinë

SPAK ka përfunduar hetimet paraprake për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i cili sipas tyre fshehu pasurinë.

12:51
“Valsi” i portierëve, e tërheq Ederson, ndjekin Donnarumma e Maignan

E përditshmja italiane “La Repubblica” raporton këtë të mërkurë për një “vals” të bujshëm të portierëve, që mund të shkaktohet nëse brazilian Ederson fluturon për në Arabinë Saudite.

12:44
Kamala sulmon Trump! Nis fushatën zëvendëspresidentja. Mblidhen 100 mln dollarë donacione

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, në tubimin e parë të fushatës presidenciale, u tha mbështetësve në Wisconsin se ajo do të kalojë javët e ardhshme “duke vazhduar të bashkojë partinë tonë” përpara Konventës Kombëtare Demokratike muajin e ardhshëm dhe përballjes së vjeshtës me Donald Trump.

12:36
Skifterët shqiptarë në Mykonos bënë kërdinë! Pamje nga vendi ku fshihnin sendet e vjedhura

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin Mykonos të Greqisë, ndërkohë që po kërkohen tre bashkëpunëtorë të tij, nga të cilët njëri është identifikuar.

12:17
“Pse u zgjodh Tavo si kandidat i PS-së në Himarë”? Çuçi refuzon të përgjigjet: Pyesni Blendi Klosin

Tavo është konfirmuar si kandidat i PS për bashkinë Himarë për zgjedhjet e datës 4 gusht.

12:10
Vota e Diasporës, Bledi Çuçi tregon si do të votojnë emigrantët: Numërimi në KQZ

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Bledi Çuçi ka mbajtur sot një konferencë me gazetarët, në përfundim të sesionit, duke bërë edhe një bilanc për zhvillimet e arritura në këtë vit.

12:05
“Nxirreni bukur sot”/ Gazetarët thumbojnë mjeken e Onkologjikut në hyrje të SPAK, si reagoi Alketa Pere

Mjekja Alketa Pere, e përfshirë në skandalin e Onkologjikut, është paraqitur ditën e sotme në GJKKO.

12:02
Plarent Ndreca i kallëzuar në SPAK për tenderat e rindërtimit të komisariateve? Ja si e komenton Bledi Çuçi

Në një konferencë me gazetarët, kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, iu përgjigj disa pyetjeve që iu adresuan për çështje të ndryshme.

11:57
Plagosi një person pasi i ngacmoi të dashurën, Gjykata e Lezhës lë në burg 30-vjeçarin! Çfarë deklaroi Ermir Luca: Më provokoi…

Autori i plagosjes së 27-vjeçarit Alfred Marku mesditën e së dielës në plazhin e Tales, ka dalë sot para Gjykatës së Lezhës për t’u njohur me masën e sigurisë.

11:52
Tritol makinës në Bulqizë, pas 6 vitesh identifikohet autori, shpallet në kërkim

Zbardhet ngjarja e ndodhur në datën 29 qershor të vitit 2018 , në lagjen “Minatori”, ku një shtetas i paidentifikuar i vendosi lëndë eksplozive automjetit të një shtetasi.

11:44
Çadra falas për plazhet publike në Vlorë, Rama: Janë për të gjithë pushuesit që duan të shijojnë bregdetin

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik në Vlorë, ku tashmë nuk ofrohet vetëm hapësirë e lirë por edhe çadra falas për të gjithë pushuesit.

11:36
“S’mund të imponojë deputetët”, Çuçi flet për vendimin e Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës: Po krijojnë normë të re, Kushtetuta nuk e lejon

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, në përfundim të sesionit, ka bërë një përmbledhje për punët kryesore të realizuara.

11:23
Zjarr në malin e Rrencit në Lezhë, mbërrin zjarrfikësja! Era ndihmon në përhapjen e flakëve

Një vatër zjarri është shfaqur në malin e Rrencit në Lezhë, ndërmjet fshatrave Malecaj dhe Koljakaj.

11:16
I jep fund jetës 40-vjeçari në Fier! Familjarët e gjejnë të vetëvarur

Një 40-vjeçar në Fier ka marrë aktin e rëndë, duke i dhënë fund jetës.

11:15
“Porosis gjithmonë dy kafe, kthej kokën sepse…”, Agron Llakaj përlot me postimin për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

Kanë kaluar dy muaj nga ndarja parakohe nga jeta e bashkëshortes së aktorit Agron Llakaj, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

11:05
Skandali te Onkologjiku/ Momenti kur mjeku Gashi futet në Gjykatë, këtë herë nuk ikën me vrap, por kalon qetësisht me telefon në dorë 

GJKKO do të japë sot vendimin për mjekët e Onkologjikut të cilët akuzohen korrupsion dhe shpërdorim detyre.

11:03
Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024 deri më tani! Singapori mban vendin e parë, pasohet nga…

Singapori mban vendin e parë për sa i përket lirisë për të lëvizur në vende të ndryshëm të botës, me 195 destinacione.

10:41
Tentativa për atentat ndaj Trump, del VIDEO e re nga momenti kur 20-vjeçari që e qëlloi u gjet i vdekur

Është publikuar një video e re ku tregon momentit kur agjentët e Shërbimit Sekret dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, ku 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks qëlloi Donald Trump në Pensilvani.

10:41
Presidentja e Kosovës skeptike për vendimin e Këshillit të BE, Osmani: Heqja e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe, ndikim negativ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për të hequr vizat për qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale serbe, “ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën”.

10:24
Ishujt grekë në “hall”, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në disa prej tyre… në mes të sezonit turistik

Ishujt grekë, të njohur për plazhet panoramike, janë në kontrollin e një krize serioze të mungesës së ujit, teksa sezoni turistik vijon.

10:15
Tashmë zyrtare! Sylvinho trajner i Shqipërisë deri në dhjetor të vitit 2025, firmoset marrëveshja

Tashmë nuk ka më vend për aludime, në lidhje me trajnerin e ardhshëm të Kombëtares së Shqipërisë.

10:10
Dërgonin shqiptarë në mënyrë të paligjshme drejt SHBA, SPAK zbardh skemën e grupit kriminal, si organizohej “trajektorja” e trafikimit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në bashkëpunim të ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit, Agjencinë Federale, Shërbimi i Sigurisë Diplomatike, Zyrën e Hetimeve Kriminale jashtë SHBA-ve me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Njësia Speciale “Mburoja e Përbashkët” si dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, për një grup kriminal që kryente kalim të paligjshëm të kufirit për disa shtetas shqiptarë. 

10:08
Dua Lipa lë pas Ed Sheeran dhe Adele, zbuloni shifrën marramendëse që ka fituar vitin e kaluar

Dua Lipa fitoi mbi 51 milionë paund në një vit, duke lënë pas Ed Sheeran dhe Adele në listën e më të pasurve të yjeve të popit.

09:50
Zgjerohet me 50 medikamente të reja lista e ilaçeve të rimbursueshme, mes tyre edhe për Onkologjikun! Ministrja Koçiu: Më shumë fisha për diabetikët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar Lista e re e Barnave të Rimbursueshme e cila përfshin diagnoza të reja për trajtim sipas mjekimit që pacientët marrin nga mjekët e familjes.

09:41
Mori postin e zëvendësit të ndihmësit të sekretarit për Ballkanin Perëndimor! DASH: Kasanof, i përkushtuar për integrimin euroatlantik

Zëvendësi i ri i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, do të mbikëqyrë politikën amerikane për këtë rajon, e cila ka në thelb mbështetjen e tij në rrugën drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në institucionet euroatlantike.

09:31
Njihuni me linjën ajrore të parë që i lejon gratë të zgjedhin nëse dëshirojnë të ulen pranë burrave apo jo

IndiGo bëhet linja ajrore e parë që lejon gratë të mos ulen pranë burrave.

09:30
Këngëtarja Giusy Ferreri mesazh për fansat para koncertit: E lumtur që kthehem në Tiranë më 29 korrik, ju pres në stadiumin “Selman Stermasi”

Gjashtë ditë nga koncerti që do të mbahet në Tiranë, këngëtarja e njohur italiane Giusy Ferreri, ka përcjellë një mesazh për fansat e saj.

09:15
Abuzonin seksualisht me një 16-vjeçare, arrestohen dy persona! Prej muajsh…

Një rast i rëndë është raportuar në Maliq, ku një 16-vjeçare është abuzuar seksualisht nga dy persona, tashmë të arrestuar.

09:14
VIDEO/ E rëndë në Nepal, rrëzohet avioni me 19 pasagjerë! Përfshihet i gjithi nga flakët

Një aeroplan i Saurya Airlines me 19 pasagjerë u rrëzua mëngjesin e së mërkurës në Nepal.

09:13
Përdorimi i telefonave inteligjentë në fushë-betejat në Ukrainë, ligjvënësit rusë kërkojnë të ndëshkojnë ushtarët

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë ka propozuar ndëshkimin e ushtarëve rusë të kapur duke përdorur telefona inteligjentë gjatë luftimeve në Ukrainë, raportoi media shtetërore TASS.

09:04
Harris dhe Trump me sulme verbale ndaj njëri-tjetrit

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, tha se zgjedhjet presidenciale të nëntorit në këtë vend do të jenë zgjedhje midis një ish-prokuroreje dhe një “krimineli të dënuar”.

08:39
“Ndihmë! Unë jam e dërrmuar”/ Hulumtimi i CNN: Pasiguria e vajzave në internet, përballja me ngacmimet seksuale

Qindra gra dhe vajza të reja në botë kanë raportuar se duan mbështetje shumë më të mirë për të qëndruar të sigurt në internet, kjo pasi ato përballen rregullisht me rreziqe dhe shumë prej tyre nuk kanë se ku të kërkojnë ndihmë.