Një peticion me firma të qytetarëve që kërkojnë ndalimin lejimit të surrogacinë në Shqipëri, ndërprerjen e shtatzënisë në javën e 16 pa dijeninë e prindërve apo sterilizimin e vajzave dhe djemve të moshës 18 dhe 23 vjeç do t’i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet te Ura e Babrroit, teksa ndau lajmin e mirë se ajo do të jetë e hapur për automjetet në muajin qershor. Ai tha se ndihet i lumtur që Kamza dhe Tirana do të bashkohen në infrastrukturë, çka do të ndikojë në rritjen e ekonomisë.
Murgj e besimtarë ishin mbledhur sot në tempullin Boudhanath Stupa të Nepalit për të shënuar ditëlindjen e 2568-të Budës, në festivalin e njohur të Buddha Jayanti, ku celebrohet lindja, lartësimi dhe vdekja e tij.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, ndau në profilin e tij në rrjetin X qëndrimin mbi miratimin nga ana e Asamblesë së OKB-së të Rezolutës që e vendos 11 Korrikun, Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.
Gjykata e lartë e OKB-së refuzoi kërkesën e Meksikës për masa urgjente lidhur me një bastisje në ambasadën e saj në kryeqytetin e Ekuadorit, muajin e kaluar.
Politikanët boshnjakë dhe shoqatat e familjarëve të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë kanë mirëpritur miratimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Pas shpalljes së zgjedhjeve të reja më 4 korrik, kryeministri britanik Rishi Sunak i premtonte sot zgjedhësve se fluturimet drejt Ruanda “janë rezervuar” për në korrik.
Nga 55 pasagjerët e lënduar të martën gjatë incidentit ajror të Singapore Airlines që ishte nisur nga Londra, 22 prej tyre kanë pësuar lëndime serioze në shtyllën kurrizore.
Përmes një lëvizjeje reciproke, presidenti rus, Vladimir Putin, më 23 maj nënshkroi një dekret që i mundëson shtetit të tij të përdorë asetet, letrat me vlerë dhe pronat që i përkasin Shteteve të Bashkuara apo shtetasve amerikanë, që gjenden në Rusi.
Një gjykatëse e njohur në Texas është zhdukur pa asnjë gjurmë nga sallat ku është bërë e famshme, mes shqetësimeve të çrregullimit të sjelljes dhe një përplasjeje me policinë, thonin sot raportimet.
Është zbuluar identiteti i vërtetë i shqiptarit të arrestuar dje si kreu i grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në Greqi, teksa dy shqiptarë dhe një grek u kapën me 210 kg kokainë të ardhur nga Panamaja.
Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj po shijon Amerikën, duke udhëtuar në Florida, New York, Carolinën e Veriut apo Manhatan.
Zëdhënësi i guvernatorit të shteti nigerian Zamfara tha se lirimet vijnë pas një operacioni të ushtrisë ndaj kampeve banditë në zonë ndërsa mohonte se ishin paguar shpërblesa në para.
Personi në foto është Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, 54 vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia greke si kreu i një grupi kriminal që kishte trafikuar 210 kg kokainë nga Amerika Latine në bashkëpunim me trafikantin e njohur grek Ioannis Viglakis.
Familjet e njerëzve Rohingya të bllokuar në perëndim të Myanmar po përpiqen të kontaktojnë me të afërmit pas një fundjave me zjarre masive që zhvendosën deri në 200,000 njerëz dhe shkaktuan shkatërrime të mëdha
Hetimet e skandalit të gjakut të infektuar na Britani zbulojnë së fëmijët në shkollën fillore Lord Mayor Treloar mes viteve 1970 e 1987 ishin trajtuar si ‘kavje laboratori’.
Gazetari Milaim Zeka, në një lidhje me emisionin “Breaking” në Top News, dha emrin e një politikaneje në Kosovë që sipas tij vepron njësoj si Vuçiç.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Sulmet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, vranë të paktën pesë persona, ndërsa ende vijojnë kërkimet për të zhdukurit nën rrënoja.
Është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.
Një prej çiklistëve që u rrëzuan gjatë garës me biçikletë në aksin Kuç-Qeparo është në gjendje të rëndë dhe u transportua me helikopter drejt Tiranës.
Moderatori dhe opinionishti i këtij edicioni të “Big Brother Fan Club”, Ronaldo Sharka ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”.
Hamasi vazhdon të bëjë rezistencë megjithë dëmet që ka pësuar pas shtatë muajsh luftimesh me Izraelin. Kjo organizatë, e shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania, është riorganizuar në zonat e goditura më rëndë në Gazën veriore dhe ka rifilluar madje sulmet me raketa ndaj komuniteteve izraelite.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për të shkuar në parlament.
Phunjo Lama ka vendosur rekordin e ri të ngjitjes në majën më të lartë në vetëm 15 orë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer sërish arrestin shtëpiak.
Milaim Zeka i ftuar në “Breaking” në Top News ka bërë një analizë të ngjarjeve politike në Kosovë, ku nuk kurseu kritikat ndaj politikave të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij.
Më shumë se 2,500 sulme kanë ndodhur në vitin 2023, përfshi dhe ato ku doktorët janë vrarë dhe klinikat janë bombarduar në zona konflikti si Gaza, Sudan e Ukrainë
Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lagjja e re në Krujë, e cila u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Kina ka nisur stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, në pretendimin se ky veprim është një “dënim i fortë për aktet separatiste” të ishullit të vetëqeverisur.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, që është kandidat për president nga Partia Republikane për zgjedhjet presidenciale, pretendoi se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta lironte menjëherë gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, pas zgjedhjeve, nëse ai fiton.
Jasona Mërkuri, 54 vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia greke si kreu i një grupi kriminal që kishte trafikuar 210 kg kokainë nga Amerika Latine në bashkëpunim me trafikantin e njohur grek Ioannis Viglakis, rezulton me precedentë penalë në Turqi.
Tre çiklistë, të cilët po garonin në aksin Kuç-Qeparo, kanë humbur kontrollin e biçikletës dhe kanë dalë nga rruga, e për pasojë janë transportuar për në spital.
Shtetet e Bashkuara kanë dy parti të mëdha: atë Demokrate dhe atë Republikane. Zëri i Amerikës sjell historinë së dy partive.
Themeluesi i Top Medias, Dritan Hoxha përkujtohet sot në 16 vjetorin e vdekjes së tij.
Publikohet lista paraprake e lojtarëve që do të përfaqësojnë Italinë në Euro 2024. Luciano Spalletti ka dërguar 30 ftesa, ndërkohë që në Gjermani 2024 do të marrin pjesë vetëm 26.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia po intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke paralajmëruar se ka rrezik të vërtetë për, siç tha ai, një luftë të re në rajon.
Vehtim Karajt dhe personit që hyri garant për kredinë që ai mori iu sekuestruan 22 hektarë tokë, për shkak se duke mos patur mundësi të shlyejë 1 milionë lekë u përfshi në listën e kreditorëve të këqinj.
Vendet evropiane kanë nxitur qytetarët e tyre të largohen nga ishulli francez i oqeanit Paqësor, Kaledonia e Re, teksa trazira të ashpra anti-franceze kanë shpërthyer nga banorët vendas.
Thiago Motta nuk do ta drejtojë Bolognan në sezonin 2024/25, njoftimin është bërë zyrtar nga vetë klubi kuqeblu. Trajneri italo-brazilian është shumë pranë stolit të Juventusit, që i ka ofruar kontratë trevjeçare.
Një nënë e pesë fëmijëve nga Australia përballet me dënim me vdekje në Taivan pas raportimeve se është kapur me një qese kokaine në bagazhet e saj.
Apeli ka lënë në burg të arrestuarit për tjetërsimin e 151 mijë m2 tokë në Spitallë të Durrësit.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë merr kryesinë e radhës së Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane!
Në 30 ditët e ardhshme, Qeveria e Republikës Sërpska (RS) do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”, njoftoi kryeministri i RS-së, Radovan Vishkoviq, pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës Sërpska në Srebrenicë të enjten, më 23 maj.
Kuvendi po zhvillon një seancë planare të posaçme këtë të enjte në nder të presidentes sllovene Nataša Pirc Musar.
Të tjera dëshmi janë marrë nga familjarët e të miturës në Devoll, e cila dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një 64-vjeçar, i cili u vu në pranga pas denoncimit nga gjyshi i vajzës.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin e Dardhës të Korçës.
Të tjera detaje janë zbuluar pas operacionit të policisë greke që çoi në sekuestrimin e 210 kg kokainë dhe arrestimin e disa shtetasve, përfshirë dy shqiptarë.
Në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër”, policia e Shkodrës ka evidentuar dhe asgjësuar 1967 bimë të dyshuara kanabis.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë dy emrat më të përmendur kohën e fundit në showbizin shqiptar.
Edi Rama riktheu në kujtesë artistin që qëndron pas kryeministrit, me një ekspozitë të artit bashkëkohor, një shkulm befasues ngjyrash e formash, që përfshin punime në qeramike, murale e deri edhe qëndisma të realizuara mbi konceptin origjinal të tij.
Shumica socialiste avancoi me çuarjen në parlament, për diskutime dhe votim, projekt rezolutën “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe për anti-korrupsionin”.
Një 64-vjeçar nga Devolli është arrestuar pas denoncimit të familjarëve të një 13-vjeçareje, të cilën dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht.
Kolumbia ka nisur fazën fillestare të një ekspedite nënujore për të eksploruar një luftanije spanjolle që u mbyt në Karaibe më shumë se 300 vjet më parë dhe besohet se përmban artefakte me vlerë miliarda dollarë, të drejtat për të cilat janë nën një mosmarrëveshje të ashpër.
Diskutime të tjera janë zhvilluar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për draft-rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Policia e Kosovës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së trefishtë një ditë më parë në Pejë.
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët pasi kishin kryer një grabitje në një banesë, sendet po i transportotnin me furgon.
Një shqiptar, më saktë kapiteni i Kombëtares Shqiptare që ngre lart trofeun e Europa League-s! E jashtëzakonshme!
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë të enjten për të përcaktuar ditën e përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë, një synim që ka ngjallur kundërshtim të ashpër nga serbët, të cilët kanë frikë se do t’i cilësojë të gjithë ata si mbështetës “gjenocidal” të vrasjeve masive.
Moderatori dhe opinionisti i këtij edicioni të “Big Brother Fan Club”, Ronaldo Sharka ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi propozoi datën 27 maj 2024 për çuarjen në seancë në Kuvend të draft-rezolutës për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Prej më se 3 vitesh Egnatia, emri i klubit të futbollit të Rrogozhinës është më i njohur dhe se vetë qyteti, i cili me ndërtimin e rrugës së re, është jashtë aksit nacional.
Kolonitë e kërmijve janë kthyer ne një shqetësim serioz për kultivuesit e pjeshkave në zonën e Barbullinjës në Lushnjë.
Agjentët e Policisë spanjolle kanë arrestuar në Huesca një shqiptar, banues në Zaragoza, i ‘specializuar’ për grabitje në lokale apo dyqane të ndryshme.
Nuk ka rezultuar efektiv plani i dy personave nga Fieri, të cilët kishin mbjellë kanabis në Peshtan. Policia ka rënë në gjurmët e parcelave, duke i vënë më pas në prangta.
Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar gjatë një conference për shtyp me Bajram Begajn tha se Shqipëria ka shënuar sukses në luftën kundër korrupsionit.
Ka vetëm pak momente që ka nisur Konferenca e Kryetarëve ku pritet të vendoset kalendari i projektligjeve për t’u diskutuar e miratuar në seancën plenare të Parlamentit.
Policia e Korçës ka arrestuar disa persona, nën akuza të ndryshme.
Një operacion ndërkombëtar antidrogë i kryer nga Policia Kombëtare, Garda Civile dhe Garda e Sigurisë e Firences (Itali), ka çmontuar një plantacion marihuane në një magazinë në Valencia, e cila shërbente si qendër logjistike për një organizatë shqiptare.
Presidenti Bajram Begaj gjatë një konference për shtyp me homologen sllovene, Nataša Pirc Musar theksoi se bashkëpunimi i shkëlqyer politik mes dy vendeve duhet të reflektohet edhe në ekonomi.
Kreu i ILD, Artur Metani po prezanton raportin vjetor të veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë gjatë vitit 2023, në Komisionin e Ligjeve.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se propozimi i një rezolute për gjenocidin në Srebrenicë është një “farsë” dhe se ajo kurrë nuk ka qenë më e shqetësuar për paqen në Ballkan sesa tani.
Në kohën kur një prokuror për mikrokreditë ka shpallur moskompetencë gjatë muajit të kaluar dhe e ka dërguar hetimin në SPAK për përmbarues në Bankën e Shqipërisë, një tjetër dosje është finalizuar tek Prokuroria e Tiranës.
Gazetarja Aida Topalli dhe avokati Kujtim Ibra të ftuar në “Breaking” kanë folur për vajzat që grupet kriminale përdoronin për të marrë më shumë informacione në lidhje me lëvizjet e armikut.
Një aksion është zhvilluar në 24 orët e fundit në Rrëshen e Mirditë, ku si rezultat janë zbuluar tre raste kultivimi kanabisi.
Janë zbardhur identitetet e shqiptarëve të arrestuar gjatë operacionit të policisë greke pas kapjes së 210 kg kokainë në Pire që kishin si destinacion Shqipërinë. Ata janë Jasona Mërkuri 54 vjec, Marsel Stafaj 36 vjec dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjec.
GJKKO ka dënuar me 5 vite burg Endi Braçajn, i akuzuar për prodhimit dhe shitje të narkotikëve, ndërsa është shpallur i pafajshëm për akuzën e “Grupi i strukturuar kriminal”.
Gazetarja Aida Topalli e ftuar në “Breaking” në Top Neës, ka dhënë detaje nga infiltrimi i vajzave nëpër grupet kriminale, për të nxjerrë informacione që mund t’i hynin në punë.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, me pasojë vdekjen e shoferit 50-vjeçar.
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 34-vjeçari i cili akuzohet për vjedhje, ndërsa rezulton po ashtu i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Plot 210 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të mëngjesit në Portin e Pireut në Greqi, të fshehura në arka me karkaleca.
Qyteti 500-vjeçar i Amritsar, në krahinën indiane Punxhab është një vend i lashtë e i shenjtë; madje një tempull fetar Sikh gjen dhe në aeroportin e zonës.
210 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të mëngjesit në Portin e Pireut.
Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Pejë.
Të paktën nëntë persona janë vrarë, duke përfshirë një fëmijë, dhe rreth 50 janë plagosur pasi një pjesë e një skene u shemb në një tubim zgjedhor në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës.
Detaje të tjera kanë dalë për Jakup Shahun i cili ka një të kaluar të errët.
Jakup Shahu i cili qëlloi me thikë bashkëshorten e tij në bark dhe në qafë, është i njohur për drejtësinë.
Familjet e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi publikuan të mërkurën një video rrëqethëse që tregon keqtrajtimin e grave të mbajtura nga grupi terrorist.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me thikë në bark dhe qaftë gruan e tij 46-vjeçare.
Taylor Swift është përballur me incident në skenë.
Kina filloi herët të enjten stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit që do të zgjasin deri të premten, vetëm disa ditë pasi presidenti i ri i Tajvanit Lai Ching-te mori detyrën dhe i bëri thirrje Pekinit që të ndalojë kërcënimet.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë, ku burri ka plagosur bashkëshorten me thikë.
Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për mediet pas këtij triumfi historik se e gjitha i duket e pabesueshme.
Nikki Haley tha të mërkurën se do të votojë për Donald Trump-in në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, një shfaqje e dukshme e mbështetjes për kandidatin republikan duke patur parasysh rivalitetin e theksuar dhe shpesh personal gjatë zgjedhjeve paraprake brenda kampit republikan.
Kur një super jaht me vlerë prej 230 milionë dollarë mbërriti në portin Everett në shtetin e Uashingonit për riparim muajin e kaluar, shkaktoi bujë të madhe në qytetin prej 110 mijë banorësh.
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Pas përsëritjes së votimeve të mërkurën në shtatë qendra në zonat zgjedhore numër 5 dhe 6 në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe koalicioni Fronti Evropian humbi një vend deputeti, ndërsa koalicioni Vlen fitoi një vend më tepër në parlament.
Analisti Milaim Zeka ka rrëfyer një prej takimeve që kishte me magjistarin e njohur në Kosovë, Burdushin.