16:05
“Kronikë për kriteret e Borës dhe platformën që të bën deputet”, satira e Gjekmarkajt: Majko këngë me fustanellë, Mimi duke gatuar makarona
Kronikë për kriteret e Borës dhe platformën që të bën deputet!
Bora tanimë po gëzon më në fund famën e merituar. Babo e ka vënë shefe të platformës “deputeti që duam” dhe të atyre që nuk do, të caktojë kriteret, të mbledhë video e CV, të dhëna e lajme, ëndrra e vizione, derte e brenga, psherëtima e lutje, qarje e të qeshura, romuze e këngë, thagma e maksima.