E hënë, 12 Maj 2025
14:31
Përfundon numërimi në Cërrik, Partia Socialiste fiton me diferencë të thellë ndaj PD

Në Cërrik ka përfunduar procesi i numërimit, ku Partia Socialiste ka arritur të fitojë bindshëm.

14:04
“Dy net para u falën rreth 150 milionë euro gjoba të mbi 170 mijë qytetarëve”, Berisha: Emrin e zgjedhjeve ua vini vetë

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një konference për mediat sot sulmoi maxhorancën duke përmendur faljen e gjobave të miratuar nga Këshilli i Ministrave dy ditë para zgjedhjeve.

14:00
Kryeministri poston foton, fjalimi i fitores në kompjuter: Telefonata e vëllait tim Hashim ishte tejet prekëse

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto, teksa krahas saj ka njoftuar se e ka telefonuar ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

13:50
“Të mbrohet çdo votë me përkushtimin më të madh”, Berisha thirrje: Opozitarët të tregojnë seriozitet

Kryedemokrati Sali Berisha doli me një thirrje që të gjithë opozitarët duhet ta mbrojnë votën e qytetarëve.

13:44
Përfundon numërimi në Fushë-Krujë, Partia Demokratike triumfon me 5097 vota

Partia Demokratike ka arritur të fitojë në njësinë administrative Fushë-Krujë.

13:41
“Rezultati i zgjedhjeve është i qartë”/ Reagon Partia Socialiste: Zvarritjet e procesit të numërimit janë të pajustifikueshme

Partia Socialiste ka reaguar, teksa i konsideron rezultatet aktuale fitore të sigurt për PS-në.

13:18
Aksident i rëndë në aksin rrugor Himarë-Qeparo, përplasen dy shtetas të huaj që udhëtonin me motor, ndërron jetë pasagjerja

Dy të aksidentuar me motor janë regjistruar në aksin rrugor Himarë-Qeparo.

13:15
Një ditë pas zgjedhjeve, Rama inspekton punimet për Samitin e BE në Tiranë

Teksa vijon numërimi i votave në mbarë vendin, ku nga pjesa e numëruar PS rezulton me fitore të thellë, Rama vijoi këtë të hënë punët si kryeministër, me inspektime në Tiranë.

13:05
“Fitore, fitore!”, PS fiton në Devoll, përmbyset rezultati i para 4 viteve, socialistët nisin festën

Në Devoll ka nisur festa pas fitores së Partisë Socialiste.

12:58
Hasi zgjedh Partinë Demokratike, mbyllet procesi i numërimit të votave! Diferenca mes PD-PS

Hasi ka mbyllur procesin e numërimit të votave, teksa fituese është Partia Demokratike.

12:40
Qarku i Gjirokastrës drejt përfundimit të numërimit të votave! Rezultati përfundimtar i bashkive që kanë mbyllur procesin

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në disa bashki të qarkut të Gjirokastrës.

12:34
Mbyllet numërimi në Kolonjë dhe Pustec, Partia Socialiste fiton në të dyja bashkitë e Qarkut Korçë

Në Kolonjë dhe në Pustec është mbyllur numërimi i kutive të votimit, ku në të dyja bashkitë e Qarkut Korçë, Partia Socialiste ka dalë fituese.

12:24
Poliçani dhe Skrapari mbyllin numërimin e kutive të votimit, socialistët kryesojnë në të dyja qytetet

Si Poliçani ashtu edhe Skrapari kanë mbyllur procesin e numërimit të të gjitha kutive të votimit.

12:19
Përfundon numërimi në Këlcyrë, tjetër fitore për socialistët, udhëheqin me 1702 vota

Partia Socialiste ka arritur një tjetër fitore, duke triumfuar në Bashkinë e Këlcyrës, në Qarkun e Gjirokastrës.

12:04
Edhe Fushë-Arrëzi mbyll procesin e numërimit, kryeson PD! Ja sa ishte diferenca me rivalin kryesor

Tashmë edhe Fushë-Arrëzi ka mbyllur procesin e numërimit të votave.

11:52
Tërhiqen komisionerët e PD-së në Fier, socialistët kërkojnë të vazhdojë numërimi/ Ja kur pritet të rifillojë procesi

Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier kanë ndaluar numërimin, duke u tërhequr.

11:41
Del edhe rezultati për njësinë numër 10, kryeson Partia Socialiste! Pasohet nga PD dhe Partia Mundësia

Tashmë është publikuar edhe rezultati i njësisë numër 10 në Tiranë aty ku votimi u bë në mënyrë elektronike.

11:39
Del rezultati i numërimi elektronik në Vorë/ PS forcë e parë, siguron 8082 vota

Partia Socialiste siguroi fitoren në Vorë.

11:35
Kërcënoi gazetarin, vihet nën hetim 26-vjeçari në Gjirokastër

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka kanosur një gazetar gjatë ushtrimit të detyrës.

11:32
Përfundon numërimi në Himarë, PS-ja fiton me mbi 800 vota ndaj demokratëve

Në Himarë ka përfunduar numërimi i votave ku fituese është shpallur Partia Socialiste.

11:26
Puka mbyll numërimin e kutive të votimit, PD-ja fiton me mbi 500 vota diferencë nga PS

Puka ka mbyllur tashmë numërimin e kutive të votimit, teksa PD-ja ka arritur fitoren.

11:15
“Korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje”, SPAK nis hetimet për 39 çështje

SPAK ka nisur hetimet për 39 çështje në lidhje me Krimet Zgjedhore të denoncuara para dhe gjatë procesit të votimit për zgjedhjet e 11 majit.

10:57
“Thellim i fitores së PS në Rrogozhinë”/ Spiropali: Synojmë 20 mandate në qarkun e Tiranës, opozita më e dobët…

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbërriti në Rrogozhinë pas shpalljes së fitores.

10:57
“PD-ja po paguan gjithçka ka bërë”, ish-deputeti i PS-së komenton rezultatet e zgjedhjeve: Shumë më dobët se me Bashën në krye

Sipas projeksioneve deri më tani, PS-ja është në krye të garës zgjedhore, me 83 mandate, për të shkuar drejt mandatit të katërt.

10:56
Dy raste në Kukës/ Vihen nën hetim qytetari që fotografoi votën, shpallet në kërkim 18-vjeçari që tentoi të hynte natën në QV

Dy raste shkeljesh janë konstatuar në Kukës gjatë procesit të zgjedhjeve.

10:37
Përfundon numërimi në Rrogozhinë, socialistët nisin festën pas fitores

Partia Socialiste doli forcë e parë në qytetin e Rrogozhinës.

10:01
“Shqipëria europiane, një realitet i prekshëm”/ Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti një deklaratë për mediat, ku u ndal tek mospublikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

09:47
Nën hetim një tjetër rast blerje votash në Lushnjë

Burime për Top Channel bëjnë të ditur se SPAK po heton një tjetër rast blerje votash, pasi një anëtar i partisë së Bashës ka bërë kallëzim dje në policinë e Lushnjës anëtarë të PS.

09:06
Kërcënim për votën në rrjete sociale, qytetari kallëzon rastin në Lushnjë, nisin hetimet për nënkryetarin e PD Bubullimë

Një person ka kallëzuar në polici se është kërcënuar për votën në Lushnjë.

08:26
“Noka dhe Vokshi, janë më të urryerit, morën një të mbaruar dhe…”, Sula: Kur kam qenë unë, kishte trefishim të votave për PD

Deputeti Dashnor Sula ishte i ftuar në maratonën e transmetuar në Top Channel “Shqipëria Vendos”.

08:25
Ministrat evropianë takohen në Londër pas ultimatumit ndaj Rusisë për të pranuar armëpushim 30-ditor

Ministrat e jashtëm nga disa vende evropiane do të takohen sot në Londër për diskutime “thelbësore” mbi Ukrainën, dy ditë pasi aleatët i dhanë Rusisë një ultimatum për të pranuar një armëpushim 30-ditor.

08:07
Legjenda e mundjes Sabu vdes në moshën 60 vjeçare

Sabu , një nga legjendat e mundjes profesionale , ndërroi jetë papritur në moshën 60 vjeç . Shkaku i vdekjes së mundësit, emri i vërtetë i të cilit ishte Terry Branc, ende nuk është bërë i ditur.

06:25
PS kryeson bindshëm deri tani, reagon Edi Rama

Ndërsa janë numëruar deri në orën 06:00 1083 kuti nga 5225 në total, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 53.26% të votave të grumbulluara.

04:45
KQZ pranoi kërkesën e PD dhe la mënjanë votat e Greqisë për qarkun Korçë, PS kërkon shfuqizimin e vendimit: Është antiligjor

Partia Socialiste përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke i kërkuar që të shfuqizojë vendimin për lënien mënjanë të fletëve të votimit të Greqisë për Korçën, dhe vijimin me numërimin e fletëve të tjerë për këtë qark.

01:50
Procesi i numërimit në Fier, Balluku për projeksionet e PS: Deputeti i 10-të, i projektuar, presim të 11-in

Drejtuesja e PS e qarkut të Fierit, Belinda Balluku në një lidhje të drejtpërdrejtë për Top Channel, komentoi ecurinë e procesit të numërimit të votave dhe projeksionet e Partisë Socialiste.

01:32
Kamza vijon me tensione, vëzhguesit ‘përplasen’ me tone të larta me numëruesit

Kamza ka nisur procesin e numërimit të votave, por ende nuk është mbyllur asnjë kuti.

01:17
Pas tensioneve në Parkun Olimpik, KQZ merr vendim! Lë mënjanë votat e Greqisë dhe vijojnë numërimin për Korçën

Pas ngërçit dhe bllokimit të numërimit të votave për Korçën, KQZ ka vendosur që të plotësojë kërkesën e PD dhe të lërë mënjanë numërimin për votat që kanë ardhur nga Greqia.

01:07
Foto/ Berisha largohet nga selia blu, tashmë procesin e numërimit do ta ndjekë nga banesa

Kreu i Partisë Demokratike ka lënë selinë blu rreth orës 01:00 të kësaj të marte.

00:50
VIDEO/ Sherr në një qendër numërimi në Kukës, Policia tenton të ndalojë të riu, ai u shpëton nga duart

Sherr në KZAZ 11 në Kukës.

00:38
Vlora dhe Shkodra ende nuk nisin hapjen e kutive, shkak… s’kanë shkuar numëruesit e PD

Vlora dhe Shkodra ende nuk kanë nisur procesin e hapjes së kutive.

00:28
Shtyrja e rezultateve të votimit elektronik ‘mbajtje me hatër për PD’? Celibashi: S’është peshqesh prej KQZ, por…

KQZ ka vendosur që rezultatet e votimit elektronik nuk do t’i publikojë në kohë reale, por në orët e para të mëngjesit të së hënës.

00:14
PD ‘ngrin’ numërimin e votave të diasporës për qarkun Korçë, reagon Celibashi

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se për momentin votat e diasporës për qarkun Korçë janë bllokuar, pasi përfaqësuesit e PD nuk pranojnë që të nisin numërimin sepse kërkojnë veçimin e çotave nga Greqia.

00:00
“Mos numëroni asnjë votë”, Noka u drejtohet përfaqësuesve të PD për votat e Greqisë, Balla: Flamuri po kërkon alibi për humbjen

Duket se numërimi i votave të diasporës për qarkun e Korçës, vijon të mbetet në tension.

E diel, 11 Maj 2025
23:41
Ende pa nisur numërimi, Kamza me tensione, PD pretendon për parregullsi në procesin e votimit

Kamza pritet të nisë numërimin e kutive të para.

23:40
KQZ nuk shpalli rezultatet në Vorë, Spiropali: Vendim arbitrar! Në qarkun e Tiranës synojmë 20 mandate

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për Top Channel, ku komentoi situatën e rezultateve në bashkinë e Vorës, konfliktin ku u përfshinë deputetët e PD dhe projeksionet e PS.

23:32
Incidenti te “Petro Nini” dhe pretendimet e PD, reagon policia: Nuk u gjetën materiale kompromentuese

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, për dokumentimin e një rasti të pretenduar sot, më datë 11.05.2025, në një ambient në rrugën “Marko Boçari”, Tiranë, ku eshte pretenduar për veprimtari të paligjshme zgjedhore.

23:26
Tensionohet situata në Parkun Olimpik për votat e Greqisë, PD kërkon të futet brenda perimetrit të sigurisë, Balla: Po shkelni ligjin

Me tensione po vijon numërimi i votave të diasporës për qarkun e Korçës, pasi PD kërkon që votat e Greqisë të ndaheni pasi sipas tyre ka anomali, duke u afruar edhe te perimetri i sigurisë.

23:07
Sa mandate pret PS nga Elbasani? Drejtuesi politik i qarkut flet me bindje, Mazniku: 9 është e sigurt!

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit Arbjan Mazniku në një deklaratë për Top Channel këtë mbrëmje deklaroi se Partia Socialist në këtë qark do të marrë të paktën 9 mandate.

22:34
“Kurrë nuk kam blerë vota!”/ Incidenti te “Petro Nini”, Braçe reagon ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua

Pas incidentit të shënuar në afërsi të “Petro Nini” në Tiranë, ku PD ka pretenduar se ka zbuluar një zyrë ilegale elektorale të PS dhe se sipas tyre i kanë kapur duke blerë vota, ka reaguar drejtuesi politik i Njësisë 5, Erion Braçe.

22:21
Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

Një incident i lehtë është shënuar pak më parë në Kamëz.

22:00
Numërohen kutitë e para me elektronikë në Vorë, PS kryeson me mbi 1300 vota, PD rreth 900! Socialistët kryesojnë edhe në Pustec

Vijon numërimi i votave elektronike në Vorë.

21:53
Numërohen tre kutitë e para në Pustec, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD

Numërohen tre kutitë e para në Pustec.

21:36
Celibashi bllokon rezultatet nga votimi elektronik në Vorë dhe Njësinë 10: Kërkesë e PD, do t’i kemi nesër në mëngjes

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nesër në mëngjes do të publikohet rezultati i votimit elektronik në njësinë 10 dhe Vorë.

21:21
“Fitorja në Vorë, dallëndyshja e parë”, PS kritika KQZ: Mosnxjerrja e rezultatit në zonat ku pati votim elektronik, arbitrar dhe zhgënjyes

Partia Socialiste ka kritikuar rolin e KQZ-së.

21:17
Shifrat/ KQZ publikon të dhënat, ja sa shqiptarë kanë votuar në 11 Maj, brenda dhe jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në përqindjen të dhënat e pjesëmarrjes në votime për parlamentaret e 2025.

21:06
A do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Në një dalje për mediat pas mbylljes së procesit të votimit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se këto janë orët e fundit të Edi Ramës si kryeministër.

21:04
Zgjedhjet parlamentare/ Nis procesi i numërimit të votave në Pustec, përfshirë dhe të diasporës

Ka nisur procesi i numërimit të votave në Pustec.

20:54
Dhunimi i komisionerit dhe familjes së tij në Pogradec, arrestohen edhe 4 shtetas të shpallur në kërkim

Kapen dhe vihen në pranga dy nga katër shtetasit e shpallur në kërkim për dhunimin familjarëve të komisionerit E.G.

20:43
Përfundimi i zgjedhjeve, Berisha flet për mediat: Orët e fundit të Ramës në pushtet, sovrani ka folur

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, më pak se dy për pasi procesi i votimit u mbyll.

20:29
Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

Nga Eduard Zaloshnja

20:17
Për herë të parë, zbulohet përqindja e pjesëmarrjes së votuesve nga diaspora

Me mbylljen e procesit të votimit në vend, KQZ ka zbuluar dhe pjesëmarrjen e diasporës në këto zgjedhje.

20:13
Çfarë ndodhi te “Petro Nini”?/ “Kërkojnë të mbyllin socialistët në shtëpi”, reagon Braçe: Belind Këlliçit i thashë…

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace ka reaguar pas incidentit te Petro Nini në Tiranë.

20:04
VIDEO/ Kukësi me “metodë” speciale, kutitë e votimit në fshatin Bele dorëzohen me… mushkë

Është mbyllur procesi votimit në vend, në orën 19:00 siç ligji e parashikon.

20:02
12 orë votime, përfaqësuesit e OSBE/ODIHR monitoruan hap pas hapi procesin zgjedhor

Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri u monitoruan nga përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, përfshirë këtu edhe ambasadori BE-së, Silvio Gonzato.

19:54
Del exit-poll i parë i zgjedhjeve, PS kryeson me 79 mandate, PD 54

Exit poll e para flasin për një fitore të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme në Shqipëri.

19:53
Mbyllja e votimit, rezultatet e votimit elektronik nuk do të publikohen menjëherë! Detajet

Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në orën 19:00, duke përmbyllur kështu 12 orë ku shqiptarët kishin mundësinë që të shprehnin vullnetin e tyre me votë.

19:50
Pas komisionerit, i shkuan në shtëpi dhe i dhunuan gruan dhe djalin, arrestohen edhe 2 persona, 4 shpallen në kërkim

Policia ka reaguar pas incidentit që ndodhi në njërën prej qendrave të votimit në Pogradec.

19:40
Tensione në afërsi të “Petro Ninit” në Tiranë, policia ‘mbërthen’ zonën

 Situatë tensioni raportohet në afërsi të ‘Petro Nini’ në kryeqytet.

19:14
Zgjedhjet 2025/ Deputeti i parlamentit italian për TCH: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!

Deputeti i parlamentit italian, Mauro de Barba dhe njëkohësisht vëzhgues i huaj në zgjedhjet parlamentare ka dhënë një prononcim për gazetarin e Top Channel, Artur Bibe.

19:05
Zgjedhjet parlamentare, votuan 139 nga 144 të paraburgosur në Elbasan

Në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale Elbasan në Qendrën e Posaçme te Votimit kanë votuar 139 të paraburgosur nga 144 në total.

19:01
Shqiptarët folën! Mbyllet orari zyrtar i votimit për Parlamentaret 2025! Nis dorëzimi i kutive

Ka përfunduar zyrtarisht orari i votimit për zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri.

19:00
Votimi nga diaspora, mbërrin ngarkesa e avionit të fundit me ‘thasët’ me votat e emigrantëve

Ka mbërritur ngarkesa e fundit e votave të diasporës, pak minuta para orës 19:00 që do të shënojë dhe mbylljen e procesit të votimit.

18:56
Incident në QV në Paskuqan, një person i dehur shkon për të votuar, nxirret jashtë nga komisonerët

Një incident është shënuar në Paskuqan, ku një person i dehur është futur në qendrën e votimit për të votuar.

18:41
Dyshohet për shit-blerje votash! Shoqërohet në komisariat një grua në Kavajë, fillimisht u takua me Elvis Roshin

Në Kavajë agjentët e policisë kriminale kanë shoqëruar në komisariat një grua, e identifikuar si Xhuli Duda, me dyshimin e shit-blerjes së votës.

18:40
U vu nën hetim pas përplasjes në Vorë, reagon Noka

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar për herë të parë pasi vu nën hetim pas përplasjes në Vorë.

18:35
Procesi zgjedhor, prokurorët e Fierit dhe SPAK takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier u zhvillua një takim me Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

18:20
KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18.

18:19
E frikshme në Sarandë! Komisioneri i PL-së pëson krizë epileptike, kandidati i PS-së ndërhyn të japë ndihmën e parë

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë.

18:12
“Kandidatët e PD vijojnë të thyejnë Kodin Zgjedhor”, denoncimi i PS-së: Baçi dhe Çela në orët e pasdites…

Partia Socialiste ka denoncuar praninë e kandidatëve të PD-së pranë qendrave të votimit.

17:42
Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë për shkak të Giro d’Italias, dështon mbledhja e Komisionit Rregullator

Dy anëtarët e Komisionit Rregullator të propozuar nga opozita, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, u larguan nga mbledhja me argumentin se kërkesa e anëtarit Arens Çela për zgjatjen e orarit të votimit në 55 qendra votimi në qarkun Vlorë nuk bënte pjesë në kompetencat e këtij organi të KQZ-së.

17:29
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Automjeti del nga rruga, dy të plagosur në Pirg

Një aksident ka ndhodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg.

17:25
Përplasja me qytetarët në Vorë/ Pas kallëzimit të dy votuesve, nisin hetimet për Flamur Nokën

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është vënë nën hetim pas kallëzimit të dy qytetarëve me të cilët u përplas sot në Qendrën e Votimit në Vorë.

17:21
“Mos nënvlerësoni zërin tuaj, votoni”, Jozefina Topalli: Keni mundësi të bëni kthese historike

E deleguara për votën e diasporës, Jozefina Topalli, u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë, teksa falenderoi edhe ata që ushtruan detyrë e tyre nga jashtë.

17:10
Fotografuan votën në Librazhd, shkon në dy numri i të arrestuarve

Një tjetër rast i fotografimit të votës është regjistruar në vendin tonë gjatë procesit zgjedhor, këtë herë në fshatin Spathar të Librazhdit.

17:04
Aksident i rëndë në Lezhë! Këmbësorja përplaset në vijat e bardha, në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen  e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.

16:57
“Kanë mbetur pak orë deri në mbylljen e votimit”, PS thirrje: Dilni votoni për fëmijët dhe nipërit tuaj

Zëdhënësja për zgjedhjet pranë PS, Silda Çepe u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të të votojnë, ndërsa kanë ngelur pak orë.

16:55
Fotografon fletën e votimit në Këlcyrë, arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kanë vënë në pranga një shtetas për shkelje të fshehtësisë së votimit.

16:34
E moshuara në Fier, kërkon lëmoshë pranë qendrave të votimit: Kam nëntë fëmijë për të ushqyer

Në qendrat e votimit nuk ka vetëm votues. Kjo është ana tjetër e zgjedhjeve.

16:06
Tensionet në Vorë/ Celibashi revokon akreditimin e vëzhguesve të partive

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin të revokojë akreditimin e vëzhguesve të partive.

15:59
Tirana dhe Dibra me përqindjen më të lartë, Vlora më të ulët/ Sa është pjesëmarrja në zgjedhje në 12 qarqet e vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në votime deri në këtë moment, bazuar në raportimet nga qendrat e votimit në të gjithë vendin.

15:58
Florenc Çapja i kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën

Sa i takon kërkesës që ishte bërë në Gjykatën e Tiranës nga Florenc Çapja për t’i dhënë leje për të votuar, Gjykata e Tiranës ka vendosur rrëzimin e kërkesës.

15:47
Të shtëna në Milot/ Sherri verbal nisi në Qendrën e Votimit dhe degradoi në përdorim armësh

Në Qendrën e Votimit 871 në Fushë Milot ka ndodhur një përplasje mes dy personash.

15:37
“Ju do të vendosni se në ç’drejtim do të ecë Shqipëria jonë”/ PS thirrje për të votuar: Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj

Partia Socialiste i ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar.

15:15
Procesi zgjedhor në Korçë monitorohet nga task-forca, agjentë të BKH-së po ndjekin nga afër procedurat

Procesi zgjedhor në qarkun e Korçës po monitorohet në vazhdimësi nga task-forca e ngritur pranë Prokurorisë së Korçës.

15:15
Kreu i SPAK, Altin Dumani me bashkëshorten hedhin votën: Do komunikojmë pas zgjedhjeve

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka votuar në shkollën “At Zef Pllumi”, në Tiranë, ku është shoqëruar nga bashkëshortja.

14:58
Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë, përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Kamëz.

14:51
Vota e diasporës, mbërrijnë në qendrat e votimit 2784 zarfe me vota

Tashmë ka mbërritur në qendrat e votimit një tjetër ngarkesë me votat e diasporës. Raportohet se janë dorëzuar 2784 zarfe me vota.

14:46
Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

14:46
Plazh në ditën e zgjedhjeve, qytetarët në Durrës zgjedhin relaksin nën rrezet e diellit

Në vend që të drejtohen drejt qendrave të votimit, shumë qytetarë kanë zgjedhur që ditën e zgjedhjeve ta kalojnë pranë detit, në plazhin e Durrësit.

14:45
“Ke sjellë njerëz tek shtëpia ime, mashtrues”, qytetarët përplasen me Nokën dhe Vokshin në Vorë, demokrati: Do të të zvarris, horr!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka debatuar me një grup votuesish në Vorë.