E martë, 20 Maj 2025
10:29
Paralajmëron shefi i ndihmave humanitare të OKB-së: 14 mijë foshnja mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve

Shefi i Ndihmave Humanitare të OKB-së ka deklaruar për BBC se 14,000 foshnja mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve nëse nuk arrin ndihma.

10:27
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen dy persona dhe një vajzë e mitur/ Arrestohet 46-vjeçari nga Kosova, lirohet pas disa orësh

Në Halle, një qytet në Saksonin-Anhalt, një sulm me thikë ka lënë tre persona të plagosur, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar.

10:22
Zjarret pranë shtëpisë së Starmer, policia britanike vë në pranga dhe një rumun

Një burrë i dytë është akuzuar për përfshirje në një seri zjarrvëniesh të dyshuara që kanë pasur si shënjestër prona dhe një automjet të lidhur me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer.

10:14
Tornadot e fuqishme në SHBA, shihni si janë dëmtuar avionët në një aeroport në Kentucky

Stuhia e fuqishme që ka përfshirë pjesë të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar një tragjedi të madhe, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe duke shkatërruar mijëra shtëpi.

10:06
“Trump kërkoi një armëpushim, Putin e refuzoi”, mediat italiane zbulojnë çfarë ndodhi në bisedën telefonike mes presidentëve

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ndodhej në Soçi për një program zyrtar, ai zhvilloi një telefonatë të gjatë me Donald Trump, një bisedë që Moska e përshkroi si “intensive dhe shumë e sinqertë”, por që nuk solli ndonjë përparim të dukshëm drejt paqes në Ukrainë.

10:03
Atentati në Durrës, Top Channel siguron foton e viktimës! Ende asnjë gjurmë nga autorët

Gazetarja e Top Channel Vali Qyrfyçi ka siguruar foton e 29-vjeçarit i cili mbeti i vrarë gjatë atentatit të ndodhur pas mesnatës së djeshme në Durrës.

09:59
Emrat/ Makina plot me drogë, arrestohen dy persona në aksin “Mamurras-Kashar”

Një automjet i mbushur me drogë është kapur nga policia në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, në Thumanë.

09:59
Skandal në SHBA! 50 emigrantë të ligjshëm dërgohen në burgun famëkeq të El Salvadorit

Të paktën 50 burra venezuelianë, të deportuar gjatë administratës Trump në burgun e sigurisë së lartë CECOT në El Salvador, kishin hyrë në mënyrë ligjore në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të ri nga Instituti Cato.

09:47
Parkingu i ri nëntokësor te Liqeni i Thatë, Veliaj ndan pamjet: Një lehtësim për qytetarët

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë pamjet se si do të duket parkingu i ri nëntokësorë në zonën e Liqenit të Thatë.

09:41
Zbulim tronditës! Nga Marseja në Vatikan, legjenda franceze kushëri i largët me Papa Leonin XIV

Një zbulim i pazakontë ka dalë nga një studim i realizuar nga ekspertët francezë të gjenealogjisë: ikona e futbollit Eric Cantona është i lidhur familjarisht me Papa Leoni XIV.

09:34
Emri/ I dënuar për trafikim të qenieve njerëzore, 34-vjeçarit i sekuestrohen pasuritë! Apartament dhe automjete

Një 34-vjeçari të dënuar për trafikim të qenieve njerëzorë, i janë sekuestruar pasuritë.

09:31
Përfundon numërimi i votave preferenciale të Diasporës në 11 qarqe të vendit, procesi vijon ende në Elbasan

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të ardhura nga jashtë vendit për kandidatët në listat e hapura ka përfunduar për 11 qarqe të vendit, ndërsa vijon ende në qarkun Elbasan.

09:17
Liderët perëndimorë dënojnë Izraelin për Gaza, Netanyahu përgjigjet ashpër: Po shpërbleni Hamasin! Lufta përfundon që nesër nëse…

Liderët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Kanadasë kanë dënuar të hënën ashpër veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, duke i quajtur ato “veprime të rënda” dhe kanë paralajmëruar masa të përbashkëta nëse Izraeli nuk ndalon ofensivën ushtarake dhe nuk lejon ndihmat humanitare.

09:03
Mbeti jashtë parlamentit me mbi 18 mijë vota, mjeku Alimehmeti: Rezultati nuk është fundi, por fillimi i një rrugëtimi…

Kandidati për deputet Ilir Alimehmeti ka falenderuar qytetarët që e mbështetën me mbi 18 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit, edhe pse nuk ia doli do të siguronte një vend në Parlament.

08:45
Telefonata mes Trump dhe Putinit shton tensionet mbi negociatat e paqes në Ukrainë

Vitin e kaluar, Donald Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda “24 orësh”.

08:23
Atentati në Durrës/ Pamje nga vendi i ngjarjes, plumbat kapën edhe qendrën shëndetësore

Këto janë pamjet nga ngjarje e rëndë që tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

08:08
Atentati në Durrës, policia informacion paraprak për vrasjen e 29-vjeçarit Ermir Dedja

Policia ka identifikuar viktimën e atentatit në Durrës si Ermir Dedja. Hetimet janë në vijim për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje dhe për të identifikuar autorët.

08:00
I përfshirë në trafik droge dhe plagosje, kush ishte 29-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

07:26
Vrasje me armë zjarri në Durrës, ekzekutohet 29 vjeçari me preçedentë penalë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

07:09
Kthjellime dhe vranësira të lehta, ja si parashikohet moti këtë të martë

E marta parashikohet të sjellë një mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

E hënë, 19 Maj 2025
22:57
Von der Leyen reagon pas telefonatës së Trumpit me Putinin: Falënderoj presidentin amerikan për përpjekjet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas telefonatës së Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Presidentit Vladimir Putin.

22:57
Zelensky reagon pas telefonatës Trump-Putin, presidenti ukrainas: I kërkova homologut amerikan të mos…

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se, në telefonatën e mëparshme me homologun e tij amerikan, ai i kishte kërkuar Donald Trump të mos merrte “asnjë vendim” për Ukrainën pa miratimin e Kievit.

22:39
Takimi i Papa Leonit XIV dhe Bartolomeut I, ja çfarë diskutuan udhëheqësit e kishës Katolike dhe Ortodokse

Patriarku Ekumenik Bartolomeu, udhëheqësi i Kishës Ortodokse u takua sot, privatisht me Papa Leon XIV në Vatikan, i cili shprehu dëshirën e tij për të vizituar Nikean së bashku me Patriarkun, me qëllim që të përkujtojnë së bashku 1700-vjetorin e Sinodit të Parë Ekumenik.

22:38
Trump nënshkruan ligjin kundër ‘deepfake’ dhe pornografisë në rrjet

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një ligj të ri i cili kriminalizon publikimin e imazheve intime, qofshin ato reale apo të krijuara nga inteligjenca artificiale, pa pëlqimin e personit të përfshirë.

22:19
Përfundon numërimi në Tiranë/ Xhaçka dhe Tabaku në Parlament! Gjylameti, Qefalia, Alimehmeti e Majko mbeten jashtë

Numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës ka përfunduar.

22:18
“Berishës i ka mbaruar koha politike”/ Deputeti i PD pranon ‘gabimet’: Ja ku u vulos humbja

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferri është shprehur se Sali Berishës i ka mbaruar koha politike, që në vitin 2013.

22:18
Nuk siguroi mandat në zgjedhje, Alimehmeti në Top Story: Nuk e konsideroj veten të sakrifikuar, gara e pabarabartë…

Kandidati i listës së hapur të PD në Tiranë Ilir Alimehmeti nuk arriti të siguronte një ulëse në Kuvend në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

22:00
Sherri mes kandidatëve socialistë në Whatsapp, Rama e Balla qetësojnë situatën

Të enjten kur numërimi votës së kandidatëve në Parkun Olimpik po progresonte, ethet e kandidatëve shpërthyen në grupin Whatsapp të kandidatëve socialistë të Tiranës.

21:40
Siguroi ulëse në Kuvend, reagon Tabaku: Përgëzime për të gjithë, veçanërisht për Alimehmetin, ndamë sprintin e fundit të garës

Kandidatja Jorida Tabaku ka reaguar për herë të parë pasi siguroi mandatin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

21:20
Biseda dy-orëshe Trump-Putin, këshilltari diplomatik i presidentit rus: Liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump kanë rënë dakord të “normalizojnë” marrëdhëniet midis vendeve të tyre, tha Kremlini pas telefonatës dy-orëshe mes dy liderëve.

21:18
Çfarë fshihej pas organizimit të Samitit në Tiranë? Dudushi: Për mënyrën e pritjes nuk ia kishim frikën Ramës…

Për dy ditë Tirana nuk ishte vetëm zemra e Shqipërisë, por epiqendra diplomatike e Evropës.

20:59
Përfundon numërimi i votave të diasporës për kandidatët në Lezhë, Admir Kadeli i PS-së i merr mandatin Marjeta Nelit me vetëm 26 vota diferencë

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët në qarkun Lezhë.

20:50
Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kërcënojnë me sanksione Izraelin: Nuk do rrimë duarkryq ndaj Netanyahut

Udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Kanadasë paralajmëruan sot se vendet e tyre “nuk do të rrinë duarkryq” përballë “veprimeve skandaloze” të qeverisë së Benjamin Netanyahut dhe do të ndërmarrin veprime nëse Izraeli nuk e ndal operacionin e tij të ri ushtarak në Rripin e Gazës dhe nuk heq kufizimet për hyrjen e ndihmës humanitare.

20:49
Fiks Fare/ 250 euro nata për klientët virtualë, zbulohet prostitucioni online

 Gjithçka filloi nga një njoftim i zakonshëm për punësim në internet, që premtonte 90 euro në ditë për punë nga shtëpia.

20:43
Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-maili.

20:42
Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas të moshuarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Yrshek në Tiranë, ku një i mitur ka përplasur për vdekje një të mëshuar.

20:05
Start i zymtë për Shqipërinë, kuqezinjtë e nisin me humbjen 4-0 Europianin U17 në Tiranë kundër Portugalisë

Kampionati Europian U17 nisi këtë të hënën në Shqipëri, por për përfaqësuesen kuqezi, starti nuk ishte ai i dëshiruar.

20:03
Java e Europës/ Nis zyrtarisht me një program të larmishëm në 9 qytete

Java e Europës nisi zyrtarisht me një program të larmishëm të shtrirë në 9 qytete, ku deri më 31 maj do shpalosen 30 aktivitete për të afruar më tej Europën me Shqipërinë.

19:53
Trump reagon pas telefonatave: Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për armëpushim

Donald Trump tha se Rusia dhe Ukraina do të “fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi”, pas telefonatës së tij me Vladimir Putin.

19:51
Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Tatëpjeta e eksporteve dhe varësia e lartë nga importet i ka detyruar ndërmarrjet shqiptare të ndryshojnë partnerët tregtarë.

19:20
KQZ certifikon votën e diasporës/ Akuzat e PD për patronazhim, Celibashi: Administrim korrekt, nuk u cenua integriteti

A është manipuluar vota e diasporës përmes patronazhimit? Komisioneri Ilirjan Celibashi i dha përgjigje shqetësimit të demokratëve të cilët nuk e fshehin habinë sesi nga kutitë e diasporës se Greqisë u prodhua një mbështetje 95% për Partinë Socialiste.

19:20
Zelensky formon një ekip negociator: Ukraina nuk ka frikë nga bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë

Volodymyr Zelenskyy thotë se ka urdhëruar formimin e një “grupi negociator kombëtar të përhershëm dhe të zgjeruar”.

19:01
Kina dërgon 12 satelitë të parë për “Superkompjuterin” në hapësirë, si do të ndihmojnë ata shkencën dhe teknologjinë

Kina ka filluar të ndërtuar një superkompjuter të avancuar të inteligjencës artificiale në hapësirë, që do të përbëhet nga një rrjet prej 2,800 satelitësh në orbitën e Tokës.

18:55
Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Policia britanike ka arrestuar një të dyshuar të tretë në hetimin për sulmet me zjarrvënie ndaj pronave që i përkasin, kryeministrit britanik, Keir Starmer.

18:45
Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Një aksident tragjik ka ndodhur sot, rreth orës 16:40, në tunelin e Lomazzo, në provincën e Komos, përgjatë Pedemontanës në kulmin e kryqëzimit Lazzate në drejtim të Vareses.

18:41
Përfundon pas dy orësh telefonata Trump-Putin, presidenti rus: Të gatshëm të punojmë me Kievin për traktatin e paqes

Telefonata e Donald Trump me Vladimir Putin përfundoi pas dy orësh.

18:37
Trump flet me Zelenskyn para telefonatës me Putinin/ Zbardhen detaje, biseda zgjati disa minuta

Telefonata e sotme midis Vladimir Putin dhe Donald Trump duhej të zhvillohej përpara se presidenti amerikan të fliste me Volodymyr Zelenskyy.

18:30
Takimi i Vance me Papa Leonin, zv.presidenti i dorëzon letrën e Trump me ftesë në Uashington

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance u takua sot në Vatikan me Papa Leo XIV, udhëheqësin e parë të Kishës Katolike nga Shtetet e Bashkuara, të cilit i dërgoi një ftesë zyrtare për të vizituar Shtetet e Bashkuara.

18:07
Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

Franca ka njoftuar ndërtimin e një burgu të ri të sigurisë së lartë në Guajanën Franceze, një territor i saj përtej detit në Amerikën e Jugut, për të strehuar trafikantë të drogës dhe islamistë radikalë. Nisma u bë publike nga ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanin, gjatë një vizite në rajon.

17:44
Tragjike në Itali! U shtyp nga një kamion ndërtimi, ndërron jetë në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar

Një tjetër aksident tragjik në vendin e punës ka ndodhur këtë mëngjes, më 19 maj, në komunën Vernio pranë Pratos.

17:26
“Bashkëpunim kundër krimit”/ Kreu i policisë së Shtetit takim me zv.ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim me Zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, znj. Mia Marzouk dhe me Shefin e Projekteve në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z. Simon Charters.

17:26
Dyshime për manipulime të votave brenda listave të partive, kandidatët e PS-PD kërkesë KQZ: Duam videot e numërimit

Disa prej kandidatëve të zgjedhjeve të 11 majit i janë drejtuar me një kërkesë të njëjtë KQZ-së, pasi dyshojnë për manipulime të votave brenda listave të partive.

17:21
Angli/ Azil kërkimi, shqiptari pretendon të ishte ‘gay’ por Home Office e surprizon në gjykatë me provën se….

Esmir Demaj, një kërkues azili nga Shqipëria, ka humbur të drejtën për të qëndruar në Britani pasi u zbulua se kishte mashtruar autoritetet, duke pretenduar se ishte homoseksual.

17:20
Shirat e rrëmbyeshëm godasin Kinën, të paktën 6 persona kanë humbur jetën

Shirat e rrëmbyeshëm që goditën provincat Guangdong dhe Guangxi të Kinës jugore gjatë fundjavës vranë të paktën 6 persona, ndërprenë sistemet hekurudhore dhe të energjisë, ndërsa autoritetet paralajmëruan për përmbytje dhe rrëshqitje toke në disa pjesë të vendit.

17:13
Dokumentari i Vinicius Jr. drejt gjyqit, klubi spanjoll hedh akuza ndaj yllit të Realit: Nuk përputhet me realitetin

Klubi spanjoll i futbollit, Valencia CF, ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të dokumentarit “Bailia, Vini” të Vinicius Jr., që sipas tyre, përmban pasaktësi dhe padrejtësi ndaj tifozërisë së klubit.

17:10
Përfundon numërimi i Diasporës në 8 qarqe për votën preferenciale

Në 6 qarqe ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në listë “të hapur”.

16:51
Avioni i Lufthansa-s fluturoi për 10 minuta pa pilot, zbulohet çfarë ndodhi

Një avion i kompanisë ajrore gjermane Lufthansa, me 205 persona në bord, ka fluturuar për 10 minuta pa pilot vitin e kaluar, pasi ndihmës piloti humbi ndjenjat ndërsa ndodhej vetëm në kabinën e pilotimit.

16:37
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, 52 persona humbin jetën, Netanyahu: Do marrim në kontroll gjithë territorin

Agjencia e Mbrojtjes Civile të Gazës tha se të paktën 52 persona u vranë nga bombardimet izraelite, të cilat janë intensifikuar ndjeshëm kohët e fundit.

16:33
Papa takohet me JD Vance, Vatikani zbulon detajet: U diskutua mbi disa çështje aktuale ndërkombëtare

JD Vance dhe Papa Leoni u takuan këtë mëngjes.

16:31
“Intriga” Juventus-Napoli! Bardhezinjtë mund të rikthejnë Conten dhe të transferojnë Osimhen, në stolin e “Azzurëve” vjen…

Ndërsa kanë mbetur vetëm 90 minuta deri në përfundimin e sezonit, Napoli dhe Juventusi janë ende në ndjekje të objektivave të tyre sportivë.

16:11
“Nëse Rusia nuk angazhohet, atëherë kjo s’është lufta jonë”, Vance zbulon se çfarë mund t’i thotë Trump Putinit

Nënpresidenti i SHBA-së JD Vance sapo ka folur për luftën në Ukrainë, duke paralajmëruar se nëse Rusia nuk është “e gatshme të angazhohet”, atëherë “përfundimisht, SHBA-të duhet të thonë se kjo nuk është lufta jonë”.

15:45
Sot biseda Trump – Putin? Presidentit amerikan po i humb durimi, do të telefonojë edhe Zelenskyn!

Në mesin e raporteve se durimi i tij po soset, presidenti amerikan Donald Trump, pritet të bisedojë sot me liderin rus, Vladimir Putin, në kuadrin e një nisme të re nga Shtëpia e Bardhë që synon çimentimin e një armëpushimi në luftën në Ukrainë.

15:44
Mbyllet numërimi për votën preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi ruan mandatin e deputetes

Procesi i numërimit të votës preferenciale në Fier u mbyll këtë pasdite, duke përmbyllur kështu numërimin për të gjithë qarkun e Fierit.

15:42
Tradhti në sektorin e peshkimit? Starmer kundërshton kritikat për marrëveshjen me BE: Është e mirë për…

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka hedhur poshtë akuzat se ka “shitur” interesat e sektorit të peshkimit në kuadër të një marrëveshjeje të re me Bashkimin Europian.

15:35
Çfarë bëjnë ndryshe njerëzit e suksesshëm? Sekreti që fshihet në zakonet e vogla të përditshme

A është suksesi një mister i madh, apo thjesht një grumbull zakonesh të vogla që përsëriten çdo ditë?

15:32
Marrëdhënia e ftohtë Meloni-Macron! The Telegraph: Raporti u përkeqësua pasi presidenti francez nuk e ftoi kryeministren italiane për telefonatën me Trump nga Tirana

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka folur për “egoizëm” mes liderëve europianë pas një përçarjeje të thellë diplomatike mes saj dhe Emmanuel Macron, raporton Telegraph, që tregon se përplasja me presidentin francez nisi të premten gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

15:32
Thahen qershitë e Belishovës! Dikur kishte mbiprodhim, tani pemët frutore janë të dëmtuara

Belishova, një ndër fshatrat e njohura të Mallakastrës për prodhimin e hershëm të qershive, sot po përballet me një situatë alarmante: qindra pemë janë tharë.

15:29
Turistët mbushin Durrësin! Qyteti me histori mijëravjeçare atraksion për të huajt nga e gjithë bota

Shëtitorja bregdetare e Durrësit mbushet çdo ditë me turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët përzihen natyrshëm me vendasit, duke shijuar klimën, detin dhe ritmin e qetë të qytetit bregdetar.

15:18
Rifillon dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, Netanyahu pranon se vendimin e mori pas trysnisë së ndërkombëtarëve

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të hënën se vendimin për të lejuar rifillimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, pas një bllokade disajavore, e mori vetëm pasi aleatët i kishin bërë trysni.

14:58
Makina përplaset me autobusin e linjës Fier–Roskovec, një i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, në fshatin Portëz.

14:47
Ishte i ftuar special në Eurovision, shqiptari Gjon Tears që na bëri krenarë flet në Shqipëria Live: Kënga e Shqipërisë më pëlqeu shumë

Gjon’s Tears ishte në një lidhje me Skype për Shqipëria Live, ku foli për eksperiencën e tij këtë vit në Eurovision, teksa ishte i ftuar special për të kënduar këngën e tij që më herët kishte marrë pjesë në këtë kompeticion.

14:45
“Mitsotakis e priste fitoren e Ramës”, Beleri në “Shqipëria Live”: Opozita të bëjë çdo gjë, qoftë dhe dorëheqjen e kryetarit

Fredi Beleri tregoi për “Shqipëria Live” se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e priste fitoren e Ramës në zgjedhje.

14:32
Dosja “Partizani”, Berisha dhe të akuzuarit e tjerë kalojnë në gjykim themeli

Sali Berisha do të përballet me SPAK në gjykimin e themelit si i akuzuar për korrupsion pasiv.

14:24
Kryegjyshi Botëror Haxhi Dedë Edmond Brahimaj kremton në Vatikan 66-vjetorin e ditëlindjes, merr urime nga pjesëmarrësit

Sot paradite Ati i Shenjtë Papa Leo XIV priti përfaqësuesit e gjithë religjioneve dhe besimeve të ndryshme të botës.

14:19
Beteja me sëmundjen, reagon ish-presidenti Joe Biden: Kanceri na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

“Kanceri na prek të gjithëve”, shkroi ish-presidenti Joe Biden në një reagim publik, pasi zyra e tij njoftoi një ditë më parë sëmundjen me të cilën po përballet.

14:09
Po xhironte në një varrezë të Luksemburgut kur i vdiq i biri 25 vjeç, aktori i Hollywood: Vazhdova filmimin, djali ma kërkoi vetë të…

Tim Roth rri i shtrirë në karrigen e tij dhe rrezaton një qetësi të papritur, sikur Oqeani Atlantik po hedh një spërkatje verore mbi këtë cep të Galway-t.

13:51
Angelina Jolie rikthehet pas 14 vitesh në Kanë, shihni pamjen mbresëlënëse të yllit 49-vjeçar

Angelina Jolie u rikthye në Festivalin e Filmit në Kanë, katërmbëdhjetë vjet pas paraqitjes së saj të fundit, me një pamje elegante që kombinonte luksin dhe shkëlqimin kinematografik.

13:48
Protestë gjigante në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të vendosë vijat e kuqe!

Me dhjetëra mijëra vetë zbritën në rrugët e Hagës me thirrjet që qeveria holandeze të mos mbetet një kundruese pasive e konfliktit, për të kalojë në veprime konkrete për ndalimin e fushatës së Izraelit në Gaza.

13:42
Lufta në Ukrainë drejt përfundimit? Trump njofton bisedën telefonike me Putinin, ja për çfarë pritet të flitet

Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin të hënën për të diskutuar mundësinë e ndalimit të luftës në Ukrainë.

13:38
Prifti rrëzohet aksidentalisht nga çatia e kishës në Korçë! Niset me helikopter drejt Traumës

Një prift në Korçë është dërguar me urgjencë në spital, pasi është rrëzuar nga çatia e kishës ku shërbente.

13:32
Zbulohen plantacione të narkotikëve në Shkodër, mbi 1200 rrënjë kanabisi të shkatërruara në të gjithë qarkun

Në Shkodër janë zbuluar dhe asgjësuar 1288 fidanë dhe 479 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

13:32
Vota preferenciale, ja renditja e 45 kandidatëve të listave të hapura që marrin mandatin

Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i votave preferenciale në 3 qarqe dhe vijon në 9 të tjerë, të pakta janë gjasat që 45 kandidatët më të votuar në listat e hapura të spostohen dhe të humbasin mandatin.

13:31
Video/ Momenti kur policia spanjolle vret 18-vjeçarin në aeroportin e Gran Canarias

Skena paniku u shfaqën në aeroportin e Gran Canarias të shtunën, kur një 18-vjeçar nga Gambia u qëllua për vdekje nga policia, pasi dyshohet se sulmoi oficerët me thikë, duke shkaktuar terror midis turistëve që ikën për të shpëtuar jetën.

13:21
Celibashi tregon numrin e fletëve të votimit të mbërritura nga jashtë, kreu i KQZ: Ç’ndodh nëse kërkohet rinumërim për Greqinë

Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi ka dalë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, në lidhje me vijimësinë e procesit të numërimit të fletëve të votimit për diasporën.

13:19
Kampionati në “fije të perit”! Serie A zbulon datën, ja kur Napoli dhe Interi do të luajnë në distancë për Scudetto-n

Serie A hyn në fazën përfundimtare me ndeshjet e fundjavës që mund të shpallin kampionin e ri të Italisë.

13:18
Rekomandimet e Qeverisë për SPAK, reagon Dumani: Disa duken subjektive e të pazbatueshme! S’vihen në praktikë, nuk ka të dhëna specifike

Kreu i SPAK Altin Dumani ka folur sot për rekomandimet që kanë mbërritur për Prokurorinë e Posaçme nga Këshilli i Ministrave.

13:03
Mbahet në GJKKO seanca për “Partizanin”/ Mbrojtja e Berishës kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjokës, gjykata rrëzon kërkesën

Në seancën paraprake të dosjes “Partizani” që po vijon me dyer të mbyllura, avokati i Sali Berishës kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka dhënë gjyqtarja Irena Gjoka.

13:03
“Kontroll i brendshëm dhe llogaridhënie”, zbardhen rekomandimet e qeverisë për SPAK: Rrisni efektivitetin për luftën ndaj korrupsionit te zyrtarët e lartë

Këtë të hënë, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka paraqitur një paketë me rekomandimesh për përmirësimin e punës së SPAK, për 8 fusha kryesore.

12:54
Kampionati Europian U17 në Shqipëri, Duka mesazh përpara startit të kompeticionit: Le të kthehet në një festë të vërtetë

Starton këtë të hënë Kampionati Europian U17 në Shqipëri, ku 8 përfaqësuese do të luajnë për trofeun prestigjioz për të rinj.

12:48
Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatë së Apelit.

12:40
“Po shoh procesverbalin, po filmoj”, Zegjine Çaushi ndjek numërimin në Parkun Olimpik/ Në avantazh me 190 vota përballë rivales brenda PS

Kandidatja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ndodhet në Parkun Olimpik, aty ku po numërohen votat e ardhura nga Diaspora.

12:14
Britania “e penduar” për Brexit? Afrohet me BE-në, arrihet marrëveshja kyçe!

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian kanë rënë dakord për një marrëveshje të re, e cila përfshin një ujdi 12-vjeçare për anijet e peshkimit të bllokut në ujërat britanike.

12:02
Paralajmërimi i OBSH: Situata në Gaza e rëndë, dy milionë njerëz në rrezik urie

Rripi i Gazës është në një gjendje krize humanitare, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që paralajmëroi për rrezikun në rritje të urisë, ku siç tha ai, “dy milionë njerëz po vdesin nga uria”.

11:47
Akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë, GJKKO shtyn me një muaj hetimet për Dogjanin! Deputeti i PD flet për 11 Majin: Duhet përgëzuar Rama për këtë fitore, për…

Për të dytën herë, Gjykata e Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuar ktheu në SPAK për plotësim të hetimeve dosjen ndaj ish-deputetit, Asllan Dogjani.

11:46
Themeluesi i Telegramit akuzon Parisin për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale rumune

Shërbimi francez i inteligjencës së jashtme (DGSE) “mohoi kategorikisht” akuzat e themeluesit të platformës së mesazheve Telegram, sipas të cilit Parisi u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje, të dielën, në Rumani.

11:23
“250 mijë euro koka”/ Porositi vrasjen e “të fortit” të Vlorës, Apeli i GJKKO lë në burg Leonard Luzin dhe dy bashkëpunëtorët

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në burg Leonard Luzin, Amarildo Nikollin dhe Muharem Koroveshin.

11:18
Dështon përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të hënën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

11:14
Mbytet anija me emigrantë në Kanalin Anglez, një i vdekur dhe 60 të shpëtuar

Një burrë që po përpiqej të kalonte kontrabandë në Britani nga brigjet e Francës veriore humbi jetën në Kanalin Anglez pasi një anije e mbingarkuar u përmbys gjatë natës, njoftoi sot autoriteti portual i Kanalit Anglez dhe Detit të Veriut ( Prémar).

11:08
“U gëzova shumë që ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë”, urimi i veçantë i Ali Ahmetit për Edi Ramën pas fitores: Të përqafoj si vëllau vëllain

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt në zgjedhjet e 11 Majit.

11:01
Ajola Xoxa në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

Ajola Xoxa u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’.