E enjte, 12 Nëntor 2026
19:43
Kujdeset për babanë, gatuan për të dhe më pas del në protestë! Flamurtari Agron Jemini: Nuk ndalem, jam gjobitur 15 herë

Agron Jemini është flamurtari i protestës, i cili ka marrë pjesë që në ditën e parë të lëvizjes Flamingo.

19:41
Argjentina, pa Lionel Messin, por me Lionel Scalonin, trajneri rinovon deri në 2030

Lionel Scaloni do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren argjentinase. Trajneri rinovoi kontratën me skuadrën Albiceleste deri në vitin 2030 dhe zyrtarizimi u bë në prag të ndeshjes me Uruguaji.

19:38
Dhunoi brutalisht të dashurën, e kërcënonte me vdekje dhe e la me dëmtime në tru, gangsteri “Mr Big” dënohet me gati 5 vite burg

Një histori e rëndë dhune në familje ka përfunduar me dënimin me burg të një ish-gangsteri të njohur në Uells, i cili abuzoi për muaj të tërë me të dashurën e tij, modelen Natasha Farah, derisa ajo tentoi t’i jepte fund jetës dhe pësoi dëmtime të rënda në tru.

19:24
Tragjedi në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Malatja, humbin jetën 4 ushtarë

Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në Turqi, ku një helikopter ushtarak i tipit S-70 është rrëzuar në provincën e Malatjas. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën katër ushtarakë që ndodheshin në bord.

19:13
Trump lëshon kërcënimin e fortë ndaj Meksikës: Do të dyfishoj tarifat nëse nuk ndaloni karvanin me emigrantë

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me masa të reja ekonomike ndaj Meksikës, duke paralajmëruar dyfishimin e tarifave tregtare nëse autoritetet meksikane nuk ndalojnë një karvan me më shumë se 1,000 emigrantë që po lëviz drejt kufirit me Shtetet e Bashkuara.

18:56
Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm, në 2028-ën…

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se samiti i ardhshëm i NATO-s nuk do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027.

18:42
Fustani ekstravagant i zbulon pa dashje shenjën në gjoks, detaji që tërhoqi vëmendjen te Kylie Jenner

Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen në daljen e saj të fundit në tapetin e kuq, por këtë herë jo vetëm për shkak të veshjes luksoze.

18:36
Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe/ 14 të vdekur dhe 30 të plagosur, kamioni shkakton aksidentin masiv me 23 automjete

Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur Emiratet e Bashkuara Arabe, ku 14 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një përplasjeje masive me 23 automjete në qytetin e Fujairah.

18:29
Nations League, Gjermanisë i kërkohet të reagojë, Klopp kërkon pikën e kthesës ndaj Serbisë.

Mbrëmjen e së premtes, Gjermania do të luajë ndaj Serbisë në Beograd, një sfidë kjo, ku në lojë janë pikë me shumë peshë për ecurinë e skuadrës 4 herë kampione të botës që është ende në kërkim të vazhdimësisë për të siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Nations League.

18:18
“Mbaji këmbët mbyllur”/ Rossi me batutën epike për Marquezin: I thashë partneres të priste 24 orë, nuk doja që vajza të lindte në ditëlindjen e tij

Legjenda italiane e MotoGP-së, Valentino Rossi, ka rikthyer edhe një herë në vëmendje konfliktin e famshëm me Marc Márquez në vitin 2015, duke pranuar se ajo që ndodhi në atë sezon vazhdon ta lëndojë emocionalisht, edhe pas më shumë se një dekade.

18:15
Pas dorëheqjes së Jensen Huag, Nvidia kërkon drejtuesin e ri, emrat në listën e pasuesve të mundshëm

Pas dorëheqjes së Jensen Huang, Nvidia përballet me sfidën e gjetjes së një drejtuesi të ri të përhershëm. Në garë përmenden emra nga brenda kompanisë, si Chris Malachowsky dhe Ian Buck, por edhe drejtues të njohur të industrisë, mes tyre Tim Cook dhe Rene Haas.

18:11
BE e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë: Nevojë për konsultime paraprake

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale.

18:10
“Drake do të vijë në Shqipëri”, Alessio Alia zbulon detajet në Shqipëria Live: E vërteta e lidhjes me vajzën shqiptare

Dashuria e reperit të njohur Drake për Shqipërinë dhe përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare në videoklipet e tij u diskutuan në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin.

17:58
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend.

17:56
Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë

Bisedimet dyditore mes Ukrainës dhe Rusisë, të zhvilluara në Abu Dabi me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, përfunduan sot pas një takimi që zgjati më pak se dy orë, dhe pa të dhëna të qarta mbi rezultatin e tyre.

17:37
35 vite Shoqata Tirana  Shoqata “Nderi i Kombit” feston përvjetorin, synon përfshirjen e të rinjve dhe grave

Shoqata Tirana “Nderi i Kombit” festoi 35-vjetorin e themelimit në një ceremoni që bëri bashkë personalitete, intelektualë dhe qytetarë anëtarë të Shoqatës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit.

17:33
Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Mbetje mortore janë zbuluar të enjten në fshatin Brod, në Komunën e Shtërpcës në Kosovë, gjatë kërkimeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

17:31
Rrëfimi shokues i Mario Jardel: Rrezikova vdekjen nga alkooli dhe kokaina. Nga Ancona, vetëm kujtime të shëmtuara

Ish sulmuesi brazilian, Mario Jardel hap zemrën dhe rrëfen kurbën dramatike që ndoqi karriera e tij pas triumfeve me Porton dhe Sporting Lisbonë dhe dy trofeve të Këpucës së Artë të fituar.

17:28
250 vende të lira në ushtri, fushata e rekrutimit mbërrin në Gjirokastër, interesim i lartë nga vajzat për uniformën

Fushata e rekrutimit për Forcat e Armatosura ka mbërritur edhe në Gjirokastër, ku është konstatuar interesim nga të rinjtë për t’u bërë pjesë e ushtrisë, me një pjesëmarrje të veçantë të vajzave.

17:17
Aflatoksina godet blegtorinë/ Fermeri hedh 10 kuintalë qumësht, blen vetë pajisjen për analizat e aflatoksinës

Në shumë ferma shqiptare qumështi po prodhohet me aflatoksinë, si pasojë e ushqimit të të gjallëve. Unë ndodhem në fermën e Hasim Rizvanit, që ka 140 krerë lopë. Ai thotë se në shumë raste fabrikat ia kanë refuzuar qumështin dhe është detyruar që 10 kuintalë qumësht t’i hedhë në kanal.

17:11
Napoli dhe De Bruyne ndajnë rrugët në janar? Liga Holandeze, në horizontin e mesfushorit

PSV Eindhoven ëndërron një goditje në merkato; Kevin De Bruyne. Sipas asaj që publikohet në median holandeze, klubi nga Eindhoven ka vënë në shënjestrën e tij, mesfushorin belg të Napolit.

17:02
Reforma zgjedhore, PS ultimatum ndaj PD/ Socialistët kërkojnë ndryshime urgjente, Gjiknuri: Presim propozimin e opozitës

24 ore pas ultimatumit që Taulant Balla i vendosi  demokratëve  për ligjin zgjedhor, bashkëkryetari socialist  i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri zbuti tonet  ftoi demokratët ti rikthehen dialogut.

17:00
E PLOTË/ “A jeni personi i duhur për ta futur Shqipërinë në BE?” Rama: Këtë s’e vendosni ju, por shqiptarët që më dhanë mandat të fortë në 2025

Kryeministri Rama foli para samitit në Dublin për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

16:58
Bastet sfidojnë kujtimet e Helsinkit, Shqipëria favorite në “Arena Kombëtare”

Koeficientet e kompanive ndërkombëtare vendosin kombëtaren shqiptare në pozita të favorshme përballë Finlandës. Skuadra e Rolando Maran ka mbështetjen e statistikave dhe të publikut në “Arena Kombëtare”, por finlandezët vijnë me një fitore nga përballja e parë.

16:48
Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: Herët për të identifikuar autorët!

Irlanda po organizon samitin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, në atë që konsiderohet operacioni më i madh diplomatik në historinë e vendit.

16:46
Ekskluzive/ Apeli la në fuqi pafajësinë për Sakicën, Troshanin e Kajoshin, pamjet e rënda kur dhunojnë Bruçin. Me kallash në dorë terrorizojnë banorët në Shkodër

Gjykata e Apelit ka shpallur sot vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Alind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës, e cila i ka shpallur ata fajtorë vetëm për akuzën e “prishjes së qetësisë publike”.

16:41
Të shtëna me armë në Uashington, një person humb jetën dhe katër të tjerë plagosen

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në zonën Logan Circle, në Washington DC, më pak se një milje larg Shtëpisë së Bardhë.

16:39
“Yuri Kim armike e përbetuar e Shqipërisë dhe në shërbim të Serbisë”, Meta akuzon amerikanët në gjyq dhe mbrohet nga Kryemadhi

Ish-presidenti Ilir Meta, i paraburgosur për tre akuza, përsëriti versionin e tij se hetimi i SPAK-ut ndaj tij është ndikuar nga Charles McGonigal dhe Yuri Kim.

16:37
Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit në Fier, drejtori i Spitalit të Fierit u mor në pyetje për më shumë se 4 orë nga prokurorët

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është shoqëruar drejt dhomave të paraburgimit në ambientet e Drejtorisë së Policisë Fier, pas marrjes në pyetje për më shumë se 4 orë nga prokurorët.

16:31
Shitet diamanti i rrallë rozë 24 karatësh me çmimin e pabesueshëm, “Bulgari Pink” mbahej prej 70 vitesh nga e njëjta familje

Një prej diamanteve më të rrallë në botë, i njohur si “Bulgari Pink”, është shitur për 14.8 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga shtëpia prestigjioze Christie’s në Gjenevë të Zvicrës.

16:16
“Besa shqiptare shpëtoi hebrenjtë gjatë Holokaustit”/ Organizata hebraike Chabad-Lubavitch hap qendrën e parë në Shqipëri, vlerëson traditën e mikpritjes

Tradita shqiptare e Besës dhe mikpritja që shqiptarët u ofruan hebrenjve gjatë Holokaustit janë vlerësuar nga organizata ndërkombëtare hebraike Chabad-Lubavitch, e cila ka njoftuar hapjen e qendrës së saj të parë të përhershme në Shqipëri.

16:12
Skandali trondit gjigantin amerikan Nvidia, Jensen Huang jep dorëheqjen pas 33 vitesh në krye të kompanisë

Jensen Huang, bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, ka dhënë dorëheqjen pas 33 vitesh në krye të kompanisë që e shndërroi në një prej gjigantëve më të rëndësishëm të industrisë globale të teknologjisë.

16:10
Detajet/ Arrestohen Arben Voja dhe tre ish-vartësit e Kadastrës, SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër

Është arrestuar sot me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja.

15:46
Nga lobimi i LSI-së te presionet për Kushtetuesen/ Kryemadhi pas gjyqit: Kam mesazhin e ambasadorit, ja kush është përfshirë në çështjen tonë

Monika Kryemadhi deklaroi se ka qenë ajo që ka negociuar kontratën e lobimit të LSI-së me kompaninë amerikane GSIS, ndërsa ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, nuk kishte dijeni për veprimet e kryera.

15:45
“BE e ka deleguar diplomacinë e saj me Rusinë tek Trump”, Rama nga Dublini: Europa të kuptojë se ky gabim ka një çmim

Kryeministri Edi Rama, përpara samitit në Dublin, ka folur për diplomacinë lidhur me luftën në Ukrainë, duke deklaruar se Europa ia ka lënë këtë përgjegjësi presidentit amerikan Donald Trump.

15:14
Mes debatesh, miratohen në Këshillin Bashkiak ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e Currilave

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me 30 vota pro dhe 9 kundër ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave private që preken nga projekti për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës që lidh zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga”.

15:04
Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri, AKU reagon pas sigurimit të analizave nga Top Channel

Me anë të një deklarate për shtyp, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pasi Top Channel siguroi analizat për praninë e aflatoksinës në qumësht.

15:00
“Gjeni figura mes studentëve dhe pedagogëve në protestë”, Berisha firmos udhëzimin për përzgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet lokale

Partia Demokratike ka formalizuar nisjen e procesit për mbledhjen e propozimeve të kandidaturave për kryetarë bashkie, të cilat do të përfaqësojnë forcën politike në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor që do të zhvillohen më 9 maj 2027.

14:47
Apeli lë në fuqi pafajësinë për Izmir Sakicën, Samul Troshanin dhe Alind Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samul Troshanin dhe Alind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkodrës për deklarimin e pafajshëm të tyre për veprën penale të “Armëmbajtje pa leje”.

14:20
Mbajti një të dënuar në burg përtej afatit, KLP masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur masë disiplinore ndaj një prokuroreje në Berat, pasi kjo e fundit neglizhoi detyrimet ligjore për përllogaritjen dhe ekzekutimin e dënimit të një personi, i cili përfundoi duke qëndruar në burg përtej afatit ligjor.

14:17
Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja u dilni njerëzve në mbrojtje

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka miratuar me 8 vota pro, ndryshimet në ligjin nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të cilat parashikojnë kredi me interes zero për blerjen e banesave, subvencionimin e 50% të qirasë për studentët e masterit dhe profesionistët, si dhe mundësinë që një pjesë e qirasë së paguar të llogaritet për blerjen e shtëpisë.

14:13
Ditë shkarkimesh në Premier League, edhe Crystal Palace i tregon derën trajnerit pas vetëm 16 ndeshjesh

Nuk ishte vetëm Manchester United që shkarkoi trajnerin e tij. Edhe Crystal Palace vendosi të ndërmarrë të njëjtin hap duke i treguar derën Pierre Sage pas vetëm 16 ndeshjesh për shkak të një starti katastrofik të sezonit me klubin londinez që është në në vendin e fundit të klasifikimit në Premier League.

14:02
Miqësoret për Evropianin e 2027, Kombëtarja U21 mbyll përgatitjet për përballjen me Luksemburgun

Kombëtarja shqiptare është gati për ndeshjen miqësore me Luksemburgun. Kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga Alban Bushi mbyllën përgatitjet e tyre teksa zhvilluan edhe seancën e fundit stërvitore për këtë përballje.

13:59
Goli që na bëri krenarë në Europianin Francë 2016, Sadiku rikthehet për një lamtumirë speciale me tifozët shqiptarë

Sulmuesi shqiptar do të zhvillojë ceremoninë e lamtumirës përpara sfidës Shqipëri–Finlandë, në praninë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Një karrierë me fanellën kuqezi që kulmoi në Euro 2016, me golin historik ndaj Rumanisë.

13:56
“Nuk ka ishull që do i shitet Kushnerit, gënjeshtër e medias globale”/ Rama nga Dublini: Sazani është pronë shqiptare dhe do mbetet e tillë

Kryeministri Rama nga Dublini foli edhe për ishullin e Sazanit si dhe marrëdhënien e tij me dhëndrin e Trump, Jared Kushner.

13:44
Drejtoresha e Përgjithshme Sadleva Bodo shkon në burgun e Fierit, zbulohet arsyeja e vizitës “blic”

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka zhvilluar sot një vizitë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier, ku u takua me stafin dhe u njoh nga afër me infrastrukturën, kushtet dhe organizimin e punës në këtë institucion.

13:30
U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu, kjo është demokracia në fund të fundit

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Samitin e 9-të të Komunitetit Politik Evropian ku pati një komunikim për media.

13:28
“E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj”, mesazhi i ambasadorit amerikan Eric Wendt

“E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj”. Ky është mesazhi i përcjellë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, pas një takimi të ambasadorit Eric Wendt me studentë shqiptarë.

13:19
EMRAT/ Aksidenti përfundon në sherr me thika në Fushë-Krujë, dy vëllezër plagosin shoferin e mjetit

Dy plagosje me thikë kanë ndodhur një ditë më parë në Fushë-Krujë.

13:16
Kontrolle në spitalin e Fierit, Prokuroria lëshon urdhërarrest për drejtorin

Prokuroria e Fierit ka lëshuar urdhërarrest për drejtorin e Spitalit të Fierit, raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat. 

13:15
Prapaskenat për Kulusevskin: Duhej të bëja një transplant të gjurit, ja përse refuzova…

Dejan Kulusevski kthehet të veshë fanellën e kombëtares suedeze dy vjet pas ndeshjeve vendimtare të Nations League kundër Bosnjes dhe Polonisë, duke lënë pas krahëve dëmtimin e rëndë të pësuar në gju që e mbajti jashtë fushave për 526 ditë deri në ditën e kthimit në tetor me Tottenhamin.

13:12
“Më duhen 200 mijë patjetër”, nga mesazhi me biznesmenin te akuzat për lobimin në SHBA, zbardhen deklaratat e Metës në GJKKO: Jam kërcënuar nga 5 përfaqësues ambasadash që të mos….

Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë deklarata të forta gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme, ku po gjykohet për çështjen ndaj tij.

13:11
Pas 32 vitesh dhe betejash të panumërta, sporti shqiptar fiton një betejë historike, ndryshon ligji i sponsorizimeve

Nga Endi Tufa

13:02
U dekretua sot në krye të SHISH, kush është drejtoresha e re që pason Vlora Hysenin, sfidat e saj në bashkëpunim me SPAK

Kryeministri Edi Rama i beson Esmeralda Hasanit drejtimin e inteligjencës shqiptare, ndërsa presidenti Bajram Begaj paraditen e kësaj të enjteje hodhi firmën duke e dekretuar.

13:00
“Ligji për Specialen të mbetet në fuqi”, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah kërkesën e PDK-së: Gabimet po na kushtojnë rëndë

Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah nismën e PDK-së që Ligji për Dhomat e Specializuara të shkojë në seancë për votim këtë të enjte dhe të mbivendosë veton e presidentes, e cila nuk i dekretoi ndryshimet e këtij ligji.

12:58
Netanyahu përgatit sulmin ndaj Iranit, Izraeli vendos ushtrinë në gatishmëri maksimale, SHBA shqyrton negociatat me Teheranin

Kabineti i sigurisë i Izraelit, i drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë të intensifikojë përgatitjet për një sulm të mundshëm të ri ndaj Iranit.

12:42
Alarm për bomba në 6 mijë shkolla, Italia heton mesazhet kërcënuese, Salvini kundërshton akuzat për përfshirjen ruse

Pas një dite të tensionuar dhe frike në shkollat italiane, të shkaktuar nga një valë mesazhesh kërcënuese për vendosjen e bombave, institucionet arsimore i rikthehen normalitetit.

12:33
Fotot në rrjetet sociale i rrezikojnë vendin e punës, televizioni amerikan shqyrton shkarkimin e gazetares

Katër drejtues të televizioneve amerikane kanë paralajmëruar mundësinë e marrjes së masave disiplinore, deri në shkarkim, ndaj gazetares Birch, pasi shqyrtuan fotografitë e saj.

12:32
Korça po humbet popullsinë/ Bilanci më negativ në vend, 220 vdekje më shumë se lindje, emigracioni zbraz juglindjen

Juglindja e vendit vijon të ketë statistika alarmi sa i përket të ardhmes së saj demografike.

12:29
Manchester United, kostoja e dështimit, mbi 100 milionë euro të çuara dëm në 13 vitet e fundit

Manchester United vazhdon të paguajë shtrenjtë gabimet e një drejtimi sportiv që duket se ka humbur tashmë çdo lidhje me historinë dhe identitetin e klubit. Problemet nuk janë të dukshme vetëm në fushën e lojës, ku që prej largimit të Sir Alex Ferguson nga pankina në vitin 2013, klubi nuk ka arritur të gjejë më vazhdimësinë e rezultateve, por edhe në aspektin financiar.

12:28
“Do të shkojmë sërish në Kushtetuese”/ Profesionistët e lirë kundër uljes së pragut të TVSH-së, Braçe përplaset me avokatin Alushaj në komision

Ulja e pragut të TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë lekë ka shkaktuar kundërshtimin e përfaqësuesve të profesioneve të lira, të cilët paralajmëruan se do t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese nëse ndryshimet ligjore miratohen në formën aktuale.

12:26
Shqiptarët duan të mbajnë Tuzin, synojnë të ruajnë drejtimin e komunës në zgjedhjet vendore të vitit 2027

Që prej vitit 2019, kur Tuzi fitoi statusin e komunës më vete, duke u shkëputur nga Podgorica, kjo trevë shqiptare ka hyrë në një fazë të re zhvillimi.

12:23
Shtyu bashkëshorten shtatzënë nga shkëmbi, dënohet me burgim të përjetshëm… por lirohet pas 6 vitesh në qeli

Një vendim i Gjykatës së Lartë në Turqi ka sjellë një zhvillim të ri në çështjen e Hakan Aysal, i dënuar me burgim të përjetshëm të rënduar për vdekjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Semra Aysal.

12:12
Mes dhimbjes dhe lotëve, përcillet me gjamën e burrave në banesën e fundit elektricisti 34-vjeçar, humbi jetën në punë

Një përcjellje mes dhimbjes dhe nderimeve tradicionale për 34-vjeçarin Angjelin Nika.

12:04
‘Një përfundim tejmase i vështirë’/ Manchester United zyrtarizon shkarkimin e Michael Carrik

Michael Carrick nuk është më trajneri i Manchester United. Djajtë e Kuq zyrtarizuan shkarkimin e tij me skuadrën që pozicionohet në vendin e 18 të Premier League.

11:50
Barcelona, ‘mbretëresha’ absolute te golit në Ligat Evropiane

Barcelona e sezonit 2026/27 është skuadra me më shumë gola të shënuar të të gjitha Ligat e rëndësishme evropiane gjatë këtij sezoni. Skuadra e Hansi Flick ka arritur në 48 gola të shënuar në 12 ndeshje në kampionat me një mesatare prej 4 golash për ndeshje, shifra këto që e vendosin klubin katalanas përpara të gjitha skuadrave të tjera në kampionatet e tyre respektive.

11:49
Konfliktet për paratë e drogës/ Vrasja e shqiptarit në Bruksel dhe e policit që ishte në aksion, 4 të dyshuarit ekstradohen në Belgjikë

Katër persona të dyshuar për vrasjen e një shqiptari pranë Parlamentit Evropian në Bruksel dhe të efektivit të policisë belge Nordine El Talbi i janë dorëzuar autoriteteve belge, pas arrestimit në Spanjë dhe Francë.

11:42
Akuzat për korrupsion në zgjedhje/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Shkrelin

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkrelin, të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.

11:34
“Biznes” duke shitur kokainë dhe kanabis pranë shkollave në Laç, arrestohen dy të rinjtë, policia u sekuestron drogën 

Dy persona janë arrestuar në Laç, pasi dyshohen se ushtronin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht në afërsi të shkollave.

11:31
Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Një fenomen klimatik me përmasa të pazakonta, i njohur si “Super El Niño”, ka ngritur shqetësime për pasoja të rënda në shëndetin publik në mbarë botën. Shkencëtarët paralajmërojnë se deri në shkurt të vitit 2027, temperaturat ekstreme mund të shkaktojnë qindra mijëra viktima.

11:25
VIDEO/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ish-deputetja paraqitet në SPAK

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK ku do të mbahet seanca ndaj saj dhe kryetarit të PL-së, Ilir Meta.

11:23
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

Një 17-vjeçar është ndaluar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në automjetin e shtetases A. D., i cili u hodh në erë një javë më parë.

11:17
“Aksion” në doganën e Tiranës, bllokohen mbi 2.1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë

Në kuadër të kontrolleve doganore të bazuara në analizën e riskut, Dega Doganore Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, konstatoi një ngarkesë prej 156 mijë njësish produktesh ushqimore e lodra të ambalazhuara, me parregullsi në përmbushjen e kërkesave të detyrueshme të etiketimit.

11:13
Kina reagon pas akuzave se biznesmenia që pati aferë me CEO-n e Nvidia-s ishte agjente e Pekinit: SHBA s’duhet të fabrikojë histori spiunazhi

Pekini akuzoi Shtetet e Bashkuara për fabrikim historish spiunazhi, siç është skandali që përfshin drejtorin ekzekutiv të Nvidia, Jensen Huang, për ta përdorur si pretekst për të imponuar një “bllokadë teknologjike” ndaj Kinës.

11:08
Ndahet nga jeta parakohe ish-rivali i Bashës për kreun e PD, Gjergj Hani shuhet në moshën 57-vjeçare

Është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta nga në moshën 57-vjeçare, Gjergj Hani.

11:03
Nga Interi te Kombëtarja shqiptare, Vukaj mahnit trajnerin Tafaj: Më kujton Jamal Musialën

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-19, Fatjon Tafaj, beson se Alen Vukaj, talenti i Primavera-s së Interit, ka potencialin për t’u rritur edhe më shumë në klubin zikaltër.

10:57
Masat për sfidën mes Kombëtares dhe Finlandës, FSHF bën apelin për tifozët që do të vijnë në stadium

Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja mes Kombëtares Shqiptare dhe Finlandës e vlefshme për Nations League dhe që do të transmetohet në Digitalb.

10:48
Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pasi doli nga Prokuroria e Posaçme: Më thirri ‘skapi’ i partisë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme.

10:47
Milan shënjestron Tresoldin, Brugge vendos çmimin, ja sa kërkon klubi belg

Sa herë flitet për Brugge, tifozët e Milanit bëhen me zemër dhe është mëse e kuptueshme. Historia nuk lë asnjë dyshim; në dy raste që klubi kuqezi ka vepruar në merkato me klubin belg duke blerë futbollistë të Brugge pas bisedimeve të stërzgjatura, ka mbetur i zhgënjyer.

10:43
Rikonstruksioni i shkollës “Marigo Posio” në Vlorë, kryeministri Rama ndan pamjet: Ambiente moderne dhe kushte më të mira për nxënësit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rikonstruksioni i shkollës “Marigo Posio” në Vlorë.

10:28
Materazzi dhe raporti me Zidane: Është ai që nuk dëshiron të bëjë paqe. Vdekja e Jesus de Miguel më bëri që të falenderoj Zotin

Zinedine Zidane pak ditë më parë kishte thënë: “Nuk jam krenar për goditjen me kokë që i dhashë Materazzit, por nuk kam asnjë pendesë”. Por, as Materazzi nuk është penduar, i cili, njësoj si njëzet vjet më parë, edhe sot është krenar që bëri gjithçka për ta mbyllur si burrat atë histori, e cila megjithatë vazhdon të rikujtohet edhe sot dhe ai foli për këtë e tema të tjera për La Gazzetta Dello Sport

10:26
Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori

Një 19-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Transit 3”, të finalizuar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Vlorë.

10:26
Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Roja i gardës franceze bie në tokë para Macron teksa priste homologun sllovak, reagimi i çuditshëm i presidentit

Një roje e gardës franceze u rrëzua me një shpatë në dorë ditën e djeshme para presidentit Emmanuel Macron, teksa ky i fundit priste homologun sllovak Peter Pellegrini.

10:24
A do t’i jepet fund luftës me Ukrainën? Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë, priten bisedime me Putinin

Të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë mbërritur në Moskë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, pas dy ditësh bisedime në Abu Dabi, ku përfaqësuesit e SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës diskutuan mundësitë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

10:15
Ligji për Dhomat e Specializuara rikthehet sot në Kuvend, VV dhe PDK dakordohen për amendamentimin e tij

Sot pritet që Ligji për Dhomat e Specializuara të kthehet në Kuvendin e Kosovës për votim me përmbajtjen aktuale.

09:52
Pas hetimit për 2 800 tonë mbetje të rrezikshme, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë Kurum për aktivitetin në Elbasan

Ministria e Mjedisit i ka hequr lejen mjedisore kompanisë Kurum International për aktivitetin e saj në zonën e ish kombinatit Metalurgjiku në Elbasan.

09:45
‘Për arsye sigurie’/ SHBA anulon pjesëmarrjen në Botërorin U17 që do të mbahet në Katar

SHBA nuk do të jetë në Botërorin U17 që do të mbahet në Katar dhe që do të nisë në 19 nëntor për t’u mbyllur në 13 dhjetor.

09:41
Sot Shqipëri-Finlandë, policia plan masash për garantimin e sigurisë gjatë ndeshjes, ja akset që do të bllokohen në kryeqytet

Policia e Shtetit/Plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri–Finlandë, që do të zhvillohet sot, datë 12.11.2026, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Drejtues të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ata të sigurisë  kanë zhvilluar disa takime për […]

09:22
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Qeveria ka nisur diskutimet me grupet e interesit për hartimin i listës së produkteve ushqimore që do të përfitojnë nga TVSH-ja e reduktuar prej 6%, por problematika me identifikimin dhe klasifikimin e mijërave produkteve ushqimore që tregtojnë supermarketet, po krijon paqartësi dhe kaos te tregtarët.

09:11
Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të Shërbimit Invormativ të Shtetit

Esmeralda Hasani merr drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, duke pasuar Vlora Hysenin.

09:07
VIDEO/ Ekzekutohet ushtari rus në Shën Petersburg, makina e tij shpërthen në mes të qytetit

Një ushtar rus mbeti i vrarë si pasojë e shpërthimit të një automjeti në lagjen Pushkinsky të Shën Petersburgut.

08:45
Shembja e ndërtesës në Nju Jork/ Shkon në dy numri i viktimave, 19 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të Nju Jorkut ka shkuar në dy, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 19, sipas përditësimit të fundit nga autoritetet lokale.

08:36
“Pro mbrojtjes së Klubit Labëria”/ Studiuesi Aurel Plasari kundër tjetërsimit të godinës historike në Vlorë: Monumentet janë shkollë e gjallë për brezat

Studiuesi i njohur Aurel Plasari është shprehur kundër çdo ndërhyrjeje që mund të sjellë tjetërsimin e godinës historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria” në Vlorë, në kuadër të projektit për ngritjen e Muzeut Hebraik.

08:11
Pas skandalit me biznesmenen kineze, CEO i Nvidia-s kapet në një tjetër aferë jashtëmartesore, këtë herë me një drejtoreshë të kompanisë

Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, është përfshirë në një tjetër skandal për marrëdhënie jashtëmartesore, ndërsa kompania vijon të përballet me pasojat e zbulimeve për lidhjen e tij të dyshuar me një sipërmarrëse kineze, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës së Pekinit.

07:50
Moti i keq në Kukës, shkëputet masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit

Reshjet e shiut kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor në afërsi të fshatit Bardhoc, në segmentin e Rrugës së Kombit, në drejtim të pikës kufitare të Morinit.

07:37
“Dikur korrupsioni ishte vetë sistemi, tani po e luftojmë”/ Rama: Protesta nuk ka më “Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin të Irlandës, me ftesë të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), ku mban një fjalë përpara një audience ekspertësh të çështjeve europiane dhe të Ballkanit, si dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik.

07:10
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

E mërkurë, 11 Nëntor 2026
23:59
Pochettino drejt Manchester United, kombëtarja amerikane në duart e Pep Guardiolës?

Mauricio Pochettino duket se është i destinuar të shkojë drejt Manchester United ku do të zëvendësojë trajnerin e Djajve të Kuq, Michael Carrick. E gjithë kjo e vuri në lëvizje Federatën Amerikane të Futbollit që duket se e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e mundshëm të argjentinasit në pankinën e kombëtares së SHBA.

23:35
Italia, Mancini duhet të zgjidhë dy dilema, ja si mund të luajë Franca pa Mbappe

Mbrëmjen e së enjtes do të luhet sfida mes Italisë dhe Francës në San Siro, një sfidë kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat përsa i përket rrugëtimit të tyre në Nations League.

23:04
“Prokuroria ka nisur hetimet”/ Ish-prokurori Beci: 18 mijë ndërhyrje të çuditshme ndaj sistemit të Diellës

Rritja e numrit të përfituesve të ndihmës ekonomike në Elbasan dhe dyshimet për ndërhyrje të paautorizuara në sistemet kompjuterike kanë qenë në fokus të diskutimeve në emisionin “Top Story”.