22:43
Analiza/ Si e sheh botën Marco Rubio, i zgjedhuri i Trumpit për sekretar të Shtetit?
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi më 13 nëntor senatorin Marco Rubio si kryediplomat të tij, në kohën kur administrata e ardhshme po përgatitet të navigojë nëpër një botë gjithnjë e më të rrezikshme – me luftëra në Evropë dhe Lindje të Mesme, si dhe me një konkurrencë në rritje të Kinës në Azi-Paqësor.