Kukësi triumfon ndaj Butrintit në ndeshjen shtesë të play-out, siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë 28/05 17:15
Ndeshja mes Anderlecht (BEL) dhe Häcken (SWE), e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Europa League, do të gjykohet nga një trupë arbitrash shqiptarë.
Eldorjan Hamiti është gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj do të jenë asistentët e tij. Erjon Bastari është caktuar si arbitër i katërt.
Sistemi VAR do të drejtohet nga Kreshnik Barjamaj, i ndihmuar nga Olsion Yzeiraj në rolin e AVAR-it.
Ndeshja do të zhvillohet të enjten, në Belgjikë, në stadiumin “RSC Anderlecht Stadium”, në orën 20:00.
Top Channel