E enjte, 12 Shtator 2019
22:18
Ngjela: Rama dhe Basha kanë interes mos ndryshimin e sistemit

Duke diskutuar për një marrëveshje Rama-Basha, avokat Spartak Ngjela tha në emisionin “Open” në Top Channel se marrëveshja është në interes të të dyve, pasi nuk duan ndryshimin e sistemit.

22:14
Finalistët e konkursit “Komedia në natyrën e egër 2019”

Njerëzit nuk janë të vetmit që bëhen pjesë e komedive. Çdo vit organizohet një konkurs me fotot më komike nga natyra e egër, e quajtur “Komedia në natyrën e egër”

22:09
Vuçiç: Nuk është e thjeshtë që Çekia të tërheqë njohjen e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se nuk mendon se është reale që Republika e Çekisë të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

22:01
Chloe, për pak sa nuk “shpërthen”! (FOTO)

Chloe Khan nuk ka ndër mend të ndalet.

21:59
Agjenti 007 ndiqet nga armiqtë dhe qyteza fiton 12 milionë euro

Nëpër rrugët e një qyteti të vogël në Itali, Matera, kriminelë të rrezikshëm po u japin makinave me shpejtësi, me siguri që për të vrarë agjentin 007, dhe kjo s’ka si të jetë më mirë për banorët.

21:57
Rudina Hajdari: Marrëveshja Rama-Basha në fillim të 2020-s; do jetë fundi i kreut të PD

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari beson se do të arrihet një marrëveshje midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, dhe diçka të tillë e ka paralajmëruar më parë.

21:52
SHBA, Trump merr masa kundër cigares elektronike

Kohët e fundit janë raportuar shumë raste me të rinj që u janë dëmtuar mushkëritë shumë keq nga konsumimi i cigareve elektronike. Kjo duket se ka ndikuar edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

21:43
Me kallashnikov në dhomën e zhveshjes së sportistëve

Ekipet sportive që fitojnë një ndeshje të rëndësishme si derbit, zakonisht festojnë fillimisht në fushë, me lojtarët e tifozët.

21:36
Angelina, si ja del?! Sekreti për të rritur mirë adoleshentë

Angelina Jolie ka zbuluar disa detaje më personale të jetës së saj si mama e gjashtë fëmijëve, të cilët tashmë po bëhen adoleshentë të pavarur.

21:30
Agron Duka: Shqiptarët nuk e mbështesin një pakt Rama-Basha

Sipas Agron Dukës, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, kriza politike nuk mund të zgjidhet me një marrëveshje individuale midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

21:22
Abilekaj: Basha nuk mund të bëjë marrëveshje me Ramën pa LSI-në

Gazetari Enton Abilekaj mendon se kryeopozitari Lulzim Basha nuk mund të bëjë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, për zgjidhjen e krizës politike, pa përfshirë aty edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

20:43
“Fiks Fare”/ I vjedhin motorin, policia gjobit hajdutin, lekët ia kërkon pronarit

Fiks Fare denoncoi veprimet e Policisë Rrugore të Tiranës, e cila i ka vendosur gjobë një hajduti se lëvizte me motorr pa siguracion, kontroll teknik dhe pa patentë me mjetin e vjedhur!

20:35
E pushuan nga puna sepse hëngri një mollë, historia e pazakontë e Malda Susurit

Pas shkëputjes nga muzika, Malda Susuri u rikthye në qendër të vëmendjes përmes ekspozitës “Molla”, projekt që synon promovimin e të drejtave të grave në Kosovë.

20:32
Dikur vajza e bukur që kërkonin televizionet, por ja sa në formë është sot Jerina Lalaj

Jerina Lalaj ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një intervistë të sinqertë, ku foli për jetën personale, etiketimin si “biondja bukuroshe e bllokut” dhe avantazhet e sfidat e të qenit një grua e suksesshme në karrierë.

20:22
Sandër Ruci show/ Aktori shkodran rikthehet nga mërgimi me një shfaqje

Prej 15 vitesh jeton në Amerikë, por pushimet e verës i kalon në Shqipëri. Edhe këtë vit mjeshtri i madh, Sandër Ruçi u rikthye ne Shkodër me recitalin e tij të 12-të në teatrin Migjeni.

20:17
Kejsi nuk i kurseka kritikat për Sabianin, madje i duket edhe pak “demode”

I ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Sabiani jo vetëm sqaroi deklaratën e bujshme se showbiz-i shqiptar është një bordello e madhe, por tregoi edhe më shumë për marrëdhëniet me të bijën, Kejsin, temë kjo që gjithnjë ka ngjallur interes për mediat.

20:08
Për Sabianin showbizi-i shqiptar mbetet bordello dhe kësaj radhe s’ka lidhje aspak me klipin!

Mjaftoi titulli “Big Bordello” që Sabiani përdori fillimisht për klipin e tij të fundit dhe i gjithë rrjeti u bë “lëmsh”.

20:05
“Xhelati” që thyhen rekordet, drama që çel sezonin e Teatrit Kombëtar

Kur dramaturgu i mirënjohur anglez, fitues i Academy Award, Martin McDonagh shkroi dramën “Xhelatët” kishte ndërmend të sillte ngjarjet e Anglisë së viteve ‘60.

20:00
Prezantohen kartëmonedhat e reja, si do të duken 2000 dhe 5000 lekëshi

Banka e Shqipërisë ka prezantuar prerjet e reja të kartëmonedhave 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 lekë. Kartëmonedhat do të kenë një prerje të ndryshme, ndërkohë që figurat historike të vendosura në to janë të njejtat.

19:55
“Infarkti gjatë seksit në udhëtim pune dëmshpërblehet si aksident në vend pune”

Gjykata e Apelit në Paris ka vendosur se nëse të ndalon zemra kur je duke bërë seks gjatë një udhëtimi pune, do të quhet “aksident në vend pune” dhe do të dëmshpërblehet si i tillë.

19:53
Të hënën nis shkolla, përgatitjet e fundit për blerjen e librave

4 ditë para nisjes së mësimit për nxënësit e ciklit 9-vjeçar dhe atij të mesëm, radhët e gjata janë krijuar pranë librarive ku shiten librat.

19:47
Letra sekrete e Metës. Deputetët kërkojnë kreun e SHISH të rrëfehet

Kreu i SHISH, Helidon Bendo thirret në seancë dëgjimore të Komisionit të Sigurisë për të dëshmuar në lidhje me shkresën sekrete çuar Presidentit të Republikës me informacion se me datë 8 qershor gjatë protestës së opozitës do të digjej Kuvendi.

19:40
Bushati flet si opozitar, ish-ministrit socialist i përgjigjet nga opozita e re, Halit Valteri

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati vijoi zërin kritik brenda mazhorancës.

19:33
Në stadium pa paga, te “Loro Boriçi” në Shkodër s’paguhen as trajnerët

Prej 5 muajsh, rreth 30 punëtorë nën varësinë e bashkisë së Shkodrës, që mirëmbajnë stadiumin “Loro Borici” dhe fushën sportive “Reshit Rusi” dhe 15 trajnerë të akademisë Vllaznia kanë pa marrë rrogat. Sipas tyre, ngërçi qëndron tek marrëdheniet mes bashkise së Shkodrës dhe institucionit të prefektit. Në mbeshtetje të tyre doli edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura në Shkodër.

19:25
Kryemadhi takon ambasadorin gjerman: Të tejkalojmë sa më parë krizën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf, të cilin e ka falenderuar për mbështetjen e Berlinit për afrimin e rajonit me Bashkimin Europian, e në veçanti për mbështetjen e Shqipërisë përmes investimeve nga Banka Gjermane për Zhvillim, kfË dhe projekteve zhvilluese nga GTZ.

19:06
11-shja që do të mposhtte çdo ekip futbolli në planet

Sipas rrjetit të kanaleve televizive sportive, ESPN, kjo është 11-shja më e mirë e futbollistëve në botë.

18:59
OKB: Në vitin 2100 këto do jenë shtetet më të populluara të botës

Më shumë se 11 miliardë njerëz do të jetojnë në Tokë në vitin 2100. Një shifër shumë më e lartë nga sa është sot, kur jetojnë 7.7 miliardë njerëz.

18:59
Lind foshnje të një rrace tjetër, padit klinikën e fertilitetit

Një çift nga Nju Xhersi ka paditur spitalin ku shkuan për trajtime fertiliteti, pasi sollën në jetë një foshnje të një rrace tjetër.

18:54
Plane për një takim Rama- Mitsotakis

Korrespondenti i Top Channel-it nga Selaniku, Aleksandër Marku raporton për një takim të mundshëm mes dy kryeministrave të Shqipërisë dhe kryeministrit të ri grek.

18:42
Valon Berisha ndër më të mirët, vlerësimi nga UEFA për ndeshjen me Anglinë

Paraqitja e mirë e Kosovës në transfertën ndaj Anglisë në eliminatoret e Europianit 2020 nuk u la në hije pavarësisht humbjes në stadiumin e Sauthempton-it, por spikatën gjithashtu lojtarë të veçantë.

18:30
iPhone-t e rinj tmerrojnë njerëzit, kamera e trefishtë shkakton tripofobi

Të martën, iPhone hodhi në treg tre modelet më të fundit; iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, shumë më të avancuar se paraardhësit e tyre, respektivisht iPhone XS, XS Max dhe XR.

18:29
Rita Ora si të gjithë shqiptarët! (FOTO)

Turqia vazhdon të jetë destinacioni turistik më i zgjedhur nga shqiptarët, ashtu siç treguan dhe statistikat e Unionit Turistik Shqiptar për vitin 2019.

18:17
Akuzoi Neymarin, tani përballet vetë me ligjin

Policia braziliane ka ngritur padi kundër një modeleje e cila kishte akuzuar yllin e futbollit, Neymar, se e kishte përdhunuar në një hotel në Paris. Modelja tani akuzohet për shantazh.

18:07
I thanë se nuk di të luajë futboll në kalçeto, plagos një 40 vjeçar në mes të fushës

Një episod për kronikën e zezë, por që zanafillën e ka pas një përplasjeje në rrjetet sociale për futbollin. Ndodhi në San Cipriano d’Aversa, në provincën e Casertas, në Itali. Një burrë 48 vjeç nuk ka mundur t’i kapërdijë ofendimet në Whatsapp të një 38-vjeçari për aftësitë e tij futbollistike, ndaj me pistoletën në brez ka shkuar në një fushë minifutbolli (kalçeto) ku po luante “armiku” i tij.

18:00
4 ushqime shumë më të dëmshme se cigarja

Një dietë jo e balancuar është duke vrarë për çdo ditë, shumë më shumë njerëz se duhanpirja. Studime të vazhdueshme kanë vënë re se mungesa e disa lëndëve ushqyese, ashtu si edhe teprica e tyre ndikojnë negativisht në trupin e njeriut.

17:54
Ariu me të cilin bënte mundje në fëmijëri i hap telashe kampionit

Kampioni i UFC për pesha të lehta, Khabib Nurmagomedov, u kthye në Rusi ku takua me një ari të murrmë dagestani.

17:42
Artan Hoxha zbulon skenarin e letrës sekrete të Metës

Gazetari Artan Hoxha kërkon nga Presidenti i Republikës që të bëjë publik informacionin për planin e pretenduar për djegien e Kuvendit më 8 qershor. Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Hoxha tha se Ilir Meta ka detyrimin të bëjë publik informacionin për grupin që synonte trazirat gjatë protestës së opozitës.

17:30
I bllokojnë Facebook-un kryeministrit, përdori “gjuhën e urrejtjes”

Facebook ka pezulluar për 24 orë faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për shkak të shkeljes të politikës së kompanisë që lidhet me përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

17:20
Artan Hoxha: Vetting-u në polici është formal

Për gazetarin Artan Hoxha, vetting-u në radhët e Policisë së Shtetit është ndryshuar gjatë rrugës. Gjatë emisionit “Top Talk” në Top Channel, Hoxha tha se ky proces nuk është finalizuar ashtu siç u tha në fillim.

17:16
U shkatërruan 4 grupe kriminale, reagon Lleshaj: Lufta kundër krimit të organizuar do njohë vetëm përshkallëzim

Pas deklaratës së përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku u bë me dijeni finalizimi i një operacioni 3-vjeçar që solli shkatërrimin e 4 grupeve kriminale, 57 të arrestuar dhe 8 të tjerë në kërkim, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.

17:11
“Ish-komandot kanë mbetur pa punë”, Hoxha: Po përdoren si ekzekutorë të grupeve kriminale

Teksa komentonte krijimin e strukturës së re policore, FAST, gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Top Talk” në Top Channel se përfshirja e ish-komandove është një hap pozitiv, pasi një pjesë e tyre mbeten të papunë kur kthehen nga misionet e NATO-s.

17:05
Zëdhënësi i Presidentit ironizon Ballën: Kandidaturat për KLSH të papërshtatshme, nuk janë dënuar për trafik droge

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit, ka ironizuar deklaratën e Taulant Ballës, kreu i Grupit Parlamentar të PS, se asnjë nga kandidaturat e propozuara nga Ilir Meta nuk janë të përshtatshme për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

17:04
Vështirësi për ilaçe dhe ushqime të freskëta? Me çfarë pritet të përballet Britania

Plani i një Brexit-i pa marrëveshje mund t`i sjellë Britanisë vështirësi në sigurimin e ilaçeve dhe ushqimeve të freskëta.

16:57
Veshjet më ikonike të Kim! (FOTO)

Me 147 milionë ndjekës në Instagram, padyshim që ajo është një ikonë e rrjeteve sociale.

16:54
Kryeministri Johnson gënjeu mbretëreshën? Çfarë fshihet pas pezullimit të parlamentit

Boris Johnson mohoi ta ketë gënjyer mbretëreshën Elisabetë mbi arsyen e pezullimit të parlamentit, ndonëse raporte të tilla mbushën mediat në Britani.

16:40
Hetim 3-vjeçar/ Shkatërrohen 4 grupe kriminale, 57 të arrestuar dhe 8 në kërkim

Në një deklaratë të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda është bërë me dijeni finalizimi i një operacioni 3-vjeçar, kryesisht mes shtetit shqiptar dhe atij grek, por që gjithashtu ka përfshirë edhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, i cili ka bërë të mundur shkatërrimin e 4 grupeve kriminale në fushën e narkotikëve.

16:38
Zhvishet pas 28 vjetësh Demi Moore (FOTO)

Edhe pse është 56 vjeç, kjo nuk do të thotë se Demi Moore nuk mund të zhvishet në kopertinën e një reviste.

16:36
Artan Hoxha në ‘Top Talk’: Ju tregoj misionin antikrim të “50 specialëve” të FAST

Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar sot në emisionin “Top Talk” në Top Channel për të folur mbi strukturën e re policore që do të ngrihet, e quajtur FAST, dhe që do të përballet me nivelin e lartë të krimit të organizuar.

16:23
Pas sherrit në emision, burri i ministres Shahini merret në pyetje

Aktualisht, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës po intervistohet bashkëshorti i ministres Besa Shahini, Dardan Molliqaj, anëtar i Partisë Socialdemokrate.

15:54
Mazhoranca rrëzon me votë në parlament 8 dekretet e Presidentit Meta

Pavarësisht paralajmërimit të kreut të opozitës Lulzim Basha, për mos të votuar dy koncesionet e rrugëve Milot Balldre dhe Orikum Dukat, deputetët i votuan këto dy projekte si dhe 6 projektligje të tjera të kthyera nga presidenti republikës, Ilir Meta.

15:35
Presidenca për “Të Çmendurën E”: Raporti OSBE/ODIHR provon kapjen e shtetit nga Rilindja moniste

Përmes një postimi të pak minutave më parë në rrjetet sociale, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi shkruan se raporti final i OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sipas tij, edhe për sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.

15:35
SHBA kufizon azilin. Rregullat e reja të Trump marrin miratimin e gjykatës

Duke përmbysur një politikë disa vjeçare, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara miratoi planet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për të kufizuar numrin e emigrantëve që kanë të drejtë të kërkojnë azil.

15:27
Fieri me stadium të ri/ FSHF do të restaurojë edhe impiantin “Loni Papuciu”

Përveç arenës Kombëtare dhe stadiumit të Kukësit që janë në punim e sipër, duket se Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qeverisjen qendrore dhe lokale po planifikojnë rikonstruksionin e stadiumit “Loni Papuciu” të qytetit të Fierit.

15:25
Përplasen 2 automjete në Paskuqan, 4 të aksidentuar

Një aksident automobilistik ka ndodhur në kryeqytet, në zonën e Paskuqanit.

15:23
Kopshtarët e rinj, kurse për të mirëmbajtur kopshtet me lule në Elbasan

I njohur si qyteti i luleve, Elbasani duket se po i rikthehet traditës së tij të kopshtarisë.

15:21
Mjekët shëtitës nga Tirana në Lezhë, mungojnë specialistët

Vitet e fundit kemi dëgjuar gjithmonë dhe më shumë që shumë mjeke po largohen nga Shqipëria për arsye të ndryshme siç janë kushtet e vështira në punë, mungesa e sigurisë dhe sigurisht pagat shumë të ulëta.

15:18
Në rradhë për pronat. Ankesa të shumta të banorëve të Vlorës për Kadastrën

Asnjë qytetar nuk i shpëton dot sorollatjes nga një zyrë në tjetrën në zyrën e Kadastrës Vlorë.

15:13
Anulohet ndërtimi i tunelit, lihet në mes rruga Kardhiq-Delvinë

Ministria e Infrastrukturës ka anuluar tenderin 23 milionë euro për lotin e 7 të rrugës Kardhiq-Delvin, duke udhëzuar autoritetin rrugor ti transferojë paratë në projekte të tjera me ecuri më të mirë realizimi.

15:06
Gjyqi për Suel Çelën, humbën provat në dosje. Prokurori bën të paditurin

Prokuroria e Krimeve të Rënda, Prokuroria e Elbasanit , Prokuroria e Përgjithshme dhe Laboratori i Kriminalistikës, kanë ngritur supet para pyetjes së Gjykatës, se ku janë provat materiale, sipas të cilave akuzohet shtetasi Suel Cela dhe dy të tjerë.

15:01
Nëna i mbante fëmijët mes plehrave dhe jashtëqitjeve

Pronari i një shtëpie në Birmingam të Anglisë, cilën e kishte dhënë me qira, zbuloi se nëna që jetonte aty i mbante katër fëmijët mes jashtëqitjeve, mykut dhe plehrave.

14:55
Spiropali: Komisioni Hetimor, mekanizëm çlirues për ta kthyer Ilir Metën në krye të opozitës

Në seancën e sotme plenare, ministrja e Parlamentit, Elisa Spiropali, teksa foli rreth domosdoshmërisë për të vënë dorë në disa akse specifike të vendit, ceku temën e presidentit, mosmiratimin e tij për ndërhyrjet në fjalë, duke e lidhur situatën në fjalë më zhdekretime të tjera të kësaj natyre, përfshirë atë të zgjedhjeve të 30 qershorit.

14:44
Foto/Gazetarët ia tërheqin fustanin, prezantuesja seksi s’kishte veshur të brendshme

Kur je e bukur dhe seksi mundësia është më e madhe që të jesh në qendër të vëmendjes. Një incident aspak i këndshëm i ka ndodhur prezantueses seksi të motit.

14:44
Emigrantët shqiptarë në Kanada/ Përfitojnë pension, miratohet ligji

70 mijë janë shqiptarët që përfitojnë pensione pas votimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Kuvendi i Shqipërisë e votoi me 100 vota marrëveshjen, e 11 e Shqipërisë me vendet e tjera të botës.

14:41
Ç’veshi Rama në takimin e Pragës? Atlete, sërish

Në takimin e V4-s (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia), në Pragë, kryeministri Edi Rama vendosi ta kombinonte sërish kostumin zyrtar me atlete të bardha.

14:37
Xhiro e Spanjës, etapa 17/ Fiton Gilbert, Roglic ruan kreun

Etapa e 17 e Xhiros së Spanjës u fitua nga Philippe Gilbert që regjistroi fitoren e tij të dytë për këtë vit në këtë kompeticion.

14:12
Rama në Pragë: Mbështetje dhe plan veprimi për negociatat nga 4 shtetet

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet në postimi në Facebook, ka lajmëruar se gjatë vizitës së tij në Pragë, ai ka siguruar mbështetjen e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) për çeljen e negociatave.

14:08
Takim me ambasadoren e Suedisë, Meta: I lumtur të merrja garancitë e saj për forcimin e demokracisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim ambasadoren e re të Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad- in.

14:00
Hedh të birin 11-muajsh nga ura; më pas shkon në bar dhe porosit një pije

Në Manchester, Angli, një foshnje 11-muajshe ndërroi jetë pasi u hodh në lum nga i ati.

13:56
20 fotot që tregojnë se natyra është plot mistere

Nëse mendoni se keni parë gjithçka, nëna natyrë iu tregon se mund t’ju mrekullojë në çdo kohë.

13:45
Trump: Kushdo që sulmon SHBA-në, do të marrë përgjigjen e merituar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi nga Pentagoni, në një ceremoni në përkujtim të viktimave të 11 shtatorit, se kishte anuluar bisedimet e paqes me talebanët, pas sulmeve me të cilat ata donin të tregonin forcën e tyre.

13:42
Autoritetet turke zhdukin qytetin 12.000 vjeçar!

Autoritetet turke po përgatiten të përmbytin qytetin 12.000 vjeçar, Hasankeyf, në juglindje të vendit, për të ndërtuar një digë.

13:31
Cili është universiteti më i mirë në botë, për të katërtin vit radhazi?

Universiteti i Oksfordit është renditur i pari në listën ndërkombëtare të universiteteve më të mira për të katërtin vit me radhë.

13:16
Kosova ka më shumë votues se sa banorë, absurdi me listat e zgjedhësve

Kosova ka numër më të madh votuesish sesa numri i përgjithshëm i popullatës rezidente.

13:11
Prrenjas, aksident në parakalim

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte, pranë qytetit të Përrenjasit.

13:02
Euro 2020 sjell pasimin më të bukur, ai i sulmuesit Rei Manaj

Faqja e Euro 2020, ka publikuar si veprimin më të bukur të raundit të 6, të fazës së grupeve për eliminatorët e Europianit, veprimin e sulmuesit të kombëtares, Rei Manaj.

12:49
Basha kërcënon deputetët: Mos pranoni koncesionet, do ndëshkoheni

Pak metra nga salla e seancave plenare, Lulzim Basha doli për të kërcënuar deputetët për pasojat e votës së tyre, para se ata të ngrinin kartonët për rrëzimin e dekreteve presidenciale për dy kontratat më të mëdha infrastrukturore.

12:45
“Tërheqim njohjen për Kosovën”, çekët bëjnë ironi me Presidentin e tyre

Deklarata e Presidentit çek, Millosh Zeman se do të kërkojë tërheqjen e njohjes së Kosovës, një vend i cili sic tha, “nuk i pëlqen”, ka shkaktuar reagime të forta në radhët e politikës çeke.

12:40
“Dashuriçka të reja Rama-Basha”/ Ralf Gjoni: S’do pranojmë asnjë pazar të pisët në kurriz të shqiptarëve

“Reforma zgjedhore në objektin e komisionit nuk konsiston vetëm në adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR, konsiston në reformimin e sistemit zgjedhor, ku përfshihet edhe ndryshimi kushtetues. Tani më lejoni t’ju qartësoj nja dy tre gjëra si juve në Parlament dhe atyre në rrugë që shpresojnë në një histori dashuriçke me Edi Ramën’, kështu tha Ralf Gjoni sot në parlament.

12:30
Historia e 16-vjeçarit, kampioni i notit nga Durrësi

Kledi Kadiu është vetëm 16 vjeç dhe kampion i Shqipërisë në not. Ai përfaqëson ekipin e Teutës së Durrësit jo vetëm në garat kombëtare, po dhe ato ndërkombëtare.

12:14
Sfilata e Michael Kors/ Prezantohen veshje që përçojnë mesazhe pozitive

Michael Kors nuk ka qenë kurrë pessimist, të paktën në krijimet e tij, nuk e ka treguar asnjëherë një gjë të tillë dhe sfilata e vet e fundit, ishte një shpërthim pozitiviteti.

12:04
Mercedes në Formula E, prezanton makinën e saj të re

Mercedes është skuadra që i bashkohet kampionatit botëror të Formula E për sezonin 2019/2020.

12:00
Debatet ne Kuvend të fiksuara në foto. Ja cila është sjellja e deputetëve (FOTO)

Ju ftojmë të ndiqni fotogalerinë, me momente të shkrepura në Kuvend, ja cila është sjellja e deputetëve…

11:58
Procesi Sportiv hap audicionet për të qenë pjesë e Fan Club Procesi Sportiv

Merresh me sport, je tifoz, vajzë ose djalë, apliko për të qenë pjesë e Fan Club Procesi Sportiv dhe çdo të hënë mund të jesh i pranishëm gjatë emisionit live për të dhe në mendime të ndryshme në lidhje me temat që diskutohen në studio.

11:55
“Do digjej parlamenti”/ Meta gati të tregojë provat dhe videot

Ka reaguar presidenca pas konferencës së djeshme të Metës, lidhur me deklaratat e këtij të fundit ku paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019.

11:36
Ja cfarë tha Rudina Hajdari në 21 vjetorin e vrasjes së të atit

Pasi mori pjesë në dy ceremoni që u zhvilluan në nder të babait të saj, deputetja Rudina Hajdari, vajza e të ndjerit Azem Hajdari ka bërë këtë postim:

11:33
Diskutimi për votën e emigrantëve/ Murrizi-Ballës: Hipokrit në kërkesën që thoni!

Deputeti Myslim Murrizi tha se edhe pse i akuzojnë se prej vitesh nuk kanë votuar për votën e emigrantëve, sërish i bëjnë thirrje opozitës jashtë parlamentit për të votuar reformën zgjedhore duke replikuar kështu me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

11:20
Bushati kritik në parlament, Balla: Për pesimistët u them se ne do hapim negociatat

“Jemi në vendet e fundit në Europë, ku diaspora nuk ka të drejtën për të votuar ata kërkojnë njohje të kontributeve, për të pasur edhe një numër vendesh në Kuvend të dedikuar për ta ekskluzivisht”, kështu tha në parlament Ditmir Bushati referuar punës që qeveria duhet të bëjë ndaj Diasporës.

11:17
Gaboi himnin e Shqipërisë, fajtori francez: S’kam fjetur dy ditë

Mediat franceze kanë intervistuar personin që bëri njoftimin në stadium gjatë ndeshjes Francë Shqipëri dhe ngatërroi emrin.

11:07
Foto/ I maskuar si 81-vjeçar dhe me karrige me rrota, kapet indiani në fluturimin drejt SHBA

Një 32-vjeçar indian i maskuar si një plak 81-vjeç është arrestuar duke hipur në një aeroplan që po udhëtonte drejt New York me pasaportë të rreme.

11:05
Zbulohet ujë në planetin e largët, trupi qiellor mund të jetë i banueshëm

Shkencëtaret kanë zbuluar një planet të ri 110 vite dritë larg tokës, i cili ka ujë e sipas tyre, mund të ketë edhe shenja jete.

11:04
Sot gjyqi për Suel Çelën. Si i humbën prokurorisë videot e incidentit me Audin (video)

Gjykata ka marrë në shqyrtim sot dosjen në ngarkim të Suel Çela. Ai është një personazh i njohur i botës “së nëndheshme” të Elbasanit.

10:51
DJ Ashley habit me deklaratën: Më dënonin në shkollë për shkak të madhësisë …

DJ Ashley James ka deklaruar së fundmi se, shpesh herë dënohej në shkollë për shkak t madhësisë së gjoksit të saj.

10:50
Foto/ Elisa De Panicis, tifozja superseksi e Milanit

Elisa De Panicis Agnelli me profesion modele, njihet edhe si një tifoze e zjarrtë e Milanit.

10:39
Tre ceremoni për Azem Hajdarin/ Vajza, djali dhe presidenti homazhe në vende të ndryshme

Në 21 vjetorin e vrasjes së tij si asnjëherë më parë Azem Hajdarin e nderuan jo vetëm demokratët, por dhe të majtët. Tri ceremoni te ndryshme u organizuan respect të liderit të lëvizjes studentore. Ndërsa ky përvjetor shërbeu për të bërë bashkë Lulzim Bashën dhe Rudina Hajdarin.

10:32
Basha: Hajdari u vra nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit

“Azem Hajdari, u vra mizorisht, nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit”, kështu u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike në këtë 21-vjetor përkujtimi të Azem Hajdarit.

10:20
21 vite nga vrasja/ PD dhe familja Hajdari bashkë për nderimet e heroit (foto)

Pas Metës e Ruçit, PD dhe gjithë familjarët e familjes Hajdari janë mbledhur para memorialit të Azem Hajdarit për të kryer nderimet.

10:11
Studioni në SHBA dhe ju ka skaduar viza? Ambasada njoftim të rëndësishëm

Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët që studiojnë në SHBA dhe që aktualisht kanë viza.

10:08
Berat/ Restaurohen xhamitë dhe një teqe Berat

Tre objekti kulti të besimit islam në Berat janë në proces të plotë restaurimi. Xhamia e Beqarëve, Xhamia Mbret dhe Teqeja e Helvetëve, dy të fundit pjesë e Qendrës Historike të qytetit, që prej muajit mars janë duke u restauruar dhe në përfundim të këtij procesi synohet të dalin më në pah vlerat që ato mbartin.

10:02
Johnson, liderëve në Kosovë dhe Serbi: Bllokimi i dialogut duhej të kapërcehet

Senatori amerikan, në një vizitë zyrtare në Prishtinë e Beograd javën e kaluar, tha se bllokimi i dialogut duhej të kapërcehet.

09:57
15 vjet luftë me kancerin/ Një histori mbijetese e gruas nga Prizreni

Ishte pothuajse rutina e njëjtë e një dite të vitit 2004, kur për herë të parë Fetija po e ndjente nevojën për t’u kontrolluar tek mjeku shkak i një dhimbjeje në gjoks.