E mërkurë, 23 Tetor 2024
14:09
Siguronte viza të falsifikuar për shtetas të huaj dhe kalimin e tyre në vendet e BE-së, arrestohet futbollisti në Tiranë

Një futbollist është ndaluar nga autoritetet në Tiranë, teksa ka nisur hetimi dhe për dy bashkëpunëtorë të tij.

13:49
Makinë me targa italiane dhe orë “Roleks”/ I dënuar me burgim të përjetshëm, sekuestrohen pasuritë e Redjan Rrajës

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka konfiskuar 9 pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme në emër të Redjan Rrajës.

13:45
“Lironi Berishën dhe Salianjin”, Deputetët e opozitës 60 minuta protestë para Parlamentit Europian. Paloka: Informuam PPE-në për burgosjet politike

Opozita protestoi për 60 minuta para Parlamentit Evropian në Starsburg.

13:40
Ambasada të Kosovës në pesë shtete të ndryshme të botës, Kurti: Do nisim blerjen e objekteve!

Kosova do të blejë godina për ambasada në pesë shtete të ndryshme të botës, e pohuar kjo nga kryeministri Albin Kurti.

13:39
Lufta në Ukrainë/ Sekretari i Mbrojtjes amerikane e konfirmon: Koreja e Veriut ka dislokuar trupa në Rusi

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin konfirmon se Koreja e Veriut ka dislokuar trupa në Rusi.

13:35
“E bëra me djersë të ballit, pallati është i imi”, nëna e moshuar e trafikantit flet për mediat pas konfiskimit

Forca të shumta policore qenë të pranishme paraditen e sotme para hotelit “Colombo” në plazhin e Durrësit për të ekzekutuar përfundimisht konfiskimin e tij për llogari të shtetit, objekti është në pronësi të Pëllumb Tudës, i cili akuzohet për trafikim lëndësh narkotike jashtë shtetit.

13:29
Me duar në xhepa/ Mbërrin në GJKKO Monika Kryemadhi, rinis gjyqi ndaj ish-presidentit Meta, deputetes dhe dy të akuzuarve të tjerë

Rinis gjyqi në GJKKO ndaj ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut.

13:15
Deklarimi real i pagave, Rama mesazh paralajmërues bizneseve: Mos provokoni shtetin! Të gatshëm për të bërë ndërhyrje dramatike për…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një tjetër bashkëbisedim me bizneset, ku vuri theksin te deklarimi real i pagave dhe pagesat për sigurimet shoqërore.

13:10
“Më shqetëson prezenca me Metën në seancë”, Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Është provokim!

Pas daljes nga ambientet e GJKKO, Monika Kryemadhi dha një prononcim për mediat.

13:03
“Të lëkundurit”/ Cilat janë 7 shtetet që do të vendosin fatin e zgjedhjeve në SHBA?!

Në shumë shtete amerikane, rezultati i zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, zor të përbëjë një surprizë, me bastionet partiake të përcaktuara tashmë.

12:58
Forcat izraelite vijojnë bombardimet në Gaza, 74 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit

74 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite në 24 orët e fundit në Gaza.  

12:43
Gjermania rol në Ballkan? Eksperti: SHBA e ka mendjen tek Ukraina, “të hyjë” Berlini!

Roli i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor do të zvogëlohet, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet atje, qoftë Kamala Harris, qoftë Donald Trump.

12:41
Vdekja e ish-yllit të “One Direction”, trupi i Liam Payne do të qëndrojë në Argjentinë për hetime të mëtejshme

Trupi i Liam Payne do të qëndrojë në Argjentinë pasi do të kryhen hetime të mëtejshme.

12:30
“21 Janari”/ Ish-drejtori i Policisë së Shtetit në SPAK: Kemi zbatuar ligjin, nuk është përdorur as armë dhe as dhunë ndaj protestuesve

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dëshmoi sot në SPAK për dosjen e “21 janarit”.

12:29
Trump kundër Harris! Pse Brukseli po pret me nervozizëm rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Donald Trump apo Kamala Harris?

12:28
“Ora e Muzës” në Lezhë/ Edicioni i 13-të i festivalit letrar, organizuar nga Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja”

Në Lezhë është mbajtur edicioni i 13-të i festivalit letrar “Ora e Muzës”, një aktivitet i përvitshëm i organizuar nga Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja”.

12:23
“Mbështetje financiare për Ballkanin”/ Mesazhet e presidentes së Komisionit Europian para vizitës në Tiranë

Turneu treditor i kryetares së Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, që pas Shqipërisë e çon në Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Kosovë e Malin e Zi, ka në fokus procesin e zgjerimit të BE-së si dhe të ashtuquajturin plan zhvillimi për rajonin.

12:19
Masat për Metën dhe Kryemadhin/ Gazetarja Hoxha zbardh detaje, ja çfarë ndodhi gjatë seancës me dyer të mbyllura

Ish-presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e GJKKO për të mësuar masën ndaj tyre.

11:37
Tjetër tragjedi në La Mansh! Mbytet varka me emigrantë, dy persona humbin jetën

Dy persona humbën jetën pasi një varkë me emigrantë u mbyt në Kanalin e La Manshit të mërkurën e 23 tetorit në mëngjes, thanë autoritetet detare franceze.

11:20
Pasuri e siguruar nga aktivitetet kriminale, konfiskohet hoteli në Durrës i trafikant të drogës

Forca të shumta policore qenë të pranishme paraditen e sotme  para hotelit “Colombo” në plazhin e Durrësit për të ekzekutuar përfundimisht konfiskimin e tij për llogari të shtetit.

11:20
“Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit”/ Zbulohet çfarë tha ish-presidenti Meta në seancë, detaje nga debati i ashpër me prokurorët e SPAK

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga debati i ashpër i ish-presidentit Ilir Meta me prokurorët e SPAK.

11:07
“1120 euro paga mesatare”, Rama: Deri në 2029-ën, bizneset e vogla do të jenë pa taksa dhe TVSH

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit, i shoqëruar dhe nga ministrat e tjerë.

11:04
“Në shtëpinë time kush nuk ka qenë”, Kryemadhi pas akuzave: Kam ndihmuar çdo njeri, me faturat Meta nuk është përfshirë

Monika Kryemadhi foli pas daljes nga GJKKO, teksa ripërsëriti sërish se Ilir Meta nuk është marrë kurrë me pagesa faturash.

11:00
Aksident në Sarandë, 64-vjeçari përplaset nga një automjet dhe transportohet për në spital

Një aksident ka ndodhur në Sarandë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

10:53
Debate mes Metës dhe prokurorëve në seancën me dyer të mbyllura në GJKKO, Kryemadhi rrëfen detajet: Iliri sikur i përkëdheli ata

Monika Kryemadhi rrëfen detajet nga seanca në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion që u zhvillua mëngjesin e sotëm.

10:40
“Xhaketën e kam blerë me lekët e mia”, Kryemadhi flet pas shtyrjes së seancës në GJKKO: Nëse do fshihja paratë, s’do përdorja karta krediti

Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga GJKKO, teksa ka treguar edhe detajet për akuzat.

10:38
ZYRTARE/ Bëhuni gati! Ja kur do të startojë Big Brother Albania VIP 4

Big Brother Albania VIP do të rikthehet sërish në ekranin e Top Channel, kësaj radhe me sezonin e tij të katërt.

10:36
“Na lanë vetëm 3 orë kohë”, Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Nuk flas fare për zotin Meta! Na provokuan qëllimisht me…

Monika Kryemadhi pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, në një prononcim për mediat u shpreh se gjyqtarët i lanë vetëm 3 orë kohë për të parë të gjitha provat.

10:26
“Grupi Parlamentar i PD në Parlamentin Europian”/ Takimi me përfaqësues të EPP: Burgosjet politike na kanë rikthyer 34 vite pas

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar sot vizitën zyrtare në Parlamentin Europian.

10:24
“Informaliteti i pagave, armiku i pensioneve” Rama: Sigurimet shoqërore, detyrim ligjor dhe moral

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit.

10:21
Shtyhet seanca e ish-presidentit Ilir Meta, zbulohen arsyet

GJKKO ka vendosur që të shtyjë seancën për njohjen me masën e sigurisë për Ilir metën dhe të akuzuarit e tjerë.

10:15
Deputetët e PL-së në mbështetje të Ilir Metës, presin ish-presidentin pranë Bllokut të Sigurisë

Deputetët e Partisë së Lirisë kanë mbështetur kreun e tyre, duke qëndruar pranë ambienteve të Bllokut të Sigurisë, ku po qëndronte Ilir Meta.

10:08
Aksident në Dibër/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, shoferi transportohet për në spital

Një aksident ka ndodhur në Dibër, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

09:55
DASH reagon pas arrestimit të ish-presidentit: SHBA mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë

SHBA thotë se mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

09:54
VIDEO/ Me syze dhe kafe në dorë, Kryemadhi shkon në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë

Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.

09:41
“Paraqitem përballë një sistemi drejtësie të kastruar”/ Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO: Do shohim si i kanë fytyrat, a e përballojnë dot

Teksa pritet të nisë seanca gjyqësore për ish-presidentin Ilir Meta dhe të akuzuarit e tjerë, në GJKKO ka mbërritur edhe Monika Kryemadhi.

09:32
VIDEO/ I rrethuar nga policia, momenti kur Ilir Meta mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha siguron pamjet nga momenti i mbërritjes së ish-presidentit Ilir Meta në GJKKO.

09:22
Protesta e PD shkon ne Strasburg/ Zbulohet skenari i demokratëve, tubim jashtë dyerve të Parlamentit Europian dhe lobim tek eurodeputetët

Demokratët udhëtuan një ditë më parë drejt Strasburgut për të bindur Parlamentin Europian se në Shqipëri po shkelen të drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia përmes arrestimeve politike, raporton në radhët e opozitës Top Channel.

09:15
Sot seanca për masën, Ilir Meta mbërrin në Gjykatën e Posaçme

Ish presidenti Ilir Meta lë bllokun e sigurisë dhe mbërrin në Gjykatën e Posaçme.

09:15
Trump akuzoi laburistët për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA-së, reagon kryeministri britanik: E kam mik, do punoj me këdo që…

Keir Starmer ka këmbëngulur se ai mund të mbajë një marrëdhënie të mirë me Donald Trump pasi fushata e kandidatit republikan akuzoi laburistët për ndërhyrje të huaj në zgjedhjet amerikane.

09:10
Kim Jong Un viziton bazat raketore: Arsenali bërthamor i SHBA-së paraqet kërcënim për ne!

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vizituar bazat raketore për të inspektuar gatishmërinë e tyre për ndërmarrjen e veprimeve për “parandalim strategjik”, teksa tha se aftësitë bërthamore të Shteteve të Bashkuara janë kërcënim në rritje për shtetin e tij, raportoi media shtetërore koreanoveriore, KCNA.

09:01
Gjyqi për Metën dhe të akuzuarit e tjerë, mbërrin në GJKKO Pirro Xhixho

Mëngjesin e sotëm mbahet seanca gjyqësore për ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

08:56
Dhunoi të dashurën, arrestohet 44-vjeçari në kryeqytet! Në pranga edhe pesë persona të tjerë

Një 44-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

08:44
Nxitja e dhunës lidhur me zgjedhjet, SHBA paralajmëron për përpjekje të vendeve të huaja

Përpjekjet e kundërshtarëve të SHBA-së për të krijuar përçarje mes amerikanëve dhe për të mbjellë mosbesim në rritje tek zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara kanë filluar të intensifikohen, sipas zyrtarëve të lartë të zbulimit amerikan të cilët paralajmërojnë se disa vende duket se po rrisin masat për të nxitur dhunë të lidhur me zgjedhjet.

08:35
Genta Ismajli: Me Ramën kisha ndenjur 24 orë, nuk do të mërzitesha!

Këngëtarja Genta Ismajli e ftuar në Top Albania Radio foli rreth karrierës së saj dhe planet për të ardhmen.

08:09
Mot me diell dhe temperatura të larta, çfarë premton kjo e mërkurë

Kjo e mërkurë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

07:54
Von der Leyen vizitë zyrtare në Tiranë! Nga takimi me Ramën në Kryeministri tek konferenca për shtyp, zbardhet agjenda e ditës së sotme

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, nis sot turin e përvitshëm të vizitave, në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

07:46
Krerët e Hezbollahut drejt shuarjes? Izraeli: Ekzekutuam liderin e ardhshëm të grupit militant

Ushtria izraelite ka konfirmuar vrasjen e Hashem Safieddine, i cili konsiderohej kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Hassan Nasrallah si udhëheqësi më i lartë i organizatës militante islamike myslimane shiite pas vrasjes së Nasrallah muajin e kaluar.

07:27
Sot gjyqi për ish-presidentin! Ilir Meta së bashku me Monika Kryemadhin, pritet të dalin para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion

Ish-presidenti Ilir Meta del sot në orën nëntë e gjysmë para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

07:09
SHBA informon Hungarinë për një komplot të armatosur, nisin arrestimet

Autoritetet hungareze raportohet se kanë bërë disa arrestime në lidhje me një komplot kundër “individëve të mbrojtur”, pas marrjes së informacionit nga shërbimet e inteligjencës amerikane.

E martë, 22 Tetor 2024
22:58
Parlamenti i BE-së miraton një kredi rreth 38 miliardë dollarë për Ukrainën, të mbështetur nga asetet ruse

Parlamenti Evropian (PE) miratoi të martën një kredi deri në 35 miliardë euro (afërsisht 37.8 miliardë dollarë) për Ukrainën, e cila do të financohej nga të ardhurat e krijuara nga asetet e ngrira ruse në Bashkimin Evropian.

22:46
Panamaja kërcënon BE-në: Nëse nuk hiqet vendi jonë nga lista e ‘parajsave tatimore’, do të…

Kompanitë evropiane nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në tenderët ndërkombëtarë që do të shpallen nga Panamaja nëse Bashkimi Evropian nuk e heq vendin nga lista e “parajsave fiskale”.

22:46
“Presioni mbi Korenë e Veriut nuk është i fortë”, Zelensky: Nuk mund të ndërhyjë në luftën në Evropë, kemi informacione se…

Nëse Koreja e Veriut është në gjendje të përfshihet në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, kjo do të thotë se presioni i ushtruar mbi regjimin në Phenian nuk është padyshim mjaft i fortë.

22:41
Frutat që të shëndoshin, cilat kanë më shumë kalori?

Frutat i bëjnë shumë mirë organizmit dhe shëndetit.

22:38
Gjykata Evropiane: Ligji rus për “agjentët e huaj” shkel të drejtat e njeriut

Në një vendim historik, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut tha se ligji i Rusisë për “agjentët e huaj” shkel Konventën evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke shuar se ligji është “arbitrar” dhe “përdoret gjerësisht dhe në mënyrë të paparashikueshme”.

22:25
Anglia, gjueti bosëve shqiptarë/ Artikulli i BBC: Fushatë e re kundër atyre që blejnë skllevër modernë për shtëpi bari

Autoritetet angleze kanë nisur një fushatë të re për goditjen e bandave shqiptare që rekrutojnë njerëz për shtëpitë e barit në Mbretërinë e Bashkuar.

22:08
Inteligjenca amerikane: Rusia, Kina dhe Irani synojnë përçarjen e votuesve para zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar të martën se “aktorë të huaj” prej Rusisë, Kinës dhe Iranit, synojnë përhapjen e narrativave për t’i përçarë amerikanët para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

21:54
Ekskursionistja gjendet me kokë poshtë, e bllokuar mes dy shkëmbinjve kur tentoi të merrte celularin e humbur (fotot)

Në fotot shihen momentet kur një ekskursioniste e tmerruar e gjeti veten të bllokuar me kokë poshtë mes dy gureve të mëdhenj, teksa tentonte te rikuperonte celularin e saj.

21:50
“Një motërfu**er e goditi në kokë Ilir Metën”, Kryemadhi komenton arrestimin e ish-presidentit: E rrëmbyen si kriminel

Deputetja Monika kryemadhi nuk i kurseu kritikat ndaj policisë, e cila arrestoi ish-presidentin Ilir Meta.

21:40
“Ilir Meta ishte i armatosur”/ Ngjela: E morën zvarrë se kishin informacion, ish-presidenti i urdhëroi…

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sot në “Breaking” në Top News, arrestimin e ish presidentit Ilir Meta.

21:37
Sean ‘Diddy’ dhe dy ‘artistë’ të njohur përdhunuan minorenen në festën private pas çmimeve, thotë akuza (fotot)

Reperi famëkeq amerikan Sean “Diddy” Combs është akuzuar së fundmi edhe për drogimin dhe përdhunimin e një vajze minorene bashkë me dy emra të tjerë të njohur të ‘artit’ në SHBA.

21:32
SHBA dhe aleatët, shumë pranë finalizimit të huasë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën

Sekretarja amerikane Thesarit Janet Yellen tha të martën se vendet e G7-s dhe aleatët e Bashkimit Evropian janë “shumë pranë” finalizimit të një huaje prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, ku kontributi amerikan llogaritet në rreth 20 miliardë dollarë.

21:06
Dosja/ Meta dhe Kryemadhi nuk deklaruan pasurinë për disa vite, çfarë zbuloi SPAK pas verifikimit të llogarisë bankare të deputetes

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen ndër të tjera nga SPAK për fshehje të pasurisë.

20:57
Milani merr fitoren e parë në Champions, por “Djallit” ia prish festën ekstra… VAR-i

Pas dy humbjeve, Milani merr fitoren e parë në Champions League.

20:54
“E kam dashur dhe dua!”, Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë! Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën!

Në një deklaratë për mediat Monika Kryemadhi është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë divorcin me Ilir Metën, duke shtuar se janë momente të vështira të jetës së saj emocionale.

20:47
Pas vdekjes së klerikut, Erdogan zotohet për “zhdukje” të rrjetit të Gulenit: Do të vazhdojmë të luftojmë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të martën se Turqia është e përkushtuar për t’i përndjekur ndjekësit e dyshuar të klerikut të ndjerë, Fethullah Gulen.

20:46
Sara Hoxha pranon për herë të parë divorcin nga Ledri Vula: Që prej asaj kohe të gjithë më thonë…

Nga data 17 tetor, në kinema është rikthyer filmi më i dashur për publikun “Në Kuadër të Dashurisë” nga Top Channel Films.

20:40
Fiks Fare/ Shkolla që ‘reklamoi’ kryeministri pa mësim, 1400 nxënës nuk kanë mësues

1400 nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale në Elbasan nuk bëjnë mësim sepse ka mungesa në staf pedagogjik.

20:34
Haradinaj: Kosova të procedojë me Asociacionin në këmbim të garancive për anëtarësim të përshpejtuar në NATO

Prishtina dhe Beogradi ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër mbi hapat që do të çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve e që potencialisht do të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

20:28
I vuri flakën vetes para bashkisë, 59-vjeçarja jeton në kushte të vështira ekonomike, qendra ku strehohej u mbyll

Kjo është gjithçka ka mbetur në sheshin para bashkisë së Durrësit, ku një 59-vjeçare e dëshpëruar nga gjendja ekonomike në të cilën ndodhet tentoi të vetëflijohet duke i vënë zjarrin vetes.

20:27
Për herë të parë në publik, ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare 600 libra e harta të shtypura në Venecia

Një arkivë me vepra të rralla, te të cilat vetëm pak studiues kanë pasur akses, u ekspozuan sot për publikun në Bibliotekën Kombëtare. Janë 600 libra dhe harta origjinale të shtypura në Venecia mes viteve 1400-1800.

20:05
“Doja të merrja një vilë pa dijeninë e Metës”, Kryemadhi: U tërhoqëm kur i tha ambasadori grek se…

Monika Kryemadhi në deklaratën për mediat foli për planin e saj për të blerë një vilë pa dijeninë e Ilir Metës.

19:53
“Akt makabër publik”, Berisha për arrestimin e Metës: Terroristët e armatosur i zunë pritë dhe e rrëmbyen, kishin urdhër të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish nga ballkoni i banesës së tij për arrestimin e ish-Presidentit, Ilir Meta.

19:52
Dosja/ Mes deklarimeve të Monika Kryemadhit edhe blerja e një makine, kush është personi që i dha hua 14 mijë euro, vëllai i…

Me urdhër të SPAK, Ilir Meta është arrestuar një ditë më parë në Tiranë, ndërsa për Monika Kryemadhi është lëshuar masa e detyrimit me paraqitje.

19:31
“Erdhi dhe më preku në…”, konkurrenti i ‘Për’puthen’ akuzon një nga djemtë se e ka ngacmuar seksualisht

Në puntatën e sotme në “Për’Puthen” ndodhi një e papritur.

19:28
Joe Biden pret kryeministrin slloven Robert Golob në Shtëpinë e Bardhë (fotot)

Presidenti amerikan Joe Biden ka pritur sot kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob në zyrën Ovale ku raportohet se falënderoi për rolin e vendit të tij në shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë e SHBA.

19:09
Grupi Parlamentar i PD në Parlamentin Europian, takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të grupit “Renew Europe” 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur vizitën zyrtare në Parlamentin Europian. Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar sot me eurodeputetët Sandro GOZI dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësuesë të grupit parlamentar “Renew Europe”.

19:05
Princi saudit pret mbretin e Jordanisë në Riad për konfliktin në Gaza e Liban (fotot)

Udhëheqësi ‘de facto’ i Arabisë Saudite, princi i kurorës Mohammed bin Salman dhe mbreti i Jordanisë Abdullah II u takuan sot për të diskutuar mënyra për të ndaluar ofensivën e Izraelit në Gaza e Liban, thuhej në deklaratën e ministrisë së jashtme saudite.

18:54
Ilir Rusi zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Ilir Rusi do të zëvendësojë Naureda Llagamin në krye të  Këshillit të Lartë Gjyqësor.

18:54
Infrastruktura Bashkiake V, Balluku në Lezhë: Ka në fokus investimet në sektorin e ujësjellës dhe kanalizimeve në zonat turistike

Zv.Kryeministrja, njëkohësisht ministrja e energjisë dhe infrastrukturës ishte sot në Lezhë, për programin “Infrastruktura Bashkiake V”, një ndërhyrje e rëndësishme në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve.

18:52
Lobimi në SHBA dhe akuza ndaj Ilir Metës/ Si i pagoi LSI kompanisë shuma të majme të padeklaruara, kush ishin dy personat që transferuan mbi 220 mijë dollarë

Ish-presidenti i vendit Ilir Meta është vënë në pranga një ditë më parë nga policia, me urdhër të SPAK, ndërsa ndaj deputetes Monika Kryemadhi është dhënë masa detyrim paraqitje, arrest shtëpie për Piro Xhixhon dhe detyrim paraqitje edhe për Ema Çokun.

18:39
Ushtarët izraelitë kryejnë vetëvrasje prej traumës e tmerreve që dëshmojë në Gaza (fotot)

Ushtarët izraelitë që kthehen nga shërbimi në Gaza raportojnë trauma të rënda psikologjike dhe disa prej tyre kanë vrarë veten pasi dëshmuan ato që janë përshkruar si ‘tmerre që bota nuk mund të kuptojë kurrë’.

18:39
Kryesuesi i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës i bën thirrje Bosnje-Hercegovinës: Hiqni vizat për shtetasit e Kosovës

Kryesuesi i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Denis Beqiroviç, ka thënë të martën në Sarajevë se pret që përfaqësuesit e Republikës Sërpska nëpër institucione shtetërore t’i ndihmojnë Bosnjës në heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

18:25
Ftesë në 5/ “Rrezikova atak në zemër”, artisti që la pa fjalë studion: 80 vjeç do e mbush shtëpinë plot me vajza për t’i…

Klod Dedja, kuratori i imazhit ka qenë pasditen e sotme në një intervistë lidhur me jetën e tij në ‘Ftesë në 5’.

18:06
Rusia proteston vendosjen e komandës detare të NATO-s në bazën gjermane të Rostock (fotot)

Rusia thirri sot ambasadorin gjerman në Moskë për të protestuar ndaj krijimit të komandës detare të aleancë së NATO-s në qytetin verilindor gjerman Rostock.

18:00
DOSJA/ “Mona”, “Shefi”, “I madhi”, mesazhet në telefonin e babait të Erisa Xhixhos me Kryemadhin e Metën. Monika përfitoi 34 mijë euro nga firma e fibrave optike

Mesazhet në telefonin e babait të Erisa Xhixhos, i cili u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Posaçme me deputeten Monika Kryemadhi dhe ish-presidenti Ilir Meta janë një pjesë e provave të siguruara nga SPAK, nga hetimet ndaj tyre.

17:57
Eksod nga lufta në Ukrainë! Vendi numëron tetë milionë banorë më pak që nga nisja e agresionit rus

Dy vite e gjysmë luftë kanë shkaktuar eksod dhe rënie të lindjeve në Ukrainë, duke bërë që popullsia e vendit të jetë sot 8 milionë më pak. Sipas shifrave të publikuara nga Kombet e Bashkuara, ka një rënie dramatike të popullsisë në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

17:49
Mossanga dhe kujtesa e qytetit

Nga Alda Bardhyli

17:39
“Nuk punon karta e kreditit”/ Dosja e SPAK: Kryemadhi shpenzoi 12 mijë euro brenda ditës në dyqanin në San Marino. Pagesën e bëri firma e fibrave optike

Deputetja Monika Kryemadhi shpenzoi 12 mijë euro brenda ditës në një dyqan në San Marino, sipas detajeve në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

17:38
“Dhuna e ushtruar dje nuk do të amnistohet”/ Erisa Xhixho për arrestimin e Metës: Ishte akt terrorist

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e Ilir Metës, ku thotë se dhuna e ushtruar dje, nuk do të amnistohet.

17:34
Policia gjermane bastis picerinë kur zbulon ‘ingredientin sekret’ (fotot)

Zyrtarët që goditën një rrjet shpërndarjeje drogash në landin perëndimor gjerman North Rhine-Westphalia zbuluan se piceria e njohur në Düsseldorf ishte një fakt një fasadë shpërndarjeje narkotikësh.

17:14
Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin me dronë në rezidencën e Netanyahut: Kanë marrë peng luftëtarët tanë

Hezbollahu e ka marrë përgjegjësinë për një sulm me dronë të kryer javën e kaluar, që ka shënjestruar rezidencën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe e ka pranuar se disa luftëtarë të tij janë marrë peng prej ushtrisë izraelite.

17:06
“S’kam bërë operacione plastike”, Kryemadhi: Kam paguar unë çdo gjë, Ilir Meta është marrë vetëm me politikë, s’e di sa kushton një shishe ujë

Deputetja Monika Kryemadhi po mban një deklaratë për shtyp një ditë pas masës detyrim paraqitje të vendosur nga GJKKO.

17:04
Me zgjebe në shkolla! Mjekët konstatojnë rritje të rasteve në institucionet arsimore

Me sëmundjen ngjitëse të zgjebes ose siç njihet në gjuhën mjekësore “scabies” ka shtim rastesh në vend, që konstatohen sidomos në institucionet arsimore. 

16:59
Këshilltari gjerman për REL: Me tërheqjen e SHBA-së, Gjermania duhet të angazhohet më seriozisht në konfliktet në Ballkan

Milan Niç, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, thotë se roli i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor do të zvogëlohet, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet atje – qoftë Kamala Harris, qoftë Donald Trump.

16:52
Trump hyn në ringun e Wrestling, thërret në fushatë ‘miqtë e vjetër’ (fotot)

Ka më shumë se një dekadë që Donald Trump nuk është shfaqur më në spektaklet e mundjes spektakolare WWW në SHBA, por ish-yjet e dikurshme duket se po rishfaqen me muskujt e tyre për ta mbështetur në fushatën 2024.

16:51
Fondacioni shqiptaro-amerikan! Festohet 15-vjetori i kontributit të dhënë në Shqipëri

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim feston 15-vjetorin e kontributit të dhënë në Shqipëri si dhe vizionin për të ardhmen, në një event në Pallatin e Brigadave, me prezencën e personaliteteve, si Presidenti Bajram Begaj, përfaqësues të bordit si dhe bashkëdrejtorët Ekzekutivë Aleksandër Sarapuli e Martin Mata.

16:46
Samiti i kryebashkiakëve në Strasburg/ Merr pjesë edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Samitin e Kryebashkiakëve Europian në Strasburg, ku u takua me anëtarë të Parlamentit Europian, duke marrë miratimin e tyre për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

16:41
Presidenti Begaj takim në Sarajevë me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës: Jam i bindur se marrëdhëniet tona do të zhvillohen edhe më tej

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u takua sot në Sarajevë me Kryesuesin e radhës së Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Denis Bećirović, si dhe dy anëtarët e Presidencës, Željko Komšić dhe Željka Cvijanović.

16:27
“Mbështetje për të qenë më afër qytetarëve”/ Spiropali takim me kryetarët e bashkive Berat, Kuçovë e Dimal

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nisi sot takimet në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë”, në qarkun e Beratit, i cili po zhvillohet gjatë Javës së Gjelbër të Kuvendit. Spiropali, u takua me kryetarët e bashkive Berat, Kuçovë dhe Dimal.