E mërkurë, 10 Shtator 2025
10:34
Mashtroi klienten e saj dhe i mori një shumë të madhe eurosh, shpallet në kërkim avokatja nga Lushnja

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Fierit kanë shpallur në kërkim një avokate, pasi dyshohet se ka marrë një shumë eurosh nga një klientë duke e mashtruar.

10:10
Përplasi me makinë 4-vjeçarin/ Arrestohet 58-vjeçari, nis hetimi për aksidentin në Fier

Drejtuesi i mjetit, që aksidentoi një ditë më parë një fëmijë 4 vjeç në Fier, u vu në pranga.

09:51
“Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak”/ Polonia paralajmëron qytetarët: Vëmendje!

Sulmi rus gjatë natës përfshiu 415 dronë, një balistikë dhe 42 raketa kruiz, tha forca ajrore ukrainase në një deklaratë të mëngjesit.

09:47
Dronët rusë kalojnë kufirin e Polonisë, autoritetet polake: U rrëzuan në tokën tonë, është një sulm/ Samit emergjence, NATO vihet në lëvizje

Një dron rus ka goditur një shtëpi banimi në qytetin Wyryki Wola, rajoni i Lublinit, pranë kufirit me Bjellorusinë dhe Rusinë, raportuan mediat polake.

09:38
Kardiologu tregon si i shpëtoi jetën pacientit në avionin e linjës Tiranë-Londër: Komunikova vazhdimisht me pilotët, gjendja ishte jo e mirë

Kardiologu Kristo Papa, që arriti të stabilizonte gjendjen e një pasagjeri që pësoi shenja serioze shqetësimi shëndetësor në avionin e linjës Tiranë-Londër, tregoi incidentin në një intervistë për “Wake Up”.

09:15
Ndërtoi 8 objekte pa leje dhe pishinë brenda rrethimit të banesës, arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Kukësit një person

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, është arrestuar Ramë Gjomakaj, i dyshuar për ndërtim të paligjshëm në territorin e fshatit Llugjaj të Tropojës.

09:05
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë, arrestohet 35-vjeçari nga Bulqiza

Një 35-vjeçar, i dënuar në Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim për vjedhje me dhunë u arrestua nga shërbimet e Policisë Kufitare

09:01
Aktorja e njohur e “La Casa de Papel” në pritje të ëmbël

Aktorja katalanase Úrsula Corberó ka emocionuar fansat me lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, aktorin dhe producentin argjentinas Chino Darín.

08:48
“Shkelje e paprecedentë e hapësirës ajrore polake”/ Reagojnë ashpër anëtarët e NATO-s: Veprimi i Rusisë, tërësisht i papranueshëm

Anëtarët e tjerë të NATO-s kanë shprehur solidaritet për Poloninë dhe shqetësimin e tyre pas raportimeve për shkelje të përsëritura të hapësirës ajrore nga dronë rusë gjatë një sulmi ndaj Ukrainës.

08:45
Aeroporti i Varshavës pezullon të gjitha fluturimet pas incidentit, thirrje pasagjerëve: Ndiqni njoftimet e qeverisë

Aeroporti Ndërkombëtar Chopin, qendra kryesore ajrore e Polonisë, ka njoftuar se të gjitha fluturimet janë pezulluar përkohësisht, megjithëse terminali mbetet i hapur për udhëtarët.

08:39
Domatet shqiptare me nivele të larta pesticidesh, Prokuroria e Beratit firmos urdhër-arreste. Si produkti arriti të kalonte doganën me fatura fiktive

Pas kthimit pas nga Kroacia të tonelatave me domate, prokuroria e Beratit ka firmosur urdhër-arreste.

08:14
Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Temperaturat pësojnë rritje, por mbrëmja sjell vranësira

Kjo e mërkurë do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave, me vlera maksimale deri në 30 gradë Celsius.

08:02
“Akt agresioni”, ushtria polake reagon pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dronët e Rusisë: E paprecedentë, siguria jonë në rrezik

Polonia ka rrëzuar disa objekte të ngjashme me dronë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi të gjerë rus ndaj Ukrainës, në një incident të paprecedentë që përfaqëson ndërhyrjen më të drejtpërdrejtë të një vendi anëtar të NATO-s ndaj aseteve ruse që nga fillimi i luftës në vitin 2022.

07:49
Shkelja e hapësirës ajrore nga dronët rusë, Polonia thërret mbledhje të jashtëzakonshme 

Qeveria polake ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave pas raportimeve për shkelje të përsëritura të hapësirës ajrore nga dronë rusë gjatë një sulmi ndaj Ukrainës.

07:30
Dyshohet se përdhunoi një turiste italiane në plazhin e Durrësit, zbardhet dëshmia e 26-vjeçarit: Isha nën efektin e lëndëve narkotike

Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë gjyqësore e autorit të dyshuarit të përdhunimit në Durrës, Leonardo Preza.

07:24
“Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor”/ Mbeti i vrarë në Shkodër, flet miku i të ndjerit Armando Pali: Po pinte kafe, ishte njeri i qetë

Miku i Armando Palit, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në masakrën e Shkodrës, ka rrëfyer në “Shqipëria Live” disa detaje.

07:18
Masakra në Shkodër/ “Më preu rrugën me makinë të blinduar”, dëshmia e Erogen Vasos rrëzon alibinë e Ragip Gilës

Është marrë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale Erogen Vaso Brajoviç, që dyshohet se ishte shënjestra e masakrës së ndodhur ditën e djeshme në mes të Shkodrës.

07:09
Polonia në alarm, radarët kapin dronët rusë brenda hapësirës së saj ajrore. Mbyllen katër aeroporte, vihet në lëvizje edhe NATO

Katër aeroporte në Poloni, përfshirë më të madhin në Varshavë, janë mbyllur pas raportimeve se dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të saj, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

04:12
Tensionet në rajon, Polonia mbyll kufirin me Bjellorusinë. Dronët në hapësirën polake, Ushtria: Gati për përgjigje të menjëhershme

Autoritetet polake kanë mbyllur Aeroportin Ndërkombëtar të Varshavës dhe avionët polakë e të NATO-s janë ngritur në ajër pasi janë shfaqur raportime për dronë rusë mbi vendin.

E martë, 09 Shtator 2025
23:43
Video/ Dominim total, por vetëm një gol. Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një “finale” për kuqezinjtë.

23:42
“Broja si Vinicius e Mbappe, nuk është 9-sh tipik”/ Sylvinho për DigitAlb pas fitores me Letoninë: Mund të kishte dalë dhe barazim

Pas triumfit minimal ndaj Letonisë në “Arenën Kombëtare”, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ndau emocionet dhe analizën e tij për ndeshjen.

23:40
“Kush abuzon me lejen, do futet në listën e zezë”/ Rama për ndryshimet e reja: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për masa më të rënda ndëshkuese ndaj personave që kryejnë ndërtime të paligjshme, apo ata që abuzojnë me lejen.

23:12
“Me Serbinë, një ndeshje e madhe”/ Bajrami pas fitores me Letoninë: Më mirë luaj pas sulmuesit, por për Kombëtaren rëndësi kanë tri pikët

Nedim Bajrami u shpreh i lumtur për fitoren e arritur në duelin ndaj Letonisë.

23:08
Tre “finale” të mbetura, ndeshja e radhës në Beograd me Serbinë/ Ja kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

Pas pesë ndeshjesh të zhvilluara në kuadër të kualifikueseve të Grupit K për Kupën e Botës 2026, Shqipëria ndodhet në pozita premtuese.

22:59
Thyhet “mallkimi” ndaj Letonisë, Shqipëria fiton për herë të parë pas 6 barazimesh radhazi

Më në fund! Pas gjashtë përballjesh që kishin prodhuar vetëm barazime, Shqipëria arrin të thyejë tabunë ndaj Letonisë, duke marrë fitoren e parë historike ndaj tyre.

22:55
Renditja/ Jemi të dytët, Shqipëria parakalon Serbinë, pak hapa larg “Play Off”-it të Botërorit. Ja si paraqitet situata në Grupin K

Fitorja 1-0 me Letoninë dhe fitorja 0-5 e Anglisë në Beograd, kanë bërë që Shqipëria të parakalojë Serbinë në renditje dhe të ngjitet në vendin e dytë.

22:54
Tërmeti në Greqi, dridhen kamerat në studio, kalon në “shok” trajneri i futbollit

Kamerat e televizionit shtetëror fillojnë të dridhen gjatë transmetimit direkt të një emisioni informativ pikërisht 27 minuta pas mesnate kur një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka tronditur mbrëmjen e kaluar zonën e Nea Stira në Evia, duke u ndjerë fuqishëm edhe në Athinë.

22:53
Shqipëria e dyta pas fitores me Letoninë, Rama uron djemtë e Kombëtares: Shqipet fituan sot

Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një “finale” për kuqezinjtë.

22:49
Kualifikueset Botërori 2026/ Norvegjia e tepron, i shënon 11 gola Moldavisë, fitore me vuajtje për Portugalinë dhe Francën

Sfidat e fundit europiane për Kualifikueset e Botërorit 2026 në shtator sollën shumë spektakël, emocione dhe sidomos gola.

22:42
Anglia i jep asist Shqipërisë, Tre Luanët “shuplakë” Serbisë brenda në Beograd

Anglia ka marrë një fitore të rëndësishme në rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, duke mundur 0-5 Serbinë në Beograd, një fitore që i “buzëqesh” edhe Shqipërisë.

22:32
Britney Spears nën shqetësim të madh, familja dhe miqtë flasin për gjendjen e saj të rëndë

Familja dhe miqtë e Britney Spears janë alarmuar për situatën e saj të fundit, pasi raportohet se rezidenca e këngëtares në Thousand Oaks, Kaliforni, është kthyer në një gjendje të mjerueshme, e mbushur me jashtëqitje qensh dhe rrëmujë.

22:26
Gjykata Supreme i lejon përkohësisht Trumpit të pezullojë miliarda dollarë ndihmë të huaj

Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, i lejoi administratës Trump të ngrijë për momentin miliarda dollarë në pagesat e ndihmës së huaj, duke pezulluar një vendim të gjykatës së shkallës së parë që u kërkonte zyrtarëve të shpenzonin 4 miliardë dollarë nga këto para deri në fund të muajit.

22:20
Erdogan telefonon emirin e Katarit pas sulmit izraelit: Turqia është pranë jush

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka garantuar emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, se Turqia do të mbështesë Dohën me të gjitha mjetet pas sulmit të Izraelit.

22:20
Anija luftarake amerikane bën ndalesën e parë në Porto Romano, ambasada e SHBA në Tiranë: Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë

Ka mbërritur në Porto Romano anijeje luftarake amerikane Uss Mount Whitney, e cila bën ndalesën e parë në portin shqiptar.

22:05
“Do e vrisja se më shau në rrugë”/ Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë. Lidhja me Lulëzim Kullën, atentati i dështuar që u pasua me një sërë ngjarjesh kriminale

Nga shtrati i Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën e specializuar shëndetësore pas plagosjes së rëndë, objektivi i masakrës së të hënës në Shkodër ka folur për hetuesit. 

22:04
Kodi i ri Penal parashikon nene shtesë për zjarrvënien, Manja: 4 deri në 10 vite burg kush ndez zjarr në zonat e mbrojtura apo prek objektet e trashëgimisë kulturore

Kodi i ri Penal, që është aktualisht në konsultim publik, parashikon ashpërsim të dënimit për shkatërrimin e pronës me zjarr.

21:36
BE dënon sulmin izraelit në Katar: Shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar

Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin ajror të Izraelit kundër udhëheqësve të Hamasit në Dohë, duke e cilësuar atë si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Katarit.

21:35
Gjykata në Baku lë në fuqi dënimin me 9 vjet burgim ndaj gazetarit të REL-it

Një gjykatë në Azerbajxhan ka lënë në fuqi dënimin me nëntë vjet burgim ndaj gazetarit dhe ekonomistit Farid Mehralizada.

21:20
Sulmi izraelit, Katari hedh poshtë pretendimet e SHBA: Nuk u lajmëruam paraprakisht

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, deklaroi se Katari nuk kishte marrë asnjë njoftim paraprak për sulmin izraelit që u zhvillua në Doha.

21:10
Përdorej nga institucione të Serbisë, autoritetet e Kosovës mbyllin objektin

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka konfirmuar se ka mbyllur një objekt ku vepronte Gazeta Zyrtare e Serbisë dhe një librari, pasi tha se në të u gjetën “persona pa dokumentacion për përdorimin e hapësirës”.

20:59
Trazirat e dhunshme në Nepal, kryeministri jep dorëheqjen pas protestave të përgjakshme

Protestat kundër korrupsionit, që kanë vazhduar për të dytën ditë radhazi, përshkallëzuan tensionet në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, ku ndërtesat qeveritare u përfshinë nga flakët.

20:57
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit mund të hapë rrugën drejt përfundimit të luftës në Gaza.

20:48
Fiks Fare/ Fati i gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës mbetet ende i pavendosur. Shkolla në Veterrik kthehet në stallë

Viti i ri shkollor i gjeti nxënësit e Lagjes Nr.1 në Durrës të shpërndarë nëpër gjimnaze të tjera. Pasi për shkollën e tyre të mesme të përgjithshme ” Gjergj Kastrioti” ende nuk ka një projekt rindërtimi.

20:08
Shkarkimi i Bayrou nga detyra, Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Sébastien Lecornu si kryeministrin e ri të vendit, pas rrëzimit të François Bayrou nga Parlamenti ditën e hënë.

20:06
Hamasi pretendon se udhëheqësit i mbijetuan sulmit izraelit në Doha, por konfirmon gjashtë viktima

Hamasi, ka deklaruar se ekipi i tyre negociator në Doha i ka mbijetuar sulmit të Izraelit në kryeqytetin e Katarit.

19:56
Injeksion falas për të shpëtuar sytë/ Pacientët me diabet të prekur nga retinopatia përfitojnë trajtimin që i mbron nga verbimi

Pacientët me diabet të cilët janë prekur nga retinopatia diabetike dhe edema makulare dhe që rrezikojnë të humbin shikimin, tani do të përfitojnë injeksionin që i mbron nga verbimi aq sa e kërkon protokolli mjekësor, dhe jo më vetëm për një vit, ndërkohë që sëmundja avanconte.

19:46
Kosova kampione e Botës… jozyrtarisht/ Fitorja ndaj Suedisë i jep “Dardanëve” një titull të veçantë historik

Triumfi i Kosovës ndaj Suedisë në kualifikueset e Botërorit nuk solli vetëm një mbrëmje magjike në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, por edhe një kurorë të papritur: titullin kampion “jozyrtar” të botës në futboll.

19:16
Kaos në Nepal, mbi 900 të burgosur arratisen mes protestave të dhunshme

Nepali po përballet me një valë trazirash të paprecedentë, pasi protestat e dhunshme të së martës përfunduan me arratisje masive nga dy burgje në pjesën perëndimore të vendit.

19:15
Të shoqëruar nga forca policie, autobusi i skuadrës letoneze mbërrin në “Arenën Kombëtare”

Teksa pak minuta na ndajnë nga starti i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Letonisë, skuadra letoneze ka mbërritur në stadiumin “Arena Kombëtare”.

19:11
Prezantimi në shqip i librit “Lidership”, Rama: Privilegj dhe përgjegjësi të shkruaja parathënien e këtij botimi

Kryeministri Edi Rama ishte prezent këtë mbrëmje në prezantimin e “Lidership”, libër nga Henry Kissinger që vjen në shqip përmes një botimi të veçantë.

19:00
I kërkonte SHBA, arratisen nga arresti shtëpiak në Serbi dy persona

Shtetasi kinez Cuj Guanghaj, dhe ai britanik John Miller, ekstradimin e të cilëve e kërkojnë Shtetet e Bashkuara nën akuzat për spiunazh dhe kontrabandë të teknologjisë ushtarake, janë arratisur nga arresti shtëpiak në Beograd dhe kanë hequr byzylykët elektronikë, ka konfirmuar të martën Gjykata e Lartë e Beogradit për Radion Evropa e Lirë. Gjykata e […]

18:54
Shqipëria e “dënuar” për fitore, bastet nxjerrin favorit absolut Kombëtaren kuqezi, shanse minimale për Letoninë

Shqipëria pret Letoninë në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.

18:39
Video/ Ministrja e re e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp, godet kokën në podium

Një moment i pazakontë ndodhi të martën në Suedi, vetëm pak minuta pas prezantimit zyrtar të ministres së re të Shëndetësisë, Elisabeth Lann.

18:26
Rekrutonte të rinj për organizatat terroriste, arrestohet 37-vjeçari në Itali

Policia e Brescias ka arrestuar një shtetas 37-vjeçar nga Bangladeshi, banor në zonën e Mantua-s, i dyshuar si ekstremist islamik dhe rekrutues i të rinjve për sulme terroriste.

18:24
Kreu i SPAK takim me kryeprokurorin Special të Malit të Zi, diskutime për luftën kundër krimit të organizuar

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novović.

18:19
Falsifikim? Autohapje? Republikanët vënë në dyshim vlefshmërinë e ‘firmës’ së Trump

Një letër e dyshuar ditëlindjeje që i atribuohet Presidentit amerikan Donald Trump për financierin famëkeq Jeffrey Epstein ka ndezur debat të ri në Uashington, me disa përfaqësues republikanë që hedhin dyshime mbi vlefshmërinë e firmës në dokument.

17:58
Nga Javier Bardem te Mark Ruffalo, rreth 1500 artistë bojkotojnë institucionet izraelite të filmit

Rreth 1,500 aktorë, regjisorë dhe profesionistë ndërkombëtarë të filmit, përfshirë Olivia Colman, Javier Bardem dhe Mark Ruffalo, kanë paralajmëruar ndërprerje bashkëpunimi me institucionet izraelite të filmit “të përfshira në gjenocid” në Rripin e Gazës.

17:50
Sulmi në Doha, Shtëpia e Bardhë: Ishim njoftuar për goditjen

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar për BBC- se administrata Trump ishte “njoftuar” për sulmin izraelit në Doha përpara se të ndodhte.

17:35
Ndeshja kaotike Izrael-Itali ndez polemika, lojtarët izraelitë akuzojnë: Na kanë fyer gjatë gjithë takimit

Një ditë pas ndeshjes kaotike dhe të tensionuar të së hënës në mbrëmje në Hungari mes Izraelit dhe Italisë, atmosfera mbetet e ngarkuar me polemika dhe akuzë reciproke.

17:35
Ftesë në 5/ Ish konkurrenti i “Përputhen” së shpejti baba? E fejuara: Jam xheloze shumë

Në një dalje ekskluzive në ‘Ftesë në 5’, Albi Buzali, ish konkurrent i “Përputhen” dhe Xhesiana Zahoaliaj kanë zbuluar detaje nga marrëdhënia e tyre në çift.

17:27
Zbulohet letra e Bill Clinton për Jeffrey Epstein, mesazhi misterioz që i shtohet skandalit që përfshin edhe Trumpin

Në mes të skandalit rreth letrës së ditëlindjes që dyshohet se i është dërguar financuesit të njohur të skandaleve, Jeffrey Epstein, nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zbuluar edhe një letër tjetër që thuhet se i përket ish-presidentit Bill Clinton.

17:18
Aksident i rëndë në Marinëz të Fierit, makina përplas fëmijën 4 vjeç

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme ku një fëmijë 4 vjeç është përplasur nga një automjet.

17:12
Urimi për ditëlindjen e Epstein/ Trump shmang pyetjet për letrën: Çështje e ‘vdekur’, ia kam lënë stafit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka refuzuar të komentojë mbi një letër ditëlindjeje që dyshohet se ai ia ka dërguar financuesit të ndjerë dhe pedofilit të dënuar, Jeffrey Epstein, duke e cilësuar këtë temë si një “çështje të vdekur”.

17:11
Formacioni i mundshëm/ “Finalja” e Shqipërisë me Letoninë, ja lojtarët që Sylvinho pritet të hedhë në fushë

Mbrëmjen e sotme kombëtarja kuqezi do të zbresë në fushë për ndeshjen vendimtare që lidhet me objektivin tonë të kualifikimit për në finalet e Botërorit, atë ndaj Letonisë.

16:54
“Po merrnin pensionet”/ Thellohet bilanci i sulmit rus në Ukrainë, shkon në 23 numri i të vdekurve

Ka shkuar në 23 numri i viktimave nga një sulm ajror rus në një fshat në Ukrainën lindore.

16:54
Mbështetje maksimale në “Arenën Kombëtare”, Federata jep njoftimin e rëndësishëm përpara ndeshjes Shqipëri-Letoni

Shqipëria pret Letoninë në “Arenën Kombëtare”, në një sfidë që vendos fatet e kuqezinjve në Kualifikueset e Botërorit 2026.

16:45
Zbulohen dosjet sekrete të Boris Johnson me ‘kokat’ e Emirateve, ish-kryeministri britanik shkeli etikën për të përfituar para

The Guardian shkruan sot se ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka lobuar në mënyrë të fshehtë në Emiratet e Bashkuara Arabe, për një sipërmarrje private që kapte shifra miliarda dollarëshe.

16:37
“Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera”, presidenti i Polonisë ngre alarmin: Rajoni ynë është në rrezik të përhershëm

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të pushojë shtete të tjera pas vendimit të tij për të nisur konfliktin në Ukrainë. Kështu deklaroi presidenti polak, Karol Nawrocki, më 9 shtator.

16:34
Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë, shpërthejnë polemikat në Uashington

Një foto e rrallë e publikuar nga një komitet i Kongresit amerikan ka ngjallur reagime të forta në SHBA, pas dyshimeve se Jeffrey Epstein i ka “shitur” një grua presidentit Donald Trump për 22,500 dollarë.

16:28
Serie A vjen me risi, në duelin Juventus-Inter do të debutojë dhe teknologjia që u përdor në Botërorin e Klubeve

Serie A po përgatitet të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e inovacionit teknologjik dhe përvojës televizive.

16:10
Sulmi i paprecedentë në Doha, kush ishin shënjestrat e Izraelit që fshiheshin në kryeqytetin e Katarit

Në një zhvillim të paprecedentë që ka tronditur arenën ndërkombëtare, Izraeli ka ndërmarrë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj udhëheqjes së Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha, pasditen e së martës.

15:54
AMF mirëpret Konferencën Vjetore të IAIS, drejtoresha Kaçi: Moment historik për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve”

Për herë të parë, Shqipëria do të mirëpresë ngjarjen më prestigjioze në fushën e sigurimeve në nivel botëror.

15:52
Wizz Air zgjerohet në TIA, shton një avion modern dhe katër linja të reja në Stokolm, Këln, Billund dhe Tenerife

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, së bashku me Wizz Air, shpallën sot zgjerimin më të madh të operimeve në Shqipëri.

15:34
Hapet shkolla “Benardina Qerraxhia” në Durrës/ Manastirliu: Institucion me standarde europiane, një model kombëtar për shkollat sportive

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me Kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, vizituan sot shkollën “Benardina Qerraxhia”, e kthyer tashmë në një kompleks edukativ falë një investimi madhor të Qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian, në kuadër të programit EU4Schools, të zbatuar nga UNDP dhe Bashkia Durrës.

15:25
Izraeli kryen operacion në Katar, sulmon udhëheqjen e Hamasit

Izraeli kreu një sulm kundër udhëheqjes së Hamasit në Doha, tha një burim izraelit për CNN, pasi një shpërthim u dëgjua në kryeqytetin e Katarit.

15:15
Gjesti i turpshëm nga Spanja, Kosova ankesë në UEFA përpara ndeshjes së U-21

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i është drejtuar Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) me notë proteste, pasi Federata Spanjolle e Futbollit i është referuar Kosovës si “territori i Kosovës”.

14:54
Dodik në Moskë, Lavrov i shpreh mbështetjen: Dënojmë përpjekjet për të larguar nga pushteti udhëheqësit serbë që janë të padëshirueshëm për Perëndimin

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, përsëritën qëndrimet e mëparshme se “marrëdhëniet e ndërlikuara në Bosnje dhe Hercegovinë janë pasojë e ndërhyrjes së madhe të Perëndimit në punët e brendshme të saj”.

14:39
Performanca magjike e Modriç kundër Malit të Zi një natë para datëlindjes së 40-të, ylli kroat u përcoll me duartrokitje nga tifozeria vendase në fund të ndeshjes

Ishte pak por e sigurt që natën para ditëlindjes së tij të 40-të, Modriç do të ishte protagonist në fitoren 4-0 të Kroacisë ndaj Malit të Zi në Zagreb, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

14:15
Kush janë kandidatët për kryeministër në Japoni pas dorëheqjes së Ishibës, kreu i ri i shtetit do të zgjidhet më 8 tetor

Partia Liberale Demokratike (LDP) në pushtet në Japoni do të zgjedhë udhëheqësin e saj të ri më 4 tetor për të zëvendësuar kryeministrin në largim Shigeru Ishiba, thanë sot ligjvënësit japonez.

14:15
Me çorape në kokë dhe çantë në krahë, policia e Shkodrës publikon pamjet nga arrestimi i Ragip Gilës

Këto janë pamjet e arrestimit të djeshëm të Ragip Gilës, 28-vjeçari që kreu masakrën e Shkodrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur. 

14:12
Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën, prindërit në protestë: Duhet zgjidhur problemi

185 nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” në zonën e Porto Romanos në Durrës prej dy ditësh nuk kanë shkuar në shkollë.

14:00
“Vota e diasporës, histori suksesi”/ Berisha i përgjigjet Celibashit: Deklaratë e gatshme nga zyra e qeverisë

Kryetari i Parisë Demokratike Sali Berisha i ka quajtur “qesharake” deklaratat e kreut të KQZ-së Ilirian Celibashi lidhur me zgjedhjet e 11 majit dhe votën e diasporës.

13:54
Dyshohet se përdhunoi turisten italiane në plazhin e Durrësit, lihet në burg 26-vjeçari

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë Arrest në burg për 26-vjeçarin Leonardo Preza që akuzohet se përdhunoi turisten 18-vjeçare italiane në plazhin e Durrësit pak ditë më parë.

13:51
Lihet në burg Vilson Pepa, bashkëpunëtori i Çopjave në trafikun e 11 tonëve kokainë

Narkotrafikanti i radhës që ju dorëzua nga Interpoli drejtësisë shqiptare, Vilson Pepa u dërgua në paraburgim.

13:50
“Shqipëria portë hyrëse në BE”, Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025”, Balluku: Ndërtuam mbi 1 mijë km rrugë dhe 30 kilometra tunele

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe e Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi se në vendin tonë janë ndërtuar mbi 1 mijë kilometra rrugë.

13:44
Ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur në Kukës, një i arrestuar, dy nën hetim dhe një tjetër në kërkim

Disa raste të ndërtimeve pa leje janë evidentuar në Kukës, disa prej të cilave të ndërtuara në zona të mbrojtura.

13:30
Negociatat për fundin e luftës në Gaza, ministri i Jashtëm izraelit: Kemi pranuar propozimin e Trump për armëpushim, por me dy kushte

Izraeli ka “pranuar” ofertën e fundit të Donald Trump për lirimin e pengjeve dhe një marrëveshje armëpushimi në Gaza, tha Ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Saar gjatë një konference për shtyp në Kroaci.

13:27
“Projekte si kopshtet e Babilonisë”/ Rama: Është një ndërtues në Tiranë që ka marrë leje me një fasadë të mbuluar me pemë, por s’ka mbjellë asnjë

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në takimin për prezantimin e paketës së masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, kritikoi ndërtuesit.

13:21
Kaos në Nepal/ Vijojnë protestat ndaj qeverisë, demonstruesit i vënë flakën parlamentit, jep dorëheqjen kryeministri

Kryeministri i Nepalit, K.P. Sharma Oli, njoftoi sot dorëheqjen e tij, një ditë pasi protestat kundër bllokimit të mediave sociale dhe korrupsionit u shtypën me dhunë nga policia dhe lanë 19 persona të vdekur.

13:18
“Si mund t’i veshim godinat e qytetit si zhele”/ Paketa për mbrojtjen e pronës dhe territorit, Rama: Jo më fasada nga ndërtues që nuk dallojnë më shumë se 4 ngjyra

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në prezantimin e paketës së masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit.

13:13
Akuzohet nga Serbia për krime lufte në vitin 1999, arrestohet nga policia serbe 77-vjeçari në Merdare

Policia serbe ka arrestuar një burrë në Merdare, pikëkalimin kufitar me Kosovën,.

13:12
Kodi i ri Penal/ Shkatërrimi i pyjeve dhe mjedisit pyjor, 20 vite burg për autorët që shkaktojnë pasoja të rënda

Ndryshimi i Kodit Penal parashikon një dënim të ashpër sa i përket shkatërrimit të pyjeve dhe mjedisit pyjor.

13:08
“Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës”/ Rama për Kodin Penal: Një ndërtesë pa leje mund ta prishësh, rigjenerimin e pyllit duhet vite të tëra ta bësh

Kryeministri Edi Rama kërkon që zjarrvënësit të ndëshkohen si vrasës.

13:01
Zgjedhjet në Norvegji, koalicioni i qendrës së majtë fiton mandatin e dytë radhazi, rritet ndjeshëm mbështetja për ekstremin e djathtë

Koalicioni i qendrës së majtë i udhëhequr nga kryeministri i Partisë Laburiste, Jonas Gaard Støre do të mbetet në pushtet në Norvegji pas fitores në zgjedhjet parlamentare në vendin e Evropës Veriore, të cilat u shënuan nga rritja e së djathtës populiste anti-imigracion, e cila shënoi rezultatin e saj më të lartë në historinë e saj.

13:00
Ndërtimi i paligjshëm, Manja prezanton propozimet e reja të kodit penal: Dënim deri në 10 vite burg

Qeveria ka prezantuar paketën me masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit.

12:52
Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 21 civilë humbën jetën e dhjetëra të tjerë u plagosën në rajonin e Donjetskut

Një sulm ajror rus me bomba ka vrarë të paktën 21 civilë dhe ka plagosur shumë të tjerë në fshatin e Yarovës në rajonin lindor të Donjetskut, thanë zyrtarët ukrainas.

12:40
25-vjeçari ‘kapet mat’ me mina me telekomandë, gati për shpërthim. Arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij

Një 25-vjeçar në kryeqytet u kap me dy mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale.

12:33
BE “i tërheq veshin” Kurtit: Të papranueshme sulmet ndaj Gjyqësorit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, hodhi akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur “hije politike të opozitës” ndaj Vetëvendosjes.

12:12
Prezantohet paketa e masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, Rama: Masa për ndalimin e ndërtimeve pa leje

Qeveria po prezanton paketën me masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit.

11:57
“Kemi shqiptarë të suksesshëm në diasporë si Mira Murati dhe Igli Tare”, Balluku me ambasadorët: Ju jeni sytë dhe veshët e Shqipërisë nëpër botë

Në ditën e dytë të takimit me ambasadorët e akredituar të Shqipërisë jashtë vendit, zv.kryeministrja Belinda Balluku u bëri thirrje të kenë përparësi diplomacinë ekonomike.