Stuhi të forta dhe reshje të rrëmbyeshme kanë goditur Bullgarinë juglindore dhe veriperëndimore, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe viktima në njerëz.
Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp të mbajtur këtë të premte, komentoi emrat që janë përmendur si kandidatë të mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës, përballë Ogerta Manastirliut të Partisë Socialiste.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilluan këtë të premte një telefonatë të iniciuar nga SHBA-të, me fokus situatën në Rripin e Gazës dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Rusia ka kryer sulmin më të madh deri më sot ndaj infrastrukturës së prodhimit të gazit natyror në Ukrainë, që nga nisja e pushtimit në vitin 2022.
Në qytetin e lindjes së Pablo Escobarit, Medellín, droga tregtohet hapur mes trafikut të ngarkuar dhe turmave të kalimtarëve.
Në fshatin malor Turaj të Kukësit, reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik, duke lënë pa energji rreth 20 familje.
Në prag të ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në Leskovac më 11 tetor, Federata Serbe e Futbollit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët e saj duke vendosur sigurinë përpara gjithçkaje, ata nuk do të shesin asnjë biletë edhe pse kanë mundësi që të kenë rreth 6000 të pranishëm në këtë stadium dhe ndeshje për të cilën kanë marrë një denim me kusht.
Robert Morris, themelues i njërës prej kishave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe ish-këshilltar shpirtëror i Donald Trump, është shpallur fajtor për abuzim seksual ndaj një vajze 12-vjeçare në vitet 1980.
Stuhia Amy ka goditur Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në jetën publike, me paralajmërime për mot të keq, mbyllje shkollash, anulime udhëtimesh dhe rrezik të lartë për sigurinë e qytetarëve.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një afat të prerë për të pranuar planin për paqe të hartuar nga SHBA-ja për Gazën, i cili është dakordësuar mes tij dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Sot në orën 19:0 në kryeqytet luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për raundin e gjashtë në Superligë.
Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit hapi dyert e mortit për djalin e tyre, Bekim Halilaj.
GJKKO ka pushuar çështjen ndaj Flamur Nokës, ku akuzohej nga një person për shpifje, denoncuar para zgjedhjeve të 11 majit.
Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Këshilli për mbrojtjen e interesit jetik të Gjykatës Kushtetuese të Këshilli për mbrojtjen e interesit jetik të Gjykatës Kushtetuese të Republikës Sërpska (RS) ka vendosur se vendimi për referendumin mbi aktgjykimin kundër Millorad Dodikut dhe heqjen e mandatit të tij si president i entitetit, nuk e cenon interesin vital kombëtar të popullit boshnjak. (RS) ka vendosur se vendimi për referendumin mbi aktgjykimin kundër Millorad Dodikut dhe heqjen e mandatit të tij si president i entitetit, nuk e cenon interesin vital kombëtar të popullit boshnjak.
Shfaqja “Rendi i ri” e dramaturgut spanjoll Sergi Pompermayer ka çelur sezonin e ri teatror në skenën artistike, në qytetin e Gjirokastrës.
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skampa 2025” nisi në Elbasan edicionin e tij të 27 duke sjellë magjinë e artit të gjallë në zemër të qytetit.
Nis mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe figurës së Kandidatëve që konkurrojnë për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Këtë të premte kreu i qeverisë Edi Rama ka prezantuar masat e reja ligjore që lidhen me sektorin e ndërtimeve.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Bllokun e Sigurisë në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:40, në Spitalin Rajonal Vlorë është paraqitur i plagosur në këmbë me armë zjarri, shtetasi O. A., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në konferencën për mediat këtë të premte nga kryeministria, kreu i qeverisë Edi Rama, njoftoi të gjitha masat e reja ligjore që lidhen me lejet e ndërtimit, të cilat janë të gjitha në fuqi prej tani.
Shërbimi Sekret Turk (MIT), në bashkëpunim me Prokurorinë e Stambollit dhe Policinë e Stambollit, arrestoi një detektiv privat të quajtur Serkan Çiçek pasi u zbulua se ai punonte për Mossad-in, inteligjencën izraelite.
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Transballkanik të Vlorës. Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, të dyja të drejtuara nga gra.
Spitali i Përgjithshëm i Nikeas lëshoi një deklaratë në lidhje me shëndetin e Pano Ruçi (Routsis), i cili kishte shkuar më herët sot për t’iu nënshtruar analizave, ndërsa ai vazhdon grevën e urisë për të 19-ën ditë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se nuk ka strehë të sigurt për palestinezët e detyruar të largohen nga qyteti i Gazës dhe i kanë përshkruar “zonat e sigurisë” që Izraeli ka krijuar në sektorin jugor të enklavës palestineze si “vende vrasjeje”.
Një ngjarje alarmante është regjistruar këtë të enjte në Bjeshkët e Javorrit të Degës, në Tropojë, ku dy të moshuar kanë mbetur të bllokuar në stan për shkak të reshjeve të dëborës.
GJKKO ka lënë në burg vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut, Renis Dobra, trupin e të cilit e hodhën në liqenin e Shkopetit.
Publikohen pamje të autorit të dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit, Hajdar Ismajlgecit, mbrëmjen e djeshme në Babbru, Tiranë, pasi ndodhi ngjarja e rëndë kriminale.
Nga foltorja e Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi sërish Presidentin Bajram Begaj për dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë, ndërkohë që ish-kryebashkiaku Veliaj e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.
Batutat e kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron një ditë më parë në Danimarkë për ngatërrimin e shpeshtë që Presidenti Trump i bënte Armenisë me Shqipërinë, u bënë virale dhe zunë hapësirë në të gjitha mediat botërore.
Qeveria e majtë e Spanjës ka propozuar që aborti të përfshihet si e drejtë kushtetuese, pasi këshilli bashkiak i Madridit informoi gratë lidhur me të ashtuquajturën “sindromë post-abort”.
Në një deklaratë për mediat, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh se kostot e zgjedhjeve të pjesshme që pitet të mbahen për 6 bashki në 9 nëntor, kapin një kosto totale prej 306 milionë lekë.
“Eja këndo me ne” çeli edicionin e tij të nëntë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Dhjetëra banorë të fshatit Bashkim në njësinë administrative Levan të Fierit, janë ngritur në një protestë prej mëngjesit me pretendimin se po u grabiten tokat nga një kompani private e cila prej 7 vitesh zotëron një plantacion me shegë në territorin e tyre, të miratuar nga Ministria e Bujqësisë.
Ka dëshmuar sot në gjykatën e Posaçme në babai i të ndjerit Andi Malokut, i cili humbi jetën nga breshëria e plumbave që u zbrazën në atentatin ndaj mjetit të ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Komisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp me gazetarë, foli për zgjedhjet e parakohshme lokale në 6 bashki.
Nga Azgan Haklaj
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, për lirimin e hapësirave publike në vend.
Janë gjetur në Tërbaç mbetje kockore, të cilat dyshohet se janë nga një kafkë njerëzore.
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me ministren e Punëve të Brendshme dhe me ministrinë Drejtësisë, foli për sektorin e ndërtimit.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me ministren e Punëve të Brendshme Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë, ku në fokus ishin masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit si edhe ndëshkimin e ndërtimtarisë së paligjshme.
Kryebashkiaku Vau Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur këtë të premte në SPAK.
Trajneri i kombëtares Shqiptare Sylvinho ka dalë sot në konferencën për shtyp pasi ka prezantuar listën e 25 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor të cilat do të transmetohen në DigitAlb, atë më kryesoren dhe më të rëndësishmen që është përballja me Serbinë në Leskovac më 11 tetor dhe me Jordaninë, miqësorja që luhet në stadiumin kombëtarë të Tiranës më 14 tetor.
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari mbajtën sot një konferencë me gazetarët në Kryeministri.
Dronë të panjohur po identifikohen pa ndalesë mbi pikat kyçe në vendet evropiane dhe pas alarmit të natës në aeroportin e Mynihut, informacione të reja sugjerojnë se ata fluturuan mbi një bazë të NATO-s në Belgjikë dhe më pas u futën në hapësirën ajrore gjermane.
Publikohet fotoja e autorit të dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit, Hajdar Ismajlgecit, mbrëmjen e djeshme në Babrru.
Bashkia e Durrësit njofton se po vijon me procesin e emërimit të drejtuesve të dorëhequr që në muajin korrik, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama.
Kryeministri i Edi Rama, i shoqëruar edhe nga dy ministrat e kabinetit të tij, Albana Koçiu dhe Besfort Lamallari prezantoi sot masat e reja të marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike nga zaptuesit.
Një drejtor muzeu është detyruar të japë dorëheqjen pasi kundërshtoi një kërkesë të Donald Trump për t’i dhuruar një shpatë nga koleksioni i muzeut, Mbretit Charles III, gjatë vizitës së fundit të presidentit amerikan në Britani, raportuan mediat amerikane.
Gjendet një predhë luftarake në Postribë.
Sarah Mullally u emërua të premten si Kryepeshkopja e re e Canterbury-t, duke u bërë udhëheqësja shpirtërore e 85 milionë anglikanëve në mbarë botën dhe gruaja e parë që mban këtë rol.
Është arrestuar shoferja që shkaktoi aksidentin e dje në aksin “Bilisht-Kapshticë”.
Taylor Swift ka publikuar albumin e saj të ri, “The Life of a Showgirl”, i cili përmban shumë referenca për të fejuarin e saj, Travis Kelce.
Ky është momenti tronditës kur një pasagjere detyroi një avion të devijonte për në Kretë pasi shtyu një stjuardesë dhe u bërtiti pasagjerëve të tjerë.
Kate Middleton ishte në bazën RAF Coningsby në Angli , në vizitën e saj të parë pasi mori detyrën si Komodore Nderi Mbretërore e Ajrit në gusht 2023.
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu mbrëmjen e së enjtes në rafinerinë Chevron në El Segundo, pranë Los Angeles, duke shkaktuar panik dhe shqetësim për cilësinë e ajrit në zonë.
Një shtetas i Serbisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje policore, pasi ka sulmuar zyrtarët policorë në pikën kufitare të Jarinjës, bëri të ditur Policia e Kosovës.
Britania është tronditur nga sulmi terrorist që ndodhi jashtë sinagogës në Mançester ditën e djeshme, në ditën e shenjtë të Yom Kippur.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 91 aksidente, prej të cilave 58 me dëme materiale dhe 33 me persona të lënduar në Kosovë si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dëborës.
Presidenti i Salvadorit, Nayib Bukele, njoftoi të enjten se po ndalon “gjuhën gjithëpërfshirëse” në shkollat publike të vendit, si pjesë e rregullave të reja disiplinore të rrepta për institucionet arsimore.
Bashkëpunim intensiv me partnerët ndërkombëtarë, për goditjen e trafikimit të qenieve njerëzore, më qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, është sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vlerësoi marinën izraelite për kapjen e një anije ndërkombëtare që tentonte të kalonte bllokadën detare të vendosur ndaj Rripit të Gazës.
Hetimet proaktive disa mujore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çuan në goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin të qenieve njerëzore nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore me qëllim shfrytëzimin për prostitucion nëpërmjet platformave online ‘eskort’.
Duke filluar nga 1 tetori, qytetarët mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike edhe me kartë bankare në pikat e shërbimit të OSHEE Group.
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, pasi kërkoi gjykim të shkurtuar.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.
Të enjten e kaluar, Nicole Kidman ishte në një event bukurie në New York, duke u dukur në çdo aspekt si një aktore e klasit A me një fustan të zi dhe bizhuteri diamanti me vlerë 35,000 £, por çfarë fshihet pas thashethemit se martesa e saj me Keith Urban ka marrë fund.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat.
Publikohen pamje nga momenti i arrestimit të Arlind Demushit, autorit të dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit në Babrru, Tiranë.
Një plantacion me 1,650 rrënjë “cannabis sativa” u zbulua nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Prokurorisë Kundër Drogave në një zonë të vështirë të Janinës pranë kufirit greko-shqiptar.
Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjheçarit mbrëmjen e djeshme në Babrru, Tiranë.
Reshjet e shiut që kanë përfshirë qarkun e Kukësit në orët e fundit kanë sjellë vështirësi në disa segmente rrugore, por pa probleme serioze.
Pas reshjeve të shiut vendin ja kanë lënë reshjeve të dëborës në lartësinë T00 metra mbi nivelin e detit, reshje të cilët janë shoqëruar me temperatura të ulëta deri në minus 2 gradë Celsius.
Një aksident rrugor është regjistruar sot në Rrugën e Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.
Sherri mes 5 adoleshentëve pranë gjimnazit Ismail Rugova përfundoi me 3 të mitur në shtrat spitali me dëmtime me thikë dhe 2 të tjerë me pranga në duar.
Reshjet e dëborës me intensitet në zonën e Steblevës së Librazhdit kanë vijuar gjatë gjithë natës. Sot në mëngjes, trashësia e dëborës ka kaluar 10 cm, ndërsa temperaturat janë regjistruar deri në -2°C.
Zbulohet identiteti i autorit të dyshuar të vrasjes së Hajdar Ismajlgecit, 40 vjeç, i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru.
Princi William ka deklaruar se “ndryshimi është në axhendën e tij, për të mirë”, kur të bëhet mbret.
Katër shqiptarë janë dënuar me rreth 25 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kapën duke trafikuar kokainë me vlerë mbi 4 milionë paund në qytetin e Southampton.
Egjipti është duke punuar me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare në Rripin e Gazës, tha të enjten ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video nga kantieri i ndërtimit të Muzeut të Lundrimit në Shkodër, një projekt ambicioz që synon të kthejë hyrjen e qytetit në një hapësirë moderne dhe funksionale.
Elon Musk, multimiliarder dhe i vetëshpalluri “absolutist i lirisë së fjalës”, ditët e fundit e ka përqendruar vëmendjen e tij në bindjen e njerëzve që të anulojnë abonimet e tyre në Netflix në shenjë proteste ndaj asaj që ai e pretendon si “paragjykim i zgjuar” i kompanisë dhe përfshirja e personazheve LGBTQ+.
Presidenti i Iranit ka pohuar se Irani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të zhvendosë kryeqytetin e tij nga Teherani në jug të vendit për shkak të zgjerimit të tepërt të qytetit, mungesës së furnizimit të mjaftueshëm me ujë dhe kërcënimit në rritje të fundosjes së tokës.
Agjencitë britanike të inteligjencës kanë qenë në alarm për mundësinë e një sulmi në territorin britanik që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor në Izrael.
Aeroporti i Mynihut në Gjermani u mbyll për gati shtatë orë gjatë natës, pas një vale shikimesh të dronëve – duke u bërë qendra më e fundit evropiane e aviacionit që ndalon operimet për shkak të fluturimeve të pashpjegueshme të dronëve.
Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Home Office, Ministria e Brendshme ne Britaninë e Madhe ka “humbur mundësinë” për të vlerësuar shëndetin mendor të një azilkërkuesi shqiptar përpara se ai të transferohej në anijen hotel Bibby Stockholm, ku i dha fund jetës së tij.
Personi në foto është Hajdar Ismailgeci, 40-vjeçari i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Babrru të Kamzës.
Europa League ka luajtur sfidat e javës së dytë të fazës së ligës.
Florian Haçkaj, i përfoluri si kandidat i PD-së për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar sonte në Top Story.
Në një intervistë në “Top Story” me Grida Dumën, kreu i shtetit Bajram Begaj foli mbi rolin e tij si president, të cilin e quajti “shërbëtor i Kushtetutës”.
Mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tregoi se dhe sa kohë do t’i duhet opozitës për të zgjedhur kandidatin e tyre.
Presidentit i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë ekskluzive për Top Story me Grida Dumën foli për dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë.