Edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës ka nisur sot në orën 08:00, duke mbledhur rreth 5,800 garues në këtë aktivitet sportiv.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook fotografi nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të zhvilluar këtë të shtunë, ku ka përcjellë edhe një mesazh për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Shërbimet amerikane të sigurisë kanë rritur nivelin e gatishmërisë pas informacioneve për një plan të mundshëm iranian për të kryer një sulm me dronë ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, dhe zyrtarëve të lartë të administratës së tij.
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste, por çështja nuk është hedhur në votim në Asamblenë Kombëtare, pas kundërshtimeve që ka ngjallur brenda mbledhjes. Reagimi i vetë Spiropalit dhe mbështetja që ajo ka marrë nga Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçe kanë bërë që kërkesa e kryetarit të PS-së të mos kalojë në votim.
Një debat i ashpër është zhvilluar në programin “Goca dhe Gra”, ku këngëtarja Jonida Maliqi është përballur drejtpërdrejt me psikologen Anjeza Dishnica lidhur me trajtimin e fëmijëve në spektrin e autizmit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka reaguar sërish lidhur me Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën, pas kërkesës së Edi Ramës në Asamblenë Kombëtare për përjashtimin e tyre.
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin e tij politik, Gadi Eisenkot, por ky i fundit e ka refuzuar propozimin, duke e cilësuar si një manovër politike.
Këngëtarja Fifi ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për ndryshimet që ka sjellë mëmësia në jetën e saj, marrëdhënien me bashkëshortin Adis Patushin dhe përkushtimin ndaj djalit të tyre.
Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Në mbrëmjen e djeshme të Ligës së Kombeve, vëmendja kryesore është mbërthyer nga superpërballja e Ligës A (Grupi 4) mes Portugalisë dhe Danimarkës, ku danezët kanë shkaktuar një tronditje të vërtetë në fushën e tyre duke triumfuar me rezultatin e thellë 1-4.
Danimarka i jep një leksion të mirë futbolli Portugalisë në sfidën e radhës së Nations League. Në Estadio Municipal, skuadra daneze e shkatërroi totalisht skuadrën luzitane teksa e mundi 4-1 duke errësuar homazhin emotiv që iu dedikuar Cristiano Ronaldon që ka deklaruar tërheqjen nga futbolli
Autoritetet hungareze kundër korrupsionit kanë sekuestruar rreth 19.5 milionë dollarë para, të cilat ishin fshehur në pyje, ndërtesa bujqësore, depo dhe prona private, në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj ish-ministrit të kabinetit të Viktor Orbán.
Moderatorja Fjoralba Ponari ka ndarë një rrëfim prekës për humbjen e nënës së saj, duke folur për dhimbjen që lë pas kjo ndarje dhe mënyrën se si ka mësuar të bashkëjetojë me mungesën e saj.
Manchester United po përgatitet për një emërim historik. Me Mauricio Pochettinon, në panikën e Djajve të Kuq do të jetë edhe spanjollja Silvia Tuya.
Në Ravenna ka shpërthyer Ronaldinho-mania.
Fituesi i Kupës së Botës me Brazilin në vitin 1994 dhe aktualisht senator, Romario, ka shpërthyer në kritika ndaj Carlo Ancelottit pas humbjes së Seleção-s në miqësoren ndaj Japonisë. Ish-sulmuesi legjendar kërkon largimin e trajnerit italian, duke paralajmëruar se Brazili nuk mund të rrezikojë të dështojë edhe në një tjetër Kupë Bote.
65-vjeçari Paulin Filopati, është viktima e aksidentit automobilistik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, që ndodhi këtë të shtunë.
Portugalia i dedikon një homazh Cristiano Ronaldos. Ylli luzitan pasi shkroi historinë me kombëtaren e vendit të tij, i tha lamtumirën asaj.
Gjykata ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për tre persona të dyshuar për tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Povelçës.
Roberto Mancini e sfidon Belgjikën pa frikë. Trajneri i kombëtares italiane foli në prag të kësaj ndeshjeje që është vendimtare për kualifikimin për në çerekfinale të Nations League
Për herë të dytë brenda javës, studentët mblodhën forcat për protestë kombëtare brenda një kohe të shkurtër.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ndaj aludimeve, sipas të cilave ai ka arritur një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe për t’u tërhequr nga gara për Bashkinë e Tiranës.
Një zbulim i jashtëzakonshëm në Dolomitet e Italisë ka nxjerrë në dritë një thesar të rrallë, një shpellë të panjohur më parë, e mbushur me qindra eshtra dhe kafka të arinjve gjigantë që kanë jetuar gjatë Epokës së Akullnajave.
Italia ka dhënë sinjalin zyrtar të gatishmërisë për përfshirjen e Gjermanisë në programin GCAP (Global Combat Air Programme), një nga projektet më ambicioze dhe më të kushtueshme të industrisë ushtarake europiane, që synon zhvillimin e avionëve luftarakë.
Norvegjia arriti të marrë maksimumin në sfidën e saj të radhës në Nations League. Skuadra skandinave iu imponua Uellsti në sfidën e luajtur në shtëpi duke e mundur me rezultatin 3-1 për t’u ngjitur në kuotën e 6 pikëve.
Një skenë dhune është regjistruar në Nju Jork, ku një grup prej rreth 12 të rinjsh me motorë ka rrethuar një automjet dhe ka nisur ta godasë me grushte e shkelma, ndërsa shoferi ndodhej i bllokuar në semafor.
Portugalia zbret në fushën e lojës për ndeshjen me Danimarkën, e para pa Cristiano Ronaldon që ka deklaruar tërheqjen nga kombëtarja.
Tre të vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë të shtunës.
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një tjetër nismë për të kufizuar fuqinë e gjyqësorit, duke kërkuar nga Gjykata e Lartë e SHBA-së të kufizojë kompetencat e gjyqtarëve për të bllokuar vendimet dhe rregulloret e administratës federale në nivel kombëtar.
Një skemë që synon të tërheqë artistët dhe profesionistët më të talentuar në Britaninë e Madhe, po shndërrohet në një instrument mashtrimi.
Raketa më e fuqishme në botë, Starship e kompanisë SpaceX të Elon Musk, ka arritur të hyjë në orbitën e Tokës gjatë fluturimit të saj të 15-të provë, por misioni nuk ka shkuar plotësisht sipas planit.
Gjiganti teknologjik Meta është gjobitur me 887 milionë dollarë nga autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave personale, pasi dyshohet se ka aksesuar fotografitë dhe videot e përdoruesve të Android pa marrë pëlqimin e tyre.
Mbreti Charles ka festuar 78-vjetorin e lindjes në një mënyrë të veçantë, duke u bërë pjesë e emisionit muzikor të Elton John.
Një incident i pazakontë dhe skandaloz është regjistruar në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku dy turistë britanikë kanë marrë një statujë të Jezu Krishtit nga kryqi ku ishte vendosur dhe e kanë shkatërruar në mes të rrugës.
Princesha e Uellsit surprizoi dëgjuesit e BBC Radio 2, pasi dërgoi një mesazh zanor në gjuhën uellsiane për një prezantues të njohur.
Rusia ka rikthyer në tryezën e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë kërkesat e saj të vjetra ndaj NATO-s, duke këmbëngulur që Aleanca të tërheqë trupat nga krahu i saj lindor, përfshirë Poloninë dhe vendet baltike.
Disa të rinj kanë tentuar të dëmtojnë derën e Kryesisë së Kuvendit, duke e goditur atë me shufër hekuri, gjatë protestës që po zhvillohet në kryeqytet.
Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Qukës/Prrenjas tek ura e Torromanit.
Një ditë përpara përballjes vendimtare me Bjellorusinë, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka dalë në konferencën për shtyp në Budapest, ku ka ndarë pritshmëritë e tij për këtë sfidë.
Në prag të sfidës së fundit të Shqipërisë në këtë fazë të Ligës së Kombeve, ndaj Bjellorusisë, në konferencën për shtyp nga Budapesti ka dalë mesfushori Kristjan Asllani.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka akuzuar klasën politike se po përgatit pazarin e radhës përmes Reformës Zgjedhore, me qëllim ruajtjen e pushtetit.
Gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, e cila u thirr nga studentët, u shoqërua dhe me disa momente tensioni.
Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka reaguar pas kaosit të shkaktuar në aeroportet amerikane, ku mijëra fluturime u pezulluan për shkak të një ndërprerjeje në sistemin e kontrollit të trafikut ajror.
Kandidati demokrat Jonathan Kreis-Tomkins u zgjodh guvernator i Alaskës , sipas parashikimeve të Associated Press dhe NBC News, në fitoren përfundimtare për demokratët në “valën blu” të zgjedhjeve të mesit të mandatit, si në postet e guvernatorëve të shteteve ashtu edhe për Kongresin e SHBA-së.
Përdorimi i lëndëve narkotike nga të miturit po ngre shqetësime serioze, ndërsa mosha e parë e eksperimentimit me drogën mund të jetë shumë më e ulët nga sa mendohet.
Pas raportimeve mbi diskutimet në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Blendi Klosi ka reaguar duke i cilësuar lajmet si rezultat i një keqkuptimi të qëllimshëm të prononcimit të tij.
“Urban Gen” vijon të sjellë në ekran problematikat që prekin drejtpërdrejtë Gjeneratën Z, duke i kthyer të rinjtë nga spektatorë në protagonistë të debatit publik.
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit është tensionuar, ndërsa forcat e Policisë kanë blinduar perimetrin e institucionit.
Brazili pati një ditë të errët në Singapor. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti u mposht nga Japonia në miqësoren e radhës me rezultatin 3-2 me skuadrën aziatike në një një farë mënyre mori revanshin për humbjen në Botërorin e kësaj vere ndaj Seleçaos.
Aktorja e njohur amerikane Demi Moore festoi ditëlindjen e saj të 64-t të mërkurën, më 11 nëntor, në një atmosferë të ngrohtë familjare, e rrethuar nga tri vajzat e saj, Rumer, Scout dhe Tallulah Willis, si dhe mbesa Louetta.
Një kthim në Belgjikë që duket se është gjithnjë e më pranë. Dhe për Napolin, fjalët e Michelle De Bruyne, bashkëshortes së Kevin, duken si një paralajmërim.
Pesëdhjetë vjet pas premierës së filmit legjendar “Rocky”, Filadelfia është kthyer në qendër të vëmendjes së adhuruesve të kinemasë.
Përplasja e dy anijeve në lumin e Misisipit, pranë Nju Orlinsit, për pak sa nuk u shndërrua në një tragjedi me përmasa të mëdha.
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pasi Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste e caktoi bashkëkryetare të PS-së në Tiranë, së bashku me Ervin Demon.
Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj aludimeve për ndikimin e Belinda Ballukut në vendimmarrjen e tij, veçanërisht sa i përket zgjedhjes së ministrave dhe emërimeve në administratën publike.
Dardanët nuk arrijnë të thyejnë mbrojtjen kundërshtare, edhe pse krijojnë disa raste të mira shënimi. Kartoni i kuq i Veldin Hoxhës e vështirëson misionin e skuadrës së Franco Fodës, që tashmë do të kërkojë vendin e dytë në transfertën ndaj Irlandës.
Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar për shpërthimin me tritol që iu bë një punonjëseje të Bashkisë së Elbasanit.
Kosova do të duhet të përmbushë 22 hapa deri më 31 dhjetor në mënyrë që të përfitojë mbi 131 milionë euro asistencë nga Plani i Rritjes.
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka evidentuar shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt nga ana e Qendrës për Punë Sociale.
Asambleja e PS-së solli ndryshime edhe në drejtimin politik të qarkut të Tiranës, ku Edi Rama caktoi Albana Koçiun dhe Ervin Demon, të bashkëdrejtojnë qarkun.
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Budapest, aty ku nesër do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj faze të Ligës së Kombeve.
Deputetët Erion Braçe dhe Pandeli Majko kanë reaguar gjatë diskutimeve në mbledhje ku kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS.
Dy të rinj, një 21-vjeçar dhe një vajzë e së njëjtës moshë, janë arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se mashtronin qytetarët duke u paraqitur si punonjës të kompanive të energjisë elektrike.
Shahu shqiptar feston një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Mateu Boçi, vetëm 16 vjeç, është shpallur kampion Europe në kategorinë U-16, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Shahut për të Rinj 2026.
Ervin Demo ka reaguar pas vendimit e kryeministrit Edi Rama, në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku ai dhe Albana Koçiu u propozuan për të drejtuar së bashku strukturat socialiste në qarkun e Tiranës.
Kombëtarja shqiptare U-19 ka dominuar plotësisht raundin e dytë të kualifikueseve të Europianit 2026/27, duke siguruar me meritë ngjitjen në Ligën A.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur për mediat pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, duke u pyetur edhe për çështjen e Elisa Spiropalit.
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku disa protestues u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave.
Tetë ndeshje janë në program sot në Nations League, me disa përballje që mund të përcaktojnë fatet e grupeve.
Një operacion dyditor i autoriteteve hungareze ka zbuluar miliona euro të fshehura në pyje, magazina, ndërtesa bujqësore dhe banesa private. Në total janë sekuestruar 17.7 milionë euro në para të gatshme, në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj ish-ministrit të Zhvillimit, Miklos Sesztak.
Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë–Thumanë.
Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën për hedhjen në votë për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Edhe këtë herë, himni kombëtar i Izraelit është shoqëruar me vërshëllima në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në prag të sfidës me Kosovën, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Norvegjezi Rohit Sagi ishte protagonist në dy ndeshje me rezultate të pazakonta. Ai gjykoi fitoren 1-9 të Comos ndaj Lensit dhe nëntë ditë më vonë ishte në fushë për humbjen 7-0 të Greqisë ndaj Holandës.
Një operacion për shuarjen e një zjarri në një ndërtesë të braktisur në zonën e Zefyrit, në bashkinë e Fylit, në Greqi, është kthyer në tragjedi pasditen e së shtunës.
Futbolli italian rikthehet sërish në qendër të një beteje të fortë institucionale. Sot janë zyrtarizuar dy kandidaturat kryesore që do të garojnë për postin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 dhjetorit 2026: komisioneri aktual Giovanni Malagò dhe ish-drejtuesi historik i Milanit e Monzës, Adriano Galliani.
Detaje të reja janë zbuluar nga diskutimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Shqipëria po i surprizon finlandezët në çdo sport! Pas futbollit, tashmë edhe në ski, me Lara Colturin që shkëlqeu në Levi, duke u renditur në vendin e dytë dhe duke marrë kryesimin e klasifikimit botëror.
Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e kësaj të shtune stërvitjen zyrtare përpara udhëtimit për në Budapest për të zhvilluar ndeshjen ndaj Bjellorusisë, që përmbyll këtë edicion të UEFA Nations League.
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka përfunduar punimet, por kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga partia nuk është hedhur në votim.
Pas valës së entuziazmit dhe suksesit të Kombëtares sonë të futbollit në tokën finlandeze pak ditë më parë, Shqipëria ka “pushtuar” sërish Finlandën, këtë herë në pistat e akullta të Kupës së Botës në ski!
Instalacioni gjigant, i mbushur me mbetje plastike, është vendosur në Antalia të Turqisë, në kuadër të një proteste simbolike të organizuar nga Greenpeace International gjatë samitit të klimës COP31.
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën përmbyllëse në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në Lalëz, ku ka vënë theksin te procesi i integrimit europian, mobilizimi i strukturave të PS-së dhe sfidat politike të vendit.
Lumi Gjanica, që përshkon qendrën e qytetit të Fierit, prej disa ditësh është kthyer në një burim shqetësimi për qytetarët. Uji ka marrë ngjyrë të zezë, ndërsa aroma e rëndë që përhapet përgjatë shtratit të tij e bën thuajse të papërballueshme qëndrimin në pedonalet e ndërtuara në të dyja anët e lumit.
Tensionet te Ferrari mes Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton ‘dolën nga pista’ dhe kanë përfshirë edhe një gazetar anglez të tabloidit ‘Daily Mail’.
Bundestagu gjerman ka miratuar një reformë të rëndësishme të shërbimeve sekrete vendase cila u jep atyre kompetenca më të gjera për të ndërhyrë në mënyrë aktive kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po vijon me dyer të mbyllura, kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, ka paraqitur disa kërkesa për organizimin e partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, me synimin për të siguruar një rezultat sa më të mirë edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2029.
Për të parën herë, Shtetet e Bashkuara kanë përmendur mundësinë e tërheqjes së Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO: Pohimi vjen nga vetë presidenti Volodymyr Zelensky, i cili theksoi megjithatë se çdo propozim konkret do t’i nënshtrohet vendimmarrjes së qytetarëve ukrainas.
Michael Olise, ishte një prej futbollistëve më të përfolur në merkaton e transferimeve të kësaj vere për një kalim të mundshëm te Reali i Madridit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë politikisht me çdo forcë apo individ që ka si qëllim largimin e Edi Ramës nga pushteti, edhe nëse këta aktorë e kritikojnë personalisht.
Në një moment kur Partia Socialiste zhvillon sot Asamblenë Kombëtare në Gjirin e Lalëzit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur t’u drejtohet me një mesazh të gjatë anëtarëve të këtij forumi, duke bërë publike letrën që ka shkruar nga burgu i Fierit.
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:15 në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër Ervin Demon, pas caktimit të tij si drejtues politik i Partisë Socialiste në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, u ndal te çështjet e drejtësisë që lidhen me Belinda Ballukun dhe Erion Veliajn, duke deklaruar se ai dhe Partia Socialiste nuk bëjnë avokatinë e askujt që ka probleme me drejtësinë.
Kur kanë kaluar 24 orë nga zyrtarizimi i Mauricio Pochettinos si trajner i Manchester United, filluan të vërshojnë opinionet e gazetarëve dhe ekspertëve në lidhje me teknikun e ri të Djajve të Kuq.
Në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian lidhet me krijimin dhe mbështetjen e organeve të pavarura të drejtësisë.
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në përfundim të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të hidhet në votim përjashtimi nga partia i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar rikthimin e ligjshmërisë dhe zbatimin e rregullave për të gjithë, duke deklaruar se askush nuk duhet të pengojë qarkullimin apo jetën e qytetarëve përmes protestave.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, iu referua edhe një incidenti gjatë vizitës së tij në Dublin, ku u prit nga protestues që mbanin një pankartë me mbishkrimin “Ne nuk paguajmë gjobë për lirinë e protestës”.
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje socialistëve të mobilizohen në funksion të integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar se vendi ka sot perspektivën më konkrete drejt BE-së.