E shtunë, 01 Nëntor 2025
11:36
Ndihmonin emigrantë që të kalonin ilegalisht kufijtë, pranga 2 personave në Gjirokastër

2 persona janë arrestuar në Gjirokastër pasi ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufijtë.

11:20
“Ishte njeri i mbyllur, viktima kishte pajtuar edhe gjaqe”/ Vrau babanë me thikë, avokatja e 25-vjeçarit: I ati i ka thënë kujdes…

Avokatja e 25-vjeçarit Marjan Kodheli, i cili vrau babanë e tij pak ditë më parë në Durrës, ka dhënë disa detaje pas përfundimit të seancës paraprake gjyqësore.

11:13
Florenzi rrëfehet: Unë, Milan-Roma, Leao dhe problemi qendërsulmues i Allegrit…

Roma është skuadra e tij e zemrës, me Milanin fitoi titullin. Alessandro Florenzi që tashmë është tërhequr nga futbolli bën një rrëfim të gjatë teksa flet për shumë tema të futbollit pikërisht në prag të sfidës mes Romës dhe Milanit…

11:13
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Rexhep Meidani: Lamtumirë koleg i tranzicionit

Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Fatos Nanos.

11:13
Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Lezhë, procedohet në gjendje të lirë dhe një 17-vjeçar

Dy persona janë arrestuar në fshatin Balldre të Lezhës pasi u kapën me doza lëndësh narkotike që donin t’i shisnin.

11:09
“Klubi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, Kukësi shtyn ndeshjen me Kastriotin në shenjë respekti dhe zie kombëtare për Fatos Nanon

Futboll Klub Kukësi ka njoftuar se ndeshja kundër Kastriotit e planifikuar të luhej këtë të diele do të shtyhet në shenjë respekti dhe zie kombëtare për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, Fatos Nano.

10:52
Dy aktorët e Portokallisë Sandri dhe Ermiri në Big Brother Vip Albania 5?

Moderatorët e projektit televiziv dedikuar fëmijëve tw realizuar nga Fondacioni “Dritan Hoxha” dhe Top Channel, “Fun Camp” Aleksandër Grami dhe Ermir Hoxhaj bënë një deklaratë se do të jenë pjesë e sezonit të pestë të Big Brother VIP Albania.

10:40
“Lindëm disa ditë pas njëri-tjetrit”, shefja e kabinetit qeveritar të Fatos Nanos rrëfen njohjen me të: Përsëri u bëmë bashkë në…

Një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Fatos Nanos dhe shefe e kahershme e Kabinetit të tij qeveritar, Saemira Pino me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar një mesazh zemre e plot emocion për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste.

10:31
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Kopenhagen, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mbajti një ligjëratë në Universitetin e Kopenhagës me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”.

10:08
Shtëpia e Bardhë vendos rregulla të reja për gazetarët, kufizon aksesin e tyre në zyrat e zyrtarëve të lartë të komunikimit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten një politikë të re që kufizon aksesin për gazetarët e akredituar në zyrat e sekretares së shtypit Caroline Leavitt dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të komunikimit në Krahun Perëndimor, pranë Zyrës Ovale.

10:05
Oceane Dodin ngjall diskutime në botën e tenisit: Bëra ndërhyrje në gjoks, e atëherë?

Rikthimi në aktivitet i tenistes francese Oceane Dodin që kishte mbetur jashtë 400 vendeve të para të renditjes botërore, ka përbërë lajm në mënyrën më të papritur.

10:02
Bënte eko në këmbim të parave në Spitalin e Fierit, në banesë iu gjetën shuma të konsiderueshme mjekut imazherist

Mjeku imazherist në spitalin rajonal të Fierit, i cili i merrte para pacientëve për t’iu bërë eko, është vënë në pranga.

09:55
I merrte para pacientëve për të kryer ekot, arrestohet mjeku në Fier/ Punonte në të njëjtin orar në shtet dhe privat

Një mjek imazherist në spitalin rajonal të Fierit është vënë në pranga, pasi merrte para nga pacientët.

09:49
Ditë Zie Kombëtare në 2 nëntor, shtyhen ndeshjet e kampionateve

E diela e 2 nëntorit është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se me këtë rast ndeshjet e të gjitha kampionateve të futbollit në vend, nga Kategoria Superiore e deri të kampionatet e moshave do të shtyhen.

09:34
Mbyllet fushata ndërgjegjësuese për “Tetorin Rozë” në Fier, mjekët thirrje për të bërë kontrollet

Në një vend ku çdo ditë lind jeta, në maternitetin e Fierit, u mbyll me një mesazh të fortë shprese dhe ndërgjegjësimi muaji Tetor Rozë, fushata e përvitshme kundër kancerit të gjirit.

09:29
Vodhi automjetin e më pas doli të shëtiste me të, arrestohet 35-vjeçari në kryeqytet

Një 35-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet për vjedhjen e një makine në zonën e Yrshekut në kryeqytet.

09:05
Goditi punonjësin e burgut të Fierit, kapet në Tiranë 32-vjeçari, arrestohen edhe 4 personat që e ndihmuan të fshihej

Policia e Shtetit Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 71”. Kapet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, si dhe arrestohen 4 shtetas të cilët e ndihmuan shtetasin në kërkim që t’i fshihej Policisë. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, shërbimet […]

09:01
Mjegulla e dendur mbulon Kukësin, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes në qarkullim për shkak të fushëpamjes së kufizuar

Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Kukës janë shoqëruar nga mjegull e dendur, që ka mbuluar të gjithë qytetin dhe zonat përreth.

08:50
Zaptimi i hapësirave publike/ Goditen 133 raste në vend, arrestohen 10 persona, procedohen 123 të tjerë

10 persona janë arrestuar dhe 123 të tjerë janë proceduar për zaptim të hapësirave publike, , të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe.

08:40
Fatos Nano mbylli sytë në moshën 73-vjeçare, ish-Kryeministri liberal i socialistëve dhe një prej figurave politike që ka shënjuar 35 vitet postkomuniste

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë nga jeta ditën e djeshme, në moshën 73 vjeçare.

08:35
Gjykata federale rrëzon një tjetër urdhër ekzekutiv të Trump, kërkonte që votuesit të vërtetonin nënshtetësinë e tyre

Një gjyqtar federal ka bllokuar një urdhwr ekzekutiv të Donald Trump, duke vendosur që presidenti nuk mund t’u kërkojë votuesve të tregojnë pasaporta ose dokumente të ngjashme për të vërtetuar shtetësinë e tyre para se të hedhin votën.

08:30
E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi një ditë më parë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.

08:23
Ukraina vijon kundërpërgjigjen ndaj Rusisë, ushtrua ruse rrëzon 3 dronë që ishin nisur drejt Moskës

Tre dronë ukrainas që po shkonin drejt Moskës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse natën e së premtes ndaj të shtunës, sipas kryetarit të bashkisë së kryeqytetit rus.

08:11
“Kufizimet mbi metalet e rralla, gabim i madh nga Pekini”, sekretari i Thesarit të SHBA-së: E kuptuan kur panë reagimin e botës

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha se Kina bëri një “gabim” duke vendosur kufizime në eksportet e metaleve të rralla, duke thënë se Pekini kishte tërhequr vëmendjen ndaj njërës prej armëve të saj tregtare.

08:10
Kryeministri Rama videokartolinë për Nanon: Lamtumirë liderit historik të socialistëve, u nda nga jetë, por kurrë nuk do ndahet nga kujtimet tona

Kryeministri Rama ka ndarë një videokartolinë në llogarinë e tij në Facebook, për ish-kryeministrin e ndjerë, Fatos Nano.

07:59
Numri i emigrantëve ilegalë drejt BE-së bie me 22%/ Mesdheu mbetet një “varrezë nënujore”, 1300 të vdekur

Kalimet ilagale drejt Bashkimit Evropian ranë me 22% në nëntë muajt e parë të vitit 2025, sipas të dhënave të Frontex.

07:46
Shkundet sërish Turqia, tërmeti me magnitudë 4.2 ballë godet pjesën perëndimore të vendit

Një pjesë e madhe e Turqisë perëndimore u zgjua nga dridhje të forta sizmike, ndërsa tërmetet vazhdojnë të godasin rajonin Sindregi të Balikesirit.

07:31
Iu hoqën titujt mbretëror, Mbreti Charles akordon një shumë për shpërnguljen e princit nga rezidenca mbretërore dhe një pension vjetor

Princi Andrew dhe tashmë ish-duka i Yorkut do të marrë një shumë të caktuar dhe një pagesë vjetore, me shpenzimet personale të vëllait të tij, Mbretit Charles, për jetën e tij të re si qytetar i thjeshtë.

07:24
Sërish dronë në Gjermani, aeroporti Berlin-Bradenburg ndalon fluturimet për dy orë

Një dron pranë Aeroportit Berlin-Brandenburg shkaktoi vonesa dhe anulime fluturimesh të premten në mbrëmje.

07:13
Makina shpërthen pasi bie në kontakt me një minë pranë kufirit ukraino-bjellorus, 5 viktima dhe 2 të plagosur

Pesë persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën pasi një makinë goditi një minë në një pyll në rajonin Zhytomyr të Ukrainës veriore të premten.

07:05
Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, ja si parashikohet moti për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

02:03
Mbappé fiton Këpucën e Artë: Pa gabimet që kam bërë, nuk do të isha kampion tani

Kylian u vlerësua me çmimin golashënuesi më i mirë evropian për sezonin e kaluar në stadiumin Bernabeu, në prani të shokëve të tij të ekipit, presidentit Florentino Perez dhe trajnerit Xabi Alonso, të cilët ishin gjithashtu ishin në skenë bashkë me të.

E premte, 31 Tetor 2025
23:11
Nga droga, te tentativa për t’i dhënë fund jetës, djali i legjendës së Milanit, tregon histori shokuese

Achille Costacurta, djali i legjendës së Milanit dhe përfaqësueses italiane, Alessandro Costacurta dhe aktores Martina Colombari është rrëfyer në podcastin ‘One more time’ me 21 vjecarin që tregoi në 360 gradë adoleshencën e tij të komplikuar mes arrestimeve, raportit të vështirë me prindërit që gjithnjë luftojnë për ta ndihmuar dhe dëshira e tij për të rinisur jetën larg kaosit të Milanos.

22:50
Vetëm 7-ditëshe po lufton me jetën, gjyshi i Dajmës në studion e ‘Për Shqiptarët’: Nuk jam ndjerë kurrë kaq i hidhëruar, varrit do ja tregoj

Dajma ka vetëm 7 ditë që ka ardhur në jetë. Ndodhet në spital, e intubuar për shkak të probleme me zemrën. Jo shumë metra larg saj, në stolat e spitalit, dëgjohen të qarat e gjyshes, gjyshit dhe të ëmës së saj.

22:37
Amerikanët zbarkojnë në SPAK/ Zv. ndihmës Sekretari i Shtetit, Fleming takon Dumanin dhe dy ministra

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit në SHBA, Mark Fleming, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues të politikës shqiptare.

22:17
FBI-ja parandalon sulmin terrorist në Michigan, arrestohen 5 persona

Drejtori i FBI-së, Cash Patel, njoftoi se një “sulm i mundshëm terrorist” i planifikuar të ndodhte në Michigan të SHBA-së, gjatë fundjavës së Halloween-it është parandaluar.

22:03
“Dikur pyesja Zotin pse mua, sot them faleminderit”, historia e Teadrias, vajzës që fitoi betejën me skoliozën. Rikthehet e shëruar në studion e ‘Për Shqiptarët’

Tre vite më parë, Teadria Hasankolli, një vajzë vetëm 14 vjeçe, përjetonte dhimbje të padurueshme. Skolioza po i përkulte trupin, po i rrënonte shpresat.

22:02
“Kam menduar më mirë të mos jem”, rasti tronditës i Danielës në “Për Shqiptarët”, 16 vjeçe me skoliozë, e bullizuar në shkollë

Historia e 16-vjeçares Daniela, e cila vuan nga skolioza, u tregua sot në emisionin “Për shqiptarët” në Top Channel.

21:55
Rusia po blen ar sikur nuk ka ditë të nesërme, 142 miliardë dollarë në dy vite dhe Perëndimi nuk di si t’i përgjigjet kësaj lëvizje nga Moskës

Në vetëm dy vite, Rusia ka shtuar në rezervat e saj ar me vlerë 142 miliardë dollarë në thesaret e saj, duke ndjekur një strategji që ka shkaktuar siklet dhe shqetësim në ekonomitë perëndimore.

21:47
“Vajzës i dhimbte trupi, mua shpirti”, Antigona rikthehet e shëruar në studion e ‘Për Shqiptarët’: Nuk kam shpëtuar vetëm nga skolioza, por kam fituar një jetë të re

Qëkur ishte në kopsht, prindërit vunë re se Antigona kishte një deformim në shtyllën kurrizore. Deformimi i vogël shumë shpejt u kthye në një makth që zgjati me vite e solli vuajtje të pafundme.

21:46
UEFA vendos, ja ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve për vitin 2028

Pas konfirmimit të finaleve të ardhshme të Ligës së Kampionëve në Budapest (2026) dhe Riad Air Metropolitano (2027), UEFA ka nisur përgatitjet për vitet në vijim.

21:43
Rrëfimi i sinqertë i Nainggolan: Isha një kriminel i vogël, futbolli më shpëtoi jetën

Radja Nainggolan hap zemrën dhe tregon jetën e tij për programin Het Huis të televizionit belg VRT teksa foli për fëmijërinë e tij të vështirë në Antverp.

21:39
SHBA rrit numrin e trupave ushtarake në Karaibe, Maduro letër për ndihmë Rusisë dhe Iranit, Trump: Nuk do godasim objektiva brenda Venezuelës

Në një letër drejtuar personalisht presidentit rus, Presidenti venezuelian Nicolas Maduro thuhet se bëri kërkesa të shumta për mbështetje ushtarake, ndërsa administrata Trump rrit operacionet ushtarake në brigjet e Amerikës së Jugut.

21:10
Fiks Fare/ Lumi Fan i mori shtëpinë, prej 8 vitesh jeton në kontenier, ende pa dëmshpërblim! “Dosja endet nga Mirdita në Tiranë”

Janë bërë gati 8 vite që nga vërshimi i lumit Fan në dhjetor të vitit 2017, por familja Pjetri nga fshati Peshqesh, Njësia Administrative Orosh, Bashkia Mirditë, vazhdon të jetojë në kushte mjerimi.

21:03
Massa kërkon 71 milionë euro dëmshpërblim për titullin e humbur në 2008, reagon FIA: Dështoi të fitonte për fajin e tij

Ish-piloti brazilian i Ferrarit, Felipe Massa, ka nisur një betejë ligjore 17 vjet pas Çmimit të Madh të Singaporit 2008, duke paditur FIA-n dhe Formula One Management për të ashtuquajturin skandal “Crashgate”.

20:55
Shpërndanin drogë, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy të rinj shqiptarë, 21 dhe 25 vjeç, u arrestuan në flagrancë në Itali, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike.

20:36
Humbi zgjedhjet parlamentare me diferencë të vogël, lideri i ekstremit të djathtë pretendon se kishte parregullsi në numërim

Lideri holandez i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, pretendoi se kishte “parregullsi” në zgjedhjet parlamentare, pak minuta pasi rivali i tij kryesor, Rob Jetten i partisë së qendrës D66, shpalli fitoren me një diferencë të ngushtë.

20:32
Afrika e Jugut kundërshton planin e SHBA-ve për emigrantët: Skemë raciste, gjenocidi i të bardhëve pa prova

Qeveria e Afrikës së Jugut ka kritikuar vendimin e SHBA-ve për ti dhënë prioritet aplikimeve për azil nga afrikanët e bardhë, duke e cilësuar narrativën e një “gjenocidi të të bardhëve” si të diskredituar dhe pa prova të besueshme.

20:30
Disiplina nuk fal askënd, “plasin” gjobat në futbollin shqiptar, e pësojnë edhe tre klube të Superiores

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë publike 54 vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, duke përfshirë gjoba dhe pezullime për klubet e Superiores.

20:20
E diela ditë zie kombëtare/ Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Nano, qeveria homazhe më 2 nëntor

Qeveria shqiptare shpalli të dielën, 2 nëntor 2025, ditë zie kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, një figurë e rëndësishme e politikës shqiptare.

20:06
Merret peng një person në Devoll, policia shoqëron tre persona, mes tyre vëllai i deputetit

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte.

20:06
Zyrtare / Ardian Nuhiu është trajneri i ri i Tiranës, i treti në këtë sezon për bardheblutë

Tirana zyrtarizon trajnerin e ri, do të jetë 46-vjeçari nga Shkupi, Ardian Nuhiu i cili në karrierën e tij ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës, Dritën, Gjilanin dhe Shkupin.

20:05
E çuditshme, por e vërtet/ Portieri i Tottenham që u shpall kampion i Europa League tërhiqet nga futbolli për t’u bërë… regjisor

Portieri i mëparshëm i Tottenham Hotspur, Alfie Whiteman, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli profesionist në moshën 27-vjeçare, duke nisur një karrierë të re si regjisor dhe fotograf.

20:01
Partia liberale D66 fiton zgjedhjet në Holandë, Rob Jetten pritet të jetë kryeministri më i ri në historinë e vendit

Partia liberal-progresive D66 ka dalë fituese në zgjedhjet e përgjithshme të mërkurën në Holandë, duke i hapur rrugën liderit të saj 38-vjeçar, Rob Jetten, të bëhet kryeministri më i ri në historinë e vendit, raporton agjencia ANP.

19:53
Edhe futbolli në zi, ndeshjet e kampionatit do të fillojnë me një minutë heshjte në homazh të ish-kryeministrit, Duka: U largua siç ishte, si zotëri

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit, Fatos Nano, ka sjellë reagime të shumta edhe nga figura të larta të futbollit në vendin tonë.

19:51
Çfarë lehtësimi për Noah Dettwiler/ Piloti doli nga terapia intensive, foli me prindërit

Vijon të përmirësohet gjendja shëndetësore e pilotit zviceran Noah Dettwiler, viktimë e një aksidenti gjatë xhiros së formatimit në Cmimin e Madh të Malajzisë në kampionatin e Moto3 të MotoGP.

19:49
U dënua me 5 vite burg për shfrytëzim të parave nga qeveria e Gaddafit, gjykata cakton datën për shqyrtimin e kërkesës për liri nga Sarkozy

Më 10 nëntor, Divizioni Penal i Gjykatës së Apelit të Parisit do të dëgjojë kërkesën e Nicolas Sarkozy për lirim nga burgu, brenda afateve të përcaktuara nga gjykata.

19:46
Sagrada Familia bëhet kisha më e lartë në botë, tejkalon Ulmer Münsterin të Gjermanisë

Barcelona feston një arritje historike: bazilika e Sagrada Familia është bërë zyrtarisht kisha më e lartë në botë pas ngritjes së pjesës së parë të Kullës Qendrore të Jezu Krishtit, duke arritur një lartësi prej 162 metrash.

19:35
Barcelona merr goditjen e rëndë, dëmtohet Lamine Yamal, ende nuk dihet koha e rikuperimit

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, po vuan nga një dëmtim kronik në ijë, sipas raportimeve të fundit.

19:29
U shua në moshën 73-vjeçare, të dielën mbahen homazhet në nderim të Fatos Nanos

Të dielën, më dy nëntor do të mbahen homazhet në nderim të ish-liderit socialist Fatos Nano, i cili u nda nga jeta sot në moshën 73-vjeçare.

19:28
Lugina e Preshevës do të ketë një qendër komunitare sportive, dhuratë nga FSHF!

Në mbledhjen e rradhës së Komiteti Ekzekutiv të FSHF-së zhvilloi mbledhjen e radhës këtë të premte në “Shtëpinë e Futbollit” ka marrë një ndër vendimet e rralla të historisë së tij duke investuar në komunietin shqiptarë në Serbi.

19:21
Detaje të reja nga skandali i Princit Andrew, historiani zbulon: Ftoi 40 prostituta në hotelin e tij me 5 yje

Andrew Mountbatten-Windsor, ish-princi britanik, ka përdorur rolin e tij si Trade Envoy për përfitime personale dhe shfrytëzim të fondeve publike, sipas historianit mbretëror Andrew Lownie.

19:21
Pentagoni aprovon dërgimin e raketave Tomahawk, vendimi përfundimtar i mbetet Trump

Pentagoni i ka dhënë Shtëpisë së Bardhë dritën jeshile për të dërguar raketa Tomahawk në Ukrainë, pasi vlerësoi se kjo nuk do të ndikonte në rezervat strategjike të SHBA-së.

19:15
Lëvizje e papritur nga klubi i Superiores, ndërpret bashkëpunimin me dy lojtarë të afruar në verë

Bylis ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me dy nga lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës: spanjollin David Carmona dhe brazilianin Indio Oliveira.

19:13
Pezullohen 149 arbitra për vënie bastesh në Turqi, vetëm një prej tyre kishte luajtur 18,227 baste

Komiteti disiplinor i Federatës Turke të Futbollit (TFF) ka pezulluar 149 gjyqtarët të akuzuar për baste në ndeshje në shkelje të rregullores.

19:06
Humbi betejën me sëmundjen, Erion Veliaj reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Besoi se e majta duhet të ishte progres, jo thjeshtë dogmë

Pjesë e ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos u bë edhe Erion Veliaj.

19:02
“Më la shtatzënë dhe më pas u zhduk”/ Influencerja braziliane ngre akuza të forta për yllin e Holandës

Ish-ylli i Manchester United, Memphis Depay, është përfshirë në një skandal të bujshëm në Brazil, pas akuzave se ka braktisur një influencere që pretendon të jetë shtatzënë me fëmijën e tij.

18:55
Drama e Lucas Paqueta merr fund pas dy vitesh/ FA e shpall fajtor, por jo për trukim

Mesfushori brazilian i West Ham, Lucas Paqueta, është shpallur fajtor për dy shkelje të rregullave të Federatës Angleze të Futbollit (FA), por ka shmangur një gjobë të rëndë.

18:49
Gjyqtares Sonila Bejtja i mbaroi mandati, Presidenti Begaj hap procedurat për vakancën në GJK

Presidenti Bajram Begaj ka shpallur hapjen e procedurës se aplikimit për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, pas mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, vakancë e cila ishte njoftuar që në janar nga presidenti.

18:42
“Produkt i kohës që jetoi”/ Pandeli Majko reagon pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos: Kundërshtarët e tij mbështetësin te ai

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i është bashkuar ngushëllimeve të shumta për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nano.

18:35
Rivalë politikë për 13 vjet, Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Personalitet i të majtës gjatë tranzicionit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u nda nga jeta pasditen e kësaj të premte në moshën 73-vjeçare.

18:30
Foto/ Skandalet nuk kanë fund për Yamal, ylli spanjoll tradhton të dashurën e tij me një influencere italiane

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është përfshirë në një tjetër histori që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

18:28
Peshëngritje, Enkileda Carja e jashtëzakonshme, kampione dhe rekordmene e Evropës për të rinj

Enkileda Carja është dominuese absolute në kategorinë e saj në peshëngritje për peshën deri në 63 kg në Kampionatin Evropian të të Rinjve që po mbahet në Durrës.

18:20
Pas 33 vitesh Trump jep urdhër që SHBA të rifillojë testimet e armëve bërthamore: Po e bëjnë të tjerët, pse mos ta bëjmë dhe ne

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi se SHBA i tij do të rifillonte testimet bërthamore, por nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse kjo do të përfshinte testet “tradicionale” nëntokësore që ishin të zakonshme gjatë Luftës së Ftohtë.

18:13
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Salianji: Krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj

Demokrati Ervin Salianji ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, duke e cilësuar si një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar.

18:02
Mbreti i hoqi të gjithë titujt mbretëror, historiani britanik zbulon te paditurat e Princit Andrew: Në Tajlandë solli 40 prostituta në 4 ditë në hotel

Pallati i Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së Princit Andrew nga të gjitha titujt mbretëror dhe nderimet e tij, pas zbulimeve rreth marrëdhënies së tij me Jeffrey Epstein.

17:59
Foto/ Ylli i Realit fiton “Halloween”-in, nuk njihet nga askush me kostumin e tij të frikshëm

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka festuar mbrëmjen e Halloween-it në një atmosferë plot argëtim bashkë me të dashurën e tij, Virginia Fonseca.

17:55
Devis Xherahu i ftuar këtë javë në “Portokalli”! Blini bileta këtu…

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, vjen me sezonin e 44-t, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm.

17:50
Video/ Asani nuk ka të ndalur, sulmuesi i Kombëtares shqiptare tund sërish rrjetën në Iran

Jasir Asani po kalon një formë të shkëlqyer në Iran, ku vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Esteghlalit.

17:48
Granit Xhaka shtang Premier League, kalon 100 km vrapim në 9 ndeshjet e zhvilluara deri më tani

Sunderlandi është një ndër skuadrat surprizë të këtij sezoni të Premier League dhe Granit Xhaka është lideri i sajë në shumë aspekte.

17:39
Projekti pilot për mbrojtjen e mjedisit, specialistët theksojnë se edukimi duhet të nisë që nga shkolla

Të edukojmë fëmijët sot për një mjedis te shëndetshëm nesër . Futja në programe shkollore e edukimit mjedisor shikohet si një nga mënyrat më efikase  për mbrojtjen e tij .

17:35
Spalletti flet për tatuazhin e Napolit: Bëra analizat sot, por nga dora tjetër, nuk doja të më preknin asgjë që kam

“Këtë mëngjes më është dashur të bëj analiza dhe më është marrë gjak nga krahu tjetër, sepse nuk doja që të preknin asgjë.”

17:35
Tjetër goditje për Liverpoolin, mbrojtësi që ishte shumë pranë firmës me “Reds”-at mund të transferohet te Reali

Real Madrid është gjithnjë e më i sigurt për transferimin e mbrojtësit anglez Marc Guehi gjatë verës së ardhshme, pa paguar asnjë tarifë kalimi.

17:32
Kompeticionet e UEFA, ‘Allianz Stadium’ në garë për finalet e Europa e Conference League 2028 e 2029

‘Allianz Stadium’ i Torinos është kandidat për të pritur finalet e Europa League dhe Conference League për vitet 2028 dhe 2029. UEFA konfirmoi se 15 federata kanë shfaqur interesin për finalet e kompeticioneve per klubet në 2028 dhe 2029.

17:31
Risi te Reali i Madridit, klubi madrilen do të kthejë “Santiago Bernabeun” në një park për festat e Krishtlindjeve

Real Madrid ka vendosur të transformojë stadiumin e famshëm “Santiago Bernabeu” në një park argëtues me temë festive gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

17:26
Allegri më në fund merr lajme të mira nga infermieria, Leao gati për të dielën kundër Romës

Milani bëri një rikuperim të ndjeshëm përpara ndeshjes së madhe të së dielës në mbrëmje kundër Romës. Pulisic është jashtë, megjithëse Allegri shpreson ta ketë atë përsëri, ashtu si Rabiot, kundër Parmës.

17:08
Zyrtare/ Dështoi të largonte Tiranën nga zona e rënies, klubi bardheblu ndan rrugët me Roberto Bordin

Tirana ka ndarë përfundimisht rrugët me trajnerin Roberto Bordin.

17:06
Video/ “Ju dua shumë”, momenti kur Veliaj del nga Kushtetuesja për në burgun e Durrësit

Pas seancës që zgjati shtatë orë në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj po i drejtohet burgut të Durrësit.

17:05
Mandarina me kimikate të ndaluara në treg, AKU kërkon rikthimin e frutave të blera nga 23-27 tetori

Mandarinat në marketet e Tiranës nuk janë të sigurta, sepse edhe kësaj here ky produkt sipas analizave laboratorike të ISUV ka rezultuar me mbetje të lartë kimikatesh të rrezikshme.

16:54
Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre

Ambasada e Shqipërisë mblodhi bizneset shqiptare që veprojnë në Kosovë në një takim me synimin e rrjetëzimit të tyre dhe ofrimin e bashkëpunimit.

16:50
Kushtetuesja shqyrtoi shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak nga Qeveria, mbyllet seanca pas 7 orësh

Sot në Gjykatën Kushtetuese është mbajtur seanca për shqyrtimin e kërkesën së ish-kryebashkiakut të Tiranës, për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.

16:50
U njoftua 10 ditë më parë/ SPAK për akuzën ndaj Ballukut: U shkel barazia në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë

Prokuroria e Posaçme e SPAK ka reaguar zyrtarisht për hetimin ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur.

16:40
Zv.kryeministrja Belinda Balluku merret e pandehur, SPAK reagon zyrtarisht: Akuza për shkelje të barazisë në tendera

Numri dy i qeverisë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kaloi këtë të premte derën e Prokurorisë së Posaçme ku u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

16:30
Veliaj akuza të forta në Kushtetuese: Kryetarët e bashkive janë nën presion nga prokurorët e posaçëm për t’i futur fisin në punë

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.

16:25
Seanca në GJK, Veliaj: Kryebashkiaku i Rrogozhinës u dënua me burg dhe vijoi detyrën, unë pa akuzë u shkarkova

Gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj i drejtoi disa pyetje palës që përfaqësonte Këshillin e Ministrave, teksa solli shembullin e kryetarit të bashkisë Rrogozhinë.

16:18
Fatos Nano u nda nga jeta, reagon Bamir Topi: Tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si President të Republikës, duke shmangur krizën

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i është bashkuar homazheve për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pasditen e kësaj të premte.

16:06
Shuhet Fatos Nano, reagon ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj: Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pasditen e kësaj të premte.

15:59
Vetëvritet 39-vjeçari në Pogradec, u gjet i varur nga familjarët

Rreth orës 15:20, në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit, familjarët kanë gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasin T. Xh., 39 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

15:56
Barcelona, rikthimi në Camp Nou fiksohet në 7 nëntor…

Kur kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga fillimi i punimeve për ristrukturimin e Camp Nou, Barcelona do të kthehet në stadiumin e saj në 7 nëntor për një seancë stërvitore të hapur për publikun. Klubi katalanas e bëri të ditur nëpërmjet një komunikate për shtyp.

15:54
Balluku del nga SPAK pas 40 minutash, zv.kryeministrja: E shoh si proces që do jetë i bazuar në transparencë dhe llogaridhënie

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga SPAK pasi u mor në pyetje për rreth 40 minuta.