E martë, 04 Nëntor 2025
17:30
Kina nuk kursehet në dënime, ndëshkim me vdekje për pesë drejtues të mafies së famshme të Myanmarit

Një gjykatë kineze dënoi me vdekje pesë anëtarë të lartë të familjes mafioze Bai, pjesë e një rrjeti kriminal që drejtonte skema të mëdha mashtrimi dhe trafikimi, ndërsa 21 persona gjithsej u shpallën fajtorë për mashtrim, vrasje, lëndime dhe krime të tjera, njoftoi media shtetërore.

17:22
Del përgjigjia e testit mjekësor për Dybalën, këputje e muskulit në grad të mesme…prite të rikthehet kundër Napolit

Argjentinasi u lëndua gjatë gjuajtjes së penalltisë së pritur nga Maignan në San Siro kundër Milanit.

17:19
Shkuan t’i sekuestronin armën, por rezultoi lodër… Policia italiane nuk del “duarbosh” nga shtëpia e shqiptarit, i kapin sasi të madhe kokaine

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi gjatë një kontrolli në banesë u gjetën rreth 45 gramë kokainë e ndarë në doza, një peshore precize dhe 620 euro cash, të dyshuara si përfitime nga shitja e drogës.

17:09
Rama reagon pas vlerësimit për Shqipërinë: Do të bëjmë gjithçka për të ulur si të barabartë në tryezën e BE

Progres raporti Komisionit Europian për Shqipërinë vlerëson vijueshmërinë nga qeveria Rama 4 të avancimit drejt BE por kërkon mos ndaljen e ritmit të reformave të cilat duhet të jenë gjithë përfshirëse.

17:07
Chivu përpara ndeshjes me Kairat: “Nuk kemi treguar mungesë respekti ndaj askujt, në Champions nuk është e lehtë

“Stuhia do të kthehet, duhet ta mbajmë kokën lart dhe shpinën drejt. Thuram është mirë dhe është grumbulluar. Golat e pësuar? Ndonjëherë do të preferoja më mirë të fitoja 4-3 sesa 1-0.”

17:01
5 mijë ushtarë koreano-veriorë në Rusi që nga shtatori, Pheniani kërkon afrimin me Uashingtonin, pretendon Seuli

Rreth 5,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi që nga shtatori për të marrë pjesë në “rindërtimin e infrastrukturës”, tha të martën një ligjvënës i Koresë së Jugut pasi u informua nga inteligjenca e Koresë së Jugut.

17:00
Masakër në Sudan/ Sulm me dron gjatë një funerali, të paktën 40 të vrarë

Të paktën 40 persona janë vrarë në Sudan, në një sulm me dron që kishte në shënjestër një funeral që po zhvillohej jashtë qytetit të kontrolluar nga ushtria, el-Obeid, në shtetin e Kordofanit të Veriut.

16:59
Debati për rastin në ndeshjen Inter-Verona, zbardhet biseda në VAR, flet përcaktuesi i arbitrave, Rocchi: Nuk ishte i kuq…

Përcaktuesi i gjyqtarëve komenton mbi incidentet më të diskutueshme të javës së nëntë dhe të dhjetë të Serie A.

16:44
“Kushdo që voton për të është idiot”, Trump u bën thirrje hebrenjve të Nju Jorkut të mos mbështesin kandidatin demokrat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje sot hebrenjve të Nju Jorkut të mos votojnë për Zohran Mamdanin, kandidatin demokrat për kryetar bashkie të qytetit.

16:38
Nuk ofronte shërbimet mjekësore në spitalin publik për përfitime në sektorin privat, nisin hetimet për mjekun në Fier

Ka nisur hetimi për një mjek në Fier, pasi nuk ofronte shërbimet mjekësore në spitalin publik për përfitime monetare në spitalet private.

16:31
Analiza/ Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian

Komisioni Evropian e ka publikuar të martën Raportin e Progresit për Kosovën për periudhën 2024-2025 ku thuhet se shteti ka bërë përparim, qoftë edhe të kufizuar, në disa fusha, por vë në pah ndikimin e ngërçit politik në rrugën evropiane të Kosovës.

16:28
U ngacmua nga shokët e shkollës, 15-vjeçari në Britani kryen vetëvrasje

Një djalë 15-vjeçar në Britaninë e Madhe ka kryer vetëvrasje pasi është ngacmuar në shkollë nga shokët e tij.

16:16
Video/ Numri i të vdekurve nga tajfuni Kalmagi në Filipine shkon në 40

Numri i të vdekurve nga tajfuni Kalmagi në Filipine është rritur në 40, thanë autoritetet të martën pasdite (4/11), ndërsa stuhia e fuqishme solli shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në rajonet qendrore të vendit, duke përmbytur shtëpitë dhe duke detyruar mijëra banorë të evakuohen.

16:15
VIDEO/ Bërtiste e qante në avion sepse nuk ishte afër partnerit të saj, ekuipazhi nxjerr jashtë gruan pasi vonoi fluturimin me rreth 2 orë

Momente tensioni pati në një fluturim në Vietnam kur një grua filloi të bërtiste dhe të qante, duke kërkuar të ulej pranë partnerit të saj.

15:55
Guvernatori Sejko takim me misionin e FMN, vlerësohet forcimi i Lekut: Kursi i lirë i këmbimit ka ndikuar në ruajtjen e stabilitetit ekonomik

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë.

15:49
Shisnin lëndë narkotike dhe armë, arrestohen 4 të rinj në Elbasan, procedohen 2 të tjerë

Goditen 4 raste të shitjes së drogës dhe armëve të ftohta në Elbasan.

15:43
Kina godet supermafian e Mianmarit, dënon me vdekje bosin e familjes mafioze që kontrollonte qytetin famëkeq të bixhozit dhe mashtrimit

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje pesë anëtarë të lartë të një mafie të njohur të Myanmarit, ndërsa Pekini po vazhdon fushatën kundër operacioneve masive të mashtrimit në Azinë Juglindore.

15:41
Buxheti 2026, 9 miliardë euro/ Qeveria miratoi projekt-buxhetin. Dokumenti do të kalojë shpejt në Parlament

E kemi të hartuar tashme projektbuxhetin e vitit 2026 si ligjin më të rëndësishëm të ekonomisë.

15:40
Vlahovic-Juventus, a mund të ketë rinovim kontrate? Ja çfarë duhet…

Luciano Spalletti dha një assistin e merkatos së transferimeve, por ende nuk mjafton që ai të kthehet në gol. Trajneri i ri i Juventus ka zbuluar dëshirën e Dusan Vlahovic për të qëndruar në Torino edhe përtej datës 30 qershor të vitit të ardhshëm, kur i skadon edhe kontrata me Zonjën e Vjetër.

15:28
Qëndrimi i Ramës për vendimin e Kushtetueses, reagon Bardhi: Nuk është triumf i shtetit ligjor, por…

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se ‘shpallja si antikueshtues e vendimit të Edi Ramës dhe Bajram Begajt në raport me Bashkinë e Tiranës nuk është triumf i shtetit ligjor. Është turpi i një pushteti që sfidon çdo ditë ditë shqiptarët dhe ligjin në mënyrë flagrante’.

15:23
Pavioni i ri në Spitalin e Traumës, ministrja e Shëndetësisë inspekton bllokun operator qendror të rinovuar

Ministrja e Shëndetësisë d.Evis Sala ka pare nga afër në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës, dhe shërbimit për pacientët me trauma shëndetësore, si dhe investimet e kryera në bllokun operator qendror, i cili është pajisur me aparatura të teknologjisë së fjalës së fundit.

15:15
Videoja që po bën xhiron e rrjetit, policia gjermane “arreston” në mes të autostradës një… mjellmë

Policia gjermane ka bërë bujë në mediat sociale me një video që tregon një oficer policie duke “kapur” një mjellmë të humbur.

15:07
Rikthehet ‘beteja e gjinive’ në tenis; Sabalenka, në sfidë me Nick Kyrgios

Në tenis kthehet e famshmja beteja mes gjinive. Aryna Sabalenka dhe Nick Kyrgios do të sfidohen mes tyre në një ndeshje ekzibicioni në Dubai që do të zhvillohet në 28 dhjetor. Ishin vetë tenistët që konfirmuan këtë sfidë nëpërmjet rrjeteve sociale.

14:51
Ish-futbollisti serb i Tiranës humbi jetën nga ataku kardiak gjatë ndeshjes, flet miku i tij Pero Pejiç: E kisha si vëlla, punuam bashkë edhe në Arabinë Saudite

Ngjarja e rëndë që tronditi botën e futbollit mbrëmjen e së hënës, kur trajneri i Radnički 1923, Mladen Zizoviç, pësoi një kolaps gjatë ndeshjes së kampionatit serb dhe humbi jetën, vazhdon jehonën edhe në vendin tone pasi dikurë Zizoviç për një vit luajti tek skuadra e Tiranës, në sezonin 2010/2011.

14:42
2024-ta vit lufte, raporti shqetësues i “Save the Children”: Një në pesë fëmijë jetoi në zonë koflikti

2024-ta ishte një vit i vështirë për botën: Një raport i fundit i organizatës ndërkombëtare për mbrojtje të fëmijëve, Save the Children tregon se gati 520 milionë fëmijë në gjithë botën kanë jetuar në zona konflikti gjatë vitit të kaluar, 47 milionë më shumë sesa në vitin paraprak, ose shifra më e lartë e regjistruar prej vitit 2005.

14:41
“Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash”/ Punëtorët tregojnë momentet e tmerrit gjatë shembjes së kullës në Romë: Dëgjuam një zhurmë dhe…

“Gjithçka po shembej, u përpoqëm të shpëtonim veten, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, me këto fjalë, 64-vjeçari Gaetano La Manna u përshkroi shpëtimtarëve sekondat para se të bllokohej në rrënojat e Torre dei Conti në qendër të Romës.

14:38
“Tapet i kuq për Jared Kushner”/ Parlamenti i Serbisë përshpejton procedurat për ndërtimin e projektit në Beograd

Kritikat lokale nuk e kanë frenuar dot OK-in e një përshpejtimi të projektit të ndërtimit që Jared Kushner – dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump – planifikon në Beograd.

14:38
“Sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjës”/ Pezullohet hetimi kundër ish-presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës pezulloi hetimin kundër ish-presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ish-kryeministrit të Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviç, dhe kryetarit të Kuvendit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiç, të cilët dyshoheshin për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës, iu konfirmua Radios Evropa e Lirë më 4 nëntor.

14:35
Dërgohet në proces për përdhunim, ja sa rrezikon të dënohet Ben Yedder

Wissam Ben Yedder do të dalë në proces gjyqësor në muajt e ardhshëm me akuzën e përdhunimit, tentativë përdhunimi dhe agresion seksual, krime për të cilat ai rrezikon të dënohet deri me 15 vjet burg

14:24
‘Nuk ka vend për frikë’, Rama intervistë për ‘Al Jazeera’: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Al Jazeera, ku ka folur për sigurinë në Evropë, luftën në Ukrainë dhe rolin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s në rajon.

14:07
Kërcënuan dhe shantazhuan të riun dhe familjarët e tij për t’u kthyer borxhin, një i arrestuar, procedohen tre vëllezërit

Një 29-vjeçar dhe familja e tij janë kërcënuar dhe shantazhuar nga disa persona për dhënien e një shumë parash që pretendohet që ishin borxhe.

14:02
Progres-raporti i Komisionit Europian/ Ministria e Jashtme: Pasqyrë e pakthyeshmërisë së Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Komisioni Europian publikoi sot Raportin e Progresit për Shqipërinë 2025, i cili paraqet një analizë të detajuar të zhvillimeve në vend gjatë një viti.

14:02
“Shqipëria në rrugë të mbarë për mbylljen e negociatave brenda 2027”, BE: Në Serbi zhgënjyes niveli i korrupsionit

Komisioni Europian ka publikuar vlerësimin e tij të fundit për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke konfirmuar pritshmëritë e deklaruara më herët në Parlamentin Europian nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Várhelyi.

13:52
Kualifikueset e ‘Botërorit 2027’/ Kombëtarja e vajzave mëson kundërshtaret e saj

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i kualifikueseve për Botërorin e Brazilit në 2027 në futbollin e vajzave me kombëtaren shqiptare që mësoi emrat e kundërshtareve të saj.

13:52
Tani quajeni “Sir” David Beckham, mesfushori legjendar i Anglisë merr zyrtarisht titullin e kalorësit nga Mbreti Charles

David Beckham është shpallur zyrtarisht “Sir David Beckham” pasi Mbreti Charles i dorëzoi atij titullin e kalorësit në një ceremoni madhështore në Kalanë e Windsor-it, duke i dhënë fund më shumë se një dekade pritjeje.

13:49
Qarkullonin me armë në një automjet të blinduar, pranga dy personave në Durrës

Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi qarkullonin me armë në një makinë të blinduar.

13:38
Konjufca kandidat për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj bën thirrje për zgjedhje: Kjo farsë duhet të marrë fund

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosja mandatoi për kryeministër Glauk Konjufcën.

13:38
“Shqipëria, progres të pashembullt”/ Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

Bashkimi Evropian publikon sot vlerësimet e tij për vendet kandidate, mes tyre Shqipërisë, duke vlerësuar progresin që ato po bëjnë në rrugën për t’u bërë anëtarë të unionit

13:33
Foto/ Ish-futbollisti i Tiranës humbi jetën në fushë gjatë ndeshjes në kampionatin serb, reagon klubi bardheblu

Një ngjarje e rëndë tronditi botën e futbollit mbrëmjen e së hënës, kur trajneri i Radnički 1923, Mladen Zizoviç, pësoi një kolaps gjatë ndeshjes së kampionatit serb dhe humbi jetën.

13:24
Berisha nuk heq drejtuesit politikë që humbën: Pranova dorëheqjen e Leskajt në Vlorë, por…

I pyetur për dorëheqjen e Bujar Leskajt si drejtues i qarkut politik të Vlorës, Berisha u shpreh se e pranoi këtë.

13:17
I rikthehet diplomacisë pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Komisioni i Jashtëm miraton me konsensus Ermal Dredhën si ambasador në Zvicër

Komisioni i Punëve të Jashtme miratoi me konsensus propozimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha si ambasador i ardhshëm i Shqipërisë në Zvicër dhe në principatën e Litenshtenjit.

13:15
“Qeveria vazhdoi të tregojë angazhimin për integrimin në BE”, raporti i Brukselit: Institucionet shqiptare kordinuan me sukses hapjen e pesë kapitujve të negociatave

Raporti i Komisionit Europian vlerëson pozitivisht qeverinë shqiptare në negociatat me Brukselin për anëtarësimin në BE.

13:14
“Gjyqtarët dje zbatuan parimet ndërkombëtare”/ Berisha për Veliajn: Tani e kam të sigurt, para dy javësh doli në 11 të natës…

Gjatë konferencës për shtyp, Sali Berisha komentoi edhe njëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi dekretin e presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë, duke vendosur në favor të Erion Veliajt.

13:14
Çështja ‘Bisseck’ trondit botën arbitrare, UEFA konfirmon kartonin e verdhë…

Ndërhyrja e Yann Bisseck ndaj Giovane në sfidën Verona-Inter në Serie A, ka ngjallur prej ditësh diskutime të ndezura në botën e arbitrimit në Itali.

13:13
“Kontrata 1.6 milionë USD me La Civita ia vlejti 100 herë”, Berisha: Kishte ekip të jashtëzakonshëm, shifra 15 herë më e vogël nga sa deklaroi Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp ka folur për kontratën 1.6 mln USD për Chris La Civita, i cili shërbeu si drejtues i fushatës së PD-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

13:03
LVV propozon kandidatin për kryeministër, LDK kundër: Zgjedhjet, domosdoshmëri për të dalë nga bllokada institucionale

Glauk Konjufca u propozua nga LVV kandidat për kryeministër të Kosovës.

13:03
“Shqipëria ka bërë progres me gjyqësorin”, raporti i Brukselit: Çështje shqetësuese përpjekjet nga zyrtarë ose politikanë për të ushtruar presion ndaj sistemit

Në progres raportin e këtij viti, komisioni Europian vlerëson përmirësimet në sistemin gjyqësor në vend.
Sipas KE-së, po ecet drejt përmbylljes brenda afatit të vettingut dhe plotësimit të vakancave.

12:49
Sylvinho në ‘Elite Youth Development Academy’: Besoni te vetja, bëni më të mirën e mundshme

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho këtë kreu një vizitë te Elite Youth Academy ku takoi lojtarët e kësaj akademie teksa ndau me ta eksperiencat e tij si futbollist, por edhe si trajner. Një rrëfim të cili ai e nisi me momentet kur nisi karrierën e tij për të vijuar me momentet më të rëndësishme e sidomos për aventurën e tij në stolin e kombëtares sonë.

12:49
Miratohet projektligji i buxhetit faktik 2024, 5 vota pro dhe 2 kundër

Këtë të martë u mbajt mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku u votua miratimi i buxhetor faktik të vitit 2024.

12:40
Boboshtica, fshati i plakur/ Shumë pranë Korçës, e mban gjallë vetëm turizmi. Të rinjtë kanë ikur

Në mungesë të të rinjve, fshatrat po plaken bashkë me banorët e tyre. Por për shumë prej tyre, shpresa mbetet që mosha e tretë të mos nënkuptojë edhe harrim.

12:36
Konsiderohej zv.presidenti më i fuqishëm në historinë e Amerikës, ndërron jetë në moshën 84 vjeçare, Dick Cheney

Dick Cheney, zëvendëspresidenti më i fuqishëm modern i Amerikës që shërbeu në dy mandate nën administratën e George W. Bush dhe arkitekti kryesor i “luftës kundër terrorizmit” ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

12:36
Tërhiqet Albin Kurti, Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën si mandatar për Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje mban të martën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për të caktuar mandatarin për kryeministër të Kosovës.

12:36
Këmba diabetike/ 1800 persona në Shqipëri janë prekur për shkak të diabetit të pa kuruar

Në Shqipëri janë 100 mijë paciente me diabet të cilët marrin trajtim, por kjo shifër është shumë më e lartë, pasi shumë të tjerë nuk e dinë që e kanë.

12:30
Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët

Gjykata e Korçësl ë masën ‘Arrest në burg’ me afat 40 ditë për Alti Nallbatin, Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun të cilët akuzohen se morën peng dhe dhunuan Iilir Topçiun.

12:28
Shtohen mamografitë, në qendrat shëndetësore vazhdojnë kontrollet për gratë dhe vajzat

Fluks pacientësh në qendrën shëndetësore të specialiteteve në Tiranë për të bërë mamografi apo eko gjiri, por kjo vetëm dy muaj, tetor–nëntor, i është ndikuar nga fushatat e shumta sensibilizuese.

12:24
Zyrtare/ “Lufta” mbaron, Stefano Pioli shkarkohet përfundimisht nga stoli i Fiorentinës

Tani nuk ka më asnjë dyshim, Stefano Pioli është shkarkuar përfundimisht nga stoli i Fiorentinës pas startit të dobët të sezonit pa asnjë fitore.

12:23
I akuzuar për sabotimin e Nord Stream, ukrainasi i burgosur në Itali në fillon grevë urie kundër ekstradimit në Gjermani

I dyshuari ukrainas i ndaluar në Itali në rastin e sabotimit të tubacionit Nord Stream ka hyrë në grevë urie kundër transferimit të tij në Gjermani.

12:21
“Zgjedhjet konkurruese, por pati mangësi”/ Zbardhet progres-raporti i BE për Shqipërinë: Kuvendi pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar mbi ekzekutivin

Komisioni Europian ka hartuar progres raportin për Shqipërinë ku kryefjalë e tij janë zgjedhjet e 11 majit.

12:19
Sindroma e “qumështit me rubinet”: Vështrim 35 vjeçar me 35 fjali, i nxitur nga kujtimet për Nanon

Nga Eduard Zaloshnja

11:54
Meta kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë nga burgu

Ilir Meta bën kërkesë në gjykatën e Lartë për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

11:52
Vrasja e të miturës shqiptare në Itali, motra e viktimës reagon pas dënimit të autorit: Derra, ai do të dalë 30 vjeç nga burgu dhe…

Gjykata e të Miturve në Bolonja dënoi me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, autor i vrasjes së rëndë të Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare që humbi jetën më 25 tetor 2024, pasi u hodh nga ballkoni i shtëpisë së saj në Piacenza.

11:44
Elon Musk i bashkohet thirrjes së Trump për zgjedhjet e bashkisë së Nju Yorkut: Votoni Cuomon, jo ‘Mumdumin’

Qyteti i Nju Jorkut po zgjedh sot kryetarin e ri të bashkisë dhe sondazhet tregojnë se Zoran Mamdani, 34-vjeçari mysliman me prejardhje indiane, i cili vjen nga krahu i majtë i Partisë Demokratike dhe është një kundërshtar i vendosur i politikave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, është pretendent.

11:43
Formula 1/ McLareni i legjendës Ayrton Senna del në ankand, vlen të paktën…

Makina e legjendës braziliane të Formula 1, Ayrton Senna, McLaren MP4/6 me të cilën ai në 1991 fitoi Cmimin e Madh të Brazilit për herë të parë, ka dalë në ankand. Bëhet fjalë datën 24 marsi të atij viti, që i dhuroi Ayrton Sennës diçka që dukej e pamundur

11:42
“Nuk do të tolerojmë”/ Banorët e Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it: Do të na lejnë pa ujë të pijshëm dhe vaditës

Nisja për fillimin e punimeve për ndërtimin e një HEC-i nga shoqëria “EAK ENERGJI” në fshatin Tërnovë e Madhe, të njësisë administrative Zerqan të Bashkisë Bulqizë, gjatë një dëgjesë publike, është shoqëruar me tone të ashpra mes banorëve të kësaj zone dhe përfaqësuesve të firmës, të cilët u mblodhën para njësisë administrative Zerqan.

11:26
Emri/ Lëvizte me armë zjarri në qytetin e Lushnjës, arrestohet 33-vjeçari

Shtetasi Enrik Çela është arrestuar në Lushnjë, pasi lëvizte i armatosur në qytet.

11:21
Turqia takim me vendet myslimane për Gazën, në fokus krijimi i një force ndërkombëtare për mbikëqyrjen e armëpushimit

Shtetet ndërmjetësuese të armëpushimit ende po punojnë për një mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një forcë ndërkombëtare stabilizimi në Gaza dhe do të marrin vendim për vendosje trupash sapo të përfundojë hartimi i një kornize të përgjithshme për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren, tha të hënën Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.

11:18
I mori jetën pa mëshirë 13 personave përfshirë 5 fëmijëve të tij, ndërron jetë në burg një nga vrasësit më famëkeq në historinë amerikane

George Banks, i njohur si një nga vrasësit më të mëdhenj në masë në historinë amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, në burgun shtetëror të Phoenix në Pennsylvania, pas një beteje me kancerin e veshkave, njoftoi Dr. Janine Darby e Montgomery County.

11:08
Shkrumbohet banesa në Koplik, dyshimet e para

Një banesë është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Koplik.

11:00
Humb jetën administratori në minierat e Bulqizës

Një incident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në një subjekt minerar në zonën e Theknës, në Martanesh, ku ka humbur jetën shtetasi S. K., 62 vjeç, me detyrë administrator i kompanisë minerare.

10:46
I burgosur nga viti 1999, udhëheqësi historik i partisë kurde i bën thirrje për seriozitet e përgjegjësi gjatë procesit të paqes me qeverinë Turke

Udhëheqësi kurd i burgosur, Abdullah Oçalan, bëri thirrje për veprim me “seriozitet dhe ndjenjë përgjegjësie” për ta mbyllur procesin e paqes me Turqinë, në një mesazh të publikuar nga ligjvënësit turq sot.

10:45
Përleshje e përgjakshme mes ultrasve në Greqi, humb jetën 23-vjeçari, vihen në pranga 6 persona

Autoritetet greke kanë kryer gjashtë arrestime pas ngjarjes tragjike të ndodhur të hënën në mbrëmje në Chalkida, ku një 23-vjeçar humbi jetën pas një përleshjeje të dhunshme mes tifozësh rivalë.

10:44
“Favorizuan ndërtim pa leje”/ AMP ekzekuton masat e sigurisë për një efektiv policie dhe tre punonjës të IMT-së

AMP ka ekzekutuar masat e sigurisë për një efektiv policie dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër.

10:37
“Peng finalja në Paris”/ Firmino kujton Champions-in e humbur në 2022-shin: Si gjithmonë, Reali na mundi me një rast të vetëm

Ish-ylli i Liverpoolit, Roberto Firmino, ka folur përpara supersfidës së sotme mes ish-klubit të tij dhe Real Madridit, duke analizuar ndeshjen dhe lojtarët më të spikatur të momentit.

10:32
Vijojnë sulmet rusë në Ukrainë, 1 viktimë dhe 17 të plagosur në Dnipro e Kharkiv

Një person humbi jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse sot në rajonet e Dnipro dhe Kharkiv, njoftuan autoritetet ukrainase.

10:31
Presidenti Trump shemb pjesë të Shtëpisë së Bardhë, nis transformimin më të madh në 120 vite

Shtëpia e Bardhë po përjeton ndryshimin më drastik në më shumë se një shekull.

10:26
Ish-trajneri i Italisë gati të ulet sërish në stol, do të drejtojë skuadrën ku dikur luante Rey Manaj

Roberto Donadoni rikthehet në futbollin italian pas një periudhe të gjatë mungese.

10:20
Milan, rikthehet Maignani i vërtetë, por a do të rinovohet kontrata?

Penalltia e ekzekutuar nga Paulo Dybala që u prit nga Mike Maignan në sfidën mes Milanit dhe Romës, jo vetëm konfirmoi rikthimin në nivelet e larta të portierit por nxori në dritë cështjen e komplikuar të rinovimit të kontratës.

10:19
New York Times: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion dollarë nga opozita shqiptare

New York Times publikoi një shkrim të Kenneth P. Vogel,  gazetar investigativ që heton ndërhyrjen e politikes, parave dhe lobimit kushtuar parave të paguara për lobim nga parti politike në Shqipëri.

10:18
Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon pesë vite burg për ish-deputetin socialist, Alqi Bllakon

SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako për inceneratorin e Tiranës.

10:17
Tragjike në Britaninë e Madhe, foshnja 9-muajshe humb jetën pasi sulmohet nga qeni i familjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë e Madhe, ku në Monmouthshire të Uellsit, një foshnjë 9-muajshe humbi jetën pasi u sulmua nga qeni i familjes.

10:11
Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, pranga 27-vjeçarit në Elbasan

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në rrugën “Urakë-Kajtel”, Elbasan.

10:06
“Krijesa më e ligë në tokë”/ Nancy Pelosi sulmon ashpër Presidentin Trump: Ka minuar themelet e demokracisë amerikane

Ish-kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, ka lëshuar deklarata të forta ndaj Presidentit Donald Trump, duke e quajtur atë “një krijesë të ligë” dhe “gjënë më të keqe në tokë”.

09:59
Norvegjia kundër paketës gjigante të kompensimit për Elon Musk, ‘fati’ i CEO-s së Teslës do të vendoset të premten

Norvegjia, përmes fondit të saj sovran të pasurisë, më të madhit në botë, ka njoftuar se do të votojë kundër paketës rekord të kompensimit të propozuar për Elon Musk, e cila mund t’i japë CEO-s së Teslës deri në 1 trilion dollarë në aksione.

09:52
I mori jetën të miturës shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata italiane dënon me 17 vite burg autorin

Gjykata e të Miturve në Bolonja ka dënuar me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, autorin e vrasjes së rëndë të Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare që humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i apartamentit të saj në Piacenza, më 25 tetor 2024.

09:47
Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë rritjet për secilën kategori 

Kryeministri Edi Rama shpalosi planet e qeverisë për një rritje të përvitshme të pensioneve parashikuar   “projektbuxhetin 2026”  që i është çuar parlamentit për diskutime dhe miratim.  

09:43
Fituesit e zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Shpallen rezultatet për 37 kuvendet komunale, në Drenas votohet prej ankesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për 37 Kuvendet Komunale.

09:26
Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, një i vdekur dhe tetë të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Rusia ka sulmuar gjatë natës Ukrainën, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tetë të tjerë.

09:22
Ancelotti publikon listën e lojtarëve të grumbulluar, te Brazili mungon sërish Neymar

Pas disa javësh mungesë për shkak të një dëmtimi muskulor, Neymar u rikthye fundjavën e kaluar në fushë me fanellën e Santos, por rikthimi i tij në Kombëtaren braziliane do të duhet të presë edhe pak.Pas disa javësh mungesë për shkak të një dëmtimi muskulor, Neymar u rikthye fundjavën e kaluar në fushë me fanellën e Santos, por rikthimi i tij në Kombëtaren braziliane do të duhet të presë edhe pak.

09:15
I vihet tritol biznesit në Kuçovë, vetëm dëme materiale

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një biznes gjatë natës në Kuçovë.

08:41
Shembja e kullës në Romë, ndërron jetë punëtori pas 11 orësh nën rrënoja

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e së hënës, më 3 nëntor, qendrën historike të Romës, duke shkaktuar shembjen e një pjese të Torre dei Conti, monumentit mesjetar që ndodhet pranë Forumit Perandorak.

08:40
COP30, bisedimet e OKB-së për klimën/ SHBA nuk dërgon asnjë zyrtar të nivelit të lartë

Në prag të bisedimeve të OKB-së për klimën një zyrtar i administratës së Trumpit tha se SHBA nuk do të dërgojë atje zyrtarë të lartë. Trumpi i quajti së fundi ndryshimet klimatike si “mashtrimi më i madh”.

08:34
“Shqetësuese që lojtarët nuk kanë minuta”/ Lista e Sylvinhos për dy ndeshjet e fundit, Fakaj: Muçi duhet grumbulluar

Për pak ditë, Shqipëria do të zbulojë dhe listën për dy ndeshjet e fundit të Kualifikueseve të Botërorit 2026 me Andorrën dhe Anglinë, të cilat do të vendosin fatin e kuqezinjve për një vend në “Play Off”.

08:22
“Nuk e di si ka pranuar Nuhiu të bëhet trajner i Tiranës”, Jupi analizon formën e dobët të bardhebluve: Flamurtari të paktën e ka një shpresë

Tirana po kalon një formë tepër të dobët në kampionat, ku pas 10 ndeshjeve numëron vetëm 6 pikë dhe ndodhet momentalisht në vendin e parafundit, duke rrezikuar rënien nga Superiorja.

08:10
Gjermania nxit riatdhesimet në Siri dhe Afganistan

Pavarësisht nga situata e paqëndrueshme e sigurisë, Ministri i Brendshëm Dobrindt po nxit riatdhesime në Siri dhe Afganistan. Sipas politikanit konservator të CSU-së, negociatat po zhvillohen me të dyja vendet.

08:06
Tensionet në Ukrainë/ Zelensky takohet me përfaqësuesit e NATO-s, avioni ushtarak amerikan spikatet mbi Detin e Zi

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 1,350-të me zhvillime të rëndësishme si në fushën politike ashtu edhe në atë ushtarake.

08:01
Shiu ‘përmbyt’ rrugët në Durrës, qytetarët në vështirësi

Reshjet e dendura të shiut, gjatë orëve të para të ditës kanë sjellë probleme këtë mëngjes në disa kryqëzime rrugësh në Durrës.

08:00
Fiorentina kundër Piolit, “divorci” që ende nuk është nënshkruar

Fiorentina këto ditë po ‘luan’ në dy fronte; nga njëra anë është lamtumira e Stefano Piolit, në anën tjetër janë kërkimet për trajnerin e ri. Formalisht Pioli është ende trajneri i skuadrës violë pavarësisht raporteve të krisura tashmë me presidentin Commisso që duken të pariparueshme, ndërkohë që cështja e ndarjes është shndërruar në një betejë mes palëve kryesisht në aspektin ekonomik.

07:44
Videoja e abuzimit, zhdukja misterioze dhe arrestimi/ Skandali që po trondit ushtrinë dhe politikën izraelite

Më pak se një javë më parë, Yifat Tomer-Yerushalmi ishte juristja më e lartë e ushtrisë izraelite, e ngarkuar me zbatimin e ligjit brenda forcave të armatosura të vendit.

07:30
Hetimet e SPAK, kush e ka radhën pas dosjes së ‘Tunelit të Llogarasë’, gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje në Top Story

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar duke bërë me dije se kanë nisur hetimet për 6 zyrtarë, mes tyre dhe zv. kryeministrja Belinda Balluku, në lidhje me tenderat për  tunelin e Llogarasë.

07:22
Trump ‘kërcënon’ Nju Jorkun: S’ka fonde nëse fiton Mamdani, votoni Cuomo si kryebashkiak

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë publikisht në mbështetje të Andrew Cuomo-s në garën për kryebashkiak të Nju Jorkut, duke u bërë thirrje votuesve të mos zgjedhin kandidatin progresist dhe kryesuesin aktual të sondazheve, Zohran Mamdani.