E martë, 02 Dhjetor 2025
22:12
“Kisha tre vite pa e parë djalin tim”, këngëtari i njohur hap zemrën në ‘Goca dhe Gra’: Erdhi vetë dhe më takoi, e kishte marrë malli

Këngëtari i njohur, Endri Prifti ka folur më shumë djalit të tij të vogël, duke treguar se kishte tre vite pa e takuar dhe ushte ribashkuar vetëm katër muaj më parë.

22:06
PD jo vetëm me “Foltoren” e Berishë, siç u parashikua Salianji nesër takim me demokratët në Durrës

Siç ishte parashikuar, demokrati Ervin Salianji do të zhvillojë ditën e nesërme diskutime me demokratët në Durrës.

21:59
Rekordi i radhës për Erling Haaland, futbollisti që arrin më shpejt në kuotën e 100 golave

Erling Haaland vijon të shkruajë emrin në librin e rekordeve të Premier League. Norvegjezi në ndeshjen me Fulham arriti në kuotën e 100 golave dhe në këtë pikë ai vendosi rekordin e ri teksa bëhet futbollisti që ka arritur më shpejt në këtë shifër në kampionatin anglez

21:53
Video/ Humbja turpëruese, sherr i paprecedentë në ajër mes tifozëve dhe lojtarëve të skuadrës italiane

Protestat shpërthyen jashtë zonës së tifozëve mik pas fërshëllimës së fundit, së bashku me protestat në aeroportin e Pizës dhe në avionin që solli ekipin dhe disa tifozë përsëri në Bari.

21:47
Grabiten 20 mijë fishekë të ushtrisë gjermane, shqetësime për sigurinë/ Hetimet ia “faturojnë” fajin shoferit: Nuk la të sigurt kamionin

Një ngarkesë me afërsisht 20,000 fishekë të ushtrisë gjermane u vodh nga një kamion shpërndarjeje në qytetin lindor të Burgut, sipas ministrisë gjermane të mbrojtjes.

21:30
“Nuk bëj festa në shtëpi”, moderatorja Egli Tako në ‘Goca dhe Gra’: Organizimet me miqtë janë reduktuar, do doja që…

Moderatorja Egli Tako ka folur sot për traditën e pritjes së mysafirëve në shtëpi në kohën e gjeneratës Z, duke treguar se të paktën në familjen e saj festat me shumë njerëz të ftuar janë reduktuar shumë.

21:27
Rusia vijon të përparojë në territoret e Ukrainës, ukrainasit braktisin shtëpitë e tyre në mes të ftohtit

Rajoni i Donetskut vazhdon të jetë një nga vijat e frontit më të nxehta në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa civilët dhe ushtarët po largohen nga zonat e rrezikuara, dhe përpjekjet diplomatike vazhdojnë.

21:26
Formula/ Red Bull zyrtarizon pilotët për 2026, ja kush do të jetë shoku i ri i skuadrës i Verstappen

Kur kanë mbetur 6 ditë nga përfundimi i sezonit 2025 në Botërorin e Formula 1, Red Bull zyrtarizoi pilotët që do të garojnë me këtë skuadër vitin e ardhshëm.

21:23
“Vatikani po punon në ‘prapaskenë’ për paqe, aty ku ka konflikte”, Papa Leoni XIV: Prania e Evropës në vendimet e luftës është e rëndësishme

Papa Leoni XIV ka theksuar se një paqe e qëndrueshme në Ukrainë është e mundur dhe se Italia mund të ketë një rol të rëndësishëm si ndërmjetëse mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për gjetjen e një plani paqeje për Moskën e Kievin.

21:22
Elon Musk mbetet njeriu më i pasur në botë, ja lista e 10 personave me pasurinë më të madhe sipas Forbes

Teknologjia kompjuterike, mediat sociale dhe inteligjenca artificiale janë në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë për dhjetorin, sipas Forbes.

21:14
‘Do t’i shtypim bastardët’, Trump: Së shpejti fillojmë sulmet ndaj objektivave tokësore venezueliane

Donald Trump tha të martën se së shpejti do të fillojë sulmet ndaj objektivave brenda Venezuelës.

20:52
Shantazhuan familjen Schumacher me 15 milionë euro, konfirmohet dënimi për autorët

Gjykata e rajonit të Wuppertal konfirmoi dënimin për dy të pandehurit e akuzuar për shantazh ndaj familjes Schumacher. Në procesin e apelit nuk u paraqitën prova të reja dhe as dëshmitarë të rinj dhe kështu shtetasi Yilmaz T u dënua me 3 vjet burg për tentativë zhvatjeje, ndërsa ish punonjësi i sigurisë, Markus F u dënua me kusht me 2 vjet heqje lirie për bashkëpunim.

20:49
Arrestimi i Mogherinit dhe dy diplomatëve të tjerë/ ‘Politico’ zbardh hetimin: U shkelën rregullat në tendera

Policia belge bastisi zyrat diplomatik të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve të ulët, ku si rezultat u arrestuan 3 zyrtarë të lartë, mes tyre edhe shefja e Diplomacisë në BE, Federica Mogherini.

20:29
“U çuditëm, si merret PD gjithë kohës vetëm shkarkimin e Peleshit?”/ I riu kritika Berishës në sy: E thjeshtë të rrish me rrogë deputeti në opozitë

Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një bashkëbisedim të hapur me qytetarët e njësisë nr.9 në Tiranë.

20:27
Dhunimi i të riut në Lezhë, zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit nga Spitali i Traumës

Një person është dhunuar rëndë mbrëmjen e sotme në Lezhë.

20:25
Klaudia Hila rrëfen emocionet e jetës në “Ftesë në 5”, lot për babain e ndjerë dhe motrën që po lufton për jetën

Regjisorja e njohur e Teatrit të Kukullave, Klaudia Hila, ishte e ftuar këtë të martë në programin “Ftesë në 5” me Bieta Sulo, ku ndau disa prej momenteve të jetës personale e profesionale.

20:15
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe, partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

20:15
Tenis, është riregjistruar në listat antidoping; Serena Williams rikthehet të luajë në 2026?

Serena Williams kthehet të luajë tenis? Sipas medias amerikane, tenistja mund të rishfaqet në fushat e lojës në vitin 2026.

19:58
Nëna e Elon Musk pozon për fotografin shqiptar, mes veprave të artistes shqiptare Adela Osmani në New York

Në një nga qytetet më ikonike të botës, New York, artistja shqiptare Adela Osmani pati një moment të veçantë duke pozuar pranë Maye Musk, nëna e një prej vizionarëve më të njohur në botë, Elon Musk.

19:56
“Do bëjmë një analizë të shkëlqyer”, Berisha në “Foltore”: Jemi në fazën e betejës vendimtare

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në nisjen e turit të protestave, deklaroi se “Foltorja” është nisja e një analize që do të forcojë partinë.

19:56
Milan, gjobë dhe një ditë skualifikim për Massimiliano Allegrin për sjellje provokuese

Nervozizmi i shfaqur në ndeshjen mes Milanit dhe Lazios i kushtoi Massimiliano Allegrit.

19:55
EMRAT/ Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, policia zbardh ngjarjen: Arrestohet ortaku Xhino Ago, shkak i vrasjes dyshohet…

Është zbardhur vrasja e ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, ku u ekzekutua biznesmeni Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka.

19:55
Zbardhet skema e abuzimit në AZHBR/ 2 milionë euro për fermerët në Malësinë e Madhe, sipërfaqja e tokës e rritur në mënyrë fiktive

Në vitin 2024 AZHBR ka dhënë para për toka të pa mbjella me bimë mjekësore aromatike. Nëse të gjithë fermerët e kësaj zonë do të plotësonin kushtet e Ministrisë së Bujqësisë për të përfituar subvencion, sipërfaqja e tokës nuk do të kalonte shifrën e 5000 Ha.

19:45
Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Vjenës, për të marrë pjesë në Konferencën “Time to decide Europe 2025”.

19:45
Veliaj debaton me prokurorin Dado në GJKKO: Prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, nuk kam parë asnjë faqe të dosjes. Shtyhet seanca

Pas avokatëve të tij të cilët vazhdimisht kanë kërkuar që aktet hetimore t’i vihen në dispozicion klientit, edhe Erjon Veliaj përsëriti të njëjtën kërkesë.

19:38
Policia belge bastis zyrat e BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Europës në Bryzh, arrestohet Federica Mogherini

Policia belge bastisi zyrat diplomatik të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve të ulët, ku si rezultat u arrestuan 3 zyrtarë të lartë, mes tyre edhe shefja e Diplomacisë në BE, Federica Mogherini.

19:36
“Mogherini do vinte nesër në Tiranë”, Berisha nis turin e “Foltoreve”: Problemi është se ne…

Kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka nisur turin e “Foltoreve” mbrëmjen e kësaj të marte, teksa nuk la pa përmendur as arrestimin e shefes së Diplomacisë në BE, Federica Mogherini.

19:17
“O deputet na duhen bote, ka vajt m**i në gju”, Korreshi mes ironisë raporton problemet e Lushnjes, Shalsi: Bëj pak humor dhe me gjendjen ku jeni katandis

Deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi nga foltorja, është ndalur te problemet që ka zona që ai përfaqëson, e kryesisht më përmbytjet javët e fundit.

19:07
FOTOT/ “Fashion Awards 2025”, Rita Ora guxon më shumë se kurrë me veshjen e saj, kthehet në “objekt” bisede

Këngëtarja Rita Ora shkëlqeu në tapetin blu të Fashion Awards të së hënës, duke mahnitur të pranishmit me një fustan argjendi tejet të guximshëm që theksoi siluetën e saj perfekte.

19:00
FSHF merr masat, gjobit Elbasanin dhe Flamurtarin, ndëshkohet edhe zyrtari i Vorës

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet Komisionit të Disiplinës mori vendimet ndëshkuese për problematikat e shfaqura në fundjavë në futbollin shqiptar.

18:58
“S’pres që e mençura Zegjine të ketë mençurinë e Dritëroit”/ Çaushi përplaset me Blushin në Kuvend: Ai që të çon mesazhe…

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së,Tedi Blushi, foli në Kuvend për pensionet, teksa nuk kurseu as fjalët për deputeten socialiste, Zegjine Çaushi.

18:54
Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit

Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga flakët në lagjen Kala të Elbasanit. Zjarri i cili përfshiu çatinë e banesës rrezikoi edhe shtëpitë rrotull për shkak të afërsisë që kanë ndërtesat në lagjen Kala.

18:46
Pas kërkesave nga qeveria e Trump, Maduro miraton fluturim për riatdhesimin e emigrantëve nga SHBA-ja

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro ka miratuar një fluturim për riatdhesimin e emigrantëve nga Shtetet e Bashkuara, njoftuan autoritetet venezueliane.

18:33
Takimi Witkoff-Putin, presidenti ukrainas: Kurrë s’ka pasur mundësi më të mirë për ta ndalur luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk ka pasur “kurrë” mundësi më të mirë se tani për ta arritur një marrëveshje për të ndalur luftën e Rusisë ndaj vendit të tij, teksa i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, mbërriti në Kremlin për bisedime për një propozim për paqe të hartuar nga Shtetet e Bashkuara.

18:28
EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Maliq-Lozhan, një i vdekur

Aksident i rëndë në aksin Maliq-Lozhan.

18:11
Përfundimi i mandatit të Holta Zacajt, Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Pas përfundimit të mandatit të Holta Zacajt, mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e thirrur nga kryetarja Marsida Xhaferllari vendosi fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

17:48
Hyri me forcë në shtëpinë e ministres belge/ Shqiptari dënohet me 1 vit burg dhe 1600 euro gjobë, shenjat e gishtave e nxjerrin zbuluar

Një shqiptar është dënuar me 1 vit burg dhe gjobë prej 1600 eurosh për hyrjen me forcë në shtëpinë e ministres belge Zuhal Demir janar të 2023-it.

17:42
Zelensky krenohet përpara parlamentit irlandez: Ne kemi bashkuar shumicën e botës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i drejtoi një fjalim emocional parlamentit irlandez, ku falënderoi Irlandën për mbështetje të palëkundur dhe theksoi se Ukraina do të qëndrojë përkrah Irlandës në Bashkimin Evropian, si një anëtar i barabartë.

17:34
“Asgjë s’bëtë”, Braçe thirrje dy ministrive për shqetësimet e banorëve të njësisë 5: Një dhomë poliklinikë, tjetra gomisteri…

Në seancën e sotme plenare ku po paraqiten shqetësimet e evidentuara në komunitete nga deputetët në zonat që mbulojnë, socialisti Erion Braçe u ndal në tre shqetësime që kanë banorët e njësisë 5 në Tiranë.

17:20
Pjesë e një grupi të organizuar kriminal, arrestohet suedezi në Kosovë/ Mijëra euro dhe Rolex, çfarë iu gjet në banesë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar një shtetas suedez i cili ishte në kërkim ndërkombëtar dhe dyshohet për veprimtari të gjerë kriminale, përfshirë pjesëmarrje në grup të organizuar, trafikim të armëve, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje identiteti.

17:12
“Vijnë këtu dhe masterizohen për korrupsion”, opozita kërkon të diskutojë për arrestimin e Mogherinit, Peleshi-Zhupës: Nuk është për procedurë

Po mbahet sot në Kuvend seanca plenare, që vjen pas Javës së Gjelbër.

16:58
“Nuk ka zgjidhje të thjeshta për të gjetur paqen”, Zelensky: Përparimi varet nga bisedimet SHBA-Rusi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u përgjigj sot në një intervistë të drejtpërdrejtë, duke theksuar se nuk ka “zgjidhje të thjeshta” për paqen dhe se procesi i paqes duhet të jetë i hapur dhe i drejtë.

16:50
“Përmbytja në Lezhë ishte fatkeqësi natyrore e stimuluar”, Gjekmarkaj akuza qeverisë: Histori e përsëritur

Deputeti i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, në seancën e sotme plenare në Kuvend është ndalur në përmbytjet e ndodhura në këtë zonë.

16:49
Vodhën shtëpinë e ish-presidentit francez, por harruan cigaren elektronike/ Hajdutët kthehen për ta marrë, përfundojnë në pranga

Dy burra janë akuzuar dhe arrestuar për një grabitje në shtëpinë e ish-presidentit francez François Hollande dhe bashkëshortes së tij, aktores Julie Gayet, në Paris.

16:40
Seanca plenare/ “Njerëzit që kemi takuar ne, kanë halle”, opozita kërkon më shumë minuta, Peleshi- Balliut: Do të diskutojmë 5 orë  

Po mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, një seancë që është parashikuar të zgjasë në 4 orë dhe ku do të evidentohen problemet e gjetura në zonat përkatëse të deputetëve, pas Javës së Gjelbër.

16:31
“Nuk e di kush do t’i tregojë djalit për humbjen tënde”, bashkëshortja e Shpat Kasapit mban fjalimin prekës: Ishte shumë i mirë për këtë botë mizore

Një ditë përkujtimore është mbajtur ditën e sotme në Komunën e Çairit, në nderim të jetës dhe veprës së artistit të mirënjohur, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

15:56
I dënuar me 45 vite burg dhe gjobë 8 mln euro nga SHBA, Trump fal ish-presidentin

Presidenti Donald Trump ka falur zyrtarisht ish-presidentin e Hondurasit, Juan Orlando Hernández, sipas avokatit të tij Renato Stabile.

15:47
Aksident në Fier, humb kontrollin mbi mjetin dhe përplaset me një makinë të parkuar, lëndohet shoferi

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Unazën Jugore të qytetit të Fierit, ku një automjet pasi ka humbur kontrollin ka goditur një mjet të parkuar.

15:45
Alarm i Antimafia në futbollin italian: Përfshirje direkte në klube, sektorët e tifozëve ultra, zona jashtë kontrolli…

Një thirrje alarmi trondit botën e futbollit italian. Zv/prokurori i Shtetit në Drejtorinë Kombëtare Antimafia, Antonio Ardituro foli hapur për praninë e krimit të organizuar në futboll duke folur për përfshirje direkte të organizatave mafioze në klube.

15:43
Çështja “Balluku”, ja kur mblidhen gjyqtarët për kërkesën e Qeverisë në Kushtetuese

Më datë 4 dhjetor pritet të mbahet mbledhja e gjyqtarëve për kërkesën e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për cështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku.

15:34
“Po na zaptojnë tokën”/ Banorët në Fier: ‘Brevi Construction’ e Salillarit po ndërton panele diellore

“Po na zaptojnë tokat që na i ka dhënë shteti”. Kjo ka qenë kryefjala e shqetësimit të dhjetëra në Fier që kanë përfituar tokat në fshatin Boçovë, një sipërfaqe prej 100 dynymësh me ligjin 7501.

15:32
Drita e Gjilanit në pjesëmarrjen e saj të parë në fazën e Ligës në Conference League, vendos një rekord të veçantë

Fazës së Ligës, në Conference League po i vjen fundi, pasi janë luajtur katër ndeshje dhe kanë mbetur edhe dy të tilla.

15:26
Arrestimi i Federica Mogherinit, Moska dhe Hungaria sulmojnë BE-në: Mbyll sytë para korrupsionit dhe u jep leksione të tjerëve

Policia belge bastisi zyrat diplomatik të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve të ulët, ku si rezultat u arrestuan 3 zyrtarë të lartë, mes tyre edhe shefja e Diplomacisë në BE, Federica Mogherini.

15:21
Protesta masive në Bullgari/ “Boll korrupsionit e vjedhjes”, njerëzit mbushin rrugët

Boll korrupsionit, dhe boll problemeve ekonomike: Bullgarët kanë mbushur rrugët e kryeqytetit Sofie dhe mjaft qyteteve të tjera të vendit për ato që në media po përshkruhen si protestat më të mëdha në vend që prej viteve 90`.

15:20
Më shumë kredi për shtëpi, ekspertët: Qytetarët interesohen për të blerë banesa, tregu mbetet aktiv

Çmimet në rritje si dhe as masat kufizuese nga ana e Bankës së Shqipërisë duket se nuk i kanë privuar shumë qytetarët në vendimin e tyre për të blerë një shtëpi me kredi.

15:10
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën me Ukrainën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin me dy hapa: Putin do të dorëzohej me…

Ish-komandanti i forcave shumëkombëshe në Irak dhe Afganistan, si dhe ish-drejtori i CIA-s, gjenerali David Petraeus, ka shpjeguar se si sipas tij Perëndimi mund ta detyrojë Rusinë të ndalojë agresionin në Ukrainë.

14:59
Gjendet një trup i pajetë në Golem, dyshohet se…

Ditën e djeshme uniformat blu janë gjetur trupin e pajetë të një 63-vjeçari, në banesën e tij, në Golem.

14:46
E rëndë në Elbasan, 15-vjeçari konsumoi fotoksinë, humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën.

14:44
Tronditëse në Vlorë/ 67-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati, dyshohet se vuante nga depresioni

Një 67-vjeçar nga lagjja “10 Korriku” në Vlorë ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga pallati ku banonte.

14:41
Revolucioni VAR në prag të Botërorit; FIFA kërkon ndërhyrje dhe për goditjet e këndit dhe…

Në fushat e lojës shumë shpejt pritet të ketë edhe ndërhyrje të tjera nga sistemi VAR. Sipas të përditshmes ‘The Times’, FIFA po mendon që të rrisë pushtetin e Video Assistant Referee; në Botërorin e ardhshëm, arbitrat dhe asistentët e tij mund të korrigjohen edhe në rastet e goditjeve të këndit apo të dhënies së kartonit të dytë të verdhë.

14:35
Kod i ri Zgjedhor dhe votim në Kuvend brenda korrikut 2026, miratohet me konsensus programi i punës së Komisionit të Reformës

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka miratuar me konsensus kalendarin e plotë të punës, që parashikon hartimin e një kodi të ri zgjedhor dhe dërgimin e tij për votim në Kuvend brenda korrikut 2026.

14:32
“Gjeni një rast të dytë ku një prokuror dhe një gjykatës pezullojnë një ministër”, Rama: Qëllimi i luftës kundër korrupsionit nuk justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë Belinda Balluku nga detyra, çështje e cila ndodhet në ‘duart’ e Gjykatës Kushtetuese.

14:31
Prishtina, 9 ditë pa autobusë/ Vazhdon protesta, punëtorët kërkojnë pagat

Prej nëntë ditësh tashmë, autobusët nuk lëvizin në kryeqytetin e Kosovës.

14:30
Skandali në BE, kush është zyrtari tjetër i lartë që u arrestua së bashku me Federica Mogherinin për mashtrim fondesh

Zgjerohen përmasat e një skandali të rëndë korrupsioni në zemër të institucioneve europiane.

14:27
Arrestimi i diplomates Mogherini, Gjin Gjoni në komision: Shpresoj të mos jetë lidhur me shkollën në Shqipëri

Në komisionin për Reformën Zgjedhore, deputetët e opozitës komentuan arrestimin e zyrtares së Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

14:22
Pedagogia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja merr detyrën e zv/ministres së Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Pedagogia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Marinela Prifti është zv/ministrja e re në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit në kuadrin e ristrukturimit të institucionit.

14:13
Në arrest shtëpie, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në SPAK

Drejtori i KESH, Erald Elezi është paraqitur këtë të martë në SPAK.

14:12
Francë, u bë objekt i dhunës së tifozëve, ish futbollisti i Atalantës nuk do që të luajë më me Nice

Jeremy Boga nuk ka ndërmend të kthehet të luajë më me Nice në kampionatin francez të futbollit, skuadër me të cilën ai është bashkuar në vitin 2023.

14:12
Tentoi të vidhte dy automjete në Shijak, pranga 54-vjeçarit nga Italia

Një 54-vjeçar italian është arrestuar këtë të martë në Torino.

14:07
Çështja e Ballukut, reagon Gjykata Kushtetuese: Dosja i kalon mbledhjes së gjyqtarëve për të vlerësuar kriteret e pranueshmërisë

Kolegji i përbërë nga gjyqtarët kushtetues Sandër Beci relator, Marsida Xhaferrllari dhe Sonila Bejtja anëtarë, vendosën të kalojnë në mbledhjen e gjyqtarëve çështjen Balluku.

13:58
Tragjike në Tiranë, 34-vjeçari i jep fund jetës me mjet prerës brenda në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Bedri Karapici” nën Tiranë, ku një 34-vjeçar, shtetasi I. S., është gjetur i pajetë brenda banesës së tij.

13:44
Foto/ Kapiteni i Spanjës drejt divorcit për herë të dytë, heq bashkëshorten e tij nga rrjetet sociale

Tifozët e Alvaro Moratës dhe Alice Campellos janë në alarm: sinjalet e fundit në rrjetet sociale duket se tregojnë tensione mes tyre.

13:43
Mashtroi disa persona duke u marrë shuma parash pa hapur asnjë proces gjyqësor, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq avokaten

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq një avokate, e cila ka mashtruar disa persona duke u marrë shumë parash pa hapur asnjë proces gjyqësor.

13:40
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: S’mund të funksionoje ky komision nëse s’ka Parlament normal

Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për realizimin e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, i cili është bashkëkryetar, u shpreh se ky komision nuk mund të funksionojë nëse nuk ka Parlament normal.

13:28
Bisedimet për paqe në Ukrainë/ Takimi me Putin, i dërguari i Trump mbërrin në Moskë

I dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, ka mbërritur në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa vazhdojnë diskutimet rreth përpjekjeve të ndërmjetësuara nga SHBA-të për të çuar përpara një marrëveshje të mundshme paqeje për Ukrainën.

13:21
Korreshi batuta në Komisionin e Ligjeve: Gruaja nuk do shkojë në krevat me mua, por me deputetin që jam unë. A është konflikt interesi?

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, nuk ka kursyer batutat gjatë seancës së Komisionit të Ligjeve, ku po shqyrtohet projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

13:18
Drogë brenda çokollatës, vihet në pranga 22-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 22-vjeçar, banues në Spinetoli të Italisë, i dyshuar se bënte pjesë në një rrjet trafiku kokaine në zonë.

13:17
“Deti” i plehrave nga Velipoja në Kroaci, nis pastrimi i mbetjeve në bregdet pas prurjeve të shumta

Që në orët e para të mëngjesit, në Velipojë ka nisur një operacion i gjerë pastrimi pas prurjeve të shumta që kanë sjellë një sasi të konsiderueshme mbetjesh në bregdet.

13:15
Theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe lëvizte i armatosur në qytet, arrestohet 22-vjeçari në Selenicë

Një 22-vjeçar është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur i armatosur në automjet.

13:15
Juventus, ki kujdes! Arsenal nis të bëjë lëvizjet për Kenan Yildiz

Kenan Yildiz po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist në këtë pjesë të parë të sezonit. Futbollisti 20 vjecar, cdo ditë e më shumë po merr përdore Juventusin dhe është bërë lideri i skuadrës torineze me golat dhe paraqitjet e tij dhe tani që në fushë nuk do të jetë as Vlahovic, Spalletti do të presë akoma më shumë prej tij.

13:09
Çështja Balluku, Berisha: Gjykata Kushtetuese të zhvillojë seancë plenare të hapur për publikun

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje Parlamentit që të shtyjë Gjykatën Kushtetuese për të zhvilluar seancë të hapur plenare për shqyrtimin e çështjes Balluku.

13:08
Do të lidhë qytetet kryesore, Norvegjia nis ndërtimin e tunelit nëndetar më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin rrugor nëndetar më të gjatë dhe më të thellë në botë, Rogfast, me qëllim të shkurtimit të kohës së udhëtimit midis qyteteve kryesore dhe krijimin e një autostrade pa tragete përgjatë bregdetit perëndimor.

12:51
Të gjithë sytë nga Uashingtoni për shortin e Botërorit, të gjitha ndryshimet në formatin e ri që duhet të dini rreth Kupës së Botës 2026

Shorti i Kupës së Botës 2026 do të mbahet këtë të premte në Uashington D.C. në orën 18:00, duke inauguruar një format të ri historik.

12:48
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PD propozon formulën: PS zgjedh 3 nga një lista e opozitës me 6 kandidatë, pakica voton njërin prej tyre

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar formulën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

12:37
SHBA urdhëron sulm të dytë ndaj Venezuelës, ndërhyn kreu i Marinës, shpërthen skandali në Uashington

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se një komandant i lartë i Marinës Amerikane kishte urdhëruar një raund të dytë sulmesh ndaj një anijeje të dyshuar venezuelase të dyshuar se transportonte lëndë narkotike.

12:30
Shqetësimet për sigurinë/ Fryn erë lufte në Europë, Gjermania aktivizon super-mburojën raketore Arrow-3

Mes shqetësimeve në rritje për sigurinë në Europë, zyrtarë të lartë gjermanë treguan armën e re super-mbrojtëse të vendit të tyre: sistemin izraelit Arrow-3.

12:29
“Deklaratat e Ramës për Ballukun, ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të Drejtësisë”, grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

12:29
U pezullua nga detyra si zv.kryeministre, çështja ‘Balluku’ kalon në mbledhjen e gjyqtarëve në Kushtetuese

Çështja ‘Balluku’ kalon në mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

12:22
Spiunonte për Rusinë nga Ukraina, arrestohet në Kiev ish-ushtaraku britanik

Një 40-vjeçar britanik, ish-anëtar i forcave të armatosura të vendit të tij, është arrestuar në Ukrainë pasi dyshohet se kryente spiunazh për Rusinë, sipas shërbimit ukrainas të sigurisë (SBU).

12:15
Serie A/ ‘Beteja’ për titullin; 4 skuadra që ndahen nga 1 pikë, kush është në pozitat më të mira?

Janë zhvilluar 13 javë në kampionatin italian dhe në krye të klasifikimit po shihet një rivalitet shumë i madh. Janë 4 skuadra që ndahen nga vetëm 1 pikë, por në pranverë me shumë mundësi kjo situatë do ndryshojë dhe situata do qartësohet më shumë, por si janë Milan, Napoli, inter e Roma pas këtyre 13 javëve

12:12
Djali i Thiago Silvës në hapat e babait, firmos kontratën e parë profesionale me gjigantët e Premier League

Isago Silva, 16-vjeç, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Chelsea, duke vazhduar rrugën e të atit legjendar, Thiago Silva.

12:00
Ligji i ri i konfliktit të interesit, Gjiknuri: Po detyroni pedagogun të mos ushtojë profesionin e mjekut, do jetë vrastare në shumë sektorë

Një ligj i ri i konfliktit të interesit të hartuar nga ILDKPI, por i propozuar në Kuvend nga dy deputetë të maxhorancës, ka shtuar skepticizmin e kolegëve të tyre në Komisionin e Ligjeve.

11:58
Takimi Macron-Zelensky në Paris/ Mesazhi i presidentit ukrainas për negociatorët: Rusia nuk mund të shpërblehet për pushtimin

Për herën e dytë brenda dy javësh, dhe të dhjetën që nga fillimi i pushtimit rus, Volodymyr Zelensky u takua dje në Paris me udhëheqësin francez Emmanuel Macron.

11:58
“Ku janë fondet e BE?”/ Përleshje mes fermerëve grekë dhe policisë

Përplasjet mes fermerëve dhe forcave të rendit shënuan sot ditën e dytë të protestave të mëdha në Greqi.

11:41
Sylvinho “rinovon”, Maqedonia e Veriut shkarkon trajnerin që i çoi në play-off, në krye prite të vendoset ish-trajneri i Vllaznisë

Tashmë është zyrtare. Trajneri Blagoja Milevski nuk do të vazhdojë në krye të Maqedonisë së Veriut, pasi kontrata i përfundoi më 30 nëntor.

11:22
30 ndeshje pa shënuar asnjë gol, ylli brazilian i Realit të Madridit rrezikon të arrijë rekordin negativ

Rodrygo po kalon një moment të vështirë te Real Madrid, pasi ka arritur 30 ndeshje zyrtare pa shënuar, duke barazuar rekordin e Marianos për më shumë ndeshje radhazi pa gol në histori të klubit, sipas statistikave të Mister Chip.

11:21
Në burg prej më shumë se një viti, mbrojtja e ish-presidentit Meta kërkon shtyrje të seancës në Apelin e Posaçëm

Mbrojtja e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në burg prej më shumë se një viti, ka kërkuar shtyrje të seancës në Apelin e Posaçëm.

11:19
Avokati i Popullit, Balla pas mbledhjes së qeverisë: Jemi tërhequr nga propozimi, do mbështesim një nga emrat e opozitës

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla, pas mbledhjes së grupit tha se maxhoranca nuk do të propozojë asnjë kandidat për Avokatin e Popullit.

11:17
Interi në kërkim të një portieri, zikaltrit i hedhin sytë nga gardiani i kombëtares italiane

Inter po mendon seriozisht për një portier të ri pas performancave të dobëta të Sommer.

11:08
Maduro i vetëm në luftën ndaj SHBA-së, Kina dhe Rusia nuk kanë ndërmend të rrezikojnë marrëdhënien e tyre me Trump për Karakasin

Ndërsa presioni i Uashingtonit mbi Venezuelën vazhdon të përshkallëzohet, ku Donald Trump thuhet se i ka dhënë një ultimatum Nicolas Maduros për të dorëzuar pushtetin, Venezuela sheh ata që i konsideronte aleatë në frontin kundër “imperializmit”, Moskën dhe Pekinin, duke parë nga larg luftën për mbijetesë të regjimit të saj.