Dyshohet se kishte lidhje me grupin ShinyHunters, policia holandeze arreston 24-vjeçarin: Vodhi të dhënat e ndjeshme të 38 mijë punonjësve të FBI-së Deputeti i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, në seancën e sotme plenare në Kuvend është ndalur në përmbytjet e ndodhura në këtë zonë.
Sipas tij përmbytjet ndodhën për shkak të lënies pas dore të investimeve nga pushteti lokal dhe qendror.
“Ajo që ndodhi me përmbytjet nuk është surprizë dhe as fatkeqësi e pashmangshme, ishte fatkeqësi natyrore e stimuluar, është pasqyrë e korrupsionit dhe dështimit të pushtit lokal dhe qendror. Histori e përsëritur që qytetarët vuajnë dhe qeveria fshihet.
Përmbytjet në zonën e Lezhës, nuk erdhën papritur, as mungesa e dritave… ndodh ajo që gjithmonë ndodh kur pushteti nuk investon, por merr. Nuk ka vlerësim dëmesh, nuk ka plan menaxhimi, madje dhe zjarri i Shëngjinit që mbeti pa përgjigje. Kjo tregon se kur pushteti ndërton propagandë dhe zhvasin qytetarët, i merr para uji, i djeg zjarri dhe i mbyt tymi”, tha ai.
Top Channel