Arsenal, New York Knicks, Hamilton, Zverev, viti 2026 iu jep fund ‘thatësirave’ sportive. Edhe në Botërorin 2026…
Serena Williams kthehet të luajë tenis? Sipas medias amerikane, tenistja mund të rishfaqet në fushat e lojës në vitin 2026.
Legjenda e tenisit botëror, fituese e 23 titujve Grand Slam që u tërhoq zyrtarisht nga tenisi në vitin 2022, ashtu sic konfirmon një zëdhënës i ITIA (International Tennis Integrity Agency) ka prezantuar dokumentin që të rihyjë në listat për kontrollet antidoping.
Një integrim që Serena e kishte kërkuar që në muajin gusht në mënyrë që të luante në lojën dyshe bashkë me motrën Venus në Flushing Meadows, një kërkesë që refuzua për shkak se paralajmërimi u bë shumë vonë. Në një dokument të tetorit 2025 është rishfaqur emri i saj dhe kjo do të thotë se pas 6 muajsh, Serena Williams mund të kthehet të luajë tenis.
Për më tepër sipas New York Times, objektivi i ish numrit 1 të botës është pjesëmarrja në lojën dyshe në turneun e US Open.
Top Channel