Hidhen molotovë, fishekzjarrë dhe gurë drejt autobotëve, policia përgjigjet me gaz dhe ujë me presion

28/11/2026 13:04

Vijojnë tensionet gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Protestuesit kanë hedhur molotovë, fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të autobotëve të policisë, të cilët janë pozicionuar përballë turmës.

Në përgjigje të këtyre veprimeve, forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë me presion për të shpërndarë protestuesit dhe për të larguar turmën nga zona.

Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë shoqëruar tubimin në Bulevard që nga nisja e marshimit.

Top Channel