“Shqipëria Live”/ Ofendimet e Hervin Çulit ndaj nënës së saj pas dënimit nga GJKKO, Monika Kryemadhi: Sa para u ka vjedhur shqiptarëve kur ishte drejtor? Të merret me…

27/11/2026 14:42

Monika Kryemadhi është njohur sot në “Shqipëria Live” me një mesazh ofendues të publikuar në rrjetet sociale nga Hervin Çuli, i cili ofendonte nënën e saj pas shpalljes së dëbimin me shërbim prove nga GJKKO.

Ajo nuk e kishte lexuar më parë këtë reagim të bërë nga ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, ndërsa pasi iu lexua nga moderatorja Sidorela Gjoni, dha një përgjigje për të.

“Shpresoj që Hervini të ketë qenë i kthjellët kur e ka shkruar. Çfarë i ka bërë mamaja ime Hervin Çulit? Po ai, sa para u ka vjedhur shqiptarëve kur drejtonte Teatrin? Se meqë po flasim kështu. Jam marrë unë dhe mamaja ime me të? Të ulë b… dhe të merret me hallet e veta. Unë nuk jam marrë ndonjëherë me të.

Meqenëse e njoh dhe e njoh shumë mirë, ka qenë dhe i angazhuar me LSI-në në atë kohë, më vjen shumë keq që paska këtë problem, por mendoj se problemet emocionale që mund të ketë Hervini dhe kushdo tjetër që shan mamanë time, do t’u kthehen te familja e tyre. Këta që e komentojnë mamanë time, janë xhelozë. I thash mamasë time “je si GTA6”, je bërë trend, 81 vjeçe”, e mbylli ajo duke futur dhe këto nota ironie.

Top Channel