Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, nis protesta para godinës së qeverisë, përplasje me policinë
30/10/2026 09:04
Ka nisur në Kosovë protesta para qeverisë, pasi pritet që ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të dalin në konferencë për media për të prezantuar gjetjet e raportit mbi vrasjen e Arlinda Zekajt dhe gjetjet mbi dhunën në familje.
Protestuesit kërkojnë që të hyjnë brenda për të ndjekur konferencën, ndërkohë nuk lejohen nga policia. Si pasojë kanë nisur tensionet e para mes tyre.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor nga kunati i saj, Albert Sylaj, vetëm dhjetë minuta pasi ajo u kthye nga policia pas denoncimit të ish-bashkëshortit për dhunë në familje.
Top Channel