“U përqendruan vetëm te çështjet e brendshme”, Flutura Açka për protestat në Serbi dhe rrëzimin e Vuçiçit: Nuk shoh lidhje me tubimin në Shqipëri

28/10/2026 22:46

Ish-deputetja Flutura Açka, e ftuar në emisionin “Top Story”, ka folur për protestat në Serbi dhe rrëzimin e Aleksandar Vuçiçit nga pushteti.

Ajo u shpreh se protestuesit u përqendruan te çështjet e brendshme dhe ndryshimet themelore të sistemit, ndërsa theksoi se nuk sheh një lidhje të fortë mes protestave në Serbi dhe atyre në Shqipëri.

“Janë marrë më shumë me çështjet e brendshme. I ka interesuar sistemi dhe kjo ndoshta i ka mbajtur bashkë. Janë marrë me çështjet themelore, të shkatërrojnë sistemin.

Vetë studentët nuk kanë qenë ata që kanë vendosur për emrat konkurrues, janë përpjekur të gjejnë figura shumë të pastra. Nuk e shoh si lidhje shumë të fortë me protestën shqiptare. Kanë të përbashkëta, por nuk e shoh si diçka që mund të ndikojë”, tha ajo.

Top Channel