Një pjesë e studentëve të Mjekësisë janë rikthyer në auditorë këtë të martë.
Në ditën e 15-të të protestës, e cila nis me marshimin e studentëve të “Mjekësisë” këtë të martë, ishte përcaktuar në orën 14:00, paradite një pjesë e tyre kanë marrë pjesë në mësim. Edhe pse nuk pranojnë të prononcohen, pasi i druajnë linçimit nëpër rrjete sociale.
Studentët e Mjekësisë, përveçse në këtë godinë, disa orë mësimi i zhvillojnë nëpër spitale. Edhe në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë janë zhvilluar si orët e mësimit, edhe ato të praktikës, ku pothuajse 20 studentë ka pasur për çdo orë mësimi.
Ndonëse në auditorë pjesëmarrja e studentëve nuk ka qenë e plotë, mësimi është zhvilluar si për vitet e para deri tek vitet e gjashta. Edhe në Fakultetin e Drejtësisë është zhvilluar mësim këtë të martë.
Ka pasur orë mësimi që nuk janë zhvilluar, ndonëse pedagogët janë paraqitur në pritje të studentëve. Po kështu, në Fakultetin Ekonomik janë zhvilluar disa orë mësimi.
Ndërsa në Fakultetin e Shkencave të Natyrës studentët nuk janë paraqitur, duke lënë të boshatisura auditoret.
Top Channel