Tensionet në protestë, policia ndjek “këmba këmbës” protestuesit, futet edhe në oborrin e Kishës Ortodokse

19/10/2026 19:36

Policia ka shoqëruar disa protestues në oborrin e Kishës Ortodokse dhe jashtë saj në kryeqytet, në vijim të zhvillimeve të tensionuara gjatë protestës.

Efektivët e policisë kanë ndërhyrë në zonë, ku disa prej protestuesve janë shoqëruar, ndërsa situata vijon të jetë dinamike pas lëvizjeve të turmës në rrugët e kryeqytetit.

Shoqërimet vijnë pas episodeve të tensionuara të regjistruara gjatë protestës, ku policia është përpjekur të kontrollojë situatën dhe të shpërndajë protestuesit.

Top Channel