Përplasja të Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, reagon Metropoliti i Korçës: Policia të rikthehet në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga dhuna

19/10/2026 22:00

Metropoliti i Korçës, Anastas Mamaj, ka reaguar pas përplasjeve pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë me policisë dhe protestuesve.

Në një postim në Facebook ai i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të veprojë brenda kufijve të ligjit dhe të heqë dorë nga dhuna dhe arbitrariteti.

Ai paralajmëron se shpërdorimi i autoritetit shtetëror mbart përgjegjësi ligjore dhe historike, ndërsa shpreh shqetësimin për pasojat që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve.

“Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti. Ata që shpërdorojnë autoritetin e shtetit duhet ta dinë se përgjegjësia e tyre nuk përfundon përpara ligjit, por shtrihet edhe përpara gjykimit të historisë. Mbi ta do të rëndojë gjithashtu përgjegjësia për çdo pasojë që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

Top Channel