Tensionohet protesta para Ministrisë së Arsimit. 

Gazetarja e Top Channel bën me dije se kanë nisur protestuesit me hedhjen e gurëve.

Si pasojë, një gazetare ka mbetur e lënduar, pasi guri e ka kapur pjesën e barkut, duke e lënë në gjendje thuajse lipotimie.

Pas këtij incidenti, ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë.

 

Top Channel