Bulevardi kthehet në fushëbetejë, dy policë përfshihet në flakë pas hedhjes së molotovit. Disa të tjerë mbeten të lënduar prej gurëve

17/10/2026 18:16

Protesta e sotme është kthyer në një luftë të vërtetë mes policisë dhe protestuesve.

Në një moment kur situata i ka dalë thuajse jashtë kontrollit, policia po tenton të përparojë, por duket se e ka shumë të vështirë dhe po has vështirësi të mëdha.

Teksa avanconte, protestuesit i kanë hedhur molotovë mes policëve dhe dy efektivë të Shqiponjave në një moment u përfshinë nga flakët.

Në një moment tjetër, dy efektivë të tjerë u panë duke çaluar për shkak të goditjeve me gurë nga protestuesit. Një tjetër polic shihet i gjakosur. Në këtë sulm të protestuesve, kanë mbetur disa policë të plagosur.

Top Channel