Plagosja me armë zjarri e 45-vjeçarit në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori
Policia e Shtetit ka reaguar pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ku pretendohet se protestuesit e arrestuar shihen të shtrirë përtokë në ambientet e komisariatit.
Policia sqaron se personat nuk ndodheshin në komisariat, por në ambientet e një institucioni shtetëror, ku u kapën në flagrancë teksa tentonin të hynin dhe po sulmonin punonjësit e Policisë.
Sipas Policisë, pamjet tregojnë momentet e para të neutralizimit të tyre.
Policia bën me dije se, pas këtij momenti, personat janë shoqëruar në komisariat.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës sqaron opinionin publik se:
Personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë. Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë”, thuhet në reagimin e Policisë.
Top Channel