Disa gjimnazistë bojkotojnë mësimin në Lezhë dhe dalin në protestë, tentojnë të futen në bashki

16/10/2026 08:51

Disa gjimnazistë në Lezhë kanë bojkotuar mësimin këtë të premte, duke lënë klasat dhe duke dalë në protestë.

Nxënësit janë mbledhur duke mbështetur kështu protestën e studentëve në kryeqytet. Gjimnazistët kanë tentuar të futen tek bashkia, por nuk kanë arritur të kalojnë dot kordonin e krijuar nga policia.

Mbetet për t’u parë nëse protestës do t’i bashkohen edhe nxënës të tjerë gjatë orëve në vijim.

 

Top Channel