Bombat ruse vrasin 11 civilë, tre fëmijë mes viktimave në Zaporizhia, vijojnë kërkimet nën rrënojat e banesave
I jep një detyrë dhe pret punën e përfunduar. Ky është premtimi i Google për agjentin e ri Gemini, të prezantuar për përdorim në biznes.
Sipas kompanisë, sistemi mund të planifikojë hapat e punës, të përdorë mjete digjitale dhe të lidhet me informacionin e ndërmarrjes. Ai përgjigjet ndaj pyetjeve, përgatit dokumente, krijon përmbajtje dhe shkruan e ekzekuton kod. Agjenti punon brenda aplikacioneve si Gmail, Docs, Sheets dhe Calendar.
Kjo synon që punonjësi ta marrë rezultatin aty ku punon, pa kaluar vazhdimisht nga një program te tjetri. Google e paraqet Gemini si asistent personal, por edhe si anëtar të një ekipi. Bizneset mund të krijojnë bashkëpunëtorë virtualë me detyra të caktuara dhe me akses vetëm te informacioni që u lejohet.
Kompania ka prezantuar edhe kontrolle për autorizimet, sigurinë dhe shpenzimet, ndërsa versione të specializuara për financat dhe punën juridike janë në fazë paraprake. Me këtë hap, Google synon të zgjerojë përdorimin e inteligjencës artificiale në zyrë: nga ndihma për një përgjigje apo një tekst, te kryerja e një pune me disa hapa.
Top Channel