A u bind Braçe nga Rama? Klosi zbulon në “Shqipëria Live” si u votua Reforma Territoriale: Kishte mendimin e tij, por…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PS-së për ta ndëshkuar, pas tensioneve në Kuvend.
Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të rregulloreve dhe Kushtetutës, duke pretenduar se ai ka nevojë për votën e Belinda Ballukut për të siguruar mbështetjen e tij në Kuvend.
Bardhi deklaroi se Edi Rama është i vetmi kryeministër që, sipas tij, ka nevojë për votën e një personi të akuzuar për korrupsion, duke iu referuar Belinda Ballukut.
“Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë. Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta zhdukur dot.
Edi Rama është i vetmi kryeministër që ka nevojë për votën e një personi të akuzuar për korrupsion, si Belinda Balluku, për të shkatërruar jetën e qytetarëve dhe për të fshirë nga harta 15 bashki.
Është i vetmi kryeministër në botë që shkon në Kuvend për të votuar, i rrethuar nga 40 efektivë të Gardës së Republikës. Sepse ai e di më mirë se kushdo se llogaritë nuk i ka me deputetët e opozitës, por me qytetarët, të cilët i ka braktisur dhe i ka dhunuar prej 13 vitesh!”, shkruan Bardhi.
Top Channel