Video/ Berisha kontrollon fjalorin anglisht në Kuvend, lideri i PD-së kërkon kuptimin e fjalës “narkoshtet”
Gjykata Kushtetuese ka shtyre shqyrtimin e masës ‘Detyrim Paraqitje’ për Sali Berishën, masë të cilën kryedemokrati kërkoi t’i hiqej.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se nuk do ketë vendim sot për kreun e opozitës.
Në seancën e sotme do të shqyrtohej konkretisht kërkesa për të shpallur si jo kushtetuese vendimin e apelit të 3 janarit 2025 ku u zëvendësua masa nga “Arresti shtëpiak” në “Detyrim Paraqitje” për kreun e opozitës.
“Sali Berisha, seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Shfuqizim si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 00-2025-658, datë 22.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, thuhet në shkresë.
Top Channel