Thirrja për tubim e Berishës përpara Kuvendit, protestuesit i përgjigjen në ditën e 130-të: Pranojmë vetëm ata pa ngjyra politike

07/10/2026 21:25

Në Tiranë është zhvilluar sot protesta e 130-të kundër klasës politike, me qytetarë që u mblodhën sërish para Kryeministrisë për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre.

Protestuesit mbajtën fjalime para godinës së Kryeministrisë, ndërsa përsëritën qëndrimin se do të vijojnë tubimet deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara.

Ndërkohë, ata kanë paralajmëruar edhe një protestë nga opozita përpara Kuvendit të enjten, ndërsa protestuesit i janë përgjigjur duke i thënë se do të pranohen vetëm ata që nuk do të kenë veshur ngjyra politike.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit u zhvendosën në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar marshimin.

Me protestën e zhvilluar sot, lëvizja shënon ditën e 130-të të tubimeve të njëpasnjëshme në Tiranë.

Top Channel