Ernest Muçi foli pas humbjes 2-1 të Shqipërisë ndaj Finlandës në Helsinki, duke vlerësuar reagimin e skuadrës pavarësisht disavantazhit numerik pas kartonit të kuq të Etrit Berishës.
Sulmuesi kuqezi theksoi se Shqipëria e nisi mirë ndeshjen dhe se skuadra tregoi karakter pas golit të barazimit dhe daljes së Berishës.
Muçi mbajti gjithashtu të hapur objektivin për vendin e parë në grup, duke nënvizuar rëndësinë e ndeshjeve të nëntorit ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.
“Ndeshjen e filluam shumë mirë. Ishim pak të zhgënjyem kur pësuam golin e barazimit dhe kartonin e kuq. Por mendoj se luajtëm shumë mirë dhe më pëlqeu si reagoi skuadra.
Kemi San Marinon dhe në nëntor kemi dy ndeshje me Finlandën dhe Bjellorusinë, aty mund të dalim në vendin e parë.
Finlanda është ekipi i parë që na ka mundur deri tani dhe mendoj se ata janë kundërshtari ynë kryesor”, tha Muçi.
Top Channel