“Do paraqitem nesër”/ Dëshmia e Adrian Hilës për policinë. Kontaktohen edhe katër nga viktimat e identifikuara në videot intime, dy të gatshme për bashkëpunim
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar mbi 2.6 milionë euro llogari bankare dhe një automjet luksoz “Bentley Flying Spur”, nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”
Pasuritë i përkasin shtetasit Kastriot Haskos, i cili ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se përmes dokumenteve të falsifikuara ka regjistruar sipërfaqe të konsiderueshme toke.
Hasko përfitoi nga pronat e marra në mënyrë të paligjshme sipas dosjes ku u arrestuan dy ish-drejtues te Kadastrës së Fierit.
Njoftimi i plotë:
Hetimet mbi falsifikimin e pronave, Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 milionë euro llogari bankare të shtetasit K.H., dhe një ‘Bentley’
Me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u sekuestruan 2.6 milionë euro në llogari bankare si dhe një automjet tip ‘Bentley’ të shtetasit K.H., nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.
Ky shtetas, aktualisht me masë sigurimi “Arresti në shtëpi”, nëpërmjet vendimeve të falsifikuara ka arritur të regjistrojë sipërfaqe të konsiderueshme toke. Për rrjedhojë në vijim të hetimeve u sekuestruan:
Llogari bankare me vlera:
– 2,610,195 Euro (dy milion e gjashtëqind e dhjetë e njëqind e nëntëdhjetë e pesë euro);
– 1,865,076 Lek (një milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëdhjetë e gjashtë lek);
– 7,515 USD (shtatë mijë e pesëqind e pesëmbëdhjetë dollarë amerikanë); si dhe
– Një automjet tip “Bentley” model “Flying Spur”, vit prodhimi 2024, me vlerë blerje të deklaruar 250,000 Euro (dyqind e pesëdhjetë mijë euro), të cilat dyshohen se janë produkte të veprave penale objekt i hetimeve të këtij procedimi penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.
Top Channel